Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Perparimet e fundit ne depistimin dhe trajtimin e kancerit te gjirit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2007, 00:16
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Perparimet e fundit ne depistimin dhe trajtimin e kancerit te gjirit

Perparimet e fundit ne depistimin dhe trajtimin e kancerit te gjirit
Rastet e kancerit te gjirit jane shtuar shume kohet e fundit, cka lidhet jo vetem me ndryshimet e medha qe jane bere ne jeten e njeriut, menyren e ushqimit dhe ndryshimet e mjedisit, por edhe si pasoje e depistimit me te mire te tyre

Ne France, p.sh. vetem brenda nje viti jane regjistruar se fundi 42 mije raste te reja, nderkohe qe ne vitin 1980, kjo shifer ishte 26 mije. Por ajo qe duhet theksuar eshte se kanceri i gjirit sot eshte bere me pak i rrezikshem, pasi grate trajtohen me mire dhe tumoret zbulohen qe ne zanafillen e tyre. Dhe padyshim, kryesore jane mjekimet e koheve te fundit. Sidoqofte kjo semundje eshte nje sprove e madhe per gruan dhe se pari nje sprove psikologjike, pasi ajo gjendet perballe pikepyetjes se madhe : valle jeta e saj a do te marre fund se shpejti ?

Depistimi gjithnje e me i sakte
Tashme grate jane njohur me aftesine e aparaturave te reja te mamografise dhe zbulimin e tumoreve qe ne zanafillen e tyre. Leximi i klisheve radiografike eshte bere sot mjaft performant dhe mbikqyrja e ritmit te tyre me i sigurte. Qe nga vitet 1960, teknikat e depistimit te kancerit te gjirit kane pesuar nje progres te ndjeshem. Frekuenca e shfaqjes se kancerit te gjirit nuk shfaqet ne menyre brutale rreth moshes 50 vjecare, por kjo ndodh ne menyre progresive dhe gjate gjithe jetes. Para moshes 50 vjecare, rreziku i nje kanceri te mundshem eshte 2 raste ne 1000 persona ndersa mbi 50 vjec, 6 ne 1000 persona. Ja pse mosha 50 vjecare eshte dhe mosha e depistimit sistematik te gjirit cdo 1 apo 2 vjet. Disa gjinekologe keshillojne qe mamografia te behet qe ne moshen 40 vjecare, duke keshilluar qe ajo te behet cdo vit.

Deshifrimi i mamografise behet sipas leximit te klisheve dhe klasifikimit sipas asaj qe quhet ACR dhe qe ka te beje me 5 stade te evolucionit :
ACR1 - gjinj normale ;
ACR 2 - imazh tipik beninj ;
ACR 3 - anomali beninje ne 98% te rasteve (ne kete rast keshillohet nje ndjekje nga afer e personit) ;
ACR 4 - imazh i dyshimte qe ka nevoje per nje biopsi qe te mund te informohemi me shume ;
ACR 5 - imazhi i tipit malinj qe kerkon nje biopsi dhe nje nderhyrje kirurgjikale.
Sigurisht, mjeket jane dakort qe ne nje familje ku ka patur raste te kancerit te gjirit apo te vezoreve, analizat duhen bere akoma me heret, pasi rol luan dhe trashegimia.

Mamografia klasike dhe numerike
A kemi imazhe me te mira me aparatet numerike per te bere nje depistim me te mire te kancerit te gjirit ? Nje studim kanadez dhe amerikan rreth ketij problemi, i bere me 42 mije persona dhe me dy grupe te krahasuara, pergjigjet ne menyre negative. Aparatet numerike jane superiore vetem ne disa raste : te femrat me pak se 50 vjec, ose kur gjinjte jane shume te forte (kane trajtim hormonal) dhe ku gjinjte kane nje densitet superior nga ai i zakonshmi. Rezatimi eshte 30% me pak. Leximi ne ekran te lejon te modifikosh kontrastin e imazheve per te deshifruar me mire pamjet si dhe ndihmon ne arkivimin e imazheve per cdo person. Pra s’ke nevoje qe kur ben nje depistim te ri te sjellesh me vete grafite e meparshme. Gjithcka tashme eshte e arkivuar ne menyre numerike sipas emrit te pacientit. Keto perparesi sigurisht qe me vone do te cojne ne zevendesimin e aparatave klasike nga ato numerike.

Trajtime gjithnje e me te personalizuara
Operacionet sot jane gjithnje e me pak gjymtuese, kimio-terapia perballohet me mire : trajtimi i kancerit po permiresohet vazhdimisht. Progreset e fundit kane te bejne vazhdimisht me trajtimet plotesuese qe synojne te pakesojne rastet perseritese.
Edhe ne fushen e kancerit te gjirit, cdo grua eshte e vecante, per te mos thene unike. Mjeket e mendonin kete gje prej kohesh, por studimet gjenetike te tumoreve po sjellin provat e duhura. Ato tregojne se sipas gjeneve te pranishme ne tumore, evolucioni i semundjes eshte i ndryshem dhe se disa trajtime kane efekt me te mire se te tjeret. Megjithate shume molekula (te gjeneve) te tjera karakteristike mbeten te pazbuluara, cka do te sjellin trajtime me te sakta mjeksore. Pra trajtimi i kancerit te gjirit ne te ardhmen do te jete me i personalizuar ne pergjigje te tipit te pacientes. P.sh. ato qe kane nje kancer me pak agresiv s’ka pse te kene tajtime te renda dhe agresive, ndryshe nga ato qe kane nje lloj tjeter kanceri qe kerkon nderhyrje te forta dhe energjitike.

Pothuaj 70% e grave e ruajne gjirin e tyre
Heqja e tumorit nga gjiri eshte i domosdoshem. Por sot jemi te sigurte per nje gje : heqja e gjirit ku eshte tumori nuk eshte gjithnje e domosdoshme. Madje mjeket bejne gjithshka qe kjo gje te mos ndodhe. Edhe kur tumori eshte shume me i madh, ata rekomandojne kimio-terapi ne menyre qe ai te zvogelohet, te tkurret, qe te mund ta heqin, duke e ruajtur gjirin e gruas. „Vendimi ka te beje me agresivitetin e tumorit, moshen e gruas, nese ka raste te trasheguara familjare dhe nganjehere edhe nga forma e tumorit ne gji“, - thote kirurgu kancerolog i Institutit Gustave Roussy te Villejuif ne France, Jean-Remi Garbay. Edhe teknikat kane pesuar nje progres te madh. Para pak kohesh, nje tumor i krijuar pas „aréoles“ (zona e erret rreth thithes se gjirit) sillte si pasoje heqjen totale te gjirit. Por kjo sot nuk ndodh me. Shumica e grave pas operacionit kane nje gji harmonik edhe pse kane bere nje operacion kirurgjikal. Me i veshtire eshte kur hiqen rreth 15 gjendra nen krah, cka sjell rendese te krahut dhe enjtje te tij pothuaj gjate gjithe jetes. Per kanceret pak agresive perdoret gjithnje e me shume nje teknike tjeter qe lejon pergjithesisht qe te hiqet vecse nje gjender. Pra eliminohen problemet e krahut.

Rezultate estetike gjithnje e me te mira
Kur tumori eshte krijuar ne nje vend te veshtire per tu operuar pa lene gjurme te dukshme, kur gjinjte jane teper te vegjel per ta ruajtur formen e tyre te bukur, pas heqjes se tumorit eshte e preferueshme te behet „mastectomie“-a (heqja e gjirit). Ideale eshte qe kjo te behet gjate heqjes se tumorit, pasi rezultatet psikologjike dhe estetike jane me te mira. Kirurgu heq glandin, por lekuren perreth e ruan, pra ben nje kanal nen lekure, ku fut nje proteze apo ind qe eshte marre nga pacientja. Por kjo jo gjithnje eshte e mundshme. Dhe pikerisht kur pas operacionit vendoset per nje rrezatim. Ne keto raste duhet pritur nje vit pas seancave radiografike per te rikonstruktuar gjirin. Nje vendim qe ende shume gra e kane veshtire ta marrin, pasi nderkohe ato perdorin proteza te levizshme. Dihet qe me progresin e bere, keto proteza te vendosura nen sutien jane te padukshme. Ndersa persa i perket kimio-terapise, ajo perballohet gjithnje e me mire nga grate. Shume gra kalojne eksperiencen e kimio-terapise. Nese keto perfuzione mbeten akoma te veshtira (pasi sjellin renien e flokeve), ato nuk te bejne te vuash e te semuresh si me pare, pasi ilacet kunder te vjellave jane me efikase. Mbeten vetem te perzjerat, te cilat eshte e veshtire ti eliminosh, dhe nganjehere dhe mukozat e gojes. Nje tjeter progres eshte vendosja ne menyre te perkohshme e nje kateteri (lart toraksit) qe lejon kalimin e „kimio“-s, pra lengut. Por shpesh i duhet bere balle nje shtimi ne peshen e trupit, djerses gjate nates dhe shkaktimit te nje menopauze brutale nga perdorimi i kimio-terapise. Disa gra ankohen dhe per lodhje dhe humbje te kujteses, te cilat korigjohen me kalimin e kohes dhe rifillimin e nje jete aktive.

Trajtime te reja hormonale
Kurat hormonale jane te rezervuara vetem per femrat ne menopauze dhe kjo ne rreth 70% te kancereve te gjirit. Pas trajtimeve klasike, ndonjehere, ne vend te kimio-terapise grave u propozohet nje trajtim hormonal gjate 5-10 vjeteve. Qe prej 30 vjetesh eshte perdorur nje anti-estrogjen, „tamoxifene“, i cili bllokonte receptoret e estrogjeneve ne nivelin e qelizave te thithave te gjirit. Rreziku i perseritjes se kancerit te gjirit eshte ulur ne 50 %. Nje produkt tjeter eshte „anti-aromatase“, e cila ka rezultate edhe me te mira. Keto ilace ndalojne prodhimin e estrogjeneve nisur nga androgjenet, hormone mashkullore te sekretuara nga gjendrat mbiveshkore (te vendosura mbi veshke). Pas menopauzes, ky eshte i vetmi burim i estrogjeneve. Ndryshe nga „tamoxifene“, „anti-aromatase“ u jepen vetem grave ne menopauze, te cilat i perballojne mire.

Rrezet nuk i "djegin" me gjinjte
Njollat e kuqe apo irritimet jane gjithnje te mundshme pas disa seancave. Por tashme leshimi i rrezeve eshte bere aq i sakte dhe ne kohen e duhur sa djegiet tashme jane bere te jashtzakonshme. Me kusht, qe te perdoren kremrat qe keshillohen nga sherbimi i radio-terapise dhe mos shfaqja e gjirit ne rrezet e diellit.
Pese fazat e trajtimit :
1. - Operacioni. - Ai eshte i domosdoshem per heqjen e tumorit, por ne 70% te rasteve, gjiri nuk hiqet. Hiqen nje ose dy ganglione te krahut ne anen e tumorit per te ndaluar progresin e mundshem te qelizave kanceroze.
2. - Nje kimio-terapi (ne 4-6 muaj). Kjo synon te zhduke qelizat kanceroze qe mund te kene kaluar nga gjiri dhe mund te jene vendosur me larg.
3. - Radio-terapia (6 jave). Rrezet mbi gjoksin e operuar si dhe ne zonat fqinje te ganglioneve kane si qellim qe te parandalojne rrezikun e perseritjes lokale.
4. - Hormono-terapia (5-10 vjet). Kjo lejon qe te pakesohet akoma me shume rreziku i perseritjes tek grate, tumori i te cilave ishte nen influencen e estrogjeneve. Hormonet merren permes hapeve.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Do T'ju Bie Ndërmend çka Po U Them Muslimani Kurani dhe Jeta 5 05-06-2008 22:06
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Armiqtë e shqiptarëve: Në kërkim të themelit të politikës Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Perhapja E Islamit Sabahi Kurani dhe Jeta 0 21-04-2007 17:01


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:58.




Parajsa Shqiptare