| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Si tė lahen dhėmbėt? Armik i pėrbashkėt i dhėmbit dhe gingivave ėshtė "pllak". Pllak ėshtė shtresė ngjitėse,pa ngjyrė e cila formohet ne sipėrfaqen e dhėmbit. Ėshtė shtresė ideale pėr zhvillimin e bakterjeve tė cilat me toksinat e tyre veprojnė nė dhėmbė dhe nė gingive,duke shkaktuar karijesin, inflamacion te gingivave dhe paradontopati. Larja e rregullt e dhėmbėve me furē largon pllak-un dhe mbeturinat e ushqimit nga ana e brendshme dhe jashtme e sipėrfaqės sė dhėmbit. Fijet e furēės duhet tė drejtohen nėn kėndin 45 shkallė nė mishrat e dhėmbėve dhe tė bėhen pak lėvizje rrotulluese duke mbajtur pak a shumė nė njė vend, e cila mundėson nė mėnyre tė gjatė fijet e jashtme tė largojnė pllak brenda gingivės dhe ndėrmjet dhėmbėve. Nė secilin dhėmb tė mbahet rreth 10 sekonda. Me pėrdorimin e furēės pastrohen vetėm 3 anėt e dhėmbit nga 5 sa janė.Pėr atė arsye dy anėt (ndėrmjet dhėmbėve) kėrkojnė kujdes tė veēant qė tė eliminohet grumbullimi I pllak- ės dhe I ushqimit. Duke u bazuar se kariesi dhe sėmundjet e gingivės fillojnė nė kėto vende,filli dentar (fije pambuku) duhet tė pėrdoret ēdo ditė. Solucionet pėr shplarje ėshtė gjeja ideale si shtesė e furēės dhe fillit dentar.Ka rol tė dyfisht - ngadalson zhillimin e pllak-es dhe ndihmon pėr parandalimin e karijesit. Tė u japni fėmijėve tableta fluori Flori nė shumė mėnyra parandalon karijesin. Karijesi paraqet demineralizim (humbje tė mineraleve) tė indit dhėmbor.Flori jo vetėm qė e parandalon demineralizimin, por edhe aktivizon remineralizimin (deponim i mineraleve tė reja nė dhėmbė). Kjo do tė thotė se karijesi nė stadin mė fillestar mund tė shėrohet dhe me aplikacion tė florit. Flori e bėn dhėmbin mė tė fortė dhe rezistent ndaj bakterjeve. Bakterjet shkatrrojnė dhėmbin nė atė mėnyrė duke zbėrthyer karbohidratet (sheqernat) dhe duke rritur vlerat e acideve tė ndryshme nė gojė, sjell deri te demineralizimi i indit dhėmbor. Si dhe sa duhet tė jepet Flori? Flori normal gjendet nė ujin e pijshėm, dhe nė ato vende ku koncentrimi i florit ėshtė mbi 0,7 mg/l nuk ėshtė e nevojshme fluorizimi i ujit, ku nė kėtė mėnyrė do tė kishim reduktim tė karijesit prej 50-60 %. Mėnyra mė e mirė pėr dhėnien e florit fėmijėve ėshtė ajo me tableta. Nė kėtė mėnyrė karijesi reduktohet 80 %. Shėrimi i dhėmbit Ēfarė tė veprojmė kur kemi dhimbje???? Natyrisht, tė shkoni te dentisti, ose tė merrni disa tableta kundėr dhimbjeve, prap disa tableta deri atė ditė kur dhimbjet bėhen tė padurueshme. Po pse dhemb dhėmbi? Edhe atė pse natėn? Pėr pyetjen e parė pėrgjegja: Karijesi depėrton thellė nė dhėmb deri sa tė arrijė nė dhomėn pulpare ku ėshtė i vendosur nervi. Nė pyetjen e dytė pėrgjegja do tė ishte se dhimbja ėshtė presioni nė fijet nervore, qė gjatė natės kur trupi ėshtė nė qetėsi dhe nė regjionin e sėmurė vjen mė shumė gjak duke rritur presionin mbi nerva. Ēka janė sėmundjet e paradontit? Fjala "paradont" do tė thotė "rreth dhėmbit". Bėhet fjalė pėr infeksion bakteriologjik tė cilat shkatrrojnė fibrat dhe kockėn pėrreth, ku kėto e mbajnė dhėmbin nė gojėn tuaj. Kėto sėmundje nėse nuk shėrohen mund tė sjellin edhe deri te humbja e plotė e dhėmbit. Shkaktarėt e sėmundjes: Pirja e duhanit Me siguri e dini se pirja e duhanit lidhet me shumė sėmundje serioze, siē janė karcinomat, sėmundjet e zemrės dhe mushkėrive, por edhe me shumė probleme tjera shėndetsore. Ajo qė me siguri nuk e dini ėshtė se pirsit e duhanit janė shumė mė tė predispozuar pėr shfaqjen e sėmundjeve tė parodontit. Mė sakt, sipas zbulimeve tė fundit tregohet se pirja e duhanit ėshtė njėri ndėr faktorėt kryesor pėr shfaqjen dhe zhvillimin e sėmundjeve tė parodontit. Shtazania dhe puberteti Pastrimi ēdo ditė i dhėmbėve, ushqim i shėndetshėm, dhe aktivitetet sportive janė tė domosdoshme pėr mbajtjen e formės tuaj. Megjithatė, nė njė periudhė tė caktuar duhet tė kushtohet njė kujdes mė tė madh mbi shėndetin. Gjatė pubertetit, menopuzės, shtatzanisė nė trup vjen deri te ndryshimi i hormoneve, tė cilat mund tė ndokijnė nė inde tė ndryshme, si dhe nė gingiva ku gingivat mund tė bėhen shumė tė ndjeshme . Stresi Stresi ėshtė i lidhur me shumė gjendje serioze, si tensioni i lartė, karcime, dhe shumė probleme tjera. Stresi ėshtė njėri ndėr faktorėt kryesor nė shfaqjen e sėmundjeve tė parodontit. Hulumtimet tregojnė se stresi mund tė dobsojė organizmin nė luftė kundėr infeksioneve. Barėrat Disa barėra, si p.sh, kontraceptivėt oral, antidepresivėt, dhe disa barėra pėr sėmundjet e zemrės mund tė ndikojnė nė shėndetin oral. Patjetėr njohtoni stomatologun pėr tė gjitha barėrat qė i pėrdorni. Clenchingg dhe grinding A ju ka thėnė dikush se natėn i kėrcitni dhėmbėt? A i shtrėngoni dhėmbėt gjatė zgjidhjes sė ndonjė problemi tuaj, apo gjatė provimit? Kėrcitja apo shtrengimi i dhėmbėve jep njė forcė tė madhe nė indet qė e rrethojnė dhėmbin dhe kėshtu pėrshpejtoni dėmtimin e indeve parodontale. Diabetes Nėse keni sėmundjen e diabetesit (sėmundjen e sheqerit) jeni tė predispozuar pėr infeksione dhe sėmundje tė parodontit. Sipas American Diabetes Associoation gati 16 milionė Amerikanė vuajnė nga Diabetes, mirėpo gjysma e tyre nuk kanė diagnozėn e caktuar tė kėsaj sėmundje. Ushqimi i dobėt dhe i njėllojshėm Ushqimi i varfėr me pėrbėrsit kryesor mund tė rrezikojė sistemin imunitar tė organizmit dhe kėshtu tė vėshtirėsojė luftėn e organizmit kundėr infeksioneve. Kur bėhet fjalė pėr sėmundjet e parodontit, fjala ėshtė pėr infeksionet serioze, dhe ushqimi jo i rregullt mund tė keqėsojė gjendjen e gingivave. Sėmundjet tjera sistematike Infeksionet e gojės mund tė ndokojnė nė shėndetin tuaj nė pėrgjithės. Sėmundjet e parodontit mund tė jenė njė faktor i rrezikut ndaj sėmundjeve tė sistemit kardio-vaskular, infarktit, kontrollin glikemik tek diabetikėt, lindjes parakohe dhe lindjes sė fėmijėve me peshė tė vogėl. Ekzistojnė disa lloje tė sėmundjeve tė paradontit: Gingivitis Ėshtė forma mė e lehtė e sėmundjes sė parodontit. Gingivat gjakosen lehtė dhe janė tė skuqura. Shpejtė shėrohet me terapi profesionale dhe higjienė tė mirė dhe tė pėrditshme. Paradontitis i lehtė Nėse gingivitis nuk shėrohet, si forma mė e lehtė e sėmundjeve tė parodontit, atherė mund tė zhvillohet dhe parodontitis. Nė fazėn fillestare vjen deri te shkatrrimi i kockės dhe indeve rreth dhėmbit. Paradontitis i mesėm dhe i rėndė Deri te kjo sėmundje vjen nėse nuk shėrohen dy fazat e mėhershme, gingivitis dhe parodontitis i lehtė. Kjo ėshtė forma mė e rėndė me tė cilėn vjen deri te humbja e kockės dhe indeve pėrreth. Paradontitis juvenil Paraqitet tek adoleshentėt, dhe karakterizohet me humbje tė shpejtė tė kockės rreth dhėmbėve tė pėrhershėm. Karakterizohet me grumbullim tė madh tė pllakės bakteriale dhe gurzave. Rreth dhėmbit mund tė krijohen xhepa parodontal. Nėse nuk fillohet shėrimi menjėherė mund tė vie deri te humbja e kockės dhe dhėmbėve. Era e keqe e gojės ( Foetor ex oris ) Era e keqe e gojės ėshtė njė gjendje patologjike qė njihet edhe si "Halitosis". Era e keqe e gojės mund tė vije nga shkaqe lokale dhe tė pėrgjithshme. Si shkaqe lokale mund tė jenė dhėmbėt e pamjekuar, cipat e dhėmbėve, gurėzat, punimet protetike si kėllėfėt e metalit ose porcelani tė vendosura jo mirė (tė gjatė ose tė shkurtėr), paradontopatitė inflamatore, stomatitet e ndryshme, periokoronaritet (gjatė daljes sė dhėmbėve tė pjekurisė). Era e keqe ndeshet edhe nė disa raste kur nuk mund tė pėrdoret furēa pėr pastrimin e dhėmbėve, si gjatė paralizave, dėmtimeve psiqike, traumave tė nofullės dhe fytyrės. Shkaqet e pėrgjithshme: Qėndrueshmėria e erės sė keqe edhe pas largimit tė faktorėve lokal e mbajtjes sė higjienės sė gojės kėrkon ekzaminim tė thelluar tė sistemeve tė pacientėve. Shkaqet e pėrgjithshme mund tė jenė sėmundjet e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarjes, ku duhet tė pėrcaktohet nėse era e keqe vjen nga goja apo hunda. Sėmundjet e rrugėve tė sipėrme tė frymėmarjes e detyrojnė tė sėmurin tė marrė frymė me gojė duke shkaktuar tharje tė saj dhe pakėsim tė pėshtymės. Sėmundjet e rrugėve tė poshtme tė frymėmarjes si trakeitet, bronkitet. Si dhe sėmundjet e aparatit tretės , barkut dhe mėlēisė pankreasit japin erė te keqe karakteristike. Gjatė ērregullimeve tė mėlēisė (Foetor hapaticus) ndjehet erė e gjakut tė shpėrbėrė, ndėrsa nga pankreasi do tė kemi erėn e keqe tė mollės sė kalbur ku e gjejmė te diabetikėt. Nga tė sėmurėt nga veshka ndjehet erė e ngjajshme me atė tė urinės nga prania e amoniakut. Hapat e para me protezė totale Gjatė dorėzimit dhe vėnjes sė protezės sė re dhe pėrdorimit tė saj fillon faza mė kryesore Korekcioni i protezės , e cila siguron qė proteza ti pėrmbush tė gjitha faktorėt dhe kėrkesat pėr tė cilėn dhe ėshtė bėrė. Ėshtė me rėndėsi tė ceket se: pacienti duhet tė mėsohet me njė trup tė huaj, kurse stomatologu duhet tė elimonojė tė gjitha elementet tė cilat shkaktojnė dhimbje, stabilitetin e protezės me dhėmbėt tjerė, stabilitetin e vet protezės etj. Pacienti nė ditėt e para kalon nė fazėn e adaptimit me trupin e huaj, ēka do tė thotė mėsimi i tė folurit dhe pėrtypjes dhe shumė funksione tė tjera qė me mungesė tė dhėmbėve ka harruar ti pėrdorė ose i ka bėrė gabim. Kjo kohė e adaptimit ka sukses kur me rregull ose disa here pėr ditė vjen pėr korekcion. Intenzitetin e cakton stomatologu, kurse pacienti asaj duhet ti pėrmbahet. Dhimbjet e mishrave tė dhėmbėve tė cilat paraqiten ditėve tė para gjatė mbajtjes sė protezės, dhe dhimbjet e pakta tė dhėmbėve tjerė tek protezat parciale, evitohen me korekcione tė vogla tė cilat bėhen nė ordinance, dhe njė here ju pėrkujtojmė se korekcionet e rregullta nuk do t u bėjnė qė protezėn t e mbani nė gotė. Proteza dhe Bakteret Grumbullimet e ushqimit tė cilat hyjnė ndėrmjet pjesėve plastike (metalta) tė protezės, nė qiellzė dhe nofull apo nė pjesėt ndėrmjet dhėmbėve nuk mund tė largohen nė mėnyrė natyrale me pėshtymė apo gjuhė. Mos mirėmbajtja e higjienės shkakton grumbullim tė baktereve nė thellėsi tė protezės ku edhe vie deri te era e keqe nga goja, grumbullim tė gurėzave, pamje tė keqe (sidomos tek pirsit e duhanit) dhe nė fund deri te inflamacioni i gingivės (gingivitisi). Tek protezat parciale duhet tė kemi parasysh se mbetjet e ushqimit dhe bakteret mė sė shumti grumbullohen nė vendet rreth dhėmbėve tė mbetur nė gojė ēka dhe mund tė shkaktojė gjakderdhje dhe inflamacion tė tyre. Pastrimi i rregullt i protezės (pas ēdo ngrėnje) ėshtė mbrojta kryesore nga bakteret. Kėshillohet edhe pastrimi njėherė nė javė i protezės pėr shkatėrrimin e baktereve me anė tė tabletave apo pluhurit. Higjiena e protezės totale Proteza pavarėsisht se prej ēfarė rrethanave nė gojė dhe prej ēfarė materiali ėshtė i punuar, mundėson qė ēdo pacient tė ketė higjienė perfekte nė gojė. Rregull e parė dhe themelore ėshtė se pas ēdo ngrėnje protezėn duhet pastruar me furrēė. Si mjet pėr pastrim duhet tė pėrdoret sapun me PH tė lehtė. Pastėn pėr dhėmbė nuk duhet ta pėrdorni pėr pastrimin e protezės. Disa substanca tė pastės ua prishin shkėlqimin e protezės, ēka vjen deri te dėmtimet e thella, prishje tė shpejtė dhe plasje tė protezės. Pėr heqjen e gurėzave dhe grumbullimeve tjera tė forta duhet tė bėhen nė laborator me pėrpunim mekanik dhe preparate kimike. Kur nuk e mbani protezėn nė gojė ajo duhet tė mbahet nė ujė dhe nė tė mund tė vendoset ndonjė tabletė pėr pastrim tė protezės. Pėr vendosje pastaj ajo duhet tė shplahet mire me ujė. Mbajtja e protezės nė tė thatė zvoglon afatin e pėrdorimit dhe vjen deri te tharja e materialit prej tė cilės ėshtė bėrė proteza. Kariesi i dhėmbėve Kariesi i dhėmbėve paraqet njė proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e tėrėsisė anatomike tė dhėmbėve, i cili prek indet e forta tė dhėmbit, duke filluar nga sipėrfaqja e deri nė thellėsi tė koronės sė dhėmbėve. Kariesi prek smaltin dhe dentinėn, por nė qoftėse nuk mjekohet prek edhe pulpėn e dhėmbit. Kariesi ėshtė njė nga problemet mė tė rėndėsishme nė stomatologjinė bashkėkohore. Nė lindjen e kariesit ndikojnė faktorė tė ndryshėm si ato klimaterike, tereni, uji i pijshėm, mėnyra e ushqyerjes. Nė lindjen e kariesit ndikon edhe mosha. Kariesi prek tė gjitha moshat pa pėrjashtim, por mė i pėrhapur ėshtė nė moshat e reja, nė moshat 2 deri 3 vjeē ai ėshtė i pėrhapur me 20-30%, kurse shifra maksimale arrin nė moshat 8 deri 10 vjeē, kjo ndodh pėr faktin se nė gojėn e fėmijėve kemi dhėmbė tė pėrzier (kemi dhėmbė tė qumshtit dhe dhėmbė tė pėrhershėm). Nė lindjen e kariesit ndikojnė edhe faktorėt lokalė si pėshtyma, cipat dhe guri i dhėmbėve. Kariesi mė sė shumti lokalizohet nė dhėmballėn e pėrhershme, ku nė moshat 12 deri 13 vjeē ajo ėshtė e pėrhapur deri 60-70%. Shenjat klinike tė kariesit janė: Ndryshimi i ngjyrės Prishja e tėrėsisė anatomike (formimi i zgavrės) Dhimbja e nxitur nga ngacmues tė ndryshėm Ērregullimi i funksionit (Funxio lesa) Pulpitet Janė inflamacione tė pulpės, qė kanė etiologji tė ndryshme. Nė shumicėn e rasteve ato janė pasojė e procesit karioz nė dhėmbin qė mbetet i pamjekuar. Nė zgavrėn e formuar kemi grumbullim tė mikrobeve tė ndryshme, tė cilat me veprimatrinė e tyre shkatėrruese ēojnė deri te hapja e kanalzave dentinare, ku ngacmjonė pulpėn me anė tė toksinave bakteriale duke shkatėrruar plotėsisht pangesėn dentinare dhe duke u futur nė pulpė. Pulpitet mund tė jenė: Akute Pulpit akut seroz i pjesshėm (Pulpitis Acuta Partialis) Pulpit akut seroz tėrėsor (Pulpitis Acuta Totalis) Pulpit akut qelbėzues (Pulpitis Acuta Purulenta) Kronike Pulpit kronik ulēeroz (Pulpitis Chronica Ulcerosa) Pulpit kronik hipertrofik (Pulpitits Chronica Hypertrofica) Pulpit gangrenoz (Pulpitis Chronica Gangrenosa) Si shkaqe tjera mund tė jenė tė shkaqe tė pėrgjithshme dhe lokale. Shkaqet lokale janė traumatike, fizike, termike dhe kimike, kurse ato pėrgjithshme janė ato raste kur pulpiti zhvillohet nė dhėmbė intakt (dmth korona e tyre nuk ėshtė e prekur dhe e dėmtuar). Nė kėto raste pulpiti ėshtė rjedhojė e ndikimit tė mikrobeve me anė tė gjakut. Dhimbja ėshtė shenja e rėndėsishme e cila shoqėron tė gjitha llojet e pulpiteve akute duke filluar nga hiperemia pulpare. Ėshtė pikėrisht dhimbja e cila detyton pacientėt tė paraqiten tek mjeku. Kjo dhimbje ėshtė pa shkak dhe ka njė kohėzgjatje tė ndryshme, dhe ėshtė rjedhojė e rritjes sė shtypjes nė dhomėn pulpare. Mbushjet prej amalgami Amalgami paraqet njė nga materialet mė tė hershme pėr mbushjen e dhėmbėve. Sot kur flitet pėr amalgamin mendohet pėr atė tė argjendit. Qė kur filloi tė pėrdoret nė stomatologji, pėr efektet anėsore ėshtė bėrė polemikė. Nga fakti se amalgami pėrmban njė pėrqindje tė madhe tė zhivės, e cila paraqet rrezik pėr shėndetin, ku pėr disa kjo ėshtė e mjaftueshme qė pėrdorimi i amalgamit tė ndalohet. Tė tjerėt potencojnė se kjo sasi qė ėshtė nė plomba prej amalgami konsiderohet po aq sa njeriu e konsumon ēdo ditė pėrmes ushqimit, dhe pėr njė helmim nga njė sasi tė tillė minimale as qė mund tė flitet. Ēka ėshtė amalgami? Amalgami paraqet aliazhe tė zhivės me metale tė tjera. Amalgami prej argjendi i cili pėrdoret nė stomatologji (pėrveē zhivės) pėrmban argjend (70%), kallaj (25%), bakėr dhe zink. Cilat janė pėrparsitė e amalgamit? Amalgami pėr nga fortėsia ėshtė superior nga tė gjithė materialet pėr mbushje. Amalgami nuk ndikon nė prishjen e dhėmbit dhe indeve nė gojė. Materialet tjera pėr mbushje siē janė cement silikatet ndikojnė negativisht nė pulpėn e dhėmbit. Mbushjet prej amalgami janė jetėgjatė. Vendosja nė mėnyrė tė rregullt e amalgamit mund tė qėdrojė mė shumė se dhjetė vite, duke parakaluar qėndrushmėrinė e tė gjithė materialeve tjera. Cilat janė mangėsitė e amalgamit? Nuk plotėson anėn estetike tė mbushjes. Shkėlqimi i metaltė i amalgamit, i cili errėsohet mė vonė me kalimin e kohės gjatė qėndrimit gjatė nė gojė, nuk ka shumė estetikė dhe nuk pėrdoret nė linjėn e dhėmbėve tė cilėt duken gjatė qeshjes dhe foljes. Amalgami ka karakter metalik. Nė raste kur nė gojė kemi konstruksione protetike me materjale tjera, dhe se janė tė mbuluara me pėshtymė, mund tė lajmėrohet rrymė galvanike: kjo do tė thotė se mund ndonjėherė tė kemi nė gojė shije si tė metalit, pak djegje dhe dhimbje tė vogla. Ēfarė tė bėhet? Asnjė material pėr mbushje nuk ka tė pėrkryer 100%. Amalgami ka pėrparėsitė dhe mangėsitė e tij tė cilat duhet t'i marrim nė konsiderate gjatė zgjedhjes sė tyre dhe nė konsultė me stomatologun pacienti vendos se ēfarė do ti vendoset si material pėr mbushje. Megjithatė, parandalimi i kariesit, me mirėmbajtje tė rregullt tė higjienės dhe kontrolli i rregullt tek stomatologu ėshtė mėnyra e vetme qė tė anashkalohen problemet me shėrimin. Disa udhėzime pėr njė dietė tė shėndetshme Yndyrnat janė bazė, nė shumė procese tė organizmit dhe janė njė formė e pėrqėndruar e energjisė. Marrja e tepruar e yndyrnave, mund tė ēojė nė dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmės, vaji i arrės sė kokosit, dhjamrat e kafshėve, vezėt, peshqit, arrat, kanė yndyrna tė tretshme. Fibrat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė njė dietė tė shėndetshėm, ndihmojnė lėvizjen e ushqimit nė aparatin e tretės, ndalojnė kapsllėkun, ndihmojnė funksionimin e zorrėve (parandalojnė shqetėsimet nė to), apendesitin, sėmundjet e zemrės. Drithėrat janė shumė tė pasura me fibra. Vitaminat dhe kripėrat minerale e ndihmojnė trupin tė ruajė formėn e mirė. Njė dietė e mirė duhet tė sigurojė tė gjitha vitaminat dhe kripėriat minerale, qė janė shumė tė nevojshėm pėr organizmin. Megjithatė duhen vetėm sasi tė vogla, ato janė tė pazavendėsueshme. Vitaminat dhe kripėrat minerale veprojnė sė bashku. Kripėrat minerale ndikojnė nė strukturat kockore, krijimin e njė ekuilibri tė sistemit ujor tė organizmit, nervat dhe reagimet muskulare. Minerale tė rėndėsishme janė kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund tė maganizohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrė rregullishtė. Nėse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripėriat minerale humbasin shumė nga cilėsitė e tyre. Zierja me avull ėshtė mė e mirė, sesa zierja e zakonshme. Mjaftė vitamina pėrmbajnė edhe lėkurat e frutave. Tė dishė tė hash... Ka disa lloj ushqimesh qė duhet tė hahen tė shoqėruara me tė tjera, sepse kėshtu bėhen mė tė dobishme pėr organizmin tonė. Studimet e bėra, kanė treguar se nėse i ha karrotat e grira nė formė sallate, pa i hedhur vaj ulliri, mund tė pakėsosh sasinė e kalorive qė merr, por humb marrjen e betakarotinės qė ėshtė mjaftė e vlefshme pėr trupin. Vitamina A, ashtu sikurse dhe vitaminat D, E, K, absorbohen nga organizmi, vetėm nė prani tė yndurnave. Mė pėrpara, konsiderohej e papėrshtatshme tė bashkoheshin proteinat me karbohidratet. Por sot, mendohet se t`i shtosh llojeve tė ndryshme tė pastave (brumėrave), pak fasule, bizele, apo thjerrėza, plotėsohen mė mirė nevojat proteinike tė trupit. Por ka edhe ushqime, qė kėshillohet tė mos bashkohen gjatė ngrėnies. Kėshtu psh. djathi, qė ėshtė i pasur me kalcium, kur hahet se bashku me mishin, pengon absorbimin e hekurit nga zorrėt. Lakra e bardhė kur hahet me peshk, pengon absorbimin e jodit, qė pėrmban peshku. Po ashtu, tanina qė pėrmban ēaji, pengon absorbimin e kalciumit qė ndodhet nė djathė, etj Disa kėshilla tė shkurtėra mbi shėndetin Kujdes nga paracetamoli. Shumė tableta qė disa i gėlltisin me shumicė kundėr kokėdhembjeve, pėr qetėsimin e dhembjes sė dhėmbit dhe dhembjeve tjera, pėrmbajnė paracetamol. Ky analgjetik, mjaft mirė e zavendėson aspirinėn dhe ėshtė i pėrshtatshėm pėr personat qė kanė tė thate nė lukth dhe pėr ata te tė cilėt herė pas here paraqitet gjakredhja nė lukth. Por kujdes ! Paracetamoli dėmton veshkat. Kėshtu, ata qė e shfrytėzojnė kanė mundėsi tri herė mė shumė tė sėmuren nga veshkat se ata qė nuk e pėrdorin barėra qė nuk kanė paracetamol. Jogurti. Me sukses mund tė evitojė barkqitjen tek fėmijėt. Bakteret "mike" tė jogurtit dhe prodhimeve tė tjera qumshtore mund tė pakėsojnė numrin e viruseve. Rrahjet e shpeshta tė zemrės. Keni kujdes pas pirjes sė disa kafeve me radhė ndjeni rrahje tė shpeshta tė zemrės, ėshtė mirė qė tė kontrollohet mėlqia. Nė rastet kur keni probleme me funksionimin e mėlqisė, kofeini i kafesė grumbullohet nė gjak dhe kėshtu fillojnė tė rrahurat e shpeshta tė zemrės. Mungesa e vitaminės A. Mungesa e vitaminės A shkakton shkurtpamėsi dhe vėrbimin e natės. Andaj, pos tė tjerash hani majdanoz tė freskėt i cili ėshtė i pasur me vitaminėn A, por pėrmban edhe kalcium tė nevojshėm pėr elasticitetin e muskulaturės sė syve. Gjysėm filxhani majdanoz plotėson nevojėn ditore tė organizmit me vitaminė A. Lėndimet. Plagėt e ndotura lani me ujė tė ftohtė e pastaj dezinfektoni me jod dhe etil-alkool. Gėrithjet e vogla mos i lidhni. Ato mė mirė shėrohen nė ajėr. Plagėt pakėz mė tė mėdha dhe ato qė ndeshen me rroba mbuloni me faster ose me fashė.Ndėroni ēdo 24 orė. Flasterin do ta shkapni mė lehte nga plaga nėse kėndet e tij mė parė i keni lyer me benzinė pėr heqjen e njollave. Pėr plagė tė rėnda duhet drejtuar mjekut. Nėse vaksina e fundit kundėr tetanusit ėshtė dhėne para 5 vjetėve ajo duhet pėrsėritur. Dhėmbė tė ri apo.... Ēfarė tė bėjmė kur mungon njė dhėmb? Tė zėvendėsohet apo jo? "Me siguri se duhet tė zėvendėsohet edhe atė sa mė shpejt... nėse ėshtė dhėmbi pėrpara dhe nėse shihet" do tė thojnė shumica. Por ēfarė tė bėhet me ata qė janė prapa? Janė shumė, tani njė mė pak apo mė shumė... ndoshta nuk ėshtė edhe aq me rėndėsi?! Qė t'i pėrgjigjemi kėsaj pyetje duhet tė dimė funksionet kryesore tė dhėmbėve nė veēanti. Dhėmbėt pėrpara shėrbejnė pėr kafshimin e ushqimit, kurse ata prapa pėr pėrtypje dhe imtėsimin e ushqimit. Dhėmbėt prapa kanė rėndėsi tė madhe pėr stabilitet dhe funksionim tė rregullt tė 1/3 e nofullės sė poshtme.Gjatė gjithė ditės dhėmbėt e poshtėm dhe sipėrm janė nė kontakt, tė gjitha streset, emocionet dhe vėshtirėsitė reflektohen me shtrengimin e dhėmbėve. Pėr kėtė ėshtė me rėndėsi se tė gjithė dhėmbėt prapa duhet tė jenė mirė tė vendosur dhe tė jenė nė numėr tė mjaftueshėm. Me humbjen e njė dhėmbi funksioni i pėrtypjes mbetet si zinxhiri kur i humbet njė hallkė, pėrveē kėsaj me humbjen e njė dhėmbi, dhėmbėt fqinj fillojnė tė lėvizin kah vendi i zbraztė qė ka mbeutur nga dhėmbi qė mungon. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme tė zėvendėsohet secili dhėmb qė mungon. Dhėmbėt mund t'i zėvendėsojmė me kurorė, urė apo edhe protezė. Kurora ėshtė zėvendėsim i njė dhėmbi qė ėshtė i shkatrruar shumė, nė tė cilin ka mbetur sė paku rrėnja, ajo pėrmison ngjyrėn, formėn, pozicionin dhe madhėsinė e dhėmbit. Ura bėn zėvendsimin e disa dhėmbėve tė humbur, ata janė tė pėrforcuar pėr dhėmbėt fqinj nėpėrmjet kurorės. Shumė pacientė mendojnė se ėshtė keq kur grryhen dy dhėmbė pėr tė zėvendėsuar njė. Por kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Me gėrryerjen e dhėmbit arrihet shumė mė pak dėm se sa nga ajo kur mungon dhėmbi. Pėrveē kėsaj me gėrryerjen dhe vendosjen e kurorės nė dhėmbėt shtyllė, ata mbrohen nga kariesi. Protezat janė dhėmbė artificial tė cilėt zėvendėsojnė plotėsisht ose pjesėrisht nofullėn pa dhėmbė, dhe ndahen nė proteza totale dhe pjesore. Protezat pjesore vendosen atėherė kur nuk kemi mundėsi tė vendosim urė pėr shkak tė pozicionit jo tė rregullt tė dhėmbėve tjerė shtyllė nė tė cilėn duhet tė vendoset ura, kurse ato totale nė ato nofulla kur mungojnė tė gjithė dhėmbėt. (DodaDent)
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| WOW, me lodhe nje cik duke lexuar informacion megjithate ishte i vlefshem. shume faleminderit zoti administrator(jeni me pozite te lartelol)
__________________ IM 100%ALBANIAN GIRL |
|
#3
| ||||
| ||||
| Mendoj se ne vitet e ardhshme nuk do te jete me nevoja e perdorimit te furces se dhembeve pasi qe tani kane dale neper farmaci produkte te ndryshme si psh.solucione larje apo mjete te ndryshme kshu qe perdorimi i furces do jet sa me vogle ne te ardhmen .Gjithsesi ky info eshte shume i vlefshem per momentin. Bafshi qef! Geri |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij | AlbShkodra | Politika shqiptare | 7 | 26-12-2004 19:18 |
| Histori Shkodrane : Krimet komuniste. | AlbShkodra | Historia | 21 | 16-12-2003 19:36 |