| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Mes publikut dhe specialisteve te mjekesise - Pyetje dhe pergjigje 1. - Doktor, a mund te me informoni se cfare nenkupton ne vetvete “ kompleksi i Edipit” ? - Ky term ka lindur nga teoria e psikanalizes dhe pikerisht nga teoria frojdiane, dhe lidhet me mitin grek te Edipit. Pa e ditur se kishte vrare te jatin, Edipi mesoi se ishte martuar me nenen e tij dhe e denoi veten duke u verbuar. Kjo tregon ne fakt terheqjen seksuale dhe jo te ndergjegjshme te djalit per nenen si dhe armiqesine e tij ndaj te atit (te vajzat flitet shpesh per “kompleksin e Elektres”). Per Frojdin, “kompleksi i Edipit” ka te beje me gjithe femijet e vegjel nga 3-5 vjec. Pastaj kjo ndjesi tkurret dhe zhytet ne thellesi te inkoshiences dhe femija fillon te identifikohet me prinderit e te njejtit seks. Kur kjo terheqje nuk perballohet nga femija, per disa psikoanaliste, kjo eshte baze e shume neurozave apo psikozave te ardheshme. 2. - Doktor, nena ime ka nje infeksion te madh ne kembe dhe disa me thone se ka erizipele. Per cfare lloj infeksioni behet fjale ? - Erizipela eshte nje inflamacion i rende i lekures dhe indit nen lekure. Ajo shfaqet me nje njolle te kuqe dhe shenja te tjera infektive si ethe, keputje e madhe, etj. Pra organizmi lufton kunder bakterit streptokok qe ka prekur kemben. Ne pergjithesi mikrobi futet ne organizem nga lekura permes nje plage apo thoit. Sapo diagnostikohet se behet fjale per te, duhet trajtuar me antibiotike, cka sjell nje sherim te shpejte. 3. - Doktor, jam 80 vjec dhe kam probleme te ereksionit. Megjithate cdo mengjes kam patur nje ereksion normal. Por kur vjen puna per ta futur, nuk arrij dot dhe gruaja ndjehet e pakenaqur. Ne fakt une marr disa ilace per hipertensionin. C’duhet te bej ? - Trajtimi me ilace kunder tensionit te larte shume rralle e shqeteson ereksionin. Fakti qe ju kini patur nje ereksion cdo mengjes tregon per nje funksionim te mire mekanik te penisit. Nuk mendoj se duhen ndryshuar ilacet qe merrni per tensionin e larte, por ju mund te merrni nje trajtim tjeter per te ndihmuar ereksionin. Pastaj do te fitoni besimin ne vetvete ! 4. - Doktor, para dy vjetesh jam operuar nga nje pjese e qafes se mitres dhe tashme dua te mbetem shtatzene. A eshte e mundur ? - Ju keni patur nje infeksion nga papillomavirusi, e cila zbulohet kur me nje strisho- vaginale. Kur operacioni behet mire, cka ne e quajme “ konizim - heqje e nje cope te qafes se mitres ne forme koni) problemi eshte i zgjidhur perfundimisht. Nderhyrja ka te beje me heqjen e nje pjese te qafes se mitres pa e cenuar brendesine e saj. Ne princip ju nuk keni problem per te lindur nese mbeteni shtatzene. 5. - Jam nje 44 vjecare dhe prej nje viti, 10 dite para mestruacioneve kam avuj te nxehte. Kur mestruacionet vijne, ndjehem me mire. Cfare ndodh me mua ? - Ju jeni ne nje gjendje para-menopauzes, cka do te thote se pas 3-4 vjetesh ju do te filloni periudhen e menopauzes. Tashme vezoret funksionojne jo dhe aq mire dhe ne cdo cikel ato prodhojne gjithnje e me pak hormone. Por kjo mund te vije dhe nga nje funksionim jo normal i vezoreve. Per cdo rast, duhet bere nje trajtim me estrogjene dhe progesteron, cka mund te permiresoje gjendjen tuaj. 6. - Mikesha ime vuan nga tharja vaginale dhe nuk ndjen asnje lloj kenaqesie. Atehere ne vendosem te pyesim nje seksolog. Por c’duhet bere ? - Thatesira vaginale sjell dhimbje gjate raporteve seksuale, cka pengon penetrimin e organit mashkullor dhe arritjen e eksitimit seksual. Mungesa e lubrifikimit vaginal mund te kete disa shkaqe, por meqe kjo gjendje ka disa muaj, kjo ka sjelle tek mikesha juaj nje ndjesi faji dhe friken se po ju zhgenjen dhe se mund t’ju humbase. Ju keshilloj te beni c’eshte e mundur qe ajo te perdore gjithnje nje xhel lubrifikues ne menyre qe te mos ndjeje dhimbje. 7. - Jam 54 vjece dhe prej kohesh jam ne menopauze. Asnjehere nuk kam marre ndonje trajtim hormonal. Por tashme kam shtuar 6 kg, edhe pse kam provuar disa here regjimin dhe nuk kam arritur te dobesohem. Ne fakt une vuaj nga stresi dhe ndoshta ky eshte dhe shkaku. Cfare me propozoni doktor ? - Kur vjen menopauza, shtimi ne peshe ndodh pothuaj tek te gjitha grate. Vetem ato qe kane nje teprice “ tiroidiene, duket se shpetojne nga ky rregull, por kjo sjell shqetesime patologjike. Shtimi ne peshe lidhet drejtperdrejte me pakesimin e sekrecioneve hormonale. Mjeket rekomandojne dhe marrjen e nje trajtimi hormonal THS qe te mund ta ndalojne kete pakesim. Por duhet ditur se pak arrihet ne kete drejtim. Edhe regjimet qe perseriten ne menyre monotone nuk kontribuojne ne kete drejtim, per me teper qe kjo ndjesi pafuqishmerie ben te kunderten, pra shton ne peshe. Sipas disa specialisteve te ushqimit duhet vazhduar te ushqehesh normalisht, por pa e tepruar, te ecesh dhe te harrosh hallet. Nuk duhet harruar se shqetesimet shpesh na shendoshin, vecanerisht ne kohe menopauze. Organizmi i pakeson energjite “ djegese ” te brendeshme dhe lengjet mbeten ne trup. Homeopatet rekomandojne marrjen e kokrrave Natrum Sulfuricum 7 CH. 8. - Naten e pare te marteses u habita qe nuk pata rrjedhje gjaku. Ne familjen time virgjeria eshte e rendesishme, por burri me njeh prej kohesh dhe kishte besim. Ajo qe me habit tani eshte se kam dhimbje ne raportet seksuale. - Mundet qe gjate nje c’virgjerimi te mos kete gjakderdhje, pasi cipa, apo ajo qe quhet “hymen”, ose eshte shume elastike, ose eshte prishur nga perdorimi i tamponave gjate periodave ne menyre te gjate. Kjo sigurisht, ne kulturat e disa popujve eshte dramatike, ndryshe nga disa popuj te tjere. Gjithashtu eshte normale te ndjeni dhimbje gjate periudhes suaj te pare ne keto raporte, por kjo mund te shpjegohet edhe nga mungesa e nje lubrifikimi te duhur qe zakonisht ndodh kur nuk ka nje eksitim seksual nga ana e partnerit. 9. - Kohet e fundit kam patur probleme dhe veshtiresi ne organet gjenitale dhe kam frike se mos kam nje herpes. Megjithate dikush me tha se mund te jete dhe thjesht nje mukoze. - Kjo eshte e lehte per tu percaktuar, pasi herpesi eshte i dhimbshem dhe jep djegje te forte, ndersa mukozat ne organet gjenitale shkaktojne vecse renie te lekures. 10. - Per aresye te nje anemie te rendesishme burrit tim i kane rekomanduar qe te beje dhe nje punksion te palces se kurrizit. Doja te dija se cfare interesi ka kjo gje per shendetin e burrit tim dhe nese duhet bere apo jo ? - Duhet ditur se palca e kockes eshte nje organ riprodhues i qelizave te gjakut. Cdo dite ajo prodhon 150 miliard globula te kuqe, dhjetra miliard globula te bardha dhe me shume se 100 miliard “plaketa” te gjakut. Punksioni behet ne nivelin kockor ku ka me shume palce, sic eshte “sternum”-i. Pastaj ne mikroskop studiohet ekuilibri midis qelizave te pjekura dhe qelizave te reja qe jane ne rrugen e maturitetit te tyre, cka na deshmon per nje evolucion normal ose jo dhe se cfare duhet bere ne kete rast per te arritur ekuilibrin e duhur per organizmin. Sigurisht qe punksioni duhet bere ! 11. - Pas nje dreke apo darke te rende ne shpesh ankohemi per nje krize melcie. Por c’ndodh realisht ? - Te perzjerat, te vjellat, keputja, te fiktit, dhimbjet digjestive, etj, te gjitha keto, te cilat ndodhin pas nje ngrenie te yndyrshme dhe te shoqeruar me pije, s’kane te bejne me melcine. Eshte thjesht nje problem digjestimi, tretjeje. Ne fakt eshte temthi qe kontraktohet per te nxjerre vrerin qe te trese yndyrnat dhe kjo shpesh jep dhimbje. Ilaci me i mire eshte qendrimi ne diete per 1 ose 2 dite. 12. - Prej pak kohesh vuaj nga „hemionopzia“, cfare ka sjelle kufizimin e pamjes se syve te mij. Valle eshte kjo nje semundje e hipofizes ? - Hemionopzia (heminopsie) eshte humbja e shikimit ose e dobesimit te nje pjese te fushe-pamjes se syrit. Ajo eshte “laterale-homonyme” kur fushe-pamja eshte e kufizuar pergjysem, (pra gjysma djathtas apo majtas qendres se syrit). Ky shqetesim vjen si rezultat i disa aresyeve, por kryesisht si rezultat i semundjes se rrugeve optike qe gjenden pikerisht nen tru, atje ku gjendet hipofiza. Por sigurisht nje trajtim i shpejte lejon qe ne disa raste pamja e plote te rikthehet. 13. - Jam 23 vjecare dhe kam disa muaj qe kam shtuar 5 kg. Ka momente qe ndjehem mjaft e keputur dhe dyshoj se mos kam c’rregullime ne gjendrat tiroide. - Tek nje i ri shtimi i shpejte ne peshe, i kombinuar me nje lodhje te madhe te ben te mendosh per nje problem qe lidhet me tiroidet. Pergjithesisht sekrecionet e ketij glandi (gjendre) drejtojne proceset kryesore metabolike ne organizmin e njeriut. Nese ka nje sekrecion me teprice, tendenca e personit eshte renia ne peshe, pagjumesia dhe nervozizmi i shpeshte. Nese kjo gjender sekreton me pakice dhe nuk funksionon sic duhet, kjo gje sjell si rezultat nje rritje ne peshe, apati, lodhje te madhe, plogeshti. Per te percaktuar diagnozen e sakte duhet bere nje bilanc mbi gjendrat tiroide si dhe nje analize gjaku T4, TSH. Rezultatet do tregojne nese kemi te bejme me nje c’rregullim te gjendres apo jo.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| jam 35 vjeqare e kam te hejkur mitren se kam pas dhimbje shum ,po pas operacionit kam dhimbje prap qka preferoni ju , me ndihmoni ju faleminderit. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Perhapja E Islamit | Sabahi | Kurani dhe Jeta | 0 | 21-04-2007 17:01 |
| Keshilli i Muzikes Shqiptare | Administratori | Muzika | 9 | 27-01-2007 13:36 |
| Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! | informuesi | Politika shqiptare | 2 | 14-03-2006 14:41 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |