| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Mėlēia e grave dėmtohet mė shumė nga alkooli Aida Malaj Gratė janė mė tė rrezikuara se burrat pėr tu prekur nga sėmundja alkoolike e mėlēisė. Por si shfaqet dhe cilėt janė faktorėt e tjerė tė riskut pėr prekjen nga kjo sėmundje? Ja se ēfarė thotė mjekja gastro-hepatologe Edlira Ibra: Ēfarė ėshtė sėmundja alkoolike e mėlēisė? Ashtu si dėmtimi i mėlēisė nga viruset e hepatitit, edhe pėrdorimi pa kriter i alkoolit ėshtė njė sėmundje e shpeshtė dhe me pasoja serioze shėndetėsore e kėtij organi. Sėmundja alkoolike e mėlēisė ėshtė pasojė e veprimit tė drejtpėrdrejtė tė alkoolit mbi qelizėn e mėlēisė. Kėshtu qė alkooli konsiderohet njė faktor i vėrtetė rreziku pėr ēdo konsumator tė rregullt tė tij. Cilėt janė faktorėt e riskut pėr shfaqjen e kėsaj sėmundjeje? Siē e thamė dhe mė lart, konsumimi pa kriter i alkoolit ėshtė njė nga faktorėt kryesorė tė shfaqjes sė kėsaj sėmundjeje. Kėshtu, sasia e alkoolit tė pėrdorur pėrllogaritet nė pėrmbajtjen e etanolit nė pijen qė pėrdoret. Pėrdorimi i 20-40 gr etanol nė ditė ėshtė sasi qė konsiderohet e rrezikshme pėr mėlēinė. Kujtojmė qė 1 teke raki pėrmban 18 gr metanol apo 1 gotė verė 12 % pėrmban 11.7 gr etanol. Faktor tjetėr rreziku ėshtė kohėzgjatja e pėrdorimit tė alkoolit. Konsumatorėt sistematikė qė kanė pėrdorur pėr 10 vjet radhazi 150 gr metanol nė ditė janė mė tė rrezikuar nga cirroza e mėlēisė. Ndėr faktorėt e riskut konsiderohet edhe mosha. Sa mė e vogėl tė jetė mosha e konsumatorit tė alkoolit, aq mė tė rėnda janė dėmtimet e mėlēisė. Por numėrohen edhe seksi dhe predispozicioni gjenetik. Kush preket mė shpesh, femrat apo meshkujt? Femrat dėmtohen nga alkooli shumė mė shpejt dhe mė rėndė se meshkujt. Ndoshta kjo lidhet me veēoritė hormonale tė tyre. Sa ndikon predispozicioni gjenetik nė shfaqjen e sėmundjes? Studime tė shumta tregojnė se, ky faktor luan rol tė rėndėsishėm jo vetėm nė shkallėn e dėmtimit tė mėlēisė, por edhe nė fenomenin e vartėsisė ndaj alkoolit. Dua tė theksoj kėtu se, gėrshetimi i njėkohshėm i pėrdorimit tė alkoolit me infektimin e mėlēisė nga viruset e hepatiteve shkakton dėmtime tepėr tė rėnda nė mėlēi. Ēfarė pasojash tė tjera sjell nė mėlēi pėrdorimi pa kriter i alkoolit? Pasojė e pėrdorimit pa kriter tė alkoolit ėshtė dhjamosja e mėlēisė si pasojė e depozitimit tė yndyrave nė qelizėn e mėlēisė dhe cirroza alkoolike qė pėrfaqėson njė dėmtim terminal tė mėlēisė. Steatoza e mėlēisė, ose dhjamosja e mėlēisė, pėrveē alkoolit, shkaktohet dhe nga faktorė tė tjerė siē janė: dieta e pasur me yndyra, mbipesha, diabeti i sheqerit apo dhe pėrdorimi i estrogjenėve dhe i kortizonikėve. Ēfarė shenjash klinike ka sėmundja? Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, sėmundja zhvillohet pa shenja klinike dhe zbulohet rastėsisht nga njė ekzaminim ekografik tė bėrė pėr arsye tė ndryshme. Nė disa raste tė sėmurėt ankohen pėr dobėsi trupore, kėputje gjunjėsh, apo ērregullime tė tretjes, tė cilat shkaktohen si pasojė e dėmtimit tė njėkohshėm tė stomakut, duodenit, pankreasit nga pėrdorimi i alkoolit. Nė rast se dėmtimi alkoolik gėrshetohet edhe me dėmtimet e mėlēisė nga viruset e hepatitit, shenjat klinike janė shumė: turbullimet e tretjes, dhimbje barku nė kuadratin e sipėrm tė djathtė, lodhje e shpejtė fizike e mendore, ulje oreksi rėnie nė peshė deri nė temperaturė 37.5-37.8 gradė. Nė ekzaminimin ekografik dhe nė vizitėn me dorė konstatohet zmadhimi i mėlēisė nga 3 cm deri nė 6 cm poshtė harkut tė brinjės sė djathtė. Ndėrsa nė analizėn e gjakut konstatohet rritje e transaminazave (transaminazat janė enzima tė citoplazmės qė ēlirohen nė gjak kur qelizat hepatike vdesin). Si mund tė mjekohet sėmundja? Kushti vendimtar pėr tė pasur njė mjekim tė efektshėm ėshtė ndėrprerja kategorike e pėrdorimit tė mėtejshėm tė alkoolit. Eshtė kaq i rėndėsishėm ky moment, aq sa dhe ndikimi pozitiv i barnave nė ato raste kur i sėmuri vazhdon tė konsumojė alkool, qoftė edhe nė sasi tė vogėl, ėshtė i paefektshėm. Dieta e shėndetshme pėr mėlēinė Njė dietė e ekuilibruar me tė gjithė pėrbėrėsit fiziologjikė, duke mėnjanuar rastet e tepėrta tė yndyrave dhe sheqernave, e pasur me vitamina dhe kripėra minerale, do tė ishte ideale pėr tė patuar njė mėlēi tė shėndetshme. Dieta mesdhetare aleate kundėr tumorit nė gojė Dieta mesdhetare qė bazohet nė fruta-perimet e freskėta, vaji i ullirit, vera dhe drithėrat, ėshtė aleatja mė e mirė e shėndetit tė gojės sė njeriut. Makaronat, frutat dhe perimet e freskėta, por dhe mishi i pjekur si duhet mbrojnė mishrat e dhėmbėve jo vetėm nga kariesi, por dhe nga armiq tė tjerė, e mbi tė gjitha nga kanceri nė gojė. Tė paktėn ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė kryer nga Francesco Riva, drejtor i klinikės kirurgjikale tė odontostomatologjisė nė Romė. Sipas studiuesit, aftėsitė mbrojtėse tė dietės mesdhetare i atribuohen antioksidantėve qė pengojnė formimin e tumoreve. Dieta mesdhetare ėshtė njė balsam i vėrtetė pėr tė gjithė organizmin, duke nisur qė nga goja, tė cilėn e mbron jashtėzakonisht shumė. Tė rrezikshme pėr shėndetin e gojės duket tė jenė ushqimet e gatshme, tė skuqura, tė cilat fatkeqėsisht po konsumohen gjithmonė e mė shumė, thekson Riva. Dua tė di ēfarė ėshtė otoskleroza Pėrshėndetje! Jam njė burrė 50 vjeē dhe doja tė dija se ēfarė ėshtė otoskleroza. Nga se shkaktohet dhe cili ėshtė mjekimi mė i mirė. Kesaj pyetje mjeku otorino-laringolog, doktor shkencash, Dilaver Bajrami, i pergjigjet: Dėgjimi rregullohet nga njė mekanizėm i ndėrlikuar veprimi, gjatė tė cilit ngacmohet organi receptiv dhe ky ngacmim, pasi shndėrrohet nė impuls nervor, pėrcillet nė koren e trurit, ku kryhet analiza dhe sinteza e tij qė lidhet pastaj me veprimet e organizmit. Pra, kemi transmetim fizik tė tingullit dhe receptimit tė tij dhe dėmtimi i ēdonjėrit nga kėta komponentė ka si pasojė pakėsimin e dėgjimit nė shkallė tė ndryshme. Otoskleroza ėshtė njė sėmundje e guaskės sė veshit tė brendshėm qė ka si pasojė uljen e dėgjimit, pikėrisht nga dėmtimi i transmetimit fizik tė tingullit. Shkaqet e kėsaj sėmundjeje janė akoma tė panjohura, por ėshtė e njohur trashėgimia e saj. Dihet gjithashtu qė prek mė shumė femrat sesa meshkujt. Sėmundja konstatohet nė mė tė shumtėn e rasteve nė dekadėn e dytė tė jetės, nė moshėn 20-25 vjeē. Te gratė ėshtė vėnė re se, dėgjimi rėndohet mė shumė gjatė barrės ose fill pas saj. Shumė rrallė sėmundja shfaqet para pubertetit, ose pas moshės 50 vjeē. Otoskleroza ėshtė njė sėmundje qė karakterizohet nga pakėsimi i dėgjimit dhe zhurmė nė vesh. Pakėsimi i dėgjimit shkon gjithnjė duke u shtuar dhe me kalimin e kohės mund tė theksohet deri nė atė shkallė sa tė pengojė tė sėmurin qė tė aktivizohet nė jetėn shoqėrore. Pėr sa i pėrket mjekimit tė saj, pėrderisa mungojnė njohuritė e saktė mbi shkakun e sėmundjes, nuk mund tė flasim pėr mjekimin e saj me barna, pėrveē atij kirurgjikal. Pėrpjekjet pėr mjekimin kirurgjikal kanė filluar qysh para njė shekulli, por vetėm kėta dhjetėvjeēarėt e fundit u gjet rruga drejt e zgjidhjes, me anė tė operacioneve mikrokirurgjikale si rezultat i pėrparimit tė fizikės optike, pasi manipulohet nė njė hapėsirė tė ngushtė dhe delikate siē ėshtė veshi i mesėm dhe ai i brendshėm. Rezultatet e operacionit evidentohen qė nė tavolinėn operatore, kur pacienti papritur fillon tė dėgjojė menjėherė pas kaq kohėsh shurdhėsie dhe mungese komunikimi me njerėzit.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Limos Dizdari - Me muzike dua te laj shpirtin nga balta e politikes | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 13:46 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |