| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kur dieta pėrfshihet nė stilin e jetės Revista JETA Vrapo pėr tiu larguar nepsit. Shih ēfarė ha. Respekto ca rregulla krejt ndryshe nga ato gramaturat e mėrzitshme tė dietave qė tė stresojnė. Dhe do shohėsh qė forma perfekte nuk ėshtė pamundur Tani po qė nuk mund tė shtyhet mė ndryshimi i programit dhe regjimit pėr ta pėrshtatur me kriteret qė stina e dekolteve dhe minifundeve, madje dhe e rrobave tė banjės, kėrkon. Duhet tė vendoswsh nė qendėr tė objektivave formėn perfekte trupore. Tė arrish peshėn ideale, por dhe ta ruash atė, kėrkon pak a shumė tė njėjtin kujdes: duhet tė hash ushqime tė shėndetshme, tė kontrollosh masat e porcioneve dhe tė bėsh ushtrime rregullisht. Po qė trupi tė mos pranojė kilogramėt shtesė, duhet tė mėsohet me disa rregulla, tė cilat duke i futur nė rutinėn e sjelljes nuk do duken aspak tė bezdisshme, pėrkundrazi pas pak kohėsh do bėhen pjesė e natyrshme e jetės sė pėrditshme. Ja ku janė 20 ide qė tė pėrforcosh stilin e shėndetshėm tė jetės dhe tė kesh njė shqetėsim mė pak pėr sa i pėrket paraqitjes. Ushtrohu 30 -60 minuta ēdo ditė. Po ta kesh kohėn tė kursyer, bėj ushtrime disa herė gjatė ditės pėr periudha tė shkurtra, pėr shembull tri herė nga 10 minuta deri nė njė herė tė vetme 30 minuta. Ha tri vakte tė shėndetshme gjatė ditės pėrfshirė njė mėngjes tė pasur. Tė mėnjanosh vaktet do tė thotė tė rrisėsh urinė. Kjo mund tė shpjerė nė tejngrėnie. Pėrqendrohu te frutat dhe perimet. Mbushe pjatėn me drithėrat e mėngjesit, me luleshtrydhe ose banane tė prera. Pėrzieje kosin me manaferra dhe pjeshkė. Mbushe sanduiēin me perime, si domate, lakėr, qepė, speca dhe kungull. Pesho veten rregullisht. Kontrolli i peshės tregon a po funksionojnė mėnyrat e tua dhe ndihmon tė spikasėsh shtesat e vogla para se tė bėhen tė mėdha. Mos mbaj ushqime tė gatshme nė shtėpi. Po tė jesh nga ato qė sa herė mėrziten kanė nevojė pėr ushqime tė yndyrshme dhe shumė kalorike, mė mirė mos tė kesh tė tilla afėr. Ushqimi i gatshėm ėshtė njė nga nxitėsit pėr tė ngrėnė. Planifiko njė aktivitet familjar. Me gjithė familjen shkoni pėr njė shėtitje me biēikletė, pėr vrap, apo thjesht luani me top. Ha nė fillim ushqime tė shėndetshme. Ha ushqime tė shėndetshme dhe tė varfra nė kalori fillimisht, qė kur tė vijė koha pėr tė provuar tė preferuarat e tua, tė skuqura apo ėmbėlsira, nuk do jesh aq e uritur. Kushtoju rėndėsi racioneve. Shėrbeji ushqimet tė vendosura nė pjatė nė vend qė tė vendosėsh njė supierė apo tė ngjashme me tė mbi tavolinė. Servir mė pak se sa mendon se do hash. Mund tė marrėsh pėrsėri nėse vėrtet do jetė e nevojshme. Krijo mundėsi pėr tė qenė aktive. Shko pėrherė nė kėmbė nė dyqan. Ndiqi pas fėmijėt nė lojėrat e tyre. Ulu nė tavolinė me familjen pėr vaktet. Shmang ngrėnien para televizorit. Ndjekja e televizionit ndikon shumė nė ēfarė dhe sa hanė njerėzit. Shiko ēfarė ha. Tė hash direkt nga ambalazhi nuk tė jep idenė e sasisė qė po ha. Ta shikosh ushqimin nė pjatė tė bėn tė ndėrgjegjshme pėr sa po ha. Alterno aktivitetet e tua. Ndrysho rregullisht rutinėn e aktivitetit tėnd pėr tė shmangur veljen me njė ushtrim. Ec disa ditė, noto njė tjetėr dhe bėj shėtitje me biēikletė. Zbulo aktivitete tė reja: karate, kėrcim, tenis. Qetėso ditėn tėnde. Stresi mund tė tė shkaktojė uri. Krijo strategji qė tė ndihmojnė tė qetėsohesh kur kupton se je e stresuar. Bėj ushtrime, merr frymė thellė, madje dhe teknikat e ēlodhjes sė muskujve apo njė e qeshur mund ta lehtėsojnė mėrzinė. Ha nė shtėpi. Njerėzit hanė mė shumė ushqim nė restorant se sa nė shtėpi. Pėrcakto sa shpesh ha nė restorant. Nėse vėrtet ha shpesh jashtė, atėherė vendos ēfarė dhe sa do hash para se tė porosisėsh. Planifiko vakte tė ndėrmjetme tė shėndetshme. Vaktet mė tė mira tė ndėrmjetme pėrfshijnė frutat, perimet, drithėrat dhe produkte bulmeti me pak yndyrė. Frutat tė freskėta apo frutat e prera nė kos, krekėrsa me drithėra janė tė gjitha zgjedhje tė mira. Pėrgatit njė mėngjes me drithėra shumė fibroze Kėrko ato thekra qė pėrmbajnė nė emėrtim me krunde ose fibra. Ose shto pak lugė gjelle miell tė plotė nė drithėrat e tua tė preferuara. Ec 10 minuta nė orarin e drekės. Ose zgjohu disa minuta mė herėt nė mėngjes dhe bėj njė shėtitje tė shkurtėr. Planifiko njė pazar tė pėrjavshėm. Bėj njė listė tė detajuar kur shkon pėr tė blerė ushqime, qė tė shmangėsh ato vajtjet urgjente nė dyqan, ku i nėnshtrohesh impulsit. Kėrko tė shpėrqendrohesh kur po lufton me nepsin. Telefono njė mikeshė, vėr muzikė dhe bėj ushtrime ose kėrce, bėj punė shtėpie ose nisja vrapit. Kur mendja nis tė punojė pėr diēka, nepsi largohet. Shpėrble veten. Tė biesh nė peshė ėshtė njė arritje e madhe. Shpėrbleje veten me ēmime jo ushqimore, njė veshje tė re, ose njė dalje me miqtė. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| Grua | lostparadise | Letersia | 0 | 03-02-2008 16:12 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |