Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Keqformimet e lindura ne zemer!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 05-03-2006, 16:16
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Keqformimet e lindura ne zemer!

Keqformimet e lindura ne zemer
Ēdo vit shfaqen rreth 350 raste me vrimė nė zemėr
Operacionet nė zemėr, fėmijėt duhet tė jenė mbi 1 vjeē

Zirina Llambro

Ēdo vit nė vendin tonė shfaqen rreth 350 raste tė reja tė fėmijėve qė lindin me defekt nė zemėr. Spitali Pediatrik nė qendrėn spitalore universitare ėshtė i vetmi qė ofron asistencė mjekėsore pėr kėta fėmijė, pjesa mė e madhe e tė cilėve duhet patjetėr tė kryejnė njė ndėrhyrje kirurgjikale pėr tė vazhduar normalisht jetėn.
Ndonėse nė Shqipėri realizohen njė pjesė e konsiderueshme e kėtyre ndėrhyrjeve, kushtet spitalore nuk lejojnė kryerjen e operacioneve tek fėmijėt e moshės nėn njė vjeē. “Duhet patjetėr qė fėmija qė do tė operohet tė kėtė njė peshė mbi 9 kg dhe tė ketė kaluar vitin e parė tė jetės”, shprehet shefja e Kardiopediatrisė, Rajomonda Niko, e cila ka rreth 30 vjet qė punon nė kėtė pavijon. Megjithatė, ajo pohon se vitet e fundit nga mjekėt kanė nisur tė realizohen edhe operacione tė ndėrlikuara, tė cilat nuk kryheshin mė parė. Sipas saj, ėshtė ulur edhe pesha qė duhet tė ketė njė fėmijė pėr tė pėrballuar kėto ndėrhyrje. “Personeli mjekėsor ėshtė i specializuar dhe mund tė kryejė operacione edhe tek kėta fėmijė, por mendoj se problemi qėndron tek aparaturat”, shprehet Rajmonda Niko. Ajo thekson se ky spital ka pasur edhe disa bashkėpunime me mjekė tė huaj, tė cilėt kanė asistuar nė operacione tė vėshtira qė janė kryer nga mjekė vendas.

Mjekėt italianė
Qė prej njė viti nė Shqipėri vijnė disa mjekė italianė, tė cilėt ofrojnė eksperiencėn ė tyre nė sallat e operacionit dhe asistencė pėr mjekėt shqiptarė. Ata vijnė njėherė nė dy muaj dhe marrin pėrsipėr raste tė vėshtira. “Nė fakt ėshtė njė ndihmesė shumė e madhe ardhja e kėtyre mjekėve, por mendoj se nuk ėshtė kjo zgjidhja, pasi pėr aq kohė sa rrinė ata nuk mund tė realizohet numėr i madh operacionesh”, shprehet mjekja tjetėr kardiokirurge, Numila Kumneshka. Ajo pohon gjithashtu se operacionet e kryera nga stafi i mjekėve italianė dhe atyre shqiptarė kanė rezultuar shumė tė suksesshme. Rreth njė muaj mė parė, me ndihmėn e kėtij stafi iu shpėtua jeta njė vajze 4-muajshe, duke shėnuar kėshtu njė hap mė shumė nė realizimin nė njė kohė tė dytė e tė gjitha kėtyre operacioneve nė vend pas disa vitesh. Njė tjetėr problem shqetėsues pėr Pediatrinė e QSU-sė mbetet mungesa e njė mjeku tė specializuar pėr kryerjen e njė ekzaminimi shumė tė rėndėsishėm. Aparati i hemodinamikės, i instaluar nė kardiologjinė e spitalit pėr tė rritur, ėshtė e vetmja aparaturė nė tė gjithė vendin e domosdoshme pėr identifikimin e disa rasteve tė ndėrlikuara tė kėtyre keqformimeve. Por ky ekzaminim nuk mund tė kryhet, pasi mungon njė mjek specialist. Kėshtu, rreth 30% e rasteve, tė cilėt e kanė tė domosdoshėm kryerjen e kėsaj analize ose i nėnshtrohen rrjedhės natyrale dhe humbin mė pas jetėn, ose i vetmi shans pėr ta ėshtė qė tė shkojnė jashtė shtetit. Mjekėt italianė qė vijnė njėherė nė dy muaj nė kryeqytet marrin me vete edhe specialistin pėr kryerjen e kėtij diagnostikimi. Nė fakt nuk dihet se mbi kė bie pėrgjegjėsia pėr kėtė mungesė, pasi qė tė prishet njė aparaturė ėshtė diēka qė ndodh shpesh nė QSU, ndėrsa qė aparatura tė ekzistojė dhe tė mungojė mjeku specialist duket se ndodh shumė mė rrallė.

Operacionet
Ēdo vit, nė Pediatrinė e qendrės spitalore universitare “Nėnė Tereza” kryhen rreth 50-60 operacione kirurgjikale nė zemėr tek fėmijėt, me qėllim riparimin e defekteve tė lindura. ”Ka edhe nga ato raste pėr tė cilat nuk mund tė bėhet asgjė dhe ne komunikojmė menjėherė me prindėrit pėr t’i informuar”, shprehet shefja e pavijonit tė Kardiokirurgjisė, Raimonda Niko. Ajo pohon gjithashtu se nė tė gjithė eksperiencėn e saj 30-vjeēare kjo ėshtė detyra mė e vėshtirė: “Ti japėsh kėtė lajm kaq tė hidhur njė prindi kur je prind vetė dhe e di sa e vėshtirė ėshtė pėr t’u pėrballuar, ėshtė vėrtetė e dhimbshme edhe pėr ne”. Megjithatė, ajo thekson se detyra e mjekut ėshtė tė thotė tė vėrtetėn dhe tė japė shpresė atėherė kur vėrtet ka shanse qė fėmija tė jetojė. Edhe pse kėto raste ekzistojnė, ato janė mė tė rralla krahasuar me keqkeqformime, tė cilat mund tė riparohen. ”Raporti mes rasteve qė kanė shpėtim ėshtė disa herė mė i madh midis rasteve qė kanė shpresė, qė pas ndėrhyrjes tė vazhdojnė jetėn normalisht dhe ata pėr tė cilėt nuk mund tė bėhet asgjė”.

Shkaqet e keqformimeve
Infeksionet virale qė nėna kalon gjatė barrės, rrezatimet radioaktive, predispozicioni gjenetik apo sėmundja e hipertensionit janė disa nga shkaqet, qė mund tė ēojnė nė krijimin e kėtyre keqformimeve tė lindura. ”Mund tė jetė edhe kombinim i dy apo tre prej kėtyre shkaqeve”, thotė mjekja kardiopediatre, Numila Kumneshka. Megjithatė, sipas saj, nuk ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se cilėt janė shkaktarėt e vėrtetė tė kėtyre deformimeve.

350 femije
ēdo vit evidentohen me keqformime tė lindura nė zemėr. Nga kėta, pjesa mė e madhe pas ndėrhyrjeve kirurgjikale vazhdojnė jetėn normalisht
1 vjeē
ėshtė mosha, qė duhet tė ketė njė fėmijė me defekt tė lindur nė zemėr pėr t’u operuar nė vendin tonė. Para kėsaj moshe operacionet nuk realizohen
50 operacione
kryen ēdo vit nė pediatrinė e kryeqytetit pėr fėmijėt me keqformime tė lindura. Ka nga ato operacione, tė cilat nuk mund tė realizohen nė vend
9 kilograme
ėshtė pesha mesatare, qė duhet tė ketė njė fėmijė para se tė futet nė sallėn e operacionit, peshė kjo e pėrcaktuar pėr kėto ndėrhyrje
400 mije
lekė kushton analiza e hemodinamikės, e cila nuk kryhet qė prej disa vitesh nė vendin tonė, pasi nuk ka njė mjek specialist pėr ta kryer
10 femije
mund tė ēohen ēdo vit pėr tė kryer ndėrhyrje jashtė vendit, tė cilat nuk mund tė realizohen nė Shqipėri, por ky numėr nė realitet ėshtė shumė mė i vogėl

Vajza 14-muajshe, qė u operua me ndihmėn e Italianėve
Leonela Kaja, nga Berati, ėshtė fėmija i parė pėr familjen Kaja. Nėna e saj Eriona vetėm buzėqesh dhe nuk i ndahet pėr asnjė ēast sė bijės. Vajza e saj ėshtė operuar rreth tre javė mė parė nga mjeku kirurg, Arben Baboēi, me asistencėn e mjekėve italianė. ”Kishte vrimė nė zemėr dhe venat e gjakut shumė tė ngushta, por doktori e mori pėrsipėr dhe doli me sukses”, thotė e ėma. Ajo nuk nguron tė pohojė se i duket sikur ka hequr njė barrė tė madhe nga supet dhe se gjithēka qė mund t’i ndodhė, mund ta pėrballojė me mė lehtėsi. ”Leonela ėshtė fėmija i parė dhe kur e mora vesh qė kishte kėtė problem vetėm qaja ēdo ditė. Eshtė aq e vogėl dhe hoqi gjithė kėtė siklet”, thotė e ėma. Vajza 14-muajshe duket se e ka marrė veten plotėsisht. Asaj i mbeten vetėm disa ditė pėr tė lėnė spitalin. Por pėr disa kohė ajo duhet tė vijė muaj pėr muaj qė tė bėjė eko nė Pediatri, pėr tė parė nėse mund tė kėtė komplikacione apo gjithēka ėshtė nė rregull.

Nėndrejtori i QSU operoi 3 vjeēarin me defekt nė zemėr
Edhe njė tjetėr fėmijė nga Berati do tė vazhdojė normalisht jetėn pas ndėrhyrjes sė realizuar 1 muaj mė parė. Emiliano Aliaj ishte njė vjeē e gjysmė, kur pas ekzaminimeve tė kryera nga mjekėt rezultoi se kishte njė defekt tė lindur nė zemėr. ”Pas kėtyre vizitave mjekėt na thanė qė ta mbanim nėn mbikėqyrje dhe kur erdhėn specialistėt italianė na thanė se ishte e domosdoshme tė futej nė sallėn e operacionit”, tregon e ėma. Ajo pohon se edhe pse nuk kishte vend pėr panik, deri sa mbaroi operacioni ka qenė nė ankth dhe vetėm kur i thanė se doli me sukses filloi tė merrte veten. Kjo ndėrhyrje u krye nga mjeku kardiokirurg, Edvin Prifti, qė njėkohėsisht ėshtė edhe nėndrejtori i qendrės spitalore universitare “Nėnė Tereza”. Operacioni doli me sukses dhe Emiliano mund tė luajė tashmė me shokėt e tij. Atij i mbeten vetėm pak ditė qėndrimi nė Pediatri dhe mund tė kthehet bashkė me nėnėn e tij nė shtėpi.

Diagnostikimi
Aparati i hemodinamikės ėshtė njė nga aparaturat e rėndėsishme diagnostikuese pėr fėmijėt, qė lindin me keqformime nė zemėr. Prej disa vitesh mungon mjeku specialist pėr kryerjen e kėsaj analize, gjė qė u kushton jo pak fėmijėve qė e kanė tė domosdoshėm kėtė diagnostikim. Kėshtu, rreth 30 pėr qind tė rasteve me defekt nė zemėr, nė mungesė tė kėsaj analize ose i nėnshtrohen rrjedhės natyrale dhe humbin jetėn pas disa vitesh, ose zgjidhja e vetme ėshtė ta kryejnė jashtė vendit.
Operacionet jashtė Shqipėrisė
Nė qendrėn spitalore universitare “Nėnė Tereza” ekziston njė komision i posaēėm, i cili mblidhet sa herė duhet tė shqyrtohet ndonjė rast i rrallė sėmundjeje, qė ka shpėtim vetėm nėse kryhet ndėrhyrja jashtė. Ky komision vendos qė maksimalisht ēdo vit tė nisen rreth 10 fėmijė jashtė vendit, por realisht duket se numri i fėmijėve qė ēohen me shpenzimet e shtetit pėr t’u operuar nė vendet e tjera ėshtė mė i vogėl. Pėr fėmijėt deri nė moshėn njė vjeē edhe nė Shqipėri operacionet janė falas.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Bariē, trajneri qė i dha zemėr mėkatarėve informuesi Sporti Shqiptar 0 27-11-2007 08:01
Ish-trajneri i jep zemėr Canės informuesi Sporti Shqiptar 0 25-09-2007 12:50
5 strategjite per nje zemer te forte! Administratori Njeriu dhe shendeti 5 25-01-2007 16:28
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:08.




Parajsa Shqiptare