| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kaliumi, i nevojshem per zemren dhe flukset nervore Mungesa e kaliumit mund te jete ne origjine te shqetesimeve kardio-vaskulare dhe te hipertensionit Perse sherben kaliumi? Ky mineral luan nje rol thelbesor ne kontraksionet e muskujve dhe te zemres, por edhe ne transmetimin e flukseve nervore. Ato nderhyjne ne funksionimin neuro-muskular dhe ja pse kaliumi lufton edhe kunder ngerceve. Kaliumi merr pjese gjithashtu ne funksionimin e gjendrave mbiveshkore qe rregullojne stresin si dhe ne prodhimin e energjise. Perse na mungon? Mungesat me te medha te kaliumit vijne si rezultat i konsumit te tepert te natriumit permes kripes. Ne fakt, kaliumi dhe natriumi ne organizem, jane ne ekuiliber mes tyre. Perendimoret harxhojne tri here me shume natrium (permes kripes) se sa kalium. Ky cekuiliber midis dy mineraleve eshte ne origjine te hipertensionit arterial, te shqetesimeve kardiake apo cerebrale, te humbjes se kalciumit, te gureve ne veshka apo te osteoporozes. Me pak te renda, por po aq shqetesuese, jane shenjat paralajmeruese te mungeses se kaliumit si lodhja, ngercet, fryrjet e barkut, veshtiresia intestinale. Cilat jane zgjidhjet? Per te zgjidhur problemin dhe rivendosur nje ekuiliber rreth harxhimit te teper te natriumit, popujt e vendeve perendimore duhet te konsumojne me shume kalium. Mire do te ishte qe te konsumohej 4 here me shume kalium se sa natrium. Nje ushqim i ekuilibruar mund te sjelle vendosjen e nje ekuilibri te duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe te mos kaloje 2,5 g ne dite. Duhen shmangur sallamrat, supat e pergatitura ne menyre industriale, gjellet e fabrikuara dhe qe kane shume kripe, etj. Se pari duhen konsumuar ushqime qe permbajne shume kalium. Ku e gjejme kaliumin? Minerali i kaliumit eshte i pranishem ne bimet. Me te pasura me te jane zarzavatet (si fasulet, thierrzat, etj) ; frutat e thata (hurmat e Arabise, fiqte, etj); arrat, bajamet; patatet, zarzavatet jeshile, si spinaqi; frutat e fresketa, etj, te cilat jane nje burim i mire ne kalium. Por kujdes, pasi gatimi me uje ben qe zarzavatet te humbasin 50-70 % te kaliumit qe kane. Ja pse duhet perdorur gatimi me avull, ose frutat dhe zarzavatet te konsumohen te gjalla. Per ata qe jane llupesa, cokollata eshte nje burim i mire kaliumi. Doza e duhur Per njeriun, doza e duhur llogaritet ne 2000 g per nje person me peshe 50 kg. Kaliumi qe gjendet ne nje raport me 100 gr eshte : Kajsia e thate - 1.800 mg; fasulet - 1.300 mg; thierrzat - 1.200 mg; kumbulla - 840 mg; hurma Arabie - 480 mg; spinaq, patate, - 420 mg.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 13 | 21-04-2007 17:33 |
| Perhapja E Islamit | Sabahi | Kurani dhe Jeta | 0 | 21-04-2007 17:01 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |