Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Guret e temthit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2007, 01:03
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Guret e temthit

Guret e temthit

Nderhyrja kirurgjikale eshte e nevojshme vetem kur dhimbja behet e padurueshme. Trajtimi me i zakonshem i tyre eshte heqja e fshikezes se temthit.

Cfare jane guret e temthit ?
Formimi i gureve ne temth shkaktohet zakonisht nga nje tepri e madhe e kolesterolit ne lengun e temthit. Kur njeriu, p.sh. gjate nates nuk ushqehet, lengu (vreri) qendron ne qetesi ne temth. Atehere kolesteroli kristalizohet dhe pastaj formon gure te ngjashem me guret e vegjel. Guret e temthit (litiaze biliare) jane nje semundje e perhapur ne Shqiperi, ashtu si dhe guret e veshkave. „Lithos“ ne greqisht do te thote gure. Ne France, 40% e popullsise mbi 60 vjec dhe vecanerisht grate vuajne me shume nga kjo semundje. Obeziteti dhe diabeti, ose mungesa e veprimtarise sportive e shtojne kete mundesi. Nga pikepamja anatomike fshikeza e temthit eshte nje organ me gjatesi prej rreth 10 cm i gjate dhe permban rreth 50 ml vrer ne nje ngjyre jeshile. Nga jashte fshikeza e temthit mbulohet nga nje membrane e holle e vendosur poshte melcise, dhe qe quhet peritoneum. Pergjithesisht njihen 3 lloje guresh: kolesterinike (qe perbehen nga kolesteroli); pigmentare (qe perbehen nga polimeret e bilirubines) dhe guret e perzier, qe jane ata te zakonshmit. Sigurisht, shkak eshte se me e kalimin e moshes, rritet perqindja e kolesterolit ne gjak. Jeta behet me sedentare, pra me me pak levizje.

Kur duhet operuar ?
Shumica e gureve te temthit, shpesh te nje dimensioni te vogel, nuk japin asnje shenje apo simptome. Pra eshte e panevojshme ti heqesh. Por kur ata sjellin dhimbje, duhet menduar per ti hequr. Ne fakt keto dhimbje shpesh pasohen me komplikacione te renda. Guret bllokojne temthin ose kanalet qe e cojne ne zorre, duke sjelle keshtu nje kolike hepatike (dhimbje e forte e melcise, kur guri bllokon daljen e temthit, zakonisht pas nje ushqimi teper te yndyrshem), nje kolecistit te forte (si pasoje e infeksionit te pareteve te fshikezes se temthit), angiokolit (me ethe gjer ne 39° - 40° qe mund te coje dhe ne septicemi, infeksion i pergjithshem ne gjak), apo nje pankreatit (inflamacion te pankreasit).

A jane me efekt ilacet ?
Po, ilacet jane me efekt. Ky lloj trajtimi rekomandohet akoma kur ende nuk mendohet per operacion, vecanerisht tek te moshuarit. Por megjithate gjysma e pacienteve te trajtuar keshtu kane patur perseritje te gureve, madje dhe komplikacione. Per kete aresye ne shumicen e rasteve kirurgjia eshte mjeti me i mire per tu sheruar. Por, ka raste qe ne disa paciente perdoren dhe rrezet lazer.

Ne cfare qendron kjo nderhyrje kirurgjikale ?
Kjo ka te beje me heqjen e gjithe fshikezes se temthit dhe jo vetem te gureve. Ne shumicen e rasteve, operacioni zgjat 3 ore, duke praktikuar laparoskopine: nje kirurg ben 4 prerje per te lejuar kalimin e mikroinstrumenteve. Nderhyrja fillon me nje fryrje te barkut me gaz, qe te ngrihet pareti i barkut ne menyre qe instrumentet brenda te punojne pa veshtiresi. Pas operacionit gazi thithet dhe hiqet nga barku.
Ky operacion zhvillohet me anestezi lokale apo te pergjitheshme ?
Me laparoskopi apo me hapje klasike te barkut, anestezia eshte gjithnje e pergjitheshme.

Po pas operacionit ?
Pas laparoskopise, qendrimi ne spital zgjat 48-72 ore. Qe te nesermen pacienti mund te haje. Dhimbjet lehtesohen pas 3 ditesh. Ne shpatulla ndihet nje dhimbje e lehte pas futjes se gazit ne bark. Nje jave pas operacionit, pacienti fillon nje veprimtari normale. Por, nje regjim ushqimor eshte i nevojshem ne keto raste. Ne ½ e rasteve, operacioni pasohet me nje lloj diarreje. Perseritja e krijimit te gureve mund te ndodhe ne 1/100 e rasteve. Vreri eshte nje leng qe fabrikohet nga melcia. Permes tij eliminohen substancat toksike si kolesteroli, etj. Vreri luan rol te rendesishem ne tretjen e yndyrnave ne zorre.
Fshikeza e temthit eshte nje qeske e vogel ne rrugen qe pershkon vreri midis melcise dhe zorres. Ajo depoziton vrerin gjate kohes se qetesise dhe e cliron ate gjate ngrenies.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Po e Gjetet!!!!!! Goca_e_urte Gjeagjeza 83 11-05-2008 14:10
Te lexosh UNAZEN...! Administratori Kuriozitete 0 07-08-2007 15:21
Paul Jugers - Guret e veshkave dhe roli i madh i lengjeve Administratori Njeriu dhe shendeti 0 12-03-2007 01:05
Ne sarajet e restauruara te bejlereve libohovite Administratori Historia 0 27-04-2006 14:58
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:57.




Parajsa Shqiptare