| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Gastro-enteriti Prof. Gérard Cheron, Prof. Francois Pietie Cdo vit, mijera e mijera njerez kalojne gastroenterit. Ky infeksion eshte me i shpeshte ne muajt e dimrit. Disa keshilla per ti patur parasysh, vecanerisht per njerezit e brishte, ne menyre qe ata ti shmangin komplikacionet e mundeshme. Diarre, te perzjera, te vjella… Me kete treshe klasike njerezit tashme jane mesuar. “ Prej shume kohesh, vecanerisht ne dimer une do te kaloj 1 ose 2 gastroenterite ” - thote nje pacient. Dhe skenari i semundjes eshte i njejte… Shkak - viruset dhe bakteriet Ne mengjes, njeriu i prekur nga “gastroenteriti” ngrihet i sekelldisur dhe ne mbremje ze shtratin. E njejta gje ndodh si dhe me pare: “ Me kalimin e kohes sikur jam mesuar dhe i duroj me mire simptomat, madje e kuptoj se kur do te ze krevatin ”, - thote dikush. Gastroenteriti eshte nje infeksion i faqeve anesore te tubit digjestiv dhe ndodh si shkak i nje “agresioni” qe me te shumten e rasteve shkaktohet nga nje mikrob. Po perse gastroenteriti sjell te perzjera dhe te vjella ? Sepse stomaku dhe zorret mbrohen kunder ketij mikrobi qe ka hyre ne trup, duke dashur ta nxjerrin jashte ate. Ja pse zorret kontraktohen dhe ne ndjejme spazma e ngerce qe shpesh e shoqerojne kete semundje. Per kete gjendje, shkak mund te jene shume lloj mikrobesh. Ne helmimet ushqimore (intoksikacionet) behet fjale shpesh per salmonelen apo kolibakteret. P.sh. keshtu ndodhi dhe me shume persona qe u helmuan nga qoftet te cilat ishin te ngrira dhe te infektuara. Ne keto raste, gastroenteriti vazhdon disa dite. Ethet jane te shpeshta dhe trajtimi me antibiotike mund te jete i nevojshem. Epidemite sezonale qe shpesh vijne ne nje kohe me gripin dhe infeksionet e tjera virale nga rruget e frymemarrjes jane pergjithesisht jo malinje. Shperndarja e infeksioneve varion ne funksion te tipit te virusit, por edhe sipas trupit te njeriut, organizmit dhe moshes se tij. Gastroenteriti tek femijet Gastroenteritet tek femijet jane shume te shpeshta. Ata shtrohen ne spitale pasi gastroenteriti u shkakton dehidratim , pra humbje te ujrave ne trupin e tyre. Ky eshte dhe rreziku i ketyre infeksioneve qe shperndahen me lehtesi ne ambientet kolektive si cerdhet, kopshtet, shkollat, etj. Refleksi me i mire eshte qe prinderit tu japin femijeve lengje per hidratim, te cilat gjenden ne farmaci. Keto produkte te fabrikuara duhen pasur gjithnje ne shtepi, pasi lejojne qe te zevendesojne tek femijet lengjet dhe kriperat minerale qe kane humbur gjate semundjes. Tek te rriturit: te lehtesohen simptomat shqetesuese Me shume se 100 viruse e shkaktojne gastroenteritin. Ja pse cdo epidemi eshte e ndryshme nga tjetra. Keto semundje jane mjaft shqetesuese per shkak te te vjellave dhe te dhimbjeve te forta te barkut, - thote nje mjek i pergjithshem. Ilace kunder spazmave per te lehtesuar dhimbjet e barkut Tek personat me shendet te mire semundja zgjat zakonisht 2-3 dite dhe pastaj gjithcka hyn ne fazen normale. Vetem ato forma qe zgjasin apo qe provokojne ethe, kane nevoje per tu konsultuar. Nese kemi tendence per te vjella duhet te kemi refleksin qe te pijme rregullisht gjate dites dhe te zgjedhim per te ngrene ushqime si karrota, qulli i orizit, etj. Nese ne plan te pare eshte diarreja, keshillohen fermentet laktike te qumeshtit. Sipas rasteve, mund te kemi nevoje per ilace kunder spazmave per te qetesuar dhimbjet abdominale; per paracetamol kunder etheve, dhimbjeve trupore apo dhimbjes se kokes; per ilace kunder te perzjerave apo te vjellave, si dhe ilace per ngadalesimin e tranzitit te ushqimit ne zorre, nese diarreja eshte shqetesuese. E panevojshme te qendrosh pa ngrene me idene se sherohesh shpejt Situata eshte e ndryshme kur diarreja fillon pasi je kthyer nga nje udhetim. Atehere eshte mire te konsultohet menjehere mjeku. Jane te shumte ata qe mendojne apo thone se po te rrish pa ngrene nje apo dy dite, diarreja mund te largohet. Kjo eshte nje ide e gabuar sepse pikerisht ne keto momente organizmi ka nevoje per lengje dhe kripera minerale ne menyre qe trupi te mos dehidratohet. Sigurisht duhet te mos hani ushqime te yndyrshme e me dhjame. Ne rast se keni te perzjera, ushqimin mund ta merrni pjese-pjese. Dhe mos harroni qe te pini shpesh… Shmangni "dehidratimin“ tek te moshuarit Ne mjediset kolektive ku strehohen personat e moshuar gastroenteritet favorizohen nga perdorimi i shpeshte i antibiotikeve, te cilat atyre u rekomandohen kunder infeksioneve te perseritura. Kjo praktike sjell nje ndryshim te flores se zorreve (intestinale) duke sjelle perhapjen e mikrobeve si „clostridium“. Por, keto diarre mund te sherohen. Ne fakt, ne mjediset e personave te moshuar, si renditje, gastroenteritet vijne pas infeksioneve bronkopulmonare, te cilat jane me te shpeshta ne kete moshe. Frigoriferi, nje mjedis qe duhet vezhguar nga afer Por gastroenteritet jane te shpeshta edhe tek te moshuarit qe jetojne ne shtepite e tyre, si dhe kur kane nje renie intelektuale. Duke i vezhguar jo mire datat e skadimit te perdorimit te ilaceve dhe duke i respektuar jo mire rregullat e mbajtjes se ushqimeve ne frigorifer, vecanerisht kur mbajne ushqime te mbetura, helmimet jane te shpeshta. Shumica e ketyre shqetesimeve gastroenterale sherohen shpejt, por duhen vezhguar sidomos personat me shendet te brishte apo qe vuajne nga nje semundje tjeter. Mjafton fakti qe te qendrojne 48 ore ne shtrat dhe te mos kene ngrene gjate 2-3 diteve, qe kjo te sjelle c’ekuilibrimin e organizmit duke renduar gjendjen e tyre. Pra, atyre duhet tu sigurohet nje perkujdesje te pakten qe ata te pijne rregullisht ne sasi te vogla, ne menyre qe mos ta nxjerrin ate
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| gastroenteriti |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|