| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Fjalori Shpjegues Anglisht-Shqip i Sistemit Shendetesor! Pėrgatitur nga Dr. Vasil Miho Pėrfaqėsues i Organizatės Botėrore te Shėndetėsisė nė Shqipėri Tetor 2002 A Abortion (Dėshtim) Dėshtimi ėshtė njė procedurė kirurgjike ose mjekėsore pėr tė ndėrprerė shtatzaninė, duke larguar fetusin dhe placentėn prej uterusit. Acceptability (Pranueshmėri) Ėshtė niveli se deri ku njė shėrbim plotėson nevojat kulturore dhe standartet e njė bashkėsie njerėzish. Ky nivel nga ana e tij do tė ndikojė mbi pėrdorimin e kėtij apo atij shėrbimi. Accessibility(access) of health care (Aksesibiliteti, aksesi ne kujdesin shėndetėsor) Njė tregues qė mat atė pjesė tė popullsisė qė arrin tė sigurojė shėrbimet e duhura shėndetėsore. Aksesibiliteti financiar tregon sesa nė gjėndje ėshtė masa e njerėzve pėr tė paguar pėr kujdesin shėndetėsor. Zakonisht ai mund tė matet pėrmes rezultateve tė njė studimi mbi gatishmėrinė dhe mundėsinė e njė popullate pėr tė paguar. Aksesibiliteti gjeografik tregon sesa tė shtrirė janė shėrbimet shėndetėsore nė hapėsirė. Sigurisht qė kjo lidhet me shpėrndarjen e infrastrukturės nė njė rajon tė caktuar, por gjithashtu edhe me sigurimin aktual tė kėtyre shėrbimeve nė kėto institucione. Aksesibiliteti gjeografik varet nga mjetet lokale tė transportit, si dhe nga topografia lokale. Aksesibiliteti kulturor tregon nėse aksesi ndaj shėrbimeve shėndetėsore pengohet nga tabutė kulturore. Kėtu mund tė jepen tre shembuj(i) a mund tė pėrdorin gratė shėrbimet shėndetėsore nėse tė gjithė mjekėt nė institucionin shėndetėsor janė meshkuj? (ii) a do tė pėrdorin personat qė i pėrkasin njė pakice etnike shėrbime ku punojnė njerėz nga shumica e popullsisė? (iii) a do tė pėrdorin njerėzit shėrbimet shėndetėsore pėr procese tė cilat konsiderohen natyrore, pra qė nuk kanė nevojė pėr ndėrhyrje mjekėsore (si shtatzania)? Accountability (Pėrgjegjshmėri) Detyrimi pėr ti bėrė publike periodikisht drejtpėrsėdrejti dhe tėrthorazi, nė detajet e duhura dhe nė mėnyrė harmonike tė gjithė palėve, parimet, qėllimet, procedurat, lidhjet, rezultatet, tė ardhurat dhe shpenzimet e ēdo veprimtarie apo punė, nė mėnyrė qė ato tė mund tė vlerėsohen nga palėt e interesuara. Accreditation (Akreditim). Shih gjithashtu “Licensing” Procesi me anė tė tė cilit njė agjensi e autorizuar ose njė organizatė tjetėr vlerėson dhe njeh njė institutucion ose njė individ sipas njė seri “standartesh” tė cilat pėrshkruajnė strukturat dhe proceset qė kontribuojnė nė rezultatet e dėshirueshme pėr pacientin. Nė dallim me liēensimin e institucioneve tė kujdesit shėndetėsor, i cili zakonisht ėshtė i detyrueshėm dhe i imponuar nga qeveria, akreditimi zakonisht ėshtė vullnetar dhe kryesisht i administruar nga organizmat jo-qeveritare. Akreditimi ka dy tipare kryesore: parimin e kontrollit tė jashtėm dhe pėrdorimin e standarteve. Active immunity (Imuniteti aktiv) Njė rezistencė e krijuar si pėrgjigje ndaj njė ngacmimi me antigjen (njė agjent infektiv ose njė vaksinė) dhe zakonisht e karakterizuar nga prania e antitrupave tė prodhuar nga strehuesi. Acute Respiratory Infections-shkurt ARI (Infeksione akute respiratore) Infeksione tė rrugėve tė frymėmarrjes qė lidhen mė tepėr me moshėn fėminore pasi shaktojnė njė sėmundshmėri dhe njė vdekshmėri tė lartė. Nga pneumonia nė botė ne vitin 2000 vdiqėn mė tepėr fėmije se nga ēdo sėmundje tjetėr. Adequacy (Pėrshtatshmėri, mjaftueshmėri).Shih gjithashtu “Appropriateness” Zbatimi i atyre masave, teknologjive dhe burimeve tė cilat do tė ishin tė mjaftueshme nga pikėpamja cilėsore dhe sasiore pėr tė arritur qėllimin e dėshiruar. Tė qėnit i pėrshtatshėm (adekuat) dhe tė qėnit siē duhet (appropriate) shpesh pėrdoren njėsoj, megjithėse ka njė dallim tė lehtė midis tyre. Kur thuhet se njė kujdes shėndetėsor ėshtė i pėrshtatshėm (adekuat) ka njė tendencė qė ai tė kuptohet si “i mjaftueshėm” gjė qė e dallon nga njė shėrbim “siē duhet”(approriate) qė do tė thotė mė tepėr si “pikėrisht ai shėrbim qė nevojitet”. Administration (Administrim). Shih “Management” Administered prices (Ēmime tė administruara). Shih “Prices” Adverse selection (Pėrzgjedhje e keqe). Nė dallim me “Cream skimming” Njė situatė ku individėt janė tė aftė tė blejnė sigurime nė ato shkallė pėrfitimi, tė cilat janė poshtė pėrqindjeve tė ndėrshme ,pasi informacioni qė ata kanė nuk ėshtė i disponueshėm nga siguruesit .Informacioni nė kėtė rast quhet asimetrik. Pėrkufizim plotėsues: Njė proces i cili ndodh kur individe tė cilėt priten tė kenė humbje tė ndryshme, paguajnė tė njėjtin premium pėr sigurimet shėndetėsore, dhe ku ato qė priten tė kenė humbje mė tė vogla dalin nga skema e sigurimeve shėndetėsore, duke lėnė aty vetėm individė me humbje tė pritshme tė mėdha. Pėrzgjedhja e keqe mund ta bėjė tė vėshtirė ekzistencėn e sigurimit privat. Advocacy: Ngritje e zerit ne mbrojte te diēkaje apo dikujt. Affordability (Pėrballueshmėria, mundėsia financiare, se sa mund t’ia dalėsh financiarisht) Ėshtė shkalla sesa klientėt e njė shėrbimi janė nė gjėndje tė paguajnė atė shėrbim Kjo do tė varet nga shpėrndarja e tė ardhurave, kostoja e shėrbimit dhe mekanizmi financiar (pėr shembull nėse risqet janė marrė pėrsipėr nga tė gjithė, nėsė ekzistojnė pėrjashtime pėr ata qė kanė rrogė tė ulėt etj). Age-adjusted mortality rate (Shkalla e vdekshmėrisė e modifikuar sipas moshės) Njė shkallė e vdekshmėrisė qė modifikohet nė mėnyrė statistikore pėr tė eleminuar efektet e shpėrndarjeve tė ndryshme tė moshave nė popullata tė ndryshme. Agency principle (Parimi i agjensisė) Procesi i ekzistencės sė njė palė qė quhet agjent e cila merr vendime nė emėr tė njė palė tjetėr qė quhet principali. Age-specific mortality rate (Shkalla e vdekshmėrisė specifike sipas moshės) Njė shkallė e vdekshmėrisė pėr njė grup-moshė tė caktuar. Numėruesi ėshtė numri i vdekjeve nė atė grup moshe ndėrsa emėruesi ėshtė numri i personave nė atė grup moshe. Agent (Agjent) Njė faktor si pėr shembull njė mikroorganizėm, substancė kimike ose ndonjė formė e rrezatimit, prania , apo prania e tepruar ose mungesa relative e te cilit ėshtė thelbėsore pėr shfaqjen e problemeve shėndetėsore. AIDS-Acquired Immunodeficiency Syndrome (Sindromi i Pamjaftueshmėrisė Imunitare tė Fituar) Njė dobėsim progresiv i sistemit imunitar i shoqėruar nga njė ose me shumė sėmundje indikatore (infeksione oportuniste), pėrfshirė sarkomėn e Kaposit, kancerin invaziv cervical, pneumoninė nga Pneumocisti carini dhe sindromin e dobėsimit Gjatė AIDS-it, pėrkeqėsimi i sistemit imunitar dallohet nga pakėsimi i qelizave ndihmėse T, tė cilat ndihmojnė nė stimulimin e prodhimit tė kundėrtrupave. AIDS shkaktohet nga njė retrovirus i quajtur HIV Albanian Red Cross (Kryqi i Kuq Shqiptar) Themeluar nė 1921. Fushat kryesore tė ndėrhyrjes janė shėndeti,shoqėria, informacioni dhe pėrhapja e parimeve tė lėvizjes botėrore tė Kryqit tė Kuq dhe Gjysėmhėnės sė Kuqe dhe i tė drejtės humanitare ndėrkombėtare. Kryqi i Kuq Ndėrkombėtar ėshtė themeluar nė vitin 1864. Alcohol dependance (Vartėsi nga alkoli) Njė nevojė pėr doza tė pėrsėritura tė alkolit pėr tu ndjerė mirė ose pėr tė mos u ndjerė keq Allocative efficiency (Efiēienca alokative). Shih “Efficiency” Alternative hypothesis (Hipoteza alternative) Hipoteza qė duhet zbatuar kur hipoteza zero rezulton jo e besueshme, nė tė cilėn ekspozimi ka lidhje me sėmundjen. Alternative medicine ( Mjekesi alternative): Njė kategori e gjere e sistemeve trajtuese (si pėr shembull kiropraktika, mjekesia me bime, akupunktura, homeopatia, naturopatia dhe devocioni shpirteror) ose tradita te bazuara ne kulture si shkenca Kineze dhe Kristiane. Karakterstika kryesore e tyre eshte se nuk pranohet nga shkencat biomjeksore. Gjithashtu quhet edhe si mjekesi plotesuese. Ambulatory care (Kujdesi ambulator). Shih gjithashtu “Outpatient care” dhe “Primary/Secondary/Tertiary health care” Tė gjitha llojet e shėrbimeve qė i ofrohen pacientit, tė cilat nuk e detyrojnė atė tė zėrė njė shtrat institucional si pacient i shtruar, gjatė shėrbimit qė ai merr. Kur ky lloj kujdesi shėndetėsor jepet edhe nė institucione tė cilėt ofrojnė gjithashtu kujdes pėr pacientė tė shtruar. Ai quhet “kujdesi pėr pacientė tė jashtėm”(outpatient) Pėrkufizim plotėsues:Shėrbimet e kujdesit shėndetėsor qė ofrohen nė shumė mjedise qė shtrihen nga zyrat e mjekėve deri tek institucionet e pavaruara ambulatore kirurgjikale dhe qėndrat e kateterizimit kardiak. Amenities: (Komoditete, Rehatira) Perfshin cdo perfitim te prekshem dhe jo te prekshem , vecanerisht ato qe e bejne dicka (p.sh spitalin) me terheqes ose i shtojne vlere, apo qe ndihmojne ne rehati apo komoditet . Per shembull ne nje spital “amenities” jane nje salle komputerash, nje sherbim interneti, nje salle lodrash, nje sherbim postar, nje salle mbremjesh , nje faks, telefon, apo fotokopjatrice, dyqane te ndryshem , nje sherbim postar .Por edhe nje pamje e bukur nga dritarja e nje spitali perfshihet ne kete term. American Red Cross (Kryqi i Kuq Amerikan) Ai vepron nė Shqipėri qė prej 1999 nė mbėshtetje tė partnerit tė tij shqiptar.Aktivitetet e tij pėrfshijnė programe nė ndihmat ushqimore, edukimin shėndetėsor, mobilizimin social, mbėshtetje teknike pėr fushatat e fruthit dhe rubeolės etj. Analytic epidemiology (Epidemiologjia analitike) Ajo degė e epidemiologjisė qė merren me kėrkimin e shkaqeve dhe pasojave mbi shėndetin.Ajo pėrdor grupe krahasimi, tė cilėt ofrojnė tė dhėna bazė pėr tė pėrcaktuar nga pikėpamja sasiore asocijimin midis ekspozimeve dhe rezultateve si dhe hipoteza mbi lidhjet shkakėsore. Analytic study (Studim analitik) Njė studim krahasues qė synon tė identifikojė dhe tė pėrcaktojė nga pikėpamja sasiore asocijimet, hipotezat dhe tė identifikojė shkaqet. Dy tipe tė zakonshme janė studimi kohort dhe ai rast-kontroll. Antibiotic (Antibiotik) Njė medikament pėr tė trajtuar infeksionet bakteriale. Era e antibiotikėve ka filluar nė vitin 1945. Babai i tyre mbahet Aleksandėr Fleming Antigen (Antigjen) Ėshtė njė substance e huaj qė shkakton njė pėrgjigje imunitare nė organizėm (prodhimin e kundėrtrupave pėr tė luftuar antigjenėt).Shėmbuj tė zakonshėm tė antigjeneve janė bakteriet dhe viruset qė shkaktojnė sėmundje tek njeriu. Kundėrtrupi formohet nė pėrgjigje tė njė antigjeni tė specifik, duke mos reaguar me tė tjerė . Antiretroviral (Antiretroviral) Njė medikament, i cili ndalon ose suprimon veprimtarinė e njė retrovirusi si ai i HIV-it. AZT-ja ishte medikamenti i parė antiretroviral qė u pėrdor gjėrėsisht. Tani nė treg po dalin tė tjera medikamente edhe tė kombinuara. Antiretroviralet nuk ėshtė se e kurojnė sėmundjen por ndihmojnė nė menaxhimin e AIDS-it si njė sėmundje kronike. Appropriate(ness) (Pėrshtatshmeri ,tė qėnėt siē duhet) Flasim pėr pėrshtatshmeri ose tė qėnit siē duhet nėse njė pėrfitim shėndetėsor i kapėrcen pasojat e pritshme negative nė atė masė sa tė justifikojė procedurat e kryera Applied epidemiology (Epidemiologji e aplikuar) Zbatimi ose praktikimi i epidemiollogjisė pėr tė trajtuar probleme tė shėndetit publik. Appropriate health technology (Teknologjia shėndetėsore e pėrshtatshme) Metodat, procedurat, teknikat dhe paisjet nė fushėn e shėndetesisė qė janė tė bazuara shkencėrisht, tė pėrshtatura me nevojat lokale dhe tė pranueshme pėr ata qė i pėrdorin dhe pėr ata mbi tė cilėt pėrdoren dhe qė mund tė mirėmbahen dhe tė shfrytezohen me burimet e komunitetit ose qė njė vend i caktuar mund ti pėrballojė financiarisht. Assessment (Vlerėsim) Grumbullimi i rregullt, analiza dhe shkembimi i informacionit lidhur me kushtet shėndetėsore, rreziqet dhe burimet nė njė komunitet. Procesi i vlerėsimit duhet pėr tė bėrė identifikimin e tendencave tė sėmundjes, aksidenteve dhe vdekjeve, faktoreve tė cilėt mund ti shkaktojnė ato, burimeve tė disponueshme shėndetėsore dhe zbatimit tė tyre, nevojave tė paplotėsuara dhe perceptimimin e komunitetit lidhur me ēeshtjet shėndetėsore. Association (Asocijim, shoqerim) Lidhje statistikore midis dy ose me shumė ngjarjeve, karakteristikave ose variableve tė tjera. Asymptomatic (Asimptomatik) Pa shėnja klinike.Pėrdoret shumė kur flitet pėr HIV/AIDS, pasi i referohet mungesės sė shėnjave klinike megjithė praninė e virusit nė organizėm. ATC classification of drugs (Klasifikimi ATC i barnave) Klasifikim i barnave, i bazuar nė kriteret anatomike,terapeutike dhe kimike. Availability (Disponueshmeria, prania) Prania e shėrbimeve shėndetėsore tė nevojshme. Average length of stay (Ditė-qėndrimi mesatar) Pjesėtimi i numrit total tė ditėve tė qėndrimit tė pacientėve nė spital apo nė njė institucion tė shėrbimit akut, me numrin e daljeve apo shtrimeve nė spital Nėse dita e pranimit dhe dita e nxjerrjes numėrohen si njė ditė ose dy, kjo varet sipas vendit. Attack rate (Shkalla e sulmit) Njė variant i shkallės sė incidences, qė zbatohet pėr njė popullate tė vogel dhe qė vėzhgohet pėr njė kohe tė kufizuar, si pėr shembull gjatė njė epidemie. Authorisation of Drugs Manifacturing (Autorizimi pėr Fabrikimin e Barnave) Njė dokument i lėshuar nga Ministri i Shėndetėsisė ēdo subjekti tė interesuar pėr tė zhvilluar nė Republiken e Shqipėrisė veprimtari fabrikuese tė barnave apo edhe pėr operacione fabrikimi tė pjesėshme si fraksionim, konfeksionim dhe prezantim tė barnave tė destinuara pėr tu shitur nė Shqipėri edhe pėr eksport. AZT (Retrovir dhe zidovudinė) Janė emrat e zakonshėm pėr substancen kimike 3-azidothymidinė. Ka qėnė medikamenti i parė nė treg pėr trajtimin e AIDS-it. Mendohej se ai mund tė kishte qėnė kura pėr sėmundjet qė lidhen me AIDS-in, por shpresat u shuan nė Kongresin Ndėrkombėtar tė AIDS-it nė Berlin nė 1993. AZT nuk ėshtė as i mirė si pretendojnė prodhuesit e saj,por nuk ėshtė aq i keq si akuzojnė aktivistėt e AIDS-it. Nė kombinim me medikamente tė tjera (kokteil) ajo mund tė ndihmojė nė ngadalėsimin e pėrparimit tė HIV/AIDS. Ajo patjetėr qė ndihmon nė ndėrprerjen e transmetimit perinatal tė HIV-it.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#2
| ||||
| ||||
| B Baby friendly Hospital (Spital “Mik i foshnjave”) Nisma “Spitalit Mik i Foshnjave” ėshtė njė program ndėrkombėtar i OBSH-sė dhe UNICEF-it. Mbėshtetur nė dhjetė hapat e ushqyerjes sė sukseshme me gji, iniciativa njeh spitale dhe shtėpi lindjeje tė cilat kanė ndėrmarrė hapa pėr tė siguruar njė mjedis optimal pėr nxitjen, mbrojtjen dhe mbėshtetjen e ushqyerjes me gji. Ushqyerja me gji njihet nga njė numėr jashtezakonisht i madh autoritetesh shėndetėsore si themeli i njė shėndeti tė mirė pėr foshnjat. Pėrveē kesaj, ushqyerja me gji ofron mundėsi tė mira pėr shėndetin e gruas si dhe pėr shoqėrinė nė formėn e pakėsimit tė shpenzimeve tė kujdesit shėndetėsor. Qė nga krijimi i saj nė vitin 1991 kjo nismė ka pėrfshirė rreth 15.000 spitale dhe shtėpi lindjeje nė mė tepėr se 125 vėnde, tė cilėt kanė marrė ēmimin e nderuar “Mik i foshnjave”. Edhe nė Shqipėri ka dy spitale tė tilla, ai i Fierit dhe ai i Lezhės. Baseline (Linja bazė, niveli bazė) Njė vrojtim apo njė vlerė e cila pėrfaqėson nivelin bazė tė njė sasie tė matshme, pra njė lloj pike referimi.Informacioni i linjes sė bazės shpesh pėrdoret pėr tė bere krahasimin me tė dhėnat e reja, pėr tė pėrcaktuar pėrparimin apo prapambetjen. Basic needs (Nevojat bazė) Njė term i pėrdorur pėr mallrat dhe shėrbimet bazė tė nevojshme pėr njė minimum standart jetese si ushqimi, strehimi, veshja, higjena dhe arsimi, BCG Bacille Calmette Guérin (Bacili Calmette Guérin) Vaksinė pėr tė parandaluar tuberkulozin. Jepet nė momentin e lindjes. BCG do tė thotė Bacille Calmette-Guerin (Bacili i Calmette-Guerin) BCG ėshtė njė vaksinė pėr t'u mbrojtur nga tuberkulozi qė e ka marė emrin sipas shkencėtareve francezė Calmette dhe Guerin. Vaksina ėshtė prodhuar pėr herė tė parė nė vitin 1924. Pėrdoret tek foshnjat dhe femijėt nė ato vėnde ku ndeshet tuberkulozi. Nė bazė tė saj ka njė version tė zbutur tė Mycobacterium bovis. Bed days (Ditė-shtrat) Njė ditė gjatė sė cilės njė person qėndron nė shtrat dhe ku pacienti kalon njė natė nė spital. Ditė shtrat/pėr frymė ofron njė mėnyrė tė maturi pėr tė krahasuar shfrytėzimin e spitalit,duke marrė nė konsideratė shtrimet, daljet dhe ditėqėndrimet. Bed occupancy (Shfrytėzim shtrati) Njė tregues qė shpreh shkallėn e pėrdorimit tė njė shtrati spitalor nga pacientėt. Benchmarking (Krahasim).Shih gjithashtu “Best practice”. Njė proces i matjes sė produktit ose shėrbimit tė njė organizatė tjetėr sipas standarteve specifike, nė mėnyrė qė ta krahasosh atė me produktin apo shėrbimin tėnd. Standartet e specifikuara pėr krahasim shpesh pėrfaqėsojnė standarte mesatare. Pėrkufizim plotėsues: Krahasimi ėshtė njė metode sistematike e pėrshkruar si “ tė kėrkuarit e praktikes mė tė mirė qė do tė ēojė nė njė kryerje pune mė tė mirė” . Krahasimi mund tė bėhet brenda tė njėjtės organizatė (krahasim i brėndshėm),jashtė organizatės me njė tjetėr organizatė e cila prodhon tė njėjtin produkt ose shėrbim (krahasim i jashtėm) ose duke iu referuar njė funksioni ose procesi tė ngjashėm nė njė fushė tjetėr (krahasim funksional) Beneficiaries (Pėrfituesit) Individet e mbuluar nga njė plan shėndetėsor, pra ata persona qė pėrfitojnė prej kėtij plani Kur themi pėrfitues mund ti referohemi si planeve shėndetėsore publike ashtu dhe atyre private. Shpesh nė anglisht nė sistemin publik pėrdoren me tė njejtin kuptim termi i siguruar nė tre variante “insuree” (person i siguruar, pra si emėr),insured (i siguruar pra si mbiemer) dhe “member”(anetar) ndėrsa nė sistemin privat mė tepėr pėrdoren termat “enrollee (i rekrutuar) dhe subscriber (i abonuar). Benefit (Pėrfitim). Shih gjithashtu fjalėn “Health benefit” Nė sigurimin shėndetėsor, mund tė jetė qoftė njė pagesė me parį nė dore qė paguhet pėr tė plotėsuar njė pretendim, nė kuadrin e kushteve tė njė politike tė dėmshpėrblimit ose sigurimi i shėrbimeve nė natyre sipas njė skeme tė sigurimit mjekėsor. Benefits package (Paketa e pėrfitimeve) Seria e shėrbimeve dhe avantazheve nė parį apo natyre, tė cilat i gėzon njė person, qė plotėson disa kritere tė caktuara. Ndonjėherė quhet “katalogu” ose “shporta” e pėrfitimeve. Pėrkufizim plotėsues:Nė sistemin e sigurimit shėndetėsor dhe social, paketa e pėrfitimeve siguron tė drejtėn pėr njė seri tė shėrbimeve tė kujdesit shėndetėsor pėr tė siguruarit, tė cilėt pėrcaktohen sipas kritereve tė vendosura nė skemė. Best practice (Praktika mė e mirė). Shih gjithashtu “Benchmarking” Njė ekzaminim i metodave me anė tė tė cilave arrihen rezultatet optimale. Praktika mė e mirė bashkė me krahasimin ,ėshtė njė koncept organizativ qė zbatohet nė sektorin industrial dhe qė gjithnjė e mė tepėr lidhet me menaxhimin dhe administrimin. Nė kėtė kontekst, “praktika mė e mirė” i referohet njė koncepti qė shpreh njė proces pėr tė arritur pėrmirėsime brėnda agjensive ose mjediseve tė veēanta me kalimin e kohes. Pėrmirėsimet karakterizohen nga matja e cilėsisė, efektivitetit, kosto-efektivitetit dhe rezultateve prodhuese. Beveridge system (Sistemi Beverixh). Shih edhe “Sistemi i sigurimit social dhe shėrbimeve shėndetėsore qė e ka origjinėn nga raporti i Beverixhit nė Angli dhe Uells, i publikuar pėr herė tė parė nė vitin 1943. Ky raport rekomandon sigurimin e kujdesit shėndetėsor pėr tė gjithė njerėzit pėrmes sistemit qėndror tė taksave dhe kontributeve tė tjera financiare tė detyrueshme dhe se njė sistem i pėrfitimeve universale duhet tė japė mbėshtetje kur tjetri ėshtė i papunė , i sėmure, invalid dhe ka dale nė pension. Akti i Shėrbimit Kombėtar Shėndetėsor i 1946 vendosi sigurimin e shėrbimeve falas pėr parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sėmundjeve. Sistemi Beverixh pėrfshin njė pjesė tė ndjeshme tė ofruesve publike, qė shpesh kanė personel qė paguhet pėr kėtė punė. Bias (Njėanshmėri) Devijimi i rezultateve nga e verteta ose procesi qė ēon nė njė devijim tė tillė.Ēdo tendence nė grumbullimin, analizen, interpretimin, publikimin ose rishikimin e tė dhėnave qė mund tė ēojė nė konkluzionin se ato janė sistematikisht tė ndryshme nga e vėrteta. Biennal Collaborative Agreement-BCA (Marrėveshje Dyvjeēare e Bashkėpunimit) Nėnkupton marrėveshjet dyvjeēare teknike tė bashkėpunimit midis Shqipėrisė dhe Organizates Botėrore tė Shėndetesisė. Normalisht nėshkruhet nga Ministri i Shėndetėsisė dhe Drejtori i Zyres Rajonale i OBSH-sė pėr Evropėn. Biological agent (Agjent biologjik) Njė mikroorganizėm, virus ose ndonjė lėndė tjetėr toksike, e cila pėrdoret si armė gjatė luftės. Biological warfare (Lufta biologjike) Pėrdorimi ushtarak i agjentėve tė dėmshėm biologjike si bakterie patogjene. Biotechnology (Bioteknologji) Pėrdorimi nė shkallė industriale i proceseve biologjike, mė dukshėm nė rastin e teknikave rikombinuese tė ADN-sė, pėr tė riprodhuar barna ose (nėpėrmjet tharmė-timit) prodhime ushqimore nė masė pėr njerėzit ose kafshėt, nganjėherė me anė tė riqarkullimit tė mbeturinave. Bioterrorism (Bioterrorizėm) Terrorizėm qė pėrdor agjente biologjike. Mund tė jenė virusė, bakterie, rikecie, kėrpudha ose toksina biologjike Bismarckian system (Sistemi i Bismarkut). Shih gjithashtu “Health care system ” Njė sistem i sigurimit shėndetėsor dhe social i futur nė shekullin e 19 nė Pėrandorinė Gjermane nėn perandorin Bismark. Ky sistem ėshtė i detyrueshėm me ligj pėr shumicėn ose pėr tė gjithė popullsinė, nė mėnyrė qė ajo tė marrė sigurimin e caktuar nga njė palė paguese e tretė pėrmes kontributeve qė nuk lidhen me riskun dhe qė janė tė ndara nga taksat ose pagesat e tjera tė vendosura me ligj. Quhet gjithashtu sigurimi shėndetėsor social. Kjo skemė pėrfaqėsonte nė parim njė mėnyrė pėr tė shmangur impaktin e keq tė papunėsisė, varfėrisė dhe sėmundjeve qė prekin pjesė tė gjėra tė popullsisė. Block contracts (Kontrata nė bllok). Shih “Contracts” Block grants (Grante nė bllok) Kėto grante janė me shuma tė pandara sipas zėrave, tė llogaritura nė mėnyrė prospektive, pra qė mė parė dhe tė bazuara nė kritere specifike, tė cilėt nuk mund tė ndikohen nga autoritetet qė i marrin kėto grante pėr njė periudhė afatshkurtėr, pėr shembull grante qė jepen mbi bazėn e numrit tė banorėve dhe shpėrndarjen e tyre. Kėto lloj grantesh i referohen shpesh granteve nga qeveria pėr autoritetet lokale. Blood bank (Banke gjaku). Njė vend ku grumbullohet gjaku nga dhuruesit, ku pėrcaktohet grupi, ndahet nė komponente,ruhet dhe pėrgatitet pėr transfuzion Blood screening (Kontroll i gjakut) Nėnkupton kontrollin laboratorik qė i bėhet gjakut pėr tė vėrtetuar praninė e shkaktareve infektive,pėr shembull pėr HIV-in etj. Breastmilk substitute (Zėvėndėsues i qumėshtit tė gjirit) Njė formulė ose qumėsht qė jepet nė vend ose si shtesė e qumėshtit tė gjirit. Budget (Buxhet). Shih gjithashtu “Flexible/ Fixed/ Global/Open-ended budget” Burime financiare qė vihen nė dispozicion pėr tė siguruar njė nivel tė caktuar shėrbimesh gjatė njė periudhe tė caktuar kohe ose pėr tu pėrdorur pėr njė qėllim specifik. Bureaucratic and political corruption (Korrupsioni burokratik dhe politik) Kur politikanėt apo burokratėt pėrdorin pushtetin dhe ndikimin e tyre pėr tė siguruar mbėshtetje elektorale. Pėr shembull ndėrtimi i njė spitali apo mosmbyllja e tij nė njė vend ku ai nuk nevojitet. Burden of disease (Barre, peshė e sėmundjes) Shpenzimet shėndetėsore dhe social-ekonomike qė rrjedhin nga njė gjėndje e caktuar shėndetėsore apo njė sėmundje.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#3
| ||||
| ||||
| C Capital (Kapital) Njė grumbullim i burimeve financiare qė nuk duhet pėr konsumim ditor. Ky lejon njė kontribut nė drejtim tė veprimtarisė prodhuese, duke investuar nė kapitalin fizik (si ndėrtesat) dhe nė atė njerėzor (si edukimi dhe trajnimi) Capital expenditure (Shpenzim kapital) Shpenzimi qė duhet pėr financimin e institucioneve dhe pajisjeve te pėrhershme ose gjysėm te pėrhershme si ndėrtesat etj..Shpenzimi kapital nėnkupton gjithashtu dhe shpenzim investues ose jo rrjedhės. Capitation (Pagesė pėr koke, pėr frymė). Nė dallim me “Fee-for-service” Njė pagesė fikse qė i bėhet njė ofruesi tė shėrbimit shėndetėsor (pėr shembull njė mjeku) pėr ēdo person tė listes qė i shėrbehet pėr njė periudhe tė caktuar kohe Termi pėrdoret gjithashtu pėr alokimin e parave pėr frymė paguesve tė njė palė tė tretė pėr shembull sigurimeve shėndetėsore nga njė fond i pėrbashkėt. Pėrkufizim plotėsues: Njė mekanizėm pagese ku njė institucion merr njė sasi fikse tė paracaktuar parashė pėr njė periudhe kohe (pėr shembull njė muaj, njė vit) pėr ēdo individ pėr tė cilin ajo ėshtė pėrgjegjės pėr ti plotėsuar nevoja tė caktuara shėndetėsore (pėr shembull kujdesi parėsor, kujdesi dytėsor), pavaresisht nga volumi i shėrbimeve tė kryera. Me fjalė tė tjera, pagesat ndryshojnė sipas numrit tė pacienteve tė regjistruar, por jo sipas numrit tė shėrbimeve pėr pacient. Anėt e mira dhe tė keqia tė pagesės pėr frymė janė: parandalon mbipėrdorimein e shėrbimeve, por nė tė njėjtėn kohė kufizon shėrbimet e nevojshme. Carrier (Mbartės) Njė njeri ose kafshė pa sėmundje tė dukshme, qė strehon njė agjent tė njė sėmundjeje infektive dhe qė ėshtė i aftė qė tė transmetojė kėtė agjent tek tė tjerėt. Case (Rast) Nė epidemiologji ėshtė njė shembull i numėrueshėm i njė sėmundjeje tė veēante, njė ērregullimi apo njė gjėndjeje nėn studim nė njė popullatė ose grup studimi. Ngandonjėherė i referohet edhe vetė personit me njė sėmundje tė caktuar. Case-based payment (Pagesė mbi bazėn e rastit). Shih gjithashtu edhe “Payment “ dhe ”Diagnosis-related group” Kur paguesit e njė palė tė tretė paguajnė mjekėt/spitalet sipas rastit qė ata trajtojnė, dhe jo sipas shėrbimit ose ditėve tė shtratit. Pagesa sipas rastit mund tė bazohet nė njė pėrqindje tė vetme pėr rast, por nė shumicėn e rasteve bazohet nė njė skemė pagesash sipas diagnozės, shpesh e quajtur “grupet mbi bazėn e diagnozės”. Metoda e tjera pėrfshijnė Kategorite e Menaxhimit tė Pacientit dhe Klasifikimi i Sėmundjeve. Case-control study (Studim rast-controll) Njė studim nė tė cilin faktoret e riskut tė njerėzve me njė sėmundje krahasohen me ata pa sėmundje. Case definition (Pėrkufizimi i rastit) Njė seri kriteresh standarte pėr tė vendosur nėse njė person ka njė sėmundje tė caktuar apo njė gjėndje shėndetėsore tė veēante, duke specifikuar kriteret klinike, kufijtė nė kohė,vend dhe personin. Case-fatality rate (Shkalla e rast-fatalitetit) Proporcioni i personave me njė gjėndje tė caktuar shėndetėsore (rastet) tė cilėt vdesin pėr shkak tė asaj gjendjeje shėndetėsore. Emėruesi ėshtė numri rasteve incidente, ndėrsa numėruesi ėshtė numri i vdekjeve nga ky shkak specifik. Case-mix (Pėrbėrja e rasteve) Pėrbėrja e pacienteve tė trajtuar nga njė spital ose njė tjetėr ofrues i shėrbimeve Shkalla e indeksit tė pėrbėrjes sė rasteve ėshtė njė masė qė mat kompleksitetin e rasteve.Njė shkallė mė e larte kompleksiteti shoqėrohet me njė vlerė mė tė larte nė kėtė shkallė. Cash limit (Kufiri i parave nė dore, parį tė thata, cash) Njė kufi qė vendoset nga qeveria pėr sasinė e parasė qė mund tė shpenzojė njė organizem publik gjatė njė viti financiar. Catchment area (Zona e shtrirjes, zone deri ku mund tė mbulojė njė shėrbim) Njė zone gjeografike e pėrcaktuar nga njė plan shėndetėsor dhe ku shėrben njė ofrues i shėrbimit shėndetėsor Ndonjėherė quhet zona e shėrbimit shėndetėsor. Zona e shtrirjes ėshtė njė zonė gjeografike qė mund tė paraqitet nė njė hartė. Cause of disease (Shkaku i sėmundjes) Njė faktor qė ndikon direkt nė shfaqen e njė sėmundjeje. Njė reduktim i kėtij faktori nė popullate duhet tė ēojė nė pakėsimin e ndeshjes sė kėsaj sėmundjeje. Cause-specific mortality rate (Shkalla e vdekshmėrisė sipas shkakut specifik) Shkalla e vdekshmėrisė nga njė shkak i caktuar pėr njė popullatė. Numėruesi ėshtė numri i vdekjeve qė i atribuohet shkaqeve specifike gjatė njė intervali kohor tė caktuar, ndėrsa emėruesi ėshtė popullata nė mesin e intervalit kohor. Census (Numėrim, regjistrim i popullsisė) Numėrimi i tė gjithė popullsisė, zakonisht me detaje pėr vendbanimin, moshėn, seksin, punėn, grupin etnik, gjėndjen civile, historinė e lindjes dhe raportin me kreun e familjes Centers for Disease Control and Prevention-CDC (Qendrat pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve) Ėshtė njė agjensi e shquar e shėndetit publik tė SHBA-sė me qendėr nė Atlanta qė merret me kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve. Center of Excellence (Qendėr qė ofron shėrbim shume tė specializuar) Ofrues tė shėrbimit shėndetėsor qė zgjidhen pėr tė kryer disa procedura tė specializuara pėr arsye tė ekspertizės sė tyre dhe gadishmėrise pėr tė ofruar ulje ēmimesh. Centralization (Centralizim) Pėrqėndrimi i funksioneve menaxheriale nė njė pikė brenda sistemit. Centralized planning (Planifikim i centralizuar) Planifikim qė drejtohet nė mėnyrė qendrore nga shteti dhe qė mbulon tė gjitha mallrat dhe shėrbimet qė do tė prodhohen dhe se si faktoret e prodhimit do tė ndahen midis sektoreve tė njė biznesi nė njė ekonomi. Certification (Ēertifikim) Procesi pėrmes tė cilit agjensi qeveritare dhe jo qeveritare ose shoqata te ndryshme vlerėsojnė dhe njohin njė person, i cili pėrmbush standarte tė paracaktuara. Chain of infection (Zinxhiri i infeksionit) Njė proces qė fillon kur njė agjent e lė rezervuarin ose strehuesin e tij pėrmes njė porte dalėse dhe kalon nė njė strehues tjetėr nepėrmjet rrugeve tė caktuara, pėr ta infektuar atė. Charges (Pagesa, ajo ē’ka i ngarkohet dikujt tė paguajė, ēmim, ngarkesė paguese). Shih gjithashtu edhe “Prices” Njė ēmim qė i vendoset mallrave ose shėrbimeve. Njė tip i veēante ēmimi ėshtė ēmimi i pėrdoruesit. Chemotherapy (Kemoterapi) Terapi me anė te medikamenteve pėr kancerin. Nė pėrgjithėsi bėhet me cikle. C I N D I - Shkurt nė anglisht pėr “Contrywide Integrated Noncommunicable Disease Intervention Program », (Programi i Ndėrhyrjes sė Integruar pėr Sėmundjet e Patransmetueshme) I themeluar nė 1982. Ka si qėllim kryesor pėrmirėsimin e shėndetit tė popullatės dhe cilesisė sė jetės, duke pakėsuar vdekjet e parakoheshme, sėmundjet dhe paaftėsinė. Clinical audit (Kontroll i rezultateve klinike). Shih gjithashtu edhe “(economic) Outcome” Njė vlerėsim dhe matje e rregullt ,periodike nga eksperte tė mjeksisė tė standarteve klinike qė ata arrijnė. Njė kontroll qė bazohet mbi rezultatet klinike ėshtė njė shqyrtim dhe vlerėsim retrospektiv i detajuar i tė dhėnave tė pacientit bashkė me dimensionet e specifikuara tė kujdesit, zakonisht i kryer nga mjekė dhe personeli tjetėr mjekėsor. Clinical guidelines (Direktiva klinike). Shih gjithashtu fjalėn “Guidelinės” Raporte tė hartuara nė mėnyrė sistematike pėr tė asistuar mjeket dhe pacientet nė vendimet e tyre lidhur me kujdesin e duhur shėndetėsor nė rrethana klinike specifike. Direktivat klinike synojnė mbėshtetjen e vendimeve klinike tė profesionisteve tė kujdesit shėndetėsor (pėrfshirė ofruesit ) dhe pacientėve/konsumatoreve lidhur me ndėrhyrjet pėr kushte specifike klinike, duke dekurajuar praktikat jo tė pėrshtatshme dhe duke pėrmirėsuar koordinimin midis ofruesve tė ndryshėm. Clinical outcome (Rezultati klinik).Shih “Health outcome” Clinical trial (Prove klinike) Njė test pėr tė parė se sa mirė vepron njė medikament i ri nė njerėz Co-insurance (rate) (Shkalla e) Bashkė-sigurim-it. Shih gjithashtu “Cost sharing” Ndarje e kostos nė formėn e njė serie proporcionesh tė kostos sė shėrbimit. Pėrkufizim plotėsues: Kur pacienti paguan njė proporcion tė caktuar fiks tė kostos sė shėrbimit, dhe kur pala e tretė paguan pjesėn qė mbetet. Cohort (Kohort) Njė pjesė e popullsisė me tipare tė pėrbashkta zakonisht moshėn. Pėr shembull tė gjithė ata individe tė cilėt kanė lindur nė vitin 1970 nė Shqipėri formojnė kohortin e lindjes 1970. Cold chain (Zinxhir ftohės) Nėnkupton terėsinė e hallkave teknike qė sigurojnė ruajtjen nė gjendje funksionale tė njė preparati biologjik.Kryesisht pėrdoret pėr ruajtjen e vaksinve qė tė mos prishen deri nė momentin e pėrdorimit tė tyre. Combination therapy (Terapi e kombinuar) Pėrdorimi i dy ose me tepėr medikamenteve pėr trajtimin e njė sėmundjeje. Command and control economy (Ekonomia komando dhe kontrollo). Shih gjithashtu “Semashko model” Ėshtė njė rregullim shtetėror i tregut tė kujdesit shėndetėsor pėrmes njė plani tė detajuar qendor dhe fiksimit tė ēmimeve,sasisė dhe kapacitetit ose njė rregullim prej shtetit i sistemit tė kujdesit shėndetėsor publik tė integruar pėrmes menaxhimit sipas direktivave, me qėllim planifikimin dhe menaxhimin e alokimit tė burimeve dhe ndjekjen e objektivave tė efiēiences pa u mbėshtetur nė treg ose konkurence. Shembull tipik i kujdesit shėndetėsor ėshtė modeli Semashko Pėrkufizim plotėsues: Aty ku qeveria vendos sesa mallra duhet tė prodhohen, si dhe prej kujt,pra e kundėrta e shėmbullit tė “tregut tė lire”, nė tė cilin ēmimet vendosen thjeshtė nga forca e kėrkesės dhe ofertės. Nė realitet, pak ekonomi veprojnė plotėsisht si ekonomi tregu ose plotėsisht si tė komandės. Nė mė tė shumten e rasteve kemi tė bėjme me tregje tė planifikuara, tregje tė rregulluara ose tė menaxhuara, me shkallė tė ndryshme tė pėrfshirjes sė shtetit nė operacionet dhe rezultatet e tregut. Commercial sex workers (Punonjės komerciale tė seksit) Njė term i zakonshėm mjekėsor, epidemiologjik pėr njerėzit (zakonisht femra, por edhe meshkuj) tė cilėt angazhohen nė prostitucion si punėsim. Commissioning (Komisionim) Procesi me anė tė tė cilit pėrkufizohen nevojat shėndetėsore tė popullsisė, pėrcaktohen prioritetet dhe blihen e vlerėsohen shėrbimet.(Kuptimi i parė nė anglisht i kesaj fjale ėshtė tė ngarkuarit nga dikush pėr tė berė njė punė) Common source outbreak (Shpėrthim me burim tė pėrbashkėt) Njė shpėrthim qė ndodh kur njė grup personash ekspozohen ndaj njė shkaktari tė dėmshėm si njė agjent infektiv ose toksinė Community action for health (Veprimi i komunitetit pėr shėndetin) I referohet pėrpjekjeve kolektive nga ana e komunitetit, tė cilat synojnė rritjen e kontrollit tė komunitetit mbi faktorėt percaktues (determinantet) tė shėndetit duke pėrmirėsuar keshtu shėndetin. Community care (Kujdesi komunitar). Shih “Social care” Community effectiveness (Efektiviteti mbi komunitetin ). Shih gjithashtu “Effectiveness” dhe “Efficacy” Aftėsia e njė aksioni tė caktuar mjekėsor pėr tė ndryshuar historinė kombėtare tė njė sėmundje tė caktuar pėr mė mirė,nė kushtet aktuale tė praktikes dhe zbatimit. Ndryshe nga efikasiteti, efektiviteti mbi komunitetin ėshtė ai pėrfitim qė vjen nė kushtet aktuale tė zbatimit, ėshtė ai pėrfitim qė arrihet nė praktiken klinike tė pėrditshme. Pėrkufizim plotėsues: Pėrfitimi nga pėrdorimi i njė teknologjie pėr njė problem tė veēante nė kushtet e pėrgjithshme ose kushtet e rutinės. Community participation (Pjesėmarrja e komunitetit) Pėrfshirja aktive e njerėzve qė jetojnė sėbashku nė njė formė tė caktuar tė organizmit social dhe kohezioni nė planifikim, veprim dhe kontroll tė kujdesit shėndetėsor parėsor, duke pėrdorur burime lokale, kombėtare dhe burime tė tjera Community rating (Klasifikim komunitar, listė komunitare) Vendosja e tė njėjtit premium pėr ēdo person nė njė komunitet, pavarėsisht nga mosha,seksi dhe sėmundjet e mėparshme) Pėrkufizim plotėsues: Ai sistem i klasifikimit me anė tė tė cilit njė plan ose njė institucion i cili bėn dėmshpėrblimin (kompensimin) shėndetėsor shqyrton tė gjithė pėrvojėn e tė gjithė personave qė kanė nėnshkruar njė kontratė tė sigurimit shėndetėsor apo tė gjithė anėtareve brėnda njė zone tė caktuar gjeografike ose njė zone tė “komnunitetit” dhe i pėrdor kėto tė dhėna pėr tė pėrcaktuar pėrqindjen pėr frymė qė do tė jetė e pėrbashkėt pėr tė gjitha grupet, pavarėsisht nga pėrvoja individuale pėr pretendime nė ndonjė prej grupeve. Comprehensive health system (Sistem shėndetėsor gjithėanshėm) Njė sistem shėndetėsor qė pėrfshin tė gjithė elementet e duhur pėr tė pėrmbushur tė gjitha nevojat e popullatės. Compulsory health insurance (Sigurim shėndetėsor i detyrueshėm) Sigurim shėndetėsor nėn njė skemė publike tė detyrueshme qė zbatohet me ligj. Pagesa pėr njė sigurim tė tillė bėhet pėrmes taksės. Detyrimi mund ti vendoset punėdhenėsve pėr tė paguar kontributet nė emėr tė punėmarrėsve. Kontributet mund tė varen nga sasia e tė ardhurave dhe tė jenė progresive. Zakonisht sigurimi shėndetėsor i detyrueshėm administrohet nga organizma publike. Confidence interval (Intervali i besimit, konfidencės) Njė diapazon vlerash pėr njė variabel tė caktuar pėr shembull njė shkallė, i ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė ky diapazon tė kėtė njė probabilitet tė caktuar pėr tė pėrfshire vlerat e vėrteta tė variablit. Ky probabilitet i caktuar quhet niveli i konfidences dhe pikat e fundit tė intervalit tė konfidences quhen kufijtė e konfidencės.. Confidence limit (Kufiri i besimit, konfidencės) Vlera minimale ose maksimale e njė intervali tė konfidencės. Consensus building (Ndėrtimi i konsensusit) Procesi me anė tė tė cilit njė grup arrin marrėveshje lidhur me zgjidhjen mė tė mirė tė njė problemi ose zgjidhjen mė tė mirė midis opsioneve alternative Consumer satisfaction (Kėnaqja e konsumatorit) Njė masė me anė sė ciles mund tė merren tė dhena apo vlerėsime nga ana e konsumatorit lidhur me shėrbimet qė ofrohen nga njė institucion i caktuar. Nė kontekstin e kėtij fjalori do tė ishin pėr shembull njė spital, njė mjek ose njė njė ofrues i shėrbimit shėndetėsor. Contact (Kontakt) Ekspozimi ndaj njė burimi infeksioni ose vetė personi i ekspozuar. Contagious (Ngjitės) I aftė tė transmetohet nga njė person tek njė tjetėr pėrmes kontaktit ose afėrsisė sė madhe. Contagious diseases (Sėmundje ngjitėse) Sėmundje qė kalon nga njė person tek tjetri. Contigency plan-Rėndom pėrkthehet si plani i kontigjencės por qė nė shqip do te ishte “plani i rastisjes”. Pra ėshtė njė plan i cili pėrdoret kur kemi tė bėjmė me rastisjen e njė ngjarje. Control (Kontroll) Nė studimin rast-kontroll, ėshtė grupi i krahasimit qė nuk ka sėmundje Control of disease (Kontrolli i sėmundjes) Reduktimi i incidences sė sėmundjes, prevalences, sėmundshmėrisė ose vdekshmėrisė si rezultat e pėrpjekjeve tė qėllimshme. Keshtu sėmundja mund tė mos jetė me e rėndėsishme nga pikepamja e shėndetit publik, por prapėseprapė duhen masat e ndėrhyrjeve tė vazhdueshme pėr ta mbajtur kėtė reduktim. Cost and volume contract (Kontratė kostoje dhe volumi). Shih “Contracts” Cost benefit analysis (Analiza kosto-pėrfitim). Shih “Economic analysis” Cost-effectiveness analysis (Analiza kosto-efektivitet). Shih gjithashtu “Economic analysis” Consultation (Konsultim) Kontakti midis pacientit dhe specialistit mjekėsor aty ku ofrohet shėrbimi shėndetėsor Pėrkufizim plotėsues: Njė kėshill prej dy ose mė tepėr personash tė cilėt synojnė tė arrijnė njė vendim pėrmes shkėmbimit tė informacionit. Gjatė kėtij procesi mund tė kėrkohet njė opinion eksperti ose njė kėshille. Consumer sovereignity (Sovraniteti i konsumatorit) I gjithė pushteti qė konsumatoret mund tė kenė nė njė treg pėr tė kontrolluar natyrėn, cilesinė dhe volumin e mallrave dhe shėrbimeve tė prodhuara, duke blerė vetėm ato mallra dhe shėrbime qė ata duan dhe qė janė tė aftė pėr ti paguar. Sovraniteti i konsumatorit ėshtė i lartė kur ka informacion tė mirė dhe tė saktė pėr konsumatorin dhe ku ka konkurencė midis shėrbimeve. Contract (Kontratė) Marrėveshje midis paguesit dhe ofruesit, e cila pėrcakton qė mė parė shėrbimet shėndetėsore qė do tė ofrohen, si dhe sasinė, cilesinė dhe ēmimin e tyre. Ka forma tė ndryshme tė kontratave tė kujdesit shėndetėsor. Nė terminologjinė e Mbreterinė sė Bashkuar ato janė quajtur kontrata nė bllok, kontrata kosto-volum, dhe kontrata kosto pėr rast. Pėrkufizim plotėsues: Kontratat nė bllok: bleresi paguan njė shumė fikse pėr shėrbimet qė do ti behen. Identifikohen nivelet e aktiviteteve,por nuk paguhet asnje shumė shtesė nėse aktiviteti aktual ėshtė mė i larte, por gjithashtu nuk paguhet mbrapsht asnjė parį nėse nivelet janė mė tė ulta. Kontratat kosto-volum kėrkojnė tė ofrojnė stimuj dhe shpėrblejnė pėrpjeket e marketingut, tė cilat rezultojnė nė njė rritje nė kėrkesė /rekomandim pėrtej limitit tė vendosur nė kontratė. Kontratat kosto pėr rast kėrkojnė tė rikuperojnė pagesėn pėr tė mbuluar kostot e plota pėr ēdo konsultim, procedure operative, kurse trajtimi ose qėndrimin nė spital. Contract model (Modeli i kontrates). Nė dallim me “Integrated model” Sistemi i ofrimit tė shėrbimit shėndetėsor, i cili pėrfshin kontrata midis tre palėve tė ndara: a) pėrfituesit ose pacientėt b) mbartėsit e parave ose bleresit qė veprojnė nė emėr tė ketyre pėrfituesve dhe c) ofruesit e shėrbimeve Pėrkufizim plotėsues: Nė njė kuptim mė tė ngushtė, modeli i kontrates pėrdoret kryesisht pėr njė sistem pagesash direkte nėn kontrate nga siguruesit ose palėt e treta tek ofruesit pėr shėrbimet e bera ndaj pacientėve tė siguruar (tė cilėt marrin pėrfitimet nė natyrė) Ky pėrkufizim i ngushtė ėshtė nė kontrast me modelin e rimbursimit tė pacientit, i cili ėshtė pėr sigurimin shėndetėsor tė detyrueshėm ose vullnetar duke pėrfshire rimbursimin me parį nė dore tė pacienteve pėr tė gjithė ose pėr njė pjesė tė kostos pėr shėrbimin shėndetėsor tė pėrfituar. Contracting-out (Kontraktimin i jashtėm, tė kontraktuarit jashtė) Shėrbime qė kėrkohen me kontrate nga njė ofrues (shpesh njė spital) me njė ofrues tjetėr tė specialzuar (pėr shembull lavanderi) qė ėshtė nė pronėsi mė vete. Tė kontraktuarit jashtė shpesh i referohet aktiviteteve pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjes sektori publik, por qė kryhen pėrmes kontratave private Contribution (Kontribut) Parį qė i pagohen njė shoqėrie sigurimesh nga njė person i siguruar ose parį tė pagura nė emėr tė tij pėr tė blerė njė seri shėrbimesh tė caktuara (seria e kėtyre shėrbimeve njihet edhe si paketa e pėrfitimeve) Kontributet zakonisht vendosen mbi bazėn e njė proporcioni fiks ndaj tė ardhurave, e ashtuquajtura “shkalla e tė ardhurave” midis njė niveli tė ardhurash dysheme dhe tavan. Kontributet gjithashtu mund tė jenė dhe njė premiun i njėllojte,mbi bazėn e komunitetit (ndėrsa njė premiumi i diferencuar sipas moshes, seksit etj nė sigurimin shėndetėsor vullnetar nuk duhet tė quhet kontibut). Pagesa pėr kontributet mund tė pėrfshijė tė drejtat pėr familjaret. Controllable disease (Sėmundje e kontrollueshme): Njė semundje e cila nuk mund te kurohet por mund tė menaxhohet, pra mund tė mbahet nėn kontroll me dietė, ushtrime fizike dhe mjekim. Cost(s) (Kosto) Vlera e burimeve tė pėrdorura nė njė aktivitet. Gjithashtu edhe benefitet qė sakrifikohen pėrmes njė zgjedhjeje tė veēante veprimi sesa njė tjetre. Pėrkufizime plotėsuese: Kostot oportune: Janė vlera e pėrfitimeve tė cilat kanė shkuar kot nga mos aplikimi i burimeve me alternativen mė produktive tė kostos. Kostoja marxhinale:Eshtė ajo kosto ekstra qė vjen pas rritjes me njė njėsi tė rezultatit. Kosto varibel: Kosto qė ndryshojnė me ndryshimin e volumit tė rezultatit Kosto fikse: Kosto tė cilat nuk ndryshojnė me sasinė ose volumin e rezultatit tė pakten pėr njė periudhe afatshkurtėr.(pėr shembull qira pėr njė hapsire) Kosto direkte: Tė gjitha mallrat, shėrbimet dhe burimet e tjera tė cilat konsumohen gjatė ofrimit tė njė shėrbimi tė caktuar ose fushe tė caktuar (pėr shembull furnizimet spitalore) pėrfshirė koston mjekėsore (pėr shembull pagesėn qė i bėhet mjekėve, materialet) dhe kosto jo mjekėsore (pėr shembull transporti pėr nė spital). Kosto indirekte: Shuma totale e kostos sė sėmundshmėrisė (mallrat dhe shėrbimet qė nuk u prodhuan si rezultat i tė qėnit tė sėmure tė pacientit) Kostoja e vdekshmėrisė:Mallrat dhe shėrbimet qė njė person mund tė kishte prodhuar nėse personi nuk do tė ishte seėmurur ose nuk do tė kishte vdekur. Kostoja e produktivitetit: Kosto qė lidhet me humbjen e produktivitetit qė erdhi pėr shkak se punėmarrėsi e lė punėn pėr tė ndihmuar pacientin Kosto jo tė prekshme:Zakonisht pėrdoret nė vlerėsimin ekonomik pėr tė treguar veēori tė tilla si dhimbja, ankthi ose deshpėrimi, tė cilat nuk mund tė maten direkt nga pikepamja monetare. Kostoja e burimeve: Janė burimet e pėrdorura pėr mallra dhe shėrbime Kostoja e pėrdoruesit: Ėshtė kostoja e njė pėrdoruesi pėr blerjen dhe pėrdorimin e njė produkti. Cost containment (Frenimi i kostos) Masa qė merren pėr tė reduktuar shpenzimin ose shkallėn e rritjes sė shpenzimeve ose koston pėr njėsi tė shėrbimeve Cost of illness (Kostoja e sėmundjes) Kostoja totale qė i shkaktohet njė shoqėrie nga njė sėmundje e caktuar. Kotoja totale pėrfshin si koston direkte ashtu dhe atė indirekte (shih “costs”) Ka dy lloje studimesh pėr koston e sėmundjes. Ose tė gjithė pacientet e prekur studjohen nė lidhje me njė periudhe specifike (metoda e prevalences) ose merren nė konsiderate vetėm pacientet tė cilėt sėmuren gjatė njė periudhe kohe (metoda e incidencės) Cost per case contract (Kontrata kosto pėr rast). Shih “Contracts” Cost-sharing (Ndarja e kostos). Shih gjithashtu “Deductible” “Co-payment “Co-insurance” “ User charge” Njė mėnyrė ofrimi e sigurimit shėndetėsor ose njė pagesė e njė palė tė tretė qė kėrkon qė individi i cili ėshtė i siguruar tė paguajė njė pjesė tė kostos tė kujdesit shėndetėsor qė ka marrė. Kjo dallohet nga pagesa e premiumit tė sigurimit shėndetėsor, nga kontributi ose taksa tė cilat paguhen pavaresisht nėse u dha apo nuk u dha kujdesi shėndetėsor. Ndarja e kostos mund tė jetė nė formėn e “deductibles”(fjale pėr fjale do tė thote diēka qė i hiqet dickaje) qė ėshtė njė sasi fikse e paguar nga personi i siguruar pėrpara se tė marrė ndonjė pėrftim prej sigurimeve, njė bashkėpagesė qė ėshtė njė shumė fikse e paguar nga tė dy palėt dhe njė bashkėsigurim qė ėshtė njė pagesė nė proporcion me koston e shėrbimit. Cost shifting (Zhvendosja e kostos) Procesi i pėrdorimit tė tė ardhurave me tepricė nga njė seri shėrbimesh ose pacientesh pėr tė subvencionuar shėrbime tė tjera ose grupe tė tjerė pacientėsh. Cost-utility analysis (Analiza kosto-dobishmeri). Shih “Economic analysis” Coverage (Mbulim) Ajo pjesė e popullsisė qė gėzon tė drejtėn pėr pėrfitime tė kujdesit shėndetėsor(nė natyre) nė kuadrin e programeve publike. Pėrveē nocionit sė mbulimi tregon sa njerėz pėrfitojnė, ai shpesh shpreh edhe llojet dhe shtrirjen e ketyre pėrfitimeve. Kjo e fundit shpjegohet me tej nė termin “paketa e pėrfitimeve” Njė perkufizim tjetėr ka te bėjė me vaksinimin. Zakonisht shpreh pėrqindjen e njerėzve ose familjeve tė cilėt kanė pėrtituar njė shėrbim tė veēante duke e krahasuar me ato tė cilėt kanė pasur nevojė pėr tė, pėr shembull mbulesa vaksinale. Cream skimming (Mbledhja e ajkes). Nė dallim me “Adverse selection” Njė proces pėrmes sė cilit njė sigurues pėrpiqet tė pėrzgjedhė individėt mė fitimprurės pėrsa i takon humbjeve tė pritshme, nė mėnyrė qė tė rrisė pėrfitimet. Ėshtė e kundėrta e “pėrzgjedhjes sė keqe” Pėrkufizim plotėsues: Ajo zgjedhje qė bėhet pėr tė siguruar shėrbimet mė fitimprurėse ose pėr tė siguruar personat mė tė shėndetshėm, duke shmangur nė kėtė mėnyrė subvencionimin e mallrave publike dhe duke arritur pėrfitime ekstra. Pėr individėt me humbje tė pritshme tė mėdha, mbledhja e ajkes mund ta bėje tė vėshtire ose tė pamundur blerjen e sigurimeve private. Cross-sectional study. Shih “Horizontal survey” Cross-subsidizing (Subvencionim i kryqėzuar) Nėnkupton mekanizmin e kompensimit qė njė pjesė e popullsisė bėn pėr njė tjetėr pėr sa i takon sigurimeve shėndetėsore. Mė konkretisht pėr shembull tė rinjte me punėn e tyre mbajnė pensionistėt. Crude birth rate (Shkalla e tė gjitha lindjeve, lindjet e pėrgjithshme) Numri i lindjeve tė gjalla nė njė vit i pjestuar me numrin e popullsisė Crude death rate (Shkalla e te gjitha vdekjeve, vdekjet e pėrgjithshme) Numri i vdekjeve nė njė vit i pjestuar me numrin e popullsisė Crude mortality (Te gjitha vdekjet, vdekshmėria e pėrgjithshme) Vdekshmėri nga tė gjitha shkaqet nė njė popullate Crude mortality rate (Shkalla e vdekshmėrisė bruto) Shkalla e vdekshmėrisė nga tė gjitha shkaqet nė njė popullate. Cumulative (Kumulativ,i shumės, i mbledhjes) Qė mbledh ose integron tė gjitha tė dhėnat ose vlerat e njė variabli rastėsor
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#4
| ||||
| ||||
| C Capital (Kapital) Njė grumbullim i burimeve financiare qė nuk duhet pėr konsumim ditor. Ky lejon njė kontribut nė drejtim tė veprimtarisė prodhuese, duke investuar nė kapitalin fizik (si ndėrtesat) dhe nė atė njerėzor (si edukimi dhe trajnimi) Capital expenditure (Shpenzim kapital) Shpenzimi qė duhet pėr financimin e institucioneve dhe pajisjeve te pėrhershme ose gjysėm te pėrhershme si ndėrtesat etj..Shpenzimi kapital nėnkupton gjithashtu dhe shpenzim investues ose jo rrjedhės. Capitation (Pagesė pėr koke, pėr frymė). Nė dallim me Fee-for-service Njė pagesė fikse qė i bėhet njė ofruesi tė shėrbimit shėndetėsor (pėr shembull njė mjeku) pėr ēdo person tė listes qė i shėrbehet pėr njė periudhe tė caktuar kohe Termi pėrdoret gjithashtu pėr alokimin e parave pėr frymė paguesve tė njė palė tė tretė pėr shembull sigurimeve shėndetėsore nga njė fond i pėrbashkėt. Pėrkufizim plotėsues: Njė mekanizėm pagese ku njė institucion merr njė sasi fikse tė paracaktuar parashė pėr njė periudhe kohe (pėr shembull njė muaj, njė vit) pėr ēdo individ pėr tė cilin ajo ėshtė pėrgjegjės pėr ti plotėsuar nevoja tė caktuara shėndetėsore (pėr shembull kujdesi parėsor, kujdesi dytėsor), pavaresisht nga volumi i shėrbimeve tė kryera. Me fjalė tė tjera, pagesat ndryshojnė sipas numrit tė pacienteve tė regjistruar, por jo sipas numrit tė shėrbimeve pėr pacient. Anėt e mira dhe tė keqia tė pagesės pėr frymė janė: parandalon mbipėrdorimein e shėrbimeve, por nė tė njėjtėn kohė kufizon shėrbimet e nevojshme. Carrier (Mbartės) Njė njeri ose kafshė pa sėmundje tė dukshme, qė strehon njė agjent tė njė sėmundjeje infektive dhe qė ėshtė i aftė qė tė transmetojė kėtė agjent tek tė tjerėt. Case (Rast) Nė epidemiologji ėshtė njė shembull i numėrueshėm i njė sėmundjeje tė veēante, njė ērregullimi apo njė gjėndjeje nėn studim nė njė popullatė ose grup studimi. Ngandonjėherė i referohet edhe vetė personit me njė sėmundje tė caktuar. Case-based payment (Pagesė mbi bazėn e rastit). Shih gjithashtu edhe Payment dhe Diagnosis-related group Kur paguesit e njė palė tė tretė paguajnė mjekėt/spitalet sipas rastit qė ata trajtojnė, dhe jo sipas shėrbimit ose ditėve tė shtratit. Pagesa sipas rastit mund tė bazohet nė njė pėrqindje tė vetme pėr rast, por nė shumicėn e rasteve bazohet nė njė skemė pagesash sipas diagnozės, shpesh e quajtur grupet mbi bazėn e diagnozės. Metoda e tjera pėrfshijnė Kategorite e Menaxhimit tė Pacientit dhe Klasifikimi i Sėmundjeve. Case-control study (Studim rast-controll) Njė studim nė tė cilin faktoret e riskut tė njerėzve me njė sėmundje krahasohen me ata pa sėmundje. Case definition (Pėrkufizimi i rastit) Njė seri kriteresh standarte pėr tė vendosur nėse njė person ka njė sėmundje tė caktuar apo njė gjėndje shėndetėsore tė veēante, duke specifikuar kriteret klinike, kufijtė nė kohė,vend dhe personin. Case-fatality rate (Shkalla e rast-fatalitetit) Proporcioni i personave me njė gjėndje tė caktuar shėndetėsore (rastet) tė cilėt vdesin pėr shkak tė asaj gjendjeje shėndetėsore. Emėruesi ėshtė numri rasteve incidente, ndėrsa numėruesi ėshtė numri i vdekjeve nga ky shkak specifik. Case-mix (Pėrbėrja e rasteve) Pėrbėrja e pacienteve tė trajtuar nga njė spital ose njė tjetėr ofrues i shėrbimeve Shkalla e indeksit tė pėrbėrjes sė rasteve ėshtė njė masė qė mat kompleksitetin e rasteve.Njė shkallė mė e larte kompleksiteti shoqėrohet me njė vlerė mė tė larte nė kėtė shkallė. Cash limit (Kufiri i parave nė dore, parį tė thata, cash) Njė kufi qė vendoset nga qeveria pėr sasinė e parasė qė mund tė shpenzojė njė organizem publik gjatė njė viti financiar. Catchment area (Zona e shtrirjes, zone deri ku mund tė mbulojė njė shėrbim) Njė zone gjeografike e pėrcaktuar nga njė plan shėndetėsor dhe ku shėrben njė ofrues i shėrbimit shėndetėsor Ndonjėherė quhet zona e shėrbimit shėndetėsor. Zona e shtrirjes ėshtė njė zonė gjeografike qė mund tė paraqitet nė njė hartė. Cause of disease (Shkaku i sėmundjes) Njė faktor qė ndikon direkt nė shfaqen e njė sėmundjeje. Njė reduktim i kėtij faktori nė popullate duhet tė ēojė nė pakėsimin e ndeshjes sė kėsaj sėmundjeje. Cause-specific mortality rate (Shkalla e vdekshmėrisė sipas shkakut specifik) Shkalla e vdekshmėrisė nga njė shkak i caktuar pėr njė popullatė. Numėruesi ėshtė numri i vdekjeve qė i atribuohet shkaqeve specifike gjatė njė intervali kohor tė caktuar, ndėrsa emėruesi ėshtė popullata nė mesin e intervalit kohor. Census (Numėrim, regjistrim i popullsisė) Numėrimi i tė gjithė popullsisė, zakonisht me detaje pėr vendbanimin, moshėn, seksin, punėn, grupin etnik, gjėndjen civile, historinė e lindjes dhe raportin me kreun e familjes Centers for Disease Control and Prevention-CDC (Qendrat pėr Kontrollin dhe Parandalimin e Sėmundjeve) Ėshtė njė agjensi e shquar e shėndetit publik tė SHBA-sė me qendėr nė Atlanta qė merret me kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve. Center of Excellence (Qendėr qė ofron shėrbim shume tė specializuar) Ofrues tė shėrbimit shėndetėsor qė zgjidhen pėr tė kryer disa procedura tė specializuara pėr arsye tė ekspertizės sė tyre dhe gadishmėrise pėr tė ofruar ulje ēmimesh. Centralization (Centralizim) Pėrqėndrimi i funksioneve menaxheriale nė njė pikė brenda sistemit. Centralized planning (Planifikim i centralizuar) Planifikim qė drejtohet nė mėnyrė qendrore nga shteti dhe qė mbulon tė gjitha mallrat dhe shėrbimet qė do tė prodhohen dhe se si faktoret e prodhimit do tė ndahen midis sektoreve tė njė biznesi nė njė ekonomi. Certification (Ēertifikim) Procesi pėrmes tė cilit agjensi qeveritare dhe jo qeveritare ose shoqata te ndryshme vlerėsojnė dhe njohin njė person, i cili pėrmbush standarte tė paracaktuara. Chain of infection (Zinxhiri i infeksionit) Njė proces qė fillon kur njė agjent e lė rezervuarin ose strehuesin e tij pėrmes njė porte dalėse dhe kalon nė njė strehues tjetėr nepėrmjet rrugeve tė caktuara, pėr ta infektuar atė. Charges (Pagesa, ajo ēka i ngarkohet dikujt tė paguajė, ēmim, ngarkesė paguese). Shih gjithashtu edhe Prices Njė ēmim qė i vendoset mallrave ose shėrbimeve. Njė tip i veēante ēmimi ėshtė ēmimi i pėrdoruesit. Chemotherapy (Kemoterapi) Terapi me anė te medikamenteve pėr kancerin. Nė pėrgjithėsi bėhet me cikle. C I N D I - Shkurt nė anglisht pėr Contrywide Integrated Noncommunicable Disease Intervention Program », (Programi i Ndėrhyrjes sė Integruar pėr Sėmundjet e Patransmetueshme) I themeluar nė 1982. Ka si qėllim kryesor pėrmirėsimin e shėndetit tė popullatės dhe cilesisė sė jetės, duke pakėsuar vdekjet e parakoheshme, sėmundjet dhe paaftėsinė. Clinical audit (Kontroll i rezultateve klinike). Shih gjithashtu edhe (economic) Outcome Njė vlerėsim dhe matje e rregullt ,periodike nga eksperte tė mjeksisė tė standarteve klinike qė ata arrijnė. Njė kontroll qė bazohet mbi rezultatet klinike ėshtė njė shqyrtim dhe vlerėsim retrospektiv i detajuar i tė dhėnave tė pacientit bashkė me dimensionet e specifikuara tė kujdesit, zakonisht i kryer nga mjekė dhe personeli tjetėr mjekėsor. Clinical guidelines (Direktiva klinike). Shih gjithashtu fjalėn Guidelinės Raporte tė hartuara nė mėnyrė sistematike pėr tė asistuar mjeket dhe pacientet nė vendimet e tyre lidhur me kujdesin e duhur shėndetėsor nė rrethana klinike specifike. Direktivat klinike synojnė mbėshtetjen e vendimeve klinike tė profesionisteve tė kujdesit shėndetėsor (pėrfshirė ofruesit ) dhe pacientėve/konsumatoreve lidhur me ndėrhyrjet pėr kushte specifike klinike, duke dekurajuar praktikat jo tė pėrshtatshme dhe duke pėrmirėsuar koordinimin midis ofruesve tė ndryshėm. Clinical outcome (Rezultati klinik).Shih Health outcome Clinical trial (Prove klinike) Njė test pėr tė parė se sa mirė vepron njė medikament i ri nė njerėz Co-insurance (rate) (Shkalla e) Bashkė-sigurim-it. Shih gjithashtu Cost sharing Ndarje e kostos nė formėn e njė serie proporcionesh tė kostos sė shėrbimit. Pėrkufizim plotėsues: Kur pacienti paguan njė proporcion tė caktuar fiks tė kostos sė shėrbimit, dhe kur pala e tretė paguan pjesėn qė mbetet. Cohort (Kohort) Njė pjesė e popullsisė me tipare tė pėrbashkta zakonisht moshėn. Pėr shembull tė gjithė ata individe tė cilėt kanė lindur nė vitin 1970 nė Shqipėri formojnė kohortin e lindjes 1970. Cold chain (Zinxhir ftohės) Nėnkupton terėsinė e hallkave teknike qė sigurojnė ruajtjen nė gjendje funksionale tė njė preparati biologjik.Kryesisht pėrdoret pėr ruajtjen e vaksinve qė tė mos prishen deri nė momentin e pėrdorimit tė tyre. Combination therapy (Terapi e kombinuar) Pėrdorimi i dy ose me tepėr medikamenteve pėr trajtimin e njė sėmundjeje. Command and control economy (Ekonomia komando dhe kontrollo). Shih gjithashtu Semashko model Ėshtė njė rregullim shtetėror i tregut tė kujdesit shėndetėsor pėrmes njė plani tė detajuar qendor dhe fiksimit tė ēmimeve,sasisė dhe kapacitetit ose njė rregullim prej shtetit i sistemit tė kujdesit shėndetėsor publik tė integruar pėrmes menaxhimit sipas direktivave, me qėllim planifikimin dhe menaxhimin e alokimit tė burimeve dhe ndjekjen e objektivave tė efiēiences pa u mbėshtetur nė treg ose konkurence. Shembull tipik i kujdesit shėndetėsor ėshtė modeli Semashko Pėrkufizim plotėsues: Aty ku qeveria vendos sesa mallra duhet tė prodhohen, si dhe prej kujt,pra e kundėrta e shėmbullit tė tregut tė lire, nė tė cilin ēmimet vendosen thjeshtė nga forca e kėrkesės dhe ofertės. Nė realitet, pak ekonomi veprojnė plotėsisht si ekonomi tregu ose plotėsisht si tė komandės. Nė mė tė shumten e rasteve kemi tė bėjme me tregje tė planifikuara, tregje tė rregulluara ose tė menaxhuara, me shkallė tė ndryshme tė pėrfshirjes sė shtetit nė operacionet dhe rezultatet e tregut. Commercial sex workers (Punonjės komerciale tė seksit) Njė term i zakonshėm mjekėsor, epidemiologjik pėr njerėzit (zakonisht femra, por edhe meshkuj) tė cilėt angazhohen nė prostitucion si punėsim. Commissioning (Komisionim) Procesi me anė tė tė cilit pėrkufizohen nevojat shėndetėsore tė popullsisė, pėrcaktohen prioritetet dhe blihen e vlerėsohen shėrbimet.(Kuptimi i parė nė anglisht i kesaj fjale ėshtė tė ngarkuarit nga dikush pėr tė berė njė punė) Common source outbreak (Shpėrthim me burim tė pėrbashkėt) Njė shpėrthim qė ndodh kur njė grup personash ekspozohen ndaj njė shkaktari tė dėmshėm si njė agjent infektiv ose toksinė Community action for health (Veprimi i komunitetit pėr shėndetin) I referohet pėrpjekjeve kolektive nga ana e komunitetit, tė cilat synojnė rritjen e kontrollit tė komunitetit mbi faktorėt percaktues (determinantet) tė shėndetit duke pėrmirėsuar keshtu shėndetin. Community care (Kujdesi komunitar). Shih Social care Community effectiveness (Efektiviteti mbi komunitetin ). Shih gjithashtu Effectiveness dhe Efficacy Aftėsia e njė aksioni tė caktuar mjekėsor pėr tė ndryshuar historinė kombėtare tė njė sėmundje tė caktuar pėr mė mirė,nė kushtet aktuale tė praktikes dhe zbatimit. Ndryshe nga efikasiteti, efektiviteti mbi komunitetin ėshtė ai pėrfitim qė vjen nė kushtet aktuale tė zbatimit, ėshtė ai pėrfitim qė arrihet nė praktiken klinike tė pėrditshme. Pėrkufizim plotėsues: Pėrfitimi nga pėrdorimi i njė teknologjie pėr njė problem tė veēante nė kushtet e pėrgjithshme ose kushtet e rutinės. Community participation (Pjesėmarrja e komunitetit) Pėrfshirja aktive e njerėzve qė jetojnė sėbashku nė njė formė tė caktuar tė organizmit social dhe kohezioni nė planifikim, veprim dhe kontroll tė kujdesit shėndetėsor parėsor, duke pėrdorur burime lokale, kombėtare dhe burime tė tjera Community rating (Klasifikim komunitar, listė komunitare) Vendosja e tė njėjtit premium pėr ēdo person nė njė komunitet, pavarėsisht nga mosha,seksi dhe sėmundjet e mėparshme) Pėrkufizim plotėsues: Ai sistem i klasifikimit me anė tė tė cilit njė plan ose njė institucion i cili bėn dėmshpėrblimin (kompensimin) shėndetėsor shqyrton tė gjithė pėrvojėn e tė gjithė personave qė kanė nėnshkruar njė kontratė tė sigurimit shėndetėsor apo tė gjithė anėtareve brėnda njė zone tė caktuar gjeografike ose njė zone tė komnunitetit dhe i pėrdor kėto tė dhėna pėr tė pėrcaktuar pėrqindjen pėr frymė qė do tė jetė e pėrbashkėt pėr tė gjitha grupet, pavarėsisht nga pėrvoja individuale pėr pretendime nė ndonjė prej grupeve. Comprehensive health system (Sistem shėndetėsor gjithėanshėm) Njė sistem shėndetėsor qė pėrfshin tė gjithė elementet e duhur pėr tė pėrmbushur tė gjitha nevojat e popullatės. Compulsory health insurance (Sigurim shėndetėsor i detyrueshėm) Sigurim shėndetėsor nėn njė skemė publike tė detyrueshme qė zbatohet me ligj. Pagesa pėr njė sigurim tė tillė bėhet pėrmes taksės. Detyrimi mund ti vendoset punėdhenėsve pėr tė paguar kontributet nė emėr tė punėmarrėsve. Kontributet mund tė varen nga sasia e tė ardhurave dhe tė jenė progresive. Zakonisht sigurimi shėndetėsor i detyrueshėm administrohet nga organizma publike. Confidence interval (Intervali i besimit, konfidencės) Njė diapazon vlerash pėr njė variabel tė caktuar pėr shembull njė shkallė, i ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė qė ky diapazon tė kėtė njė probabilitet tė caktuar pėr tė pėrfshire vlerat e vėrteta tė variablit. Ky probabilitet i caktuar quhet niveli i konfidences dhe pikat e fundit tė intervalit tė konfidences quhen kufijtė e konfidencės.. Confidence limit (Kufiri i besimit, konfidencės) Vlera minimale ose maksimale e njė intervali tė konfidencės. Consensus building (Ndėrtimi i konsensusit) Procesi me anė tė tė cilit njė grup arrin marrėveshje lidhur me zgjidhjen mė tė mirė tė njė problemi ose zgjidhjen mė tė mirė midis opsioneve alternative Consumer satisfaction (Kėnaqja e konsumatorit) Njė masė me anė sė ciles mund tė merren tė dhena apo vlerėsime nga ana e konsumatorit lidhur me shėrbimet qė ofrohen nga njė institucion i caktuar. Nė kontekstin e kėtij fjalori do tė ishin pėr shembull njė spital, njė mjek ose njė njė ofrues i shėrbimit shėndetėsor. Contact (Kontakt) Ekspozimi ndaj njė burimi infeksioni ose vetė personi i ekspozuar. Contagious (Ngjitės) I aftė tė transmetohet nga njė person tek njė tjetėr pėrmes kontaktit ose afėrsisė sė madhe. Contagious diseases (Sėmundje ngjitėse) Sėmundje qė kalon nga njė person tek tjetri. Contigency plan-Rėndom pėrkthehet si plani i kontigjencės por qė nė shqip do te ishte plani i rastisjes. Pra ėshtė njė plan i cili pėrdoret kur kemi tė bėjmė me rastisjen e njė ngjarje. Control (Kontroll) Nė studimin rast-kontroll, ėshtė grupi i krahasimit qė nuk ka sėmundje Control of disease (Kontrolli i sėmundjes) Reduktimi i incidences sė sėmundjes, prevalences, sėmundshmėrisė ose vdekshmėrisė si rezultat e pėrpjekjeve tė qėllimshme. Keshtu sėmundja mund tė mos jetė me e rėndėsishme nga pikepamja e shėndetit publik, por prapėseprapė duhen masat e ndėrhyrjeve tė vazhdueshme pėr ta mbajtur kėtė reduktim. Cost and volume contract (Kontratė kostoje dhe volumi). Shih Contracts Cost benefit analysis (Analiza kosto-pėrfitim). Shih Economic analysis Cost-effectiveness analysis (Analiza kosto-efektivitet). Shih gjithashtu Economic analysis Consultation (Konsultim) Kontakti midis pacientit dhe specialistit mjekėsor aty ku ofrohet shėrbimi shėndetėsor Pėrkufizim plotėsues: Njė kėshill prej dy ose mė tepėr personash tė cilėt synojnė tė arrijnė njė vendim pėrmes shkėmbimit tė informacionit. Gjatė kėtij procesi mund tė kėrkohet njė opinion eksperti ose njė kėshille. Consumer sovereignity (Sovraniteti i konsumatorit) I gjithė pushteti qė konsumatoret mund tė kenė nė njė treg pėr tė kontrolluar natyrėn, cilesinė dhe volumin e mallrave dhe shėrbimeve tė prodhuara, duke blerė vetėm ato mallra dhe shėrbime qė ata duan dhe qė janė tė aftė pėr ti paguar. Sovraniteti i konsumatorit ėshtė i lartė kur ka informacion tė mirė dhe tė saktė pėr konsumatorin dhe ku ka konkurencė midis shėrbimeve. Contract (Kontratė) Marrėveshje midis paguesit dhe ofruesit, e cila pėrcakton qė mė parė shėrbimet shėndetėsore qė do tė ofrohen, si dhe sasinė, cilesinė dhe ēmimin e tyre. Ka forma tė ndryshme tė kontratave tė kujdesit shėndetėsor. Nė terminologjinė e Mbreterinė sė Bashkuar ato janė quajtur kontrata nė bllok, kontrata kosto-volum, dhe kontrata kosto pėr rast. Pėrkufizim plotėsues: Kontratat nė bllok: bleresi paguan njė shumė fikse pėr shėrbimet qė do ti behen. Identifikohen nivelet e aktiviteteve,por nuk paguhet asnje shumė shtesė nėse aktiviteti aktual ėshtė mė i larte, por gjithashtu nuk paguhet mbrapsht asnjė parį nėse nivelet janė mė tė ulta. Kontratat kosto-volum kėrkojnė tė ofrojnė stimuj dhe shpėrblejnė pėrpjeket e marketingut, tė cilat rezultojnė nė njė rritje nė kėrkesė /rekomandim pėrtej limitit tė vendosur nė kontratė. Kontratat kosto pėr rast kėrkojnė tė rikuperojnė pagesėn pėr tė mbuluar kostot e plota pėr ēdo konsultim, procedure operative, kurse trajtimi ose qėndrimin nė spital. Contract model (Modeli i kontrates). Nė dallim me Integrated model Sistemi i ofrimit tė shėrbimit shėndetėsor, i cili pėrfshin kontrata midis tre palėve tė ndara: a) pėrfituesit ose pacientėt b) mbartėsit e parave ose bleresit qė veprojnė nė emėr tė ketyre pėrfituesve dhe c) ofruesit e shėrbimeve Pėrkufizim plotėsues: Nė njė kuptim mė tė ngushtė, modeli i kontrates pėrdoret kryesisht pėr njė sistem pagesash direkte nėn kontrate nga siguruesit ose palėt e treta tek ofruesit pėr shėrbimet e bera ndaj pacientėve tė siguruar (tė cilėt marrin pėrfitimet nė natyrė) Ky pėrkufizim i ngushtė ėshtė nė kontrast me modelin e rimbursimit tė pacientit, i cili ėshtė pėr sigurimin shėndetėsor tė detyrueshėm ose vullnetar duke pėrfshire rimbursimin me parį nė dore tė pacienteve pėr tė gjithė ose pėr njė pjesė tė kostos pėr shėrbimin shėndetėsor tė pėrfituar. Contracting-out (Kontraktimin i jashtėm, tė kontraktuarit jashtė) Shėrbime qė kėrkohen me kontrate nga njė ofrues (shpesh njė spital) me njė ofrues tjetėr tė specialzuar (pėr shembull lavanderi) qė ėshtė nė pronėsi mė vete. Tė kontraktuarit jashtė shpesh i referohet aktiviteteve pėr tė cilat ėshtė pėrgjegjes sektori publik, por qė kryhen pėrmes kontratave private Contribution (Kontribut) Parį qė i pagohen njė shoqėrie sigurimesh nga njė person i siguruar ose parį tė pagura nė emėr tė tij pėr tė blerė njė seri shėrbimesh tė caktuara (seria e kėtyre shėrbimeve njihet edhe si paketa e pėrfitimeve) Kontributet zakonisht vendosen mbi bazėn e njė proporcioni fiks ndaj tė ardhurave, e ashtuquajtura shkalla e tė ardhurave midis njė niveli tė ardhurash dysheme dhe tavan. Kontributet gjithashtu mund tė jenė dhe njė premiun i njėllojte,mbi bazėn e komunitetit (ndėrsa njė premiumi i diferencuar sipas moshes, seksit etj nė sigurimin shėndetėsor vullnetar nuk duhet tė quhet kontibut). Pagesa pėr kontributet mund tė pėrfshijė tė drejtat pėr familjaret. Controllable disease (Sėmundje e kontrollueshme): Njė semundje e cila nuk mund te kurohet por mund tė menaxhohet, pra mund tė mbahet nėn kontroll me dietė, ushtrime fizike dhe mjekim. Cost(s) (Kosto) Vlera e burimeve tė pėrdorura nė njė aktivitet. Gjithashtu edhe benefitet qė sakrifikohen pėrmes njė zgjedhjeje tė veēante veprimi sesa njė tjetre. Pėrkufizime plotėsuese: Kostot oportune: Janė vlera e pėrfitimeve tė cilat kanė shkuar kot nga mos aplikimi i burimeve me alternativen mė produktive tė kostos. Kostoja marxhinale:Eshtė ajo kosto ekstra qė vjen pas rritjes me njė njėsi tė rezultatit. Kosto varibel: Kosto qė ndryshojnė me ndryshimin e volumit tė rezultatit Kosto fikse: Kosto tė cilat nuk ndryshojnė me sasinė ose volumin e rezultatit tė pakten pėr njė periudhe afatshkurtėr.(pėr shembull qira pėr njė hapsire) Kosto direkte: Tė gjitha mallrat, shėrbimet dhe burimet e tjera tė cilat konsumohen gjatė ofrimit tė njė shėrbimi tė caktuar ose fushe tė caktuar (pėr shembull furnizimet spitalore) pėrfshirė koston mjekėsore (pėr shembull pagesėn qė i bėhet mjekėve, materialet) dhe kosto jo mjekėsore (pėr shembull transporti pėr nė spital). Kosto indirekte: Shuma totale e kostos sė sėmundshmėrisė (mallrat dhe shėrbimet qė nuk u prodhuan si rezultat i tė qėnit tė sėmure tė pacientit) Kostoja e vdekshmėrisė:Mallrat dhe shėrbimet qė njė person mund tė kishte prodhuar nėse personi nuk do tė ishte seėmurur ose nuk do tė kishte vdekur. Kostoja e produktivitetit: Kosto qė lidhet me humbjen e produktivitetit qė erdhi pėr shkak se punėmarrėsi e lė punėn pėr tė ndihmuar pacientin Kosto jo tė prekshme:Zakonisht pėrdoret nė vlerėsimin ekonomik pėr tė treguar veēori tė tilla si dhimbja, ankthi ose deshpėrimi, tė cilat nuk mund tė maten direkt nga pikepamja monetare. Kostoja e burimeve: Janė burimet e pėrdorura pėr mallra dhe shėrbime Kostoja e pėrdoruesit: Ėshtė kostoja e njė pėrdoruesi pėr blerjen dhe pėrdorimin e njė produkti. Cost containment (Frenimi i kostos) Masa qė merren pėr tė reduktuar shpenzimin ose shkallėn e rritjes sė shpenzimeve ose koston pėr njėsi tė shėrbimeve Cost of illness (Kostoja e sėmundjes) Kostoja totale qė i shkaktohet njė shoqėrie nga njė sėmundje |