Total: (110,050) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 2 nga 2
  1. #1
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Icon8 Fitnes - Gjimnastika ne kushtet e shtepise!

    Dr. Ferdinand Mara
    Pergjegjes i Katedres se Gjimnastikes ne AEFS "Vojo Kushi"

    Gjimnastika ne kushtet e shtepise

    Kete here mjafton vetem nje karrige dhe nje veshje e rehatshme per te bere ne pak kohe dhe me pak mund keto ushtrime qe u takojne pjeseve me problematike te trupit tuaj.

    Serish duam t'ju kujtojme qe perpara fillimit te ushtrimeve fizike duhet bere nje nxehje e organizmit dhe muskulatures per rreth 5 minuta. Kjo mund te behet me ecje ne vend, kercime ose vrap te lehte. Duhet pasur kujdes ne kontrollimin e ngarkeses, gje qe mund te behet fare thjesht nga ana praktike duke vendosur gishtin tregues poshte gushes dhe pikerisht anash saj. Aty ndiejme rrahjet e pulsit, te cilat duhet te variojne mesatarisht deri ne 125 rrahje/min.

    Ushtrimet e meposhtme jane te pershtatshme dhe me efekt edhe per meshkujt, por ne kete rast me dyfishin e numrit te perseritjeve te femrave, pasi muskujt e meshkujve jane me te forte.

    Ushtrime per muskujt e barkut (foto 1+2)

    Pozicioni: Shtrire ne shpine me kembet e vendosura mbi karrige ose mbi kolltuk.

    Veprimi: Ngritja e supeve nga toka dhe ulja perseri e tyre.

    Numri i perseritjeve: 3x20 per secilen kembe.

    Ushtrime per muskujt e prapme te vitheve (foto 3)

    Pozicioni: Qendrojme perballe karriges, me duart e vendosura mbi mbeshtetese.

    Njera kembe eshte e shtrire e ngritur nga toka prapa.

    Veprimi: Luhatja e kembes prapa.

    Numri i perseritjeve: 2 x 40 per secilen kembe.

    Ushtrime per muskujt anesore te rrethit te legenit (foto 4)

    Pozicioni: Qendrojme anash karriges me njeren dore te vendosur mbi te, kurse nje kembe (te jashtmen) e mbajme te shtrire te ngritur nga toka.

    Veprimi: Luhatje e kembes anash.

    Numri i perseritjeve: 2 x 40 per secilen kembe.

    Ushtrime per muskujt e brendshem te kofsheve (foto 5)

    Pozicioni: Anash karriges me njeren dore te vendosur mbi te. Njera kembe qendron e ngritur nga toka, shtrire perpara kembes tjeter dhe e kthyer me faqen e brendshme te saj.

    Veprimi: Luhatje e kembes para.

    Numri i perseritjeve : 2 x 30 per secilen kembe.

    Ushtrime per muskujt e shpines (foto 6+7)

    Pozicioni: Kembet e hapura sa gjeresia e supeve, duart mbahen prapa kokes dhe trupi drejt.

    Veprimi: Perkulje e trupit para deri ne 90° dhe ngritje perseri.

    Numri i perseritjeve : 2 x 20.

    Ushtrime per muskujt e kraheve dhe te rrethit te supit. (foto 8+9)

    Pozicioni: Mbeshtetur me te dyja duart e shtrira mbi mbajtesen e karriges. Kembet mbahen te larguara nga karrigia, kurse trupi rri drejt.

    Veprimi : Perkulje dhe drejtim i kraheve.

    Numri i perseritjeve : 2 x 10.

    ''Spekter''
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  2. #2
    Minifotoja e anetarit stepdance
    stepdance eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    06-10-08
    Postime
    1

    Kryesore

    Fantastico!!! Po ndonje video aerobie te profesor Fred Mares kur mund te na beni te shohim? Grazie!
    Stepdance


Tema te ngjashme

  1. Kushtet E Islamit Në Kur'an Dhe Bibël
    By Senadi_ul in forum Kurani dhe Jeta
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-06-2006, 02:18
  2. Gjimnastika....
    By Ardit in forum Njeriu dhe shendeti
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-10-2003, 13:07

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.