| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Fibromat e uterusit Fibromat uterine jane tumore beninje. Ato perbehen nga inde muskulare dhe gjenden ne uterus ose ne mjedisin perreth tij. Nese eshte vetem nje tumor flitet per nje fibrome “solitare” ndersa po te jene me shume, flitet per nje fibrome te shumefishte. Madhesia e saj shkon nga disa milimetra gjer ne dhjete centimetra. Ne pergjithesi trupi i gruas i perballon fibromat, por ndodh qe ato te shkaktojne dhimbje, gjakderdhje. Nese madhesia e tyre behet e madhe, ato shkaktojne simptoma te tjera si presion mbi fshikezen e urines, duke krijuar veshtiresi ne urinim apo infeksione urinare. Fibromat shfaqen ne periudhen e fekondimit, shpesh gjate moshes 40 vjecare, por ato ikin vete pas menopauzes. Fibromat jane nje semundje banale qe prek 30 % te femrave dhe mund te mos kuptohet kur ato kane madhesi te vogel dhe nuk shkaktojne dhimbje. Shpesh, fibromat e heshtura zbulohen vetem gjate vizites se zakonshme gjinekologjike. Cilat jane shkaqet e fibromave ? Shkaqet nuk njihen mire por mendohet se per krijimin e tyre ndikon trajtimi me hormone estrogjenike (hormonet specifike te gruas) cka ben qe fibromat te lulezojne. Ato zmadhohen gjate shtatzenise apo ne rast te nje tumori ne vezore, hormone-prodhues. Trajtimi i tyre Trajtimi i tyre varet nga rendesia qe kane. Nese ato nuk jane shqetesuese apo te dhimbshme, nuk ka pse te trajtohen, pasi nuk perbejne asnje rrezik. Ne rastet me te thjeshta, nje trajtim hormonal mund te jete efikas. Por nese pacientja vuan, ka hemorragji apo sekrecione dhe presion mbi fshikez, nderhyrja kirurgjikale eshte e nevojshme. Tipi i operacionit varet nga simptomat e tjera apo mosha e pacientes. Nganjehere mjafton te heqesh fibromat e izoluara, por shpesh uterusi hiqet. Ky operacion quhet „histerektomi“. Kur duhet te keshillohemi tek mjeku ? Tek mjeku duhet te keshillohemi qe kur shfaqen dhimbjet e para abdominale apo dhimbjet gjenitale; kur ka probleme te mestruacioneve, humbje gjaku ne menyre jo normale dhe ne daten e duhur, apo kur ka shqetesime urinare te perseritura. Kjo konsulte e shpejte eshte e nevojshme pasi semundje te tjera, te renda, mund te jene ne origjine te ketyre simptomave. Cfare ben mjeku ? Mjeku ben se pari nje vizite gjinekologjike dhe te kujdesshme. Pastaj ai kerkon disa analiza plotesuese per te konfirmuar dhe saktesuar diagnozen dhe trajtimin e semundjes. Pra behet: - nje strisho vaginale dhe cervikale qe lejon te analizohen qelizat; - histerografia, qe eshte radiografi ne brendesine e uterusit; - kyretazh (kruarje te zones) dhe biopsi, cka lejon marrjen e nje pjese te indit ne brendesi te uterusit; -laparoskopi, i cili lejon qe ne saje te futjes se nje instrumenti optik ne bark te vezhgoje drejteperdrejte siperfaqen e jashtme te uterusit. Keto analiza nuk jane te gjitha te nevojshme ne te njejten kohe. Ekografia dhe progreset e saj te fundit lejojne ti zevendesojme disa nderhyrje invazive diagnostikimi. Por c’mund te bejme ? Vete pacienti s’ka cfare te beje. E rendesishme eshte te vezhgohen mire simptomat si dhe ti shpjegohen sa me mire ato mjekut. Cili eshte evolucioni i semundjes ? Evolucioni i saj eshte teper individual. Graviteti i ketyre simptomave ndryshon sa nga nje grua te tjetra. Por pas operacionit cdo problem zhduket. Fibromat e uterusit a jane te rrezikshme ? Nuk ka asnje rrezik nese ndjekim keshillat dhe trajtimet qe duhen.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|