| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| EPIDEMIA E QETĖ E MBIPESHES Sipas prof. Endrju Prentis, figura e njeriut ndryshohet gjatė shekujve. Por nėse deri tani, kryesisht, ndryshohej lartėsia (pėr njė shekull evropianėt u bėnė mė tė lartė pėr rreth 30 cm), tendenca e re nuk ėshtė rritja e shtatit, por e peshės. Zakonisht problemin me mbipeshen e ndėrlidhim mė shumė me SHBA-tė, por e vėrteta ėshtė se ajo pėrfshinė gjithnjė e mė shumė vende nė botė. Banorėt e vendeve tė zhvilluara ēojnė jetė tė preokupuar dhe nuk hanė ushim tė shėndoshė. Ushqimi i tyre, madje edhe nė sasi mė solide, ėshtė kalorik dhe shumė i yndyrshėm. Rezultati ėshtė katastrofal. Nė SHBA-tė mbipesha fiton pėrmasa tė epidemisė. Por jo vetėm aty. Nė shumė vende, numri i atyre tė cilėt vuajnė nga mbipesha e sėmurė tejkalon 20 %, kurse mė tepėr se gjysma e popullsisė ka peshė mbinormale. Situata ndėrlikohet nga fakti se fėmijėt tė cilėt kanė prindėr tė shendoshe, gjithashtu janė tė shendoshe. Pėrderisa me mijėra breza mė parė, nė kohėn e tyre, kanė qenė tė detyruar tė luftojnė me urinė qė tė mbijetojnė, pėr dy-tri breza, organizmi i njeriut duhet tė merret me tė ushqyerit e tepėrt. Megjithatė, uria ėshtė shumė mė e shėndetshme sesa ushqimi i tepėrt. Brezave bashkėkohorė me kilogramė tepricė u kėrcėnohen probleme shėndetėsore serioze, tėrheqin vėrejtjen ekspertėt. Profesor Prentisi kėshillon me kohė qė tė ndėrmerren masa parandaluese qė tė pengohet pėrhapja e mėtejmė e rrezikshme e kėsaj epidemie tė "qetė". Faktet janė shumė tė qarta: nė vitin 1980 pesha mesatare te meshkujt ishte 73,7 kg, kurse te femrat 62,2 kg; ndėrsa nė vitin 2000 kėto shifra janė mė tė mėdha: 81,6 te meshkujt dhe 68,8 kg te femrat. Dikush vdes nga uria, dikush nga tė ushqyerit e tepėrt. Pėrderisa gjysma e njerėzimit vdes nga uria, gjysma tjetėr vuan nga tė ushqyerit e tepėrt. Ky ėshtė njėri nga paradokset mė tė tmerrshme tė shekullit XXI. Nė Evropė, tani pėr tani, nuk ka statistikė tė saktė se sa pėrqind prej tė rinjve kanė tepricė kilogramėsh, por mjekėt pohojnė se nė 30 vitet e fundit rastet e mbipeshes janė shtuar pėr 75 %! Pra, pėr disa vite Evropa do ta arrijė Amerikėn. Qendrat e kontrollit dhe parandalimit nė SHBA kanė vėrtetuar se sot 5,3 milionė (12,5 %) amerikanė, nė moshė prej 6 deri 17 vjet, kanė tepricė kilogramė apo vuajnė nga mbipesha. Harxhimet pėr sėmundjet tė cilat bėhen pėr shkak tė peshės jonormale e arrijnė shumėn prej 100 miliardė nė vjet, qė paraqet rreth 8% prej shpenzimeve tė pėrgjithshme shėndetėsore nė vend. Nė SHBA-tė me vite bėhet luftė kundėr mbipeshes. Por tani kjo fitoi pėrmasa epidemike nė mesin e popullatės mė tė re. Institucionet federale i mobilizojnė forcat e veta qė ta zgjidhin problemin, por procesi, me sa duket, ėshtė i gjatė dhe shumė i ngadalshėm. Punėt ndėrlikohen edhe prej teknologjive tė reja. Me njė klikim tė miut mund tė porositet, me Internet, film dhe diēka pėr tė ngrėnė bashkė me tė. Porosia arrin pėr mė pak se njė orė. Lėvizja e amerikanit tė sotėm ėshtė sjellur nė thuajse minimum. Fėmijėt mė shumė duan tė qėndrojnė nė shtėpi, para kompjuterit, nė vend qė ta shpenzojnė tepricėn e kalorive nė fushėn e futbollit. Ata mė nuk i ftojnė miqtė qė tė luajnė nė oborr - kjo nuk ėshtė atraktive - por duan tė luajnė ndonjė lojė nė kompjuter apo tė shikojnė ndonjė film. Ardhmėria nuk ėshtė aspak e mirė. Sipas statistikės, vetėm gjysma e tė rinjve nė moshė prej 12 deri 21 vjet nė SHBA bejne sport, edhe atė kohė pas kohe. Nė shkolla ėshtė zvogėluar numri i orėve tė kulturės fizike. Strategjitė e marketingut, tė cilat udhėhiqen vetėm nga rregulla e fitimit, e stimulojnė klientin tė tregtojė duke filluar nga ēmimet e kapshme, e jo nga dobia apo dėmi i prodhimeve pėr shėndetin. Sasitė shumė tė mėdha tė ushqimit tė lirė, por jo tė shėndoshė, tė pasura me kalori dhe yndyrna, nė bashkėpunim me moslėvizjen gjithnjė e mė masovike, sjellin deri te grumbullimi i tepricės sė kilogramėve. Tendenca i pėrfshinė mė shumė shtresat e varfėra: nga mbipesha vuajnė 30,9% e afroamerikanėve, 30,4% e spanjollėve tė cilėt jetojnė nė Amerikė, derisa pėr amerikanėt e bardhė ai tregues ėshtė shumė mė i ulėt, gjegjėsisht 24,2%. "Brezat tė cilėt do tė vijnė pas nesh do tė jenė edhe mė tė shendoshe dhe do te vuajne akome edhe me shume nga mbipesha. Qė do tė thotė, ardhmėria jonė nuk ėshtė aq e mirė", thotė dr. Mikael Fogelholm. Pėr tė vazhduar: "Gjithnjė e mė pak lėvizje, orė tė kaluara para televizorit dhe para kompjuterit, ashensorėve, eskalatorėve, automobilėve, komoditete tė llojllojshme, ushqim kalorik Nuk do tė jetė lehtė qė tė ndėrrohet ajo tendencė. Vėshtirė se dikush do tė mund ti bindė tė rinjtė qė tė sportojnė dhe tė mos hanė tepėr. Problemi ėshtė i ndėrlikuar, pėrgjegjėsia nuk shihet. Fajin e kanė, pėr shembull, ligjvėnėsit, por edhe arkitektėt". Pėr tė shendoshet - tė dhėna mė tė mėdha Sipas dr. Fogelholmit, mė e drejtė do tė ishte qė njerėzit me tepricė kilogramėsh tė paguajnė sigurime mė tė larta shėndetėsore. Sikur duhanxhinjtė dhe kaskaderėt. Nė Australi, ku 60% e popullatės ka peshė mbinormale, mendohet pėr futjen e tatimit special pėr ushqimet dhe produktet ushqimore tejet tė yndyrshme. Nė SHBA gjėrat kanė shkuar aq larg saqė, qė tė jenė tė respektuara kėrkesat e rrepta pėr siguri nė sferėn e mbrojtjes shėndetėsore, nė disa spitale janė montuar tavolina tė mėdha tė operimit qė tė mund tė mbajnė njerėz me peshė deri mė 300 kg. Disa aviokompani ofrojnė ulėse tė dyfishta nė aeroplanė pėr njerėzit e trashė. Ulėse tė tilla ka edhe nė disa teatro, nė taksi-vetura etj. Tregu gjithnjė shpikė diē tė re, prej gjithēka mund tė fitojė, pse jo edhe nga teprica e kilogramėve. Sot ėshtė argumentuar se arsyeja kryesore qe con ne mbipeshe ėshtė ushqimi. Por anglezi Markus Pembrej, specialist i inxhinieringut gjenetik, arriti deri te pėrfundimi shokues nė bazė tė hulumtimeve tė veta shumėvjeēare. Ai argumenton se ushqimi nuk mund ta ndėrrojė kodin gjenetik, por me siguri mund ta ndryshojė aktivitetin e gjeneve tė pėrcaktuara nė spermė. Kur personaliteti ėshtė i uritur, nė tė aktivizohen gjene tė tilla tė cilat i sigurojnė pasardhėsve gjasa mė tė mira qė tė mbijetojė. Nėse njeriu gjithnjė ėshtė i ngopur, ato gjene janė pėrtace, tė ngadalshme, joaktive. Nė atė rast, jo vetėm fėmijėt por edhe nipat tanė i janė nėnshtruar rrezikut trefish mė tė madh qė tė sėmuren nga diabeti, nga sėmundjet e zemrės etj.
__________________ Nobody is perfect ... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gjendja nė Mitrovicė relativisht e qetė, por e tensionuar | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 22-03-2008 18:33 |
| UNMIK: Gjendja e sigurise ne Kosove e qete dhe nen kontroll | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 13-12-2007 20:30 |
| Zgjedhjet ne Prishtine, KQZ: Procesi ka vazhduar i qete | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 08-12-2007 23:40 |
| SHPK: Pervec Hanit te Elezit, procesi ne teresi i qete | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 17-11-2007 15:20 |
| Tetova sot e qete, policia e pranishme nė terren | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 09-11-2007 04:54 |