Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

A ekziston nje epidemi e kancerit te gjirit?

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2007, 01:13
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
A ekziston nje epidemi e kancerit te gjirit?

A ekziston nje epidemi e kancerit te gjirit?

Kanceri i gjirit eshte nje nga kanceret me te shpeshta ne Evropen perendimore dhe 20 vjetet e fundit eshte rritur ne 60%. Tashme femrat preken ne nje moshe me te re. Studimet evropiane te “ Eurocare-3 ”, ne baze te anketave ne 22 vende te ndryshme, deshmojne se 5 vitet e para pas operacionit, 78% e grave te operuara jetojne ende. Por edhe nese ka nje lloj progresi ne sherimin e tyre, rritja prej 60% eshte mjaft shqetesuese. Grate japoneze preken 3 here me pak nga kanceri i gjirit se sa grate amerikane. Valle eshte menyra e jeteses ? Mos valle ushqimi, mungesa e shtatzenise, kontraceptivet, trajtimi hormonal, pesticidet, prodhimet kimike ? Studimet sot po behen gjithnje e me serioze dhe shpejt do mundet tu jepet pergjigje shume pikepyetjeve qe ekzistojne ende. Sidoqofte, ngjan se faktore rreziku per keto kancere jane :
- menyra perendimore e jeteses ;
- nje ushqim i pasur me dhjamra shtazore dhe me pak fibra, pra pak fruta e zarzavate ;
- obeziteti e rrit perqindjen e estrogjeneve, cka shton rrezikun e kancerit ;
Shumica e tumoreve kanceroze pikasen nga vete gruaja. Ja pse eshte e nevojshme te njihni transformimet qe ndodhin ne gjirin tuaj gjate ciklit hormonal.

Duhet ti veshtroni gjinjte kur laheni apo nderroni rrobat, por sigurisht kjo nuk duhet te kthehet ne ankth. Pra duhet ti prekni gjinjte dhe nese ndjeni dicka te vecante duhet te konsultoheni te mjeku.
- Cilat jane simptomat qe duhen mbikqyrur ?
- Se pari fryrja e gjoksit. Ne shumicen e rasteve fryrjet jane beninje dhe nuk perbejne tumor, por eshte thjesht nje kist apo adenome fibroze. Megjithate per te treguar kujdes duhet te konsultoheni me mjekun ne kete rast ;
- Ndryshimi i mases dhe formes se gjoksit ;
- Shfaqja e nje celuliti ;
- Anomali te lekures, nje rrudhe mbi gjoks, ne siperfaqe ;
- Thitha qe duket se shkon per brenda ;
- Nje gjender e vogel qe preket qe kur eshte 1 cm, e cila me pare nuk ka ekzistuar ;
- Nje rrjedhje nga thithat ose skuqje e saj.
Dhimbja e gjirit nuk eshte shenje e nje kanceri ne gji. Ne fakt shume femra ndjejne dhimbje me afrimin e menstruacioneve.

Pikasja permes nje konsulte sistematike mjeksore
Mamografia lejon pikasjen e tumorit ne gji para se ai te arrije masen sa mund te preket me dore. Ja pse mamografia duhet bere duke filluar qe nga mosha 50 vjecare, por dhe me heret kur femrat kane faktore rreziku apo shenja jo te mira. Mamografia eshte nje lloj radiografie me rreze X qe behet tek gjinjte. Gjate vizites gjiri shtypet lehte midis dy pllakave metalike dhe kjo zgjat disa minuta, pa shkaktuar dhimbje. Vetem mamografia dhe prekja me dore mund ta pikasin nje tumor te vogel. Shume vende, vecanerisht ato perendimore, kane ne planet e tyre kombetare fushata depistimi falas.

Semundjet beninje te gjirit
Ju kini pikasur nje fryrje ne gjirin tuaj ? Mos u merakosni, mund te jete nje semundje beninje, patologji qe i ndeshim shume me shpesh se kanceret. Por sigurisht per to duhet te konsultoheni te mjeku.
Adeno-fibrome, lipome, mastodini (dhimbje specifike e gjirit), abces, kist…Zbulimi dhe diagnostikimi i tyre mund te jete burim i nje ankthi te madh, por nuk duhet te shqetesoheni. Ato nuk e shtojne rrezikun e nje kanceri te mundshem.

Adeno-fibromat ( me te shpeshta)
Tumoret me te shpeshta beninje jane fibro-adenomat. Keto formacione gjendrash pikasen vecanerisht te femrat e reja dhe ne pergjithesi jane me nje diameter 2-3 cm. Jane te rrumbullakta, nen lekure dhe te forta kur i prek. Ne mamografi dhe ne ekografi, konturet e tyre jane shume te rregullta. Para nje fibro-adenome te tille mjeku mund te kerkoje berjen e nje punksioni qe realizohet me nje gjilpere, pa anestezi lokale. Eshte nje veprim i pakendshem por jo me shume dhimbje. Qelizat e marra konfirmojne diagonozen e adeno-fibromes brenda disa diteve. Ne shumicen e rasteve nuk rrezikojne per kancer. Tek vajzat e reja mjafton ti mbikqyrim, ndersa te grate me te moshuara eshte mire te nderhyhet me kirurgji, cka behet me anestezi te pergjithshme.

Lipoma, mastodinia (dhimbja e gjoksit) dhe abcesi i gjirit
Tumore te tjera qe pikasen te femrat jane :
- lipomat, kokra te vogla dhjami nen lekure ;
- papiloma, formacione ne zonen e afert te kanaleve e qumeshtit. Keto papiloma hiqen nga kirurgu.
Disa femra ankohen gjithashtu cdo muaj per nje lloj dhimbje ne gjoks gjate javes se pare pas menstruacioneve. Ky fenomen qe integrohet ne ate qe quhet sindroma “premenstruale”, ndodh per shkak te ndryshimeve hormonale te ciklit femeror. Per ti trajtuar ato, rekomandohet nje trajtim anti-inflamator (ibuprofen) apo me veno-tonike.
- se fundi mund te shfaqen dhe infeksione ose abcese ne gji, te cilat ndodhin pas mekimit (ushqyerjes me gji) te femijes. Keto infeksione shkaktojne ethe, shtojne gjendrat nen sqetull, krijojne nje zone te skuqur dhe japin dhimbje. Infeksioni trajtohet me antibiotike dhe abcesi drenohet.

Kistet
Kistet jane patologji beninje te gjirit, zakonisht te shfaqur ne moshat 40-50 vjecare, shpesh te lidhur me stresin. Gruaja mund te mos kete shenja dalluese klinike, por shpesh ndjen dhimbje. Mund te jete nje ose disa dhe duken mire ne ekografi, e cila ve ne dukje lengun brenda kistit. Punksioni i kistit sherben njeheresh dhe si test diagnostik, por dhe si terapi. Pra lengu qe merret analizohet ne laborator. Pas ketij veprimi, zakonisht kisti zhduket. Por ndodh qe pas aspirimit te tij, kisti te rishfaqet, e cila kerkon nje nderhyrje kirurgjikale.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani basi Muzika 0 28-12-2007 10:26
Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij AlbShkodra Politika shqiptare 7 26-12-2004 19:18
Fjalori i Internetit Administratori Programe dhe programime 0 19-09-2004 16:34
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:02.




Parajsa Shqiptare