Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Doppler – nje analize per te pare ne brendesi te arterieve dhe venave

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2007, 00:57
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Doppler – nje analize per te pare ne brendesi te arterieve dhe venave

Doppler – nje analize per te pare ne brendesi te arterieve dhe venave

Echo-doppler eshte nje analize e domosdoshme dhe e thjeshte per te zbuluar anomali te arterieve dhe te venave.

“Echo-doppler” praktikohet ne disa pjese te trupit dhe konkretisht:
- Ajo praktikohet zakonisht ne nivelin e arterieve te kembeve per te zbuluar arteritin (ngushtim te artereve) ose mbi venat, per te kerkuar ekzistencen e mundshme te nje flebiti apo “insuficence” te venave siperfaqesore;
- Praktikohet gjithashtu ne nivelin e abdomenit (barkut) per te zbuluar ndonje ngushtim apo zgjerim (aneurizem) te aortes;
- Behet mbi gjymtyret e siperme per te zbuluar mundesine e ndonje flebiti;
- Praktikohet edhe ne nivelin e qafes per te pare permes imazheve ngushtimet e mundshme arteriale nga pllakezat “ateromatoze qe mund te sjellin aksidente vaskulare – cerebrale;
- Dopleri praktikohet ndonjehere edhe ne nivelin e kafkes.
Pra matet shpejtesia e gjakut qe qarkullon dhe analizohen rezultatet qe shfaqen ne ekran. Kjo analize duhet bere ne menyre sistematike nese ekziston nje nga dy faktoret e rreziqeve kardiovaskulare: perqindja e larte e kolesterolit, diabeti, hipertensioni, por duhet patur parasysh dhe pirja e duhanit.
C’duhet bere me pare ?
Kur kjo analize behet per gjymtyret e poshtme apo te siperme nuk ka nevoje per asnje pergatitje paraprake. Por kur behet nje ”echo-doppler” abdominale duhet qe pacienti te kete bere nje lloj regjimi para disa diteve lidhur me ushqimet si qumeshti, mishi me dhjame, prodhime niseshteje, etj, ne menyre qe te mos krijohen gazra ne zorre.
Cfare ndodh konkretisht ?
Analiza behet ne kliniken e angiologut. Shtrire ne shpine, permes ekografise, shikohen enet e gjakut me ndihmen e ultratingujve qe dergohen permes nje sonde te jashtme, kalibri i se ciles mund te ndryshoje gjate analizes. Permes nje xheli, sonda zhvendoset gjate eneve te gjakut per ti vezhguar ato. Per analizen e arterieve dhe te venave te gjymtyreve te poshtme ajo behet ne pjesen e poshtme te bacinit, pastaj te rreza e kofshes dhe progresivisht zbritet pergjate eneve te gjakut mbi kofshe dhe gjate kembes. Analiza eshte me zhurma dhe ju do te ndjeni zhurmen e pulsuar qe amplifikohet (per arteriet) dhe qe vjen si dallge e vazhdueshme, per venat. Per bilancin e nje “insuficence” te venave siperfaqesore, kjo analize plotesohet dhe duke e bere te pacienti qe qendron ne kembe.
A eshte e dhimbshme ?
Jo, nuk ka asnje dhimbje. Por kalimi i sondes mbi kemben e semure nga flebiti mund te shkaktoje nje dhimbje ne pulpe.
Sa kohe zgjat kjo analize ?
Ajo zgjat perreth 30 minuta, por dhe me shume kur kemi nje rast obeziteti dhe flebiti. Pas analizes, pacientet pergjithesisht ndjehen mire.
Po rezultatet ?
Rezultatet merren njeheresh dhe gojarisht. Por konkluzioni ju jepet i shkruar bashke me fotografite dhe grafite e bera.
A ka ndonje rrezik ?
Asnje rrezik: kushdo mund ta beje kete lloj analize. Madje ajo rekomandohet cdo 1 apo 2 vjet per ata qe kane plage.
Simptomat :
- dhimbje; - shqetesime ne kohen dhe llojin e mestruacioneve; - ndjesi te shtypjes se fshikezes se urines apo zorres; - rrjedhje nga poshte; - sterilitet i perkohshem.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Do T'ju Bie Ndërmend çka Po U Them Muslimani Kurani dhe Jeta 5 05-06-2008 22:06
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Qëllimi dhe kuptimi i fesë - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit Sabahi Teologjia 0 08-05-2007 10:46
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:35.




Parajsa Shqiptare