Si te jemi te sigurt qe po bejme nje kimio-terapi te dobishme?
Dr. Axel-Durient, Paris.
- Si e zgjedh mjeku kimio-terapine ?
- Sigurisht duke u nisur nga mosha e pacientes dhe stadi i semundjes. Mjeku rekomandon nje kombinim qe te jete i afte qe te vrase qelizat kanceroze ne gjak. Si baze jane studimet qe jane bere tek grate e tjera. Pra, nuk eshte dicka eksperimentale.
- A mjekohemi me mire nese pranojne nje prove terapeutike ?
- Them se po. Keshtu mund te mjekohemi me mire, pasi nje prove terapeutike qendron ne ate qe ne mund te testojme nje kombinim te ri me pacientin, duke konstatuar nese eshte me efikas. Rralle ndodh qe nje produkt i ri te jete me pak efikas se ilaci me i hershem. Por, te gjithe pacientet pjesemarres ne kete studim ndiqen njelloj nga mjeku, pasi per te vleresuar efektin e cdo molekule (ilaci) duhen ndjekur nga shume afer efektet dytesore.
- Por si ta dime nese kimio-terapia eshte e efektshme ?
- Ne saje te studimeve statistikore ne e dime se cila nga format kimike ka qene me me efekt. Por ne punen e perditeshme ne nuk kemi mjete teknike te sigurohemi qe te nje pacient efektet do te jene ato qe duhen, pra qe te pengojne evolucionin e perseritjes apo te metastazave (kancer dytesor) te gruaja e semure. Ndersa ne te kundert, kur nje kimio behet para heqjes se tumorit, pak a shume te madh, fakti qe tumori zvogelohet eshte nje kriter i mire i suksesit.