Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Annie Girardot – Beteja e fundit kunder Alzheimer-it

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2007, 00:28
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Annie Girardot – Beteja e fundit kunder Alzheimer-it

Annie Girardot – Beteja e fundit kunder Alzheimer-it
Luan Rama

Aktorja e famshme e Viscont-it ne Rocco dhe vellezerit e tij duket se tashme po ben betejen e fundit kunder Alzheimer-it. Dhe kjo beteje nuk eshte thjesht ne boten klinike dhe te ilaceve, por se pari ne shesh te xhirimit dhe perpjekjeve per tu rikthyer ne atmosferen dhe mjedisin ku ka perjetuar gjithe jeten e saj artistike: filmi, aktoret, regjisori…Rikthim ne mjedise te ngrohta, sic eshte rasti dhe ne xhirimin e nje filmi ne Rusi qe sapo ka mbaruar. Gjithcka e tille duket se e shkeput ate plotesisht nga bota e Alzheimer-it per ta rikthyer ne nje bote tjeter, ate te perjetimit te artistit, ku ajo rigjen kujtesen, fjalen artistike, ku rimodelon lojen aktoriale ne baze te biografise se personazhit qe interpreton. Pra eshte si te mbyllesh portat e Alzheimer-it dhe te hapesh portat e artit dhe te jetes se vertete njerezore. Annie Girardot e kam takuar para 13 vjetesh ne Paris, ne shtepine e saj prane „Place des Vosges“, bashke me regjisorin Saimir Kumbaro dhe aktorin Timo Flloko.

Madje pas atij takimi ajo do te vinte e ftuar dhe ne Shqiperi, ne „Ditet e filmit francez“. Atehere Annie Girardot ishte ende ne shkelqimin e saj, vecanerisht ne teater. Ato kohe ajo nuk e dinte se kercenohej nga kjo semundje e rralle, jo fort e njohur, qe permes krijimit te „pllakave senile“ ne tru, kerkonte te degjeneronte trurin e saj. Gjate 50 vjet jete artistike, kjo aktore e mrekullueshme ka nje galeri te pasur personazhesh qe nga „Rocco dhe vellezerit e tij“, duke vazhduar me nje filmografi te pasur ne bashkepunim me regjisoret Claude Lelouche, Andre Cayatte, Ferreri, Claude Zidi, Bertrand Blier, etj, ne filma si Te jetosh per te jetuar, Te vdesesh per te dashuruar, Doktoresha Francoise Gailland, Bie shi ne Santiago, Faleminderit jete, etj. Vitet 70-te ishin „vitet Girardot“. Per artin e saj ajo eshte nderuar me „Luanin e Arte“ ne festivalin e filmit te Venecias, me „Ariun e Madh“ ne festivalin e filmit te Berlinit si dhe ne France me 4 cmime „Cesar“ per rolin me te mire femeror. Sot Annie Girardot eshte 75 vjec. Pas xhirimit, (ku ajo ndihmohet gjithnje me nje kufje ku i kujtohen fjalet qe duhet ti thote partnerit) ajo rikthehet perseri ne boten e Alzheimer-it, dhe humbet ne kujtime apo ne harrese te plote. Veshtrimin e ka te humbur dhe depresioni e paniku fillon ta pushtoje. Vajza e saj Giuglia (qe e ka me burrin e saj Renato Salvatori, interpret i filmit Rocco dhe vellezerit e tij, i cili pak vite pas ketij filmi do te vdiste ne nje aksident ajror), tregon per luften qe ben Annie kunder Alzhimer-it.

Giuglia: “E rende, por jo e pamundur”

“Ka disa vjet qe ne e kemi kuptuar semundjen e saj. Atehere ajo interpretonte ne pjesen teatrale Madame Margarite. Kur shkuam ne Sardenje, ajo nuk e kuptoi se e kishte lene Francen. Kujtonte se ishte ende ne Paris. Atehere e derguam te vizitohej ne nje klinike per te kuptuar se cfare po ndodhte me te. Kujtonim se e kishte nga lodhja, por jo, ishin shenjat e para te Alzheimer-it. Sot kuptohet qe ajo ndjehet e harruar ne nje bote qe ne nuk arrijme ta kuptojme. Por sapo i flasim per kinematografine, ajo zgjohet. Me e cuditshmja ndodh ne sheshin e xhirimit. Ajo qendron diku prane sheshit ku xhirohet dhe tri minuta para se te xhiroje kamera i thone te behet gati. Sapo degjon fjalen “motor” ajo eshte nje tjeter njeri. Madje mjeket habiten me kete aftesi te saj. Mendoj se ajo e ka kuptuar se e ka humbur autonomine e saj. Shpesh eshte plot ankthe. Arrin nganjehere qe te thote “Do te me heqin nga filmi !” Mendoj se vetem filmi i jep akoma deshiren qe te jetoje. Por veshtiresia me e madhe vjen se ajo nuk e pranon semundjen e saj. Ajo nuk e thote, por ndjehet fajtore dhe ka nje gjendje agresive ndaj meje. Edhe pse e kuptoj arsyen se nga vjen kjo, perseri e kam te veshtire te perballoj situata te tilla. Une jam italiane dhe kam nje karakter te veshtire. Por mjeket thone se duhet tu rezistoj situatave te tilla. Keshilla qe mund t’ju jepja personave te tjere ne nje situate si timen eshte qe te mos stepen. Duhet te informohen prane mjekut rreth semundjes. Te semuret duhen perkedhelur sepse ata e ndjejne forcen e dashurise ndaj tyre, ata jane shume te ndjeshem dhe afektive. Muzika per Annie ndikon mjaft mire. Pelqen Brel, Piaf, Aznavour, Paolo Conte, Lucio Dala…Kur i degjon ata, ajo mbyllet ne boten e saj, por ndjehet mire. Do doja qe ajo te kercente. Nje dite e ngrita dhe fillova ta rrotulloja ne shtepi. - C’po ndodh keshtu ? - me tha ajo. - Po kercejme ! - Ah ! - tha ajo dhe me shtrengoi duke u futur ne boten e kercimit. Sigurisht ka dhe momente te veshtira, kur une nuk arrij te kuptoj se per cfare mendon ajo ose kur Annie nuk kupton ate cka une i them…“
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg Annie-Girardot-1.jpg (21.0 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Annie-Girardot-2.jpg (54.2 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Annie-Girardot-3.jpg (11.9 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg Annie-Girardot-4.jpg (27.7 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Te rendesishme per ti ditur Jonisa Njeriu dhe shendeti 2 20-10-2006 14:28
Si dėshtoi komploti anglo- amerikan kundėr Enver Hoxhės Ardit Politika shqiptare 0 04-04-2004 00:12
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 01:53.




Parajsa Shqiptare