Anemia, bimet qe kurojne kete
semundje. Keshillat e mjekeve


Bimet jeshile qe kurojne anemine

Mungesa e hekurit eshte shkaku me i shpeshte i anemise, madje e shfaqjes se saj eshte me e shpeshte tek femrat, dhe kjo per shkak te menstruacioneve (qe natyrisht shoqerohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Ne moshat e shtyra, anemia nga mungesa e hekurit ka shume mundesi te jete pasoje e kancerit ne gjak, nderkohe qe tek femijet mundet qe mungesa e hekurit te jete pasoje e sasise te pamjaftueshme ne diete.

Shenjat

Lodhje, takikardi, zbehje, gjuhe e lemuar, thonj te deformuar dhe te thyeshem (koilonychia). Ne ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite te vogla dhe me pak hemoglobine. Niveli i hekurit ne serum eshte i ulet. Niveli i transferines (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) eshte i rritur. Biopsia e palces te kockave eshte analiza me e besueshme per sasine e hekurit ne organizem. Mjeket keshillojne qe ne kete rast, kjo mungese te trajtohet me sulfat hekuri, 325 mg, 3 here ne dite. Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave, dhe niveli i hemoglobines normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund te jete sideroblastike dhe ne kete rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet jane qeliza eritrocitike qe kane nje unaze "prej hekuri" ne citoplazme. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore te shfaqjes se semundjes jane alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike. Si cdo anemi tjeter, shenjat me te dukshme jane lodhje, takikardi, zbehje, etj. Diagnoza kryesore eshte niveli i hekurit ne serum eshte i rritur. Niveli i transferines (TIBC) mund te jete normal ose i rritur. Niveli i ferritines eshte i rritur. Ne biopsine e palces te kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekeve specialiste, kjo semundje mund te trajtohet me piridoksine (vitamine B6).

Keshillat

Ketyre te semureve u keshillohet perdorimi i frutave te fresketa, qe permbajne vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nese pine kafe, caj, kakao apo edhe lengje te tjera, qe permbajne kafeine, duhet t'i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit. Per kurimin e kesaj semundjeje, ne mjekesine popullore perdoren pothuajse te gjitha perimet dhe te gjitha pjeset e bimes, frutat, gjethet, deget, rrenjet etj. Ne vendet arabe hurma eshte ushqim kryesor, i cili shuan urine per shkak te perberjes se celulozes. Hurmat kane gjetur perdorim te mire kunder anemise. Gjithashtu karota eshte e pazevendesueshme per shendetin e njeriut. Lengu ditor i karotes ne sasi prej 50-150 gr eshte ilac efikas te te semuret qe vuajne nga anemia. Karota ne periudhe rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Keshillohet pirja cdo dite e 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke, apo te konsumohet sa me shpesh domatja. Duhet te marret gjithashtu cdo dite 10 - 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 - 25 dite. Nje kure e efektshme eshte edhe ajo e pergatitur nga 250 grame gjethe hithre, 10 grame uthull dhe 10 grame gjethe delli. Te gjitha keto vendosen ne 1 liter uje te ftohte, ku qendrojne 12 ore. Pastaj zihen per 10 minuta, embelsohen sipas deshires me mjalte dhe pastaj serish mbyllen dhe qendrojne te mbyllura per 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjate tere dites me lugen e kafese. Fiku eshte nje frute, qe permban shume karbohidrate, albumine, yndyre. Perdoret i fresket, i thare dhe i perpunuar ne produkte te ndryshme. Rekomandohet te perdoret nga personat e dobesuar, nga anemiket dhe nga ata qe ndiejne shume te ftohte, pasi i japin organizmit force dhe nxehtesi.

Shenjat e semundjes

1- Lodhje
2- Takikardi
3- Zbehje
Ushqimet
1- Anemiket duhet te konsumojne fruta me vitamine C
2- Anemiket duhet te konsumojne spinaq dhe barera jeshile
3- Fiku, shalqini dhe luleshtrydhja, efikase per te trajtuar anemine
4- Anemia shkaktohet si pasoje e nje ushqimi te keq
5- Anemiket duhet te pine 150 gram leng karotash ne dite
6- cajin, kakaon dhe kafen duhet t'i marrin tri ore perpara se te hane, pasi ndryshe veshtireson tretjen.
7- Pacientet duhet te pine cdo dite 150 ml leng te rrepes se kuqe, para buke
8- Keshillohet te konsumohet sa me shpesh domatja
9- Te semuret duhet te marrin gjithashtu cdo dite 10 - 15 fruta te mandarines per nje kohe prej 20 - 25 dite.

Anemia

Kurat me bime mjekesore, ndikim te madh

Anemia vjen shpesh pas nje gjakderdhjeje te madhe dhe te fuqishme, mirepo crregullime mund te vijne edhe si pasoje e ushqimit te dobet dhe te keq. Te semuret anemike duhet te konsumojne ushqime te shumellojshme .

Anemia, transfuzione te rregullta gjaku
Anemia mund te shkaktohet edhe nga helmimi me plumb, i cili frenon enzimen ALA dehidrataze (dehidrataza e acidit aminolevulinik); kjo eshte nje nga enzimat e sintezes te helmit). Sipas shkencetareve, simptomat si cdo anemi tjeter jane te njejta: lodhje, takikardi, zbehje, etj.

Anemia shfaqet 7 muajt e pare te jetes

Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 te jetes (ne 6 muajt e pare bebja ka akoma hemoglobine fetale alfa2gama2). Sipas mjekesise moderne, nje tjeter menyre per kurimin e te semureve me anemi eshte edhe pirja e tri lugeve te vogla ne dite nga masa e perftuar me shalqin, karafil, mastike dhe sheqer.

Pergatiti: Blerina KACA