Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Shkenca dhe jeta | Njeriu dhe shendeti

Alkooli dhe duhani dy vrases te ngadalshem

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-09-2006, 21:42
Minifotoja e anetarit Vranina
Anetar/e
 
Reg: 28-08-06
Postime: 39
Kryesore Alkooli dhe duhani dy vrases te ngadalshem

Kudo qė tė shkojmė, kudo qė tė jemi duhani ėshtė bėrė pjesėtar pothuajse i pėrhershėm dhe i pranishėm, njė shok i keq, i bezdisshėm por mbi tė gjitha i rrezikshėm. Jo rallė ndodh me ato qė shkojnė nė punė, ta fillojnė ditėn me kafe, cigare dhe njė teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerėz, tė punėsuar apo jo, tė vjetėr ose tė rinj mbushin lokalet ndėrkohė qė duhani ėshtė shoqėruesi i pėrhershėm, dhe nė mė tė shumtėn e rasteve edhe alkooli ku pija e preferuar ėshtė sipas fuqisė sė xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ē`ėshtė mė e keqe deri dje kėto dy vese ishin pėrgjithėsisht pronė e meshkujve por qė pas viteve '90, pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi tė rritej nė mėnyrė tė frikshme, sa sot nė Shqipėri ashtu si edhe nė botė statistikat flasin pėr njė barazim tė pėrdorimit midis dy gjinive. Po t'i pyesėsh njerėzit pėr dėmet qė sjellin kėto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit), nė pėrgjithėsi ato tė pėrgjigjen qė i dinė dėmet por prapė vazhdojnė tė pijnė edhe duhan edhe alkool.
Duhani gjatė djegies ēliron 4.000 lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjėset kryesore pėr varėsinė nga duhani dhe dėmtimin e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkėrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, influencohen apo rėndohen prej tij ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqėndrohemi mbi dėmet kryesore. Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn epidemi tė kancerit tė mushkėrisė sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkėrisė nuk ka rol parėsor nė vdekshmėrinė, por rreziku prej tij, ėshtė rritur ēdo 10-vjeēar me rritjen e pėrdorimit tė tij prej femrave. Eshtė vėrtetuar se pėr ēdo 10 cigare tė pira rreziku pėr kancer pulmonar pesėfishohet dhe pėr ēdo 20 cigare reziku 15-fishohet. Kryesisht te pirėsit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit ėshtė rreth 50-60 vjeēare dhe prej saj njeriu mund tė pėrfundojė edhe nė njė ndėrhyrje tė mundshme kirurgjikale. Por siē e thamė edhe mė sipėr duhani shkakton njė listė tė gjatė dėmesh. I ashtuquajturi bronshit azmatik shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Persona, qė kur gdhihen nė mėngjes, puna e parė qė bėjnė fillojnė tė kolliten dhe nxjerrin nga goja gėlbazė nė sasira mesatare. Te personat qė nuk pijnė duhan mushkėria me anė tė sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetėpastrohet gjatė tė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkėria nuk ėshtė nė gjendje ta nxjerri gėlbazėn. Janė kėto persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare.
Por dėmet mė tė mėdha duhani i shkakton nė sistemin kardiovaskular tė gjakut. Duhani mbahet si njė nga faktorėt kryesorė nė dėmet Arteriosklerotike tė vazove (ngushtimi i enėve tė gjakut) qė nė vetvete shkakton sėmundje iskemike tė zemrės, infarktin e zemrės, dėmtim tė Sistemit Nervor Qendror si edhe tė shumė organeve tė tjera. Eshtė vėrtetuar se sėmundjet iskemike janė tė pranishme 3.4 pėr mijė tek ato qė nuk pijnė duhan dhe 7.4 pėr mijė tek ato qė pijnė duhan. Tek ata qė pijnė 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumi i duhanit shton rrezikun pėr vdekje tė papritur, kėshtu tek ata qė pijnė njė paketė cigare nė ditė rreziku pėr vdekje tė papritur pesėfishohet. Monooksidi i duhanit, njė nga pėrbėrėsit e tymit pakėson oksigjenin nė gjak, ndėrkohė qė nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit shton punėn e zemrės dhe tė dyja shpejtojnė formimin e trombit (mpiksje gjaku) qė ngushton dhe bllokon anėt e gjoksit.
Ata qė janė konsumatorė tė duhanit, referojnė qė e kanė tė pamundur pėr ta lėnė atė. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit zėvendėson Acetil Kolinėn, njė pėrbėrės qė ka rolin pėrcjellės tė impulsit nervor nė sinops (pjesė e Sistemi Nervor Qendror dhe atij Periferik). Organizmit pas lėnies sė duhanit i duhet njė periudhė prej 40 ditėsh qė tė prodhojė sasinė e duhur tė Acetil Kolinės. Gjatė kėsaj kohe ish-duhanpirėsi ėshtė i stresuar, nevrikoset edhe nga zhurma mė e vogėl, ka pagjumėsi etj. Por tė gjitha kėto vėshtirėsi kalohen me pak vullnet dhe kėmbėngulje.
Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr Karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēeran e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2.7 herė rreziku pėr Kancer stomaku.
Pėrveē duhanit njė ves tjetėr i dėmshėm ėshtė edhe alkooli. Edhe ky ves ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, pankreasi e deri nė dėmtime tė pakthyeshme tė Sistemit Nervor Qendror . Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hepatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se sasi e rrezikshme alkooli ėshtė ajo prej 20-40 gr alkooli etilik (alkooli qė pėrmbajnė pijet dehėse), ndėrsa pėrdorimi i 100-150 gr alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.
Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė sė tyre femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėz qė pijnė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė asgjė papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike, ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ja vėnė veshin, por bukur mirė ata/o bėjnė puthjen e parė me vdekjen. Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Eshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime, ndėrsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet jep nė mėnyrė tė sigurtė dėmtime tė pankreasit. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankreatit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn Sistemi Nervor Qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Eshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdorues kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (skizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani.
Sot bota aplikon lloj-lloj strategjish pėr tė luftuar pėrdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnė sasi tė mėdha parash pėr reklama kundra tyre, nxjerr ligje pėr mospėrdorimin e duhanit nė vende publike, apo pėr mospėrdorimin e alkoolit pėrpara moshės 21-vjeē, krijon tė ashtuquajturat Ditė Botėrore kundra duhanit siē ishte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ē`ndodh nė tė vėrtetė? Sa mė shumė shpenzohen para nėpėr reklama kundra duhanit, aq mė shumė rritet pėrdorimi i tij. Jo tė pakta janė rastet kur 21-vjeēarėt pėrfundojnė pas hekurave pėr pėrdorimin e alkoolit dhe anėtarėt e tė ashtuquajturave grupe kundra alkoolit, tė cilėt s'janė gjė tjetėr veēse alkolistė kronikė qė i kthehen herė pas here zakonit tė vjetėr sepse nuk arrijnė tė heqin dorė nga ai. Por duhani dhe alkooli nuk janė tė dėmshėm pėr shėndetin e pėrdoruesve por edhe pėr xhepin e tyre. Njė duhanpirės mund tė shpenzojė nga 15.000-50.000 lekė tė vjetra e mė tepėr nė muaj vetėm pėr tė blerė cigare. Po nėse mbledhim edhe lekėt e pėrdoruara pėr alkool?… Gjithashtu njė duhanpirės i sjell dėm edhe personave qė gjenden rreth tij. Bashkėshortja e njė duhanpirėsi ėshtė 30% mė e rrezikuar pėr kancer se ajo e njė duhanpirėsi etj. Ndėrsa femrat janė mė tė predispozuara qė t'u dėmtohen kordat zanore nga pėrdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thėnė shkurt iu trashet zėri.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 02-12-2006, 14:57
Minifotoja e anetarit potter
I/e Sapoardhur
 
Reg: 18-11-06
Postime: 13
Images: 1
Kryesore

Bashkohem Plotesisht Me Mendimin Tuaj Pasi Me Te Vertet Ata Jane Mjaft Te Rrezikshem Per Jeten.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 02-12-2006, 19:10
Minifotoja e anetarit brioni
Veteran/e
 
Reg: 12-08-06
Postime: 202
Kryesore

90% e ndeshjeve ne amerik jane vetem nga alkoholi...E tash kan marr masa me te ashpra per perdorimin e alkoholit ne komunikacion..Shiko kur kurani e ka ndalu para 1400viteve sot bota e civilizuar e kupton se eshte e demshme per shoqerin....Sa me vones..po mir qe e kupton...me mir von se kurr...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 07-12-2006, 07:52
Minifotoja e anetarit synimi
I/e Sapoardhur
 
Reg: 05-12-06
Postime: 3
Kryesore

PERSHENDETJE,

mos e di ndonjeri prej jush e-mailin e dr. halim kosova, gjinekolog?
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 09-12-2006, 14:14
Minifotoja e anetarit Sarazz
I/e Sapoardhur
 
Reg: 09-12-06
Lokalizimi: Suedi
Postime: 5
Kryesore

Edhe e vėrtet qė alkoholi dhe duhani te mbysin ngadal
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 22-12-2006, 19:26
Minifotoja e anetarit Pali
Veteran/e
 
Reg: 29-10-06
Postime: 74
Images: 1
Kryesore Tė gjenden metoda pėr ndaljen e pirjes sė duhanit!!!

Mekanizmi i duhanpirjes mbėshtetet nė dy gjėra: njėra nė njė mvarje fizike dhe tjetra nė njė mvarje psikologjike. Personat qė janė tė mvarur nė mėnurė psikologjike prej duhanit pėr ata ėshtė njė skllavėrim i vėrtetė.Njerėrzimi ka luftuar me mish e me shpirt gjatė shekullit tė parafundit kundėr skllavėrimit. Por nė mėnyrė paradoksale janė gjendur, duke iu falėnderuar duhanit, me u rendit nė rendin e skllavit.Pėrderisa duhanpirėri ka njė cigare nė buzė, ka pėrshtypjen se kurrė ndonjėherė mė parė nuk ka pirė duhan. Shpeshherė ne pimė duhan duke mos e pėlqyer fare dhe madje duke mos qenė i vetdijshėm.Vetėm atėherė pas njė mungese tė duhanit ne vuajmė prej ilizionit qė ne e pėlqejmė duhanin: psh. cigarja e parė nė mėngjes, ose pas njė dreke.
Vetėm nė rrethana duhani vjen shumė i kėrkuar nė periudhat kur ne provojmė qė ta lėm ose kur shoqėrija na imponon njė ndalesė p.sh. nė kishė, nė spital, nė kinema etj.Me fjalė tė tjera ne kemi pėsuar njė larje tė trurit. Kemi krijuar bindjen se ne vuajmė prej asaj se cigarja posedon njė efekt misterioz pėr tė cilin ne kemi nevojė dhe qė krijohet njė shprastėsirė nė ne derisa ne e ndalojmė pirjen e duhanit.Ky ėshtė aspekti psiqik i mvarjes nga duhani.
Por nė tė vėrtetė duhet qė ti kėshillojmė tė gjithė duhanpirėsit se duhani: NUK MBUSH NDONJĖ SHPRASTĖSI, POR AI E KRIJON ATĖ!!!!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 24-12-2006, 00:22
Minifotoja e anetarit albani6070
I/e Sapoardhur
 
Reg: 24-12-06
Lokalizimi: usa
Postime: 9
Kryesore

Ah duhani sa i keq qe eshte,ke plotsisht te drejt.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 03-01-2007, 16:18
Minifotoja e anetarit kuqeziperjet
Veteran/e
 
Reg: 02-01-07
Postime: 128
Images: 3
Kryesore

Un them se njeriu ne jet duhet ti provoj te gjitha..........dhe duhanin dhe alkoolin dhe dhe dhe dhe(gjera te tjera).......por te kufizuara pa u ber i varur nga deshirat e tij te castit.Sa per kuranin,muhamedi e ka bekuar rushin,prandaj dhe rushi mbin sido qe ta mbjellesh ne tok,ndash mbrapsh ndash si te duash.Dhe po ta hedhesh mbi tok do nxjerri renj.
PERSHENDETJE
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 04-01-2007, 17:55
Minifotoja e anetarit Muslimani
Moderator/e
 
Reg: 07-03-04
Lokalizimi: Shkoder
Postime: 224
Kryesore

Citim:
Origjinali i Postuar nga kuqeziperjet Shikoni Postimin
Un them se njeriu ne jet duhet ti provoj te gjitha..........dhe duhanin dhe alkoolin dhe dhe dhe dhe(gjera te tjera).......por te kufizuara pa u ber i varur nga deshirat e tij te castit.Sa per kuranin,muhamedi e ka bekuar rushin,prandaj dhe rushi mbin sido qe ta mbjellesh ne tok,ndash mbrapsh ndash si te duash.Dhe po ta hedhesh mbi tok do nxjerri renj.
PERSHENDETJE

Pergjithesisht gjithmone njeriu niset vetem per ta provuar. Psh asnje i alkolizuar nuk e fillon alkolin, me deshire per t'u bere i varur prej tij, asnje prej tyre nuk ka deshire qe me kete menyre t'ia nxije jeten vetes, e aq me pak familjes se tij. Por per fat te keq nuk jane te paket njerezit qe shohim rreth e rrotull qe i shohim te alkolizuar. Secili prej nesh e njeh te pakten nje pijanec.
Pra pyetja eshte sa eshte i sigurte njeriu se do te jete i shkaterruar nga alkoli.

Ndersa persa i perket postimit te kuqeziperjet ku thote se Muhamedi alejhi selam e ka bekuar rrushin, kjo ska lidhje fare me alkolin. Rrushi eshte i lejuar per tu ngrene si frut, por kur fermentohet dhe behet alkol, ai eshte i ndaluar. Zoti i gjithesise qe ka krijuar njerezimin, e di me mire se cfare eshte me mire per krijesat e tij, cfare eshte e demshme dhe cfatre eshte e dobishme. Allahu kur e ndalon alkolin ne Kuran tregon se ne te ka edhe te mire, por te keqijat dhe demet qe sjelle ai jane shume me te medhe. Dhe secili prej nesh e di se sa aksidente vdekjeprurese ndodhin vetem per shkak te pijes, sa familje shkaterrohen per shkak te tij. Ai qe ka sado pak mend mundet ta beje peshimin e demeve te alkolit.
__________________
Sikur tė ishte deti ngjyrė pėr t'i shkruar fjalėt e Zotit tim, deti (uji i tij) do tė shterrej para se tė pėrfundojnė fjalėt e Zotit tim.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 25-01-2007, 13:39
Minifotoja e anetarit al_fr
Veteran/e
 
Reg: 25-01-07
Postime: 94
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek al_fr
Kryesore

Alkolik behen vetem ata qe pine per dite. Te pish nje gote vere gjat drekes te ben mire per shendetin. Te pish me moderim gjate nje mbremje me shoqerine eshte dicka e kendshme.

Ndersa duhani te ben dipendent, te varuar. Eshte si puna droges. Kush pi duhan nuk mund te pije nje ne dite, ndryshe nga dikush qe pi alkol me raste dhe qe mund te rije muaj te tera pa pire nje pike te vetme.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Keshilli i Muzikes Shqiptare Administratori Muzika 9 27-01-2007 13:36
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 07:18.