| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Ndoshta shume prej jush, gjate nje bisede ne chat ose te informuar prej mediave (elektronike ose jo) ka lexuar kercenime te mundshme qe e shoqerojne gjate lundrimit ne rrjet ( Internet). Ne fakt, keto rreziqe jane te shumellojshme si nga forma ne te cilet ekzekutohen, ashtu edhe nga ajo nga e cila synojne te qellojne lundruesin. Ne vazhdim po sjell disa prej tyre si edhe sqarimet perkatese. Spamming Spamming nuk eshte gje tjeter veēse marrja ne forme te padeshiruar te e-maile. Ky problem deri para disa kohesh ishte shume i neglizhuar ndaj edhe per kete arsye morri nje zhvillim te vrullshem ne periudhen e fundit. Nuk paraqet nje rrezik per sigurimin dhe sistemet informative por duhet thene qe eshte shume i kushtueshem per nderrmarrjet te cilat bombardohen nga keto e-mail si edhe perdoruesit e thjeshte te cilet humasin kohe te ēmuar duke fshire keto maile. Trojan Horse Nuk jane tjeter veēse programe te vogla te cilat sillen pikerisht si stergjyshi i tyre i lashte ( e kujtoni Kalin e Troies dhe pasojat e tij? ). Karakterizohen nga nje ''pamje e pafajshme'' , instalohen ne komjuterin qe kane si synim sulmin dhe duke punuar ne background, i lejojne autorit qe e kane derguar kontrrollin mbi viktimen e zgjedhur. Mund te dergojne nepermjet rrjetit te dhena te rendesishme ose edhe thjeshte te dhena mbi karte krediti ose bankare per te perfunduar tek kontrrolli absolut i makines ku jane installuar. Kjo mundesohet mbasi ata pa dijenine e pronarit te sistemit hapin nje backdoor (dere te fshehte). Virus Ndoshta me ''familiari'' nga te gjithe ato kercenime qe sot gjejme ne rrjet. Eshte nje kod i keq, dhe njihet si nje nga te paret qe synonin duke infektuar me sukses komjuteret personale te pare dhe jo vetem ata. Keto kode te keqia karakterizohen nga aftesia per tu replikuar dhe infektuar dokumente ( file) te ekzekutueshem. Pjesa me e madhe e tyre jane kode te rrezikshme por duhet shtuar qe ne te shkuaren kane dale ne qarkullim edhe kode te tille qe nuk ishin te rrezikshem. Worm Eshte nje tjeter forme e perhapur e kodit te keq. Eshte me natyre virale dhe per kete i afte te prodhoje kopie te vetes se tij. Perdor posten elektronike dhe te tjera strumente rrjeti per tu perhapur. Ne rrjet aktualisht ekzistojne me mijera te tille qe jane te ngjashem mes tyre ose rrjedhin nga i njeti burim familjar*. Ndaj tyre, nje antivirus i azhornuar rregullisht eshte ne gjendje ti zbuloi edhe ndaloje sulmin ndaj makines. Phishing Phishing eshte nje tip sulmi qe hyn ne familien e spamming por ne ndryshim nga spammi i vertete, nuk jep vetem bezdi. Kjo teknike duke aplikuar edhe principe te llojit social engineering eshte ne gjendje te marre te dhena zakonisht te natyres financiare nga personat qe qellon. Eshte shume e hapur kohet e fundit sepse deri pak kohe me pare ishin te pakte ata qe e praktikonin. Spyware Spyware jane programe shume te vogla, qe kthehen ne residente te sistemit tone. Ato merren zakonisht nga installimi i nje programi gratis ( nese e mendojme pak me mire, shiko sa tendenca mazokiste kemi ), zakonisht te paisura me ndonje sistem per te shfaqur reklama. Disa prej ketyre kodeve, jane ne gjendje te mbledhin informacione mbi perdoruesin dhe t'ja dergojne nje server remote. Keto informacione perdoren per t'ju shitur ne nje moment te dyte shoqerive qe dergojne spamm ose mesazhe te tjera reklamuese.
__________________ Nobody is perfect ... |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Fakte dhe arritje ne mjeksi | Administratori | Njeriu dhe shendeti | 53 | 03-05-2008 08:01 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |