Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Zhani Ciko - Kaosi ne muzike, i ngjashem me kaosin urban

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 17:26
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Zhani Ciko - Kaosi ne muzike, i ngjashem me kaosin urban

Kaosi nė muzikė, i ngjashėm me kaosin urban

Teatri Kombėtar i Operas dhe Baletit mbyll sezonin artistik 2005-2006 dhe ėshtė duke u pėrgatitur pėr sezonin e ri i cili premton tė jetė po aq voluminoz dhe cilėsor sa sezoni qė sapo u mbyll. Drejtori i TKOB Zhani Ciko flet lidhur me arritjet rekord qė ka pasur sezoni i shkuar dhe me planet dhe arritjet qė do tė ketė ky sezon i ri artistik. “Megjithėse janė pushimet verore TKOB nuk pushon” shprehet Zhani Ciko, “njė pjesė e stafit sė bashku me mua vazhdon tė punoj” vazhdon ai. Zhani Ciko premton se TKOB do tė ketė arritje edhe mė tė mėdha tė cilat do e ēojnė atė nė nivelet e teatrove tė tjera ndėrkombėtare.Do tė ketė nxitje nė nismat dhe iniciativat e tė rinjve dhe do tė kenė lirinė qė ta nxjerrin disi teatrin nga shfaqjet klasike. Video Opera ėshtė aktiviteti mė i afėrt tė cilin mund ta shijojnė gjithė artėdashėsit nė sheshin para TKOB-sė dhe nė Parkun Rinia. “Le tė provovojmė kulturėn sepse kjo ėshtė detyra jonė” ėshtė njė nga citimet e Zhani Cikos i cili e ka sjellė teatrin nė njė erė tė re.

-Sapo u mbyll sezoni artistik 2005-2006 i Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit. Si ka qenė ky sezon? Sezoni artistik 2005-2006 ka nisur nė tetor me baletin “Bardera”, njė bashkėpunim me Teatrin Kroat tė Operas dhe Baletit, njė balet i madh, njė nga emrat e mėdhenj botėror tė baletit pėr tė vazhduar mė pas me operan “Rigolleto”, nė njė rivėnie historike tė saj. Ne vumė nė skenė shfaqjen me tė cilėt ėshtė vėnė nė skenė “Rigolleto-ja” 40 vjet mė parė nė skenėn e Operas atėherė kur debutuan pėr herė tė parė Gaqo Ēako, Ramiz Kovaēi, Avni Mula, Nina Mula e artistė tė tjerė. Ne ringjallėm atė shfaqje. E sollėm kėtė shfaqje nė tė njėjtėn formė me tė njėjtėn skenografi tė artistit tė madh Shaban Hysa i cili pėr fat tė keq njė muaj pėrpara shfaqjes vdiq. Sidoqoftė emri i artistėve jeton me veprėn e tyre dhe jo thjesht me fizikun e tyre. Mė vonė nė TKOB ishte njė premierė tjetėr, ku nė kuadėr tė 70 vjetorit tė lindjes sė kompozitorit tė madh Shaban Ibrahimi vumė nė skenė veprėn e tij tė madhe “Plaga e dhjetė e Gjergj Elez Alisė”, ndėrkohė u bė njė koncert madhėshtor me rastin e 650 vjetorit tė lindjes sė Heroit tonė Kombėtarė Gjergj Kostriot Skėnderbeu ku u interpretuan vepra qė kishun kohė qė ishin zhdukur nga repertoret tona, si vepra jonė historike “Skėnderbeu” e Fan Nolit, njė vepėr e rrallė historike qė nxorri nė pah vlera tė mėdha tė kėsaj vepre, ose vepra e Preng Jakovės qė u interpretua roli i Skėnderbeut nga Gaqo Ēako dhe artistė tė tjerė e kėshtu pėr tė ardhur deri tek “Njė mbrėmje Vagneriane” dhe duke e mbyllur vitin me ballon qė bėjmė ne nė Opera.

-Balloja e fundvitit prej sa vitesh zhvillohet nė TKOB dhe po shndėrrohet kjo nė njė traditė? Ky ishte edicioni i tretė i kėsaj balloje. Ka tre vjet qė ka nisur tė zhvillohet kjo traditė. Kjo ballo ėshtė njė traditė Strausiane e zhvillohet nė disa teatro tė botės. Nė Opera shtetėrore tė Vienės ėshtė kjo traditė dhe mendova qė nė vend qė tė bėjmė njė koncert tradicional pėr fundvit me vepra tė Strausit ku ka edhe vepra shqiptare nė repertor, mendova ta bėj nė formėn mė skenike dhe kjo formulė ishte forma mė skenike e saj qė transmeton prej tre vjetėsh. Mė vonė vijmė tek “Shekuj dhe dashuri”, njė musical qė pati njė eksplozion nė publik. Kjo ėshtė njė iniciativė e shoqatės “Musical” e cila punon me kėngėtarėt tanė tė rinj, me trupėn tonė tė baletit dhe priret nga musicalet e natyrės sė Pop-it. Mė pas shoqata “Musical” nė njė produksion jo “live” por nė njė produksion nė studio e realizoi shumė mirė.

-Do tė ketė pėrsėri bashkėpunim me kėtė shoqatė apo edhe me tė shoqata tė tjera?
-Edhe me kėtė shoqatė do tė ketė, edhe ne vetė kemi ndėrmend qė tė vėmė musicale klasike nė njė interpretim tė drejtėpėrdrejt, njė musical gjithashtu klasik do e kemi nė sezonin e ardhshėm. Pas kėsaj ne kishim gjithashtu njė shfaqje tė rendėsishme e cila i krijoi mundėsi njė nga zėrave shqiptar qė sot nė botė konfirmohen Saimir Pirgu nė njė traviatė. Gjėja mė e rėndėsishme ishte se menjėherė pas asaj shfaqjeje ai pati shumė sukses nė Mynih dhe ai interpretoj traviatėn sė fundi nė Operan shtetėrore tė Berlinit ku edhe atje pati shumė sukses. Pas kėsaj pati shfaqje tė ndryshme, koncerte dhe mė pas u hap viti “Moxart”. Viti 2006 ishte viti i 250 vjetorit tė lindjes sė mjeshtrit tė madh Moxart dhe ne e parashikuam disi ndryshe kėtė shfaqje, bėmė njė shfaqje baleti me disa vepra tė kėtij autori kryesisht instrumentale me koreografi tė tė mirėnjohurit Toni Kandeloro, kėtij solisti yll i cili vuri pėr herė tė parė kėtė balet “I dashur Moxart”. Vepėr e cila u shfaq edhe nė Leēe dhe pati mjaft sukses.

Duke vazhduar nė kėtė panoramė desha tė theksoj edhe njė hap tjetėr tė menēur nė sezonin qė ėshtė mbyllur qė ishte “Shėn Valentini” ku rinia e pėlqen dhe ėshtė pjesėmarrėse. Mendova se edhe kėta artistė tė artit klasik meritojnė qė ta festojnė kėtė festė nė skenė. Nisur nga ėngjėlli “Kupid” i vendosėm edhe emrin kėsaj shfaqjeje. I dhamė mundėsinė tė gjithė koreografėve dhe balerinėve tė Operas tė bėjnė krijimet e tyre tė para. Nuk e mendoja se do tė ishte njė shfaqje kaq e realizuar dhe thashė qė ėshtė mirė kur ju jep inisiativė tė rinjve dhe sa mirė ėshtė kur ju jep besim sepse ata ta shpėrblejnė kėtė besim. Tė rinjtė kapin temat mė tė thekshme dhe pėrpiqen qė tė mos jenė kopjacė tė mjeshtėrve tė tyre port ė gjejnė njė gjuhė mė interesante dhe tė thyejnė disa korniza tė klasicizmit. Kjo e bėn teatrin mė komunikues dhe mė afėr publikut. Ne kėtė vit realizuam edhe operan “Faust” i cili ishte njė produksion i disa shteteve dhe gjithashtu e mbyllėm vitin magjik “Moxart” me veprėn “Flauti magjik”, njė vepėr e madhe e cila e futi pėr herė tė parė TKOB nė repertorin gjerman Moxartian. Kėto vepra janė njė hap kulturor i rėndėsishėm pėr teatrin, janė njė kapitull tjetėr nga pikėpamja e mjeshtėrisė artistike.

-Sa ėshtė pjesėmarrja e publikut nė kėto shfaqje tė TKOB-sė?
-Ky sezon ka qenė sezoni mė i pasur nė historinė e Teatrit tė Operas dhe Baletit nė cilėsinė e veprave qė ka vėnė nė skenė por edhe nga ana numerike. Kėtė sezon ne kemi vėnė nė skenė mbi 160 shfaqje, duke menduar se para disa vjetėsh shfaqjet kanė qenė 10 apo 120 ka qenė maksimumi duke menduar se nė kemi njė skenė qė jo vetėm japim shfaqje por edhe pėrgatisim shfaqje. Kjo ėshtė njė nga preukopimet e mia tė rendėsishme, si do tė bėjmė qė kjo skenė tė shėrbejė vetėm pėr shfaqje dhe jo mė pėr pėrgatitje tė tyre. Kjo ėshtė njė pjesė e vizionit tim pėr reformėn teatrore qė ta ēojmė teatrin pėrpara. Dhe kėto ambiente mund tė gjenden sepse nė Tiranė ka hapėsira dhe nėse rritet produksioni ne mund tė arrijmė nė teatrot e klasit tė parė tė Europės ku pėrnatė ka shfaqje. Nuk ėshtė e thėnė qė kėto tė jenė shfaqje operistike apo tė baletit por edhe koncerte tė jashtme tė grupeve qė ne i mirėpresim.

Kjo kėrkon njė organizim mė tė vėmendshėm tė shfrytėzimit tė resurseve qė ne si teatėr kemi detyrė t’i iniciojmė, por janė tė tjerėt, ata tė cilėt nxisin projektet dhe kanė nė dorė politikat kulturore. Kjo kėrkon njė supervision nga lart, nga organizma tė tjerė, tė sygjeruara edhe prej nėsh, pa ulur pėrgjegjėsinė tonė, tė mundet tė jenė qendra. Njė nga temat aktuale ėshtė edhe sezoni veror i cili ėshtė i varfėr me aktivitete, unė kam qenė njė nga ata qė kam iniciuar prej dy vitesh koncerte verore dhe nė teatėr dhe jashtė tij, dhe jam njė nga partizanėt e krijimit tė skenave verore tė hapura. Kėtė vit ėshtė disi mė ndryshe. Jam nisur tė paktėn njė ose dy festivale si, festivali rajonal “Apolloni”, TKOB ėshtė pjesė e kėtij festivali. Kėto festivale kanė edhe organizma tė tyre por qė ne jemi bashkėpunėtorė dhe burimi kryesor me shfaqje skenike. Pėr herė tė parė nė Apolloni do tė shfaqet opera kėtė vit, u bė para disa kohėsh njė koncert I orkestrės sonė me artistė tė huaj, do tė jenė dy shfaqje operistike dhe njė shfaqje baleti nga tė cilat tė dyja kėto shfaqje janė njėra produksion i TKOB dhe tjetra “Don Jovani”. Nė Durrės ėshtė edhe festivali i Muzikės sė Dhomės, nė amfiteatrin e Akademisė sė Arteve u dha njė shfaqje dhe TKOB ishte pjesė me korin qė i ofroj kėsaj shfaqjeje nė operan “Skėnderbeu”.

Nė njė amfiteatėr natyror u dha njė shfaqje ku unė isha i ftuar, teatrin “Kame” njė teatėr nė njė vend shumė tė bukur. Ky amfiteatėr pėrveē artit tė ofron edhe bukuritė natyrore. Tiranės nuk i mungojnė ambientet pėr tė realizuar shfaqje. Nė ambientet ku publiku pa kampionatin botėror “Gjermani 2006” mendova se do tė ishte njė realizim i bukur i Video Operas qė do tė shfaqet sė shpejti. Dėshiroj qė kėto ambiente t’i vė nė shėrbim tė kėsaj kulture qė unė kam pėr detyrė ta promovojė.jam kurioz qė tė di se si do tė tingėlloj traviata praėn kėtij ambienti dhe pranė tė rinjve, turistėve apo edhe bashkėatdhetarėve qė kanė dėshirė tė ndjekin kėtė eveniment i cili do tė serviret pėr publikun nė sheshin pėrpara Operas dhe nė Parkun Rinia.

- Sezoni i ri artistik...
-Jeta e njė teatri duhet tė jetė nė vazhdimėsi nė mėnyrė qė tė ftojė publikun. Tashmė teatri ėshtė pothuajse i mbyllur, po zhvillohen disa rinovime nė ambientet e tij. Nga ana tjetėr sektori i programacionit vazhdojnė tė punojnė me mua nė teatėr pėr tė kristalizuar programin e ri tė teatrit tė cilin do ia paraqisim edhe bordit artistik tė teatrit. Ka shumė probleme si artistike ashtu edhe ekonomike, prisnim qė tė kishim njė mbėshtetje mė tė mirė por ne jemi tė pėrgatitur pėr tė arritur njė sezon tė pasur. Sezoni do tė filloi nė muajin tetor por nė muajin shtator do tė ketė gjera tė tjera. Unė kam nėnshkruar njė kontratė me njė shoqatė tė njohur franceze. Iniciativat nuk mbyllen me pushimet verore. Do tė ketė rivėnie tė premierave tona gjithashtu edhe premiera tė reja. Tė gjitha kėto kanė tė bėjnė me njė rivitalizim tė mėtejshėm tė jetės artistike tė teatrit. E rėndėsishme ėshtė qė pas arritjeve qė mund tė realizosh tė valojnė idetė e reja dhe gjithēkatė shihet me njė sy kritik, ku ajo qė ėshtė mbėrritur nuk ėshtė asgjė pėrpara asaj qė duhet tė mbėrrihet, vetėm kėshtu do tė mund qė tė krijojmė njė teatėr i cili tė ketė identitetin e tij nė rajon.

Kjo kėrkon vendosjen e njė parametri tė ri kulturor tė punės nė teatėr, tė njė pėrgjegjėsie tė re artistike tė cilin nuk duhet qė ta kemi vetėm ne drejtuesit por duhet tė tejēohet te e gjithė trupa dhe deri tek prapaskena, marrėdhėnia me publikun etj. Pėrmirėsimi i nivelit kulturor ėshtė nė dorė tė tė gjithėve ne. shqiptarėt kanė brum por nuk i pėrshtatet modeleve globale tė cilat ne duam qė t’u drejtohemi. Reforma me njerėzit ėshtė shumė e rėndėsishme dhe kėtė e kemi ne nė dorė.
-Si dhe sa shėrben media nė edukimin e publikut me art?
-Unė e konsideroj median si njė medicament i cili nuk ėshtė gjithmonė efikas dhe jo gjithmonė shėrben pėr mirė. Ajo duhet tė pėrcjelli ato pėr tė cilat publiku ka nevojė dhe jo pėr gjėrat e padobishme pėr komunitetin.

-Tė ndalemi pak tek maestro Ciko, le tė themi nė kohėn e festivaleve nė RTSH. Ju bėtė njė epokė nė ato festivale dhe tė gjithė kujtojnė qė nė kohėn tuaj, niveli dhe prurjet muzikore nė festival ishin mjaft tė spikatura. Ēfarė ishte ndryshe nė ato vite?
-Nė radhė tė parė dua tė them se kam shumė nostalgji pėr atė kohė. Puna nė RTSH ėshtė njė kapitull shumė i rėndėsishėm i jetės sime. I rėndėsishėm pėr faktin se unė shkova nė njė moment krucial atje, pikėrisht atėherė kur u kuptua qė ajo rrugė izolimi, ai bunkerizim i RTSH-sė nė tė gjitha aspektet e njė televizioni, ishte shumė i dėmshėm dhe e rrezikonte seriozisht atė institucion. Atėherė u kuptua drejt se duhej larguar urgjentisht nga ai skematizim qė e kishte “glabėruar” RTSH-nė, por largimi nga kjo gjė nuk ishte shumė i lehtė. Duhet kuptuar qė pavarėsisht sistemeve politike dhe qeverive, krijimtaria duhet tė vazhdojė tė burojė. Gjithmonė ka pasur kompozitorė dhe kėngėtarė tė talentuar, qė i kanė ofruar publikut kėngė tė bukura.

Madje mund tė them se nganjėherė pikėrisht nė kohėrat e vėshtira, dalin edhe talentet mė tė mėdha, duke qenė se rruga drejt suksesit artistik ėshtė shumė herė mė e vėshtirė se nė kushtet normale. Unė mund tė them se nė RTSH gjeta shumė artistė tė tillė, tė kompletuar dhe me shumė dėshirė pėr skenėn. Kur unė shkova nė RTSH ishte fundi i viteve 80-tė dhe pėr tu punėsuar aty, pėrveē tė tjerave ishte e nevojshme edhe qė kolektivi ta miratonte kandidaturėn e paraqitur. Por duke qenė se ishin pikėrisht ata punonjės qė mė kėrkuan, gjithēka ishte mė e lehtė pėr mua. Mund tė them se ishte pikėrisht kjo konsideratė qė mė grishi pėr tė pranuar detyrėn e drejtorit artistik pranė RTSH-sė, detyrė tė cilėn e kreva me shumė pasion.

-Mė pas ndryshoi sistemi. Si e pritėt ju kėtė gjė?
-Ndryshimet politike mua mė gjetėn nė RTSH. E mbaj mend shumė mirė atė kohė. Isha nga njerėzit qė e dėshiroja dhe e prisja atė ndryshim, atė frymėmarrje tė kombit dhe mund tė them se sė bashku me mjaft kolegė, e pritėm shumė mirė ardhjen e demokracisė. Pėr gjithė vendin nevojitej njė frymėmarrje e tillė e lirė, pasi siē ndodh me atė dhomėn e mbyllur qė nuk ajroset, vlerat qė ekzistojnė rrezikojnė qė tė degradojnė ose tė kalben. Ishte e domosdoshme qė tė ndodhte ai ndryshim. Mė kujtohet qė nė atė kohė ėshtė lanēuar njė kėngė provokuese pėr kohėn, me tekst tė Xhevahir Spahiut dhe muzikė tė Aleksandėr Peēit, qė titullohej “Hapni dritaret”. Kjo kėngė erdhi pikėrisht nė ditėt e lėvizjeve tė dhjetorit 90-tė dhe nė festival u kėndua nga njė grup tė rinjsh. Ishte njė kėngė shprese pėr tė ardhmen, pėr Shqipėrinė e ndryshimit. Sigurisht qė bashkė me kėtė hapje pati edhe shumė fenomene tė vėshtira, disa edhe tė panjohura mė parė, qė sollėn jo pak probleme pėr vendin.

Sė pari filloi eksodi i pėrmasave biblike, qė solli njė problem tė madh, mungesėn e njerėzve. Nė kėtė kontekst, gjithēka pėr ne u bė edhe mė e vėshtirė, pasi nė atė kohė RTSH ishte njė nga institucionet e pakta qė duhej tė luante njė rol tė rėndėsishėm publik. Tė mos harrojmė qė nuk kishte asnjė media tjetėr alternative dhe e gjithė Shqipėria shihte vetėm atė televizion. Nė atė periudhė disa institucione filluan tė degradonin dhe njė gjė e tillė nuk mund tė lejohej qė tė ndodhte edhe nė RTSH., pasi ai kishte njė mision shumė tė lartė qė duhej ta kryente me ēdo kusht. Nė kėtė kontekst, do tė ishte krim qė njė festival qė mblidhte para ekranit tė gjithė shqiptarėt, tė mos zhvillohej mė. Njė krim po aq i madh do tė ishte qė koncertet e pranverės apo ato tė orkestrės sė Radio-Televizionit tė mos zhvilloheshin mė. Kėshtu qė pėr njė periudhė 5-6 vjeēare, me shumė mund u arrit qė tė ruhej vlera dhe pėrmbajtja e kėsaj veprimtarie artistike, nė njė kohė kur tė gjitha departamentet e tjera tė RTSH-sė ndryshuan tėrėsisht pėrmbajtjen dhe formatin e tyre. U mbyllėn shumė programe e u hapėn tė reja, por ne u munduam qė ta ruanim tė paprekur strukturėn e kėtyre veprimtarive artistike, sepse publiku kishte nevojė pėr festivalet. Populli priste qė nė dhjetor tė shihte Festivalin Kombėtar nė RTSH dhe ne nuk mund dhe nuk duhej qė ta privonim nga kjo gjė. Njerėzit nė atė kohė jetonin me kėngėt e festivaleve.

-Pra ju i shihnit festivalet si “tė paprekshėm”?
-Nė njė farė kuptimi po. Ato duhej tė ekzistonin, por tashmė tė ndryshuara, tė pėrshtatura me kohėn. Duhej ruajtur ajo strukturė xhenerale e festivaleve, por padyshim qė brenda duheshin bėrė shumė transformime. Nuk mund tė qėndrohej mė nė atė skenėn e thatė, ku gjendej orkestra, njė piano, njė gjethe mimoze, kazma dhe pushka dhe lart numri i radhės i festivalit. Duhej ndryshuar ēdo gjė, pėr tė sjellė atė qė kėrkonte koha. Nė fillim, ne u munduam qė ti jepnim mundėsinė tė gjitha atyre grupeve tė reja qė dikur kishin kėnduar tek liqeni qė tė sillnin diēka ndryshe, edhe pse mund tė kishte disa risqe nga ana profesionale. Menduam se nė fillim ishte e domosdoshme qė populli tė njihej me atė krijimtari qė kishte lulėzuar dikur nėpėr skuta dhe mė pas ti kushtohej vėmendje flokėve tė gjata, veshjes diēka mė serioze, tė pėrshtatura kėto me skenėn e njė festivali.

Krijuam njė strukturė tjetėr festivali, ku gara zhvillohej me 4-5 netė, me pjesė tė festivalit tė rezervuara vetėm pėr kėngėtarėt e rinj qė kėndonin edhe jashtė Pallatit tė Kongreseve, si nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės, ndėrkohė qė aplikuam edhe turet koncertore nėpėr Shqipėri. Kishte kohė qė artistėt nuk shkonin nėpėr rrethe dhe populli i donte ti kishte pranė. Nuk mė harrohet njė koncert qė dhamė nė Peshkopi, ku duhet tė them se pritja qė nė bėnė banorėt e asaj zone shumė tė kulturuar ishte thjesht madhėshtore. Mė pas filluam tė dilnim edhe jashtė kufijve, nė Maqedoni e Kosovė, ku gjithashtu na ėshtė rezervuar nė tė gjitha herėt njė pritje madhėshtore. Qė nė ato vite tė para ne hodhėm idenė e mbarėshqiptarizmit, duke ftuar kėngėtarė shqiptarė nga jashtė kufijve qė tė vinin dhe tė merrnin pjesė nėpėr festivale, i ftuam tė merrnin pjesė edhe nė juritė e kėtyre festivaleve, duke bėrė qė gjithēka tė ishte e natyrshme dhe ti bashkonte edhe mė shumė shqiptarėt kudo qė ndodheshin. I pari aktivitet mbarėkombėtar nė Shqipėri ka qenė pikėrisht festivali nė RTSH, ku njė ndihmė tė madhe kanė dhėnė edhe disa gazetarė tė Radio Televizionit tė Prishtinės. Mund tė them se ajo ishte njė strategji qė rezultoi shumė efikase, pavarėsisht disa kontestimeve qė patėm gjatė organizimit tė kėtyre festivaleve.

-Nė fakt ėshtė folur shumė pėr faktin qė disa festivale nuk kanė qenė “live”...
-Sigurisht qė ka pasur edhe kontestime pėr faktin se kėngėt nuk kėndoheshin “live” por me “play-back”, por kėto nuk ishin kurrsesi gjėra tė dorės sė parė. Rėndėsi ka qė njė kėngė tė jetė e bukur, tė kėndohet bukur dhe tė pėrcjellė njė mesazh tek publiku. Primare ishte qė fjala tė pėrcillej qartė tek spektatori dhe mė pas, kur RTSH tė kishte mundėsinė pėr tė rinovuar studiot, pajisjet teknike dhe tė gjitha aparaturat e nevojshme duke filluar qė nga kamerat, fonia etj, do tė arrihej qė tė bėhej njė festival direkt, ashtu siē tė gjithė (si ne si publiku) kishim dėshirė tė shihnim. Nė atė moment shumica e kėngėtarėve ishin debutues dhe mos harroni qė kohėrat ishin tepėr tė vėshtira. Ndodhte qė nė provat e pėrgjithshme njė kėngėtare tė ishte nė sallė dhe kur vinte ēasti pėr tė dalė nė skenė, ajo tė mos ishte prezente, sepse njė tjetėr anije ishte nisur nga Durrėsi.

Tė nesėrmen vinte kompozitori dhe thoshte se kėngėtarja ishte larguar nga Shqipėria. Pra zgjidhjet qė jepeshin nė atė kohė ishin tė momentit tė ndikuara shumė nga gjendja e vendit. Ėshtė shumė e lehtė tė kritikosh duke qenė i ulur nė njė kafene, por sfida e vėrtetė gjatė gjithė kohės ka qenė atje nė skenė. Shumė njerėz qėndruan dhe punuan edhe nė ato kushte shumė tė vėshtira duke sakrifikuar shumė, pasi e shihnin nė radhė tė parė si pėrgjegjėsi atė detyrė qė kryenin. Mund tė them se RTSH ėshtė i vetmi institucion qė tregoi se rruga e zhvillimit ėshtė puna dhe pėrkushtimi dhe jo shpartallimi i gjithēkaje.

-Le tė kthehemi te zhvillimet e sotme tė muzikės shqiptare. Si e shikon maestro Zhani muzikėn e lehtė shqiptare?
-Mė pėlqen qė ta krahasoj me zhvillimin urban nė qytetet kryesore tė vendit tonė. Ashtu siē ka njė zhvillim tė madh, le tė themi njė “boom” nė aspektin urban, nė teknologji, ku ekziston njė vizion tepėr i guximshėm, e njėjta gjė ndodh edhe nė muzikė. Sot ka njė “boom” festivalesh dhe veprimtarish tė tė gjitha llojeve. Dhe ashtu siē ka njė konfuzion urban, ka edhe njė konfuzion krijues. Sot shumė pak dihet diferenca qė duhet tė ketė njė veprimtari nga njė tjetėr, ose cili ėshtė roli i njė institucioni publik nė kėtė shije muzikore tė pranuar pėrgjithėsisht. Ky ėshtė edhe roli i institucionit publik, qė tė zhvillojė atė prirje muzikore pėr tė cilėn shoqėria jonė ka nevojė. Nuk duhet ngatėrruar kjo detyrė e institucioneve publike me interesat monetare, me komercializmin. Shikoj qė ka njė konfuzion shumė tė madh nė kėtė drejtim. Prandaj ka edhe pakėnaqėsi, pasi nė konfuzion nuk jetohet mirė, nė konfuzion nuk shijohet mirė. Shikojmė qė niveli i prurjeve tė reja dhe krijimtarisė ėshtė shumė spontan, ashtu siē ėshtė edhe mbirja e pallateve dhe vilave nė ēdo cep tė rrugės.

-Besoni se ka njė rrugėdalje nga ky konfuzion?
-Unė besoj se ka. Rruga e vetme pėr tė dalė nga ky konfuzion ėshtė profesionalizmi. Ashtu siē nuk mundet qė reformėn urbane tė mos e drejtojnė njerėzit profesionistė tė fushės, ashtu edhe nė muzikė nuk mund tė ketė zhvillim pa profesionistėt. Muzika ėshtė njė art shumė i saktė dhe vetėm muzikantėt mund ta nxjerrin nga kaosi. Nuk mjafton tė jesh kėshilltar nė njė institucion apo drejtues artistik, pasi vendimet i merr drejtori i madh dhe nė kėtė post duhet tė jenė njerėz profesionistė tė kėsaj fushe nė mėnyrė qė gjithēka tė rrjedhė normalisht. Ndryshe do tė vazhdojmė gjatė me kėtė kaos. E **** jonė janė njerėzit globalė, qė dinė pak nga gjithēka dhe shumė nga asgjė. Por unė mendoj se gjithkush duhet tė pėrgjigjet profesionalisht pėr atė qė bėn.

-Si e shikoni krijimtarinė e disa kėngėtarėve qė duhet thėnė se nuk janė mirfilli kėngėtarė tė muzikės sė lehtė, por huazojnė nga pak gjithandej dhe korrin sukses nė treg? Unė nuk e shikoj me shqetėsim kėtė fenomen. Tė gjithė kanė tė drejtėn qė tė bėjnė kėngė dhe ti prezantojnė nė publik. Unė shqetėsohem pėr ata profesionistė tė muzikės, qė nuk po bėjnė atė qė kėrkohet prej tyre. Ne nuk duhet tė ankohemi pse kemi poezi tė dobėt, por pse nuk kemi poezi tė mirė. Ky ėshtė ēelėsi pėr ta sjellė muzikėn e lehtė shqiptare nė ato nivele qė duam.

Ne duhet tė punojmė me ata kėngėtarė qė kanė sukses edhe pse nuk bėjnė atė muzikė tė mirė qė pėlqejmė ne, pėr tė mėsuar sekretin e suksesit tė tyre nga njėra anė, ndėrkohė qė detyra jonė ėshtė qė tu kultivojmė atyre ato pjesė qė atyre ju mungojnė. Kjo ėshtė detyra e institucioneve publike dhe profesionistėve tė vėrtetė tė muzikės.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Adresa grupesh dhe kengetaresh! Administratori Muzika 7 14-05-2008 03:30
Zhani Ciko - Nje shfaqje e integritetit dhe e te rinjve Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 22-04-2007 17:50
Keshilli i Muzikes Shqiptare Administratori Muzika 9 27-01-2007 13:36
Jeta Faqolli -Juridiku garancia nese deshtoj ne muzike Administratori Muzika 0 21-12-2006 14:59
Poezia, rregullat vijne nga kaosi Administratori Letersia 0 17-05-2006 13:23


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:55.




Parajsa Shqiptare