Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Yllka Kuqi

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 17-05-2006, 16:21
Minifotoja e anetarit Jonisa
Moderator/e
 
Reg: 11-05-06
Lokalizimi: Hade
Postime: 214
Images: 2
Kryesore Yllka Kuqi

Njė vajzė me kėmbė ne toke.

Njė karrierė artistike qė po ecėn pėr mbarė. Larg shfaqjeve ekstravagante dhe hiteve 24-orėshe. Kėngėtarja kosovare Yllka Kuqi rrėfen recetėn e saj tė suksesit

Yllka Kuqi ėshtė ndėr kėngėtaret e rralla qė ka bėrė bum qė nė paraqitjen e parė, me potencialin e madh tė zėrit dhe jo me ekspozimin e pjesėve tė trupit apo paraqitjen seksi nė skenė. Me aktivitete kulturore ka filluar tė me- rret qė nė moshė tė re, dhe qė nė moshėn 10 vjeēe ėshtė e pranishme nė skenė, me muzikė qytetare dhe kėngė tė muzikės sė lehtė. Kėnga e parė qė ka kėnduar ėshtė "Mori vjollca qė ēel nė saksi", pastaj nė shkollėn e mesme ka kėnduar edhe muzikė tė huaj, si "Dove l'amore", e shumė kėngė tė tjera. Por paraqitja e parė si e rritur ka qenė nė festivalin "Shoė fest 2002" me kėngėn " Jetoj qė tė vdes me ty". Pastaj ka vazhduar me "Zambakun e Prizrenit", ku kėndoi nė duet me Butrint Bicurrin, "Mė je zambak nė pranverė", me tekst tė saj, me tė cilėn kori sukses shumė tė madh, duke fituar ēmimin a parė tė publikut dhe ēmimin e dytė tė jurisė. Nė vitin 2003 konkurron nė festivalin "Polifest", ku u paraqit me njė kėngė krejt ndryshe, me njė stil qė nuk e kishte kėnduar deri atėherė, me tė cilėn u shpall fituese e festivalit. Kėnga "Ti je ai" arriti po ashtu sukses tė madh dhe njė jehonė tė madhe nė skenėn kosovare. Por suksesin mė tė madh nė arritjen e saj si kėngėtare ajo e arrin me kėngėn "Dhe tė dua", tė cilėn e kėndoi me aq pasion, ndjenjė dhe shpirt, kėngė e cila i dha mundėsinė tė shpalosė gjithė atė dashuri pėr kėngėn dhe muzikėn qė ishte fshehur brenda saj prej kohėsh. Kjo kėngė ishte melodia e bukur e Astritit, qė i dha mundė- sinė tė shprehė aftėsitė e saj vokale dhe t'i sjellė njė sukses tė paimagjinuar.

Ēfarė ka ndikuar nė fillimet e tua si kėngėtare?

Ndoshta pėr tė pėrcaktuar muzikėn qė do tė kultivosh si kėngėtar, njė rol tė madh luan muzika qė dėgjon, prej sė cilės ushqehesh dhe je e edukuar ta dėgjosh, pėrveē anės tjetėr, qė ajo ėshtė ndoshta edhe njė zgjedhje instiktive e asaj se ēfarė tė pėlqen dhe ēfarė jo. Ndaj njė muzikė tėrhiqemi mė shumė e ndaj njė tjetre mė pak. Kam qenė gjithmonė nėn ndikimin e muzikės sė lehtė tė Shqipėrisė, kryesisht tė festivaleve, andaj edhe kam njė nostalgji gjithmonė dhe njė preferencė tė veēantė pėr festivalet. I kam ndjekur me shumė pasion dhe pėrkushtim dhe jam munduar qysh atėherė tė bashkėndjej atė qė artistėt ndjenin nė skenė. Ndoshta nė kėtė aspekt luan rol tė madh edhe ndikimi i familjes. Tė gjithė kemi qenė gjithmonė tė apasionuar ndaj muzikės sė lehtė.

Ėshtė e vėshtirė tė merresh me muzikė nė Kosovė?

Nga njėra anė ėshtė shumė e lehtė… sot kushdo mund tė bėhet kėngėtar… kjo ėshtė ana e "lehtė"... ndėrsa pjesa e vėshtirėsisė i takon artistėve qė dėshirojnė ta kultivojnė, ta mbajnė dhe ta zhvillojnė nė drejtim tė progresit kėngėn shqipe… Eshtė shumė e vėshtirė qė nė gjithė kėtė konfuzion qė po mbretėron nė muzikėn shqiptare, tė triumf- osh me kėngė tė bukura, origjinale, me vlera artistike… e vėshtirė madje ėshtė tė jesh artist dhe ta mbash kėtė epitet.

Ēfarė tė ofron njė kėngė dhe ēfarė ofron me njė kėngė?

Pėr mua muzika ėshtė njė nocion shumė i gjerė, siē ėshtė p.sh. edhe jeta, qė nuk mund ta pėrmbledhėsh as me njė fjalė e as me njė fjali tė vetme. Nė ēdo kohė, nė ēdo ēast dhe nė ēdo gjendje qė jam, kam dėshirė tė shoqėrohem nga muzika dhe tė kėndoj… mė vjen nga thellėsia e shpirtit… nuk mund tė mos i jap gjithė atė qė kam… Gjithmonė jam brenda nė kėngė. Ndėrsa njė kėngė mua mė jep mundėsinė ta shpalos shpirtin tim, t'i falem asaj.

Ke marrė pjesė edhe nėpėr festivale, ku ke fituar edhe mjaft ēmime. Sa ēmime dhe sa janė tė rėndėsishme pėr karrierėn tėnde muzikore?

Kam fituar vėrtet shumė ēmime pėr njė kohė tė shkurtėr. Tė rralla janė festivalet qė kam marrė pjesė e nuk kam fituar njė ēmim. Kjo ėshtė e njė rėndėsie shumė tė madhe, sidomos pėr njė artist tė ri. Njė ēmim mė jep ēdoherė kurajė qė herėn tjetėr tė sjell edhe mė shumė, edhe mė mirė, ta eksploroj akoma veten.

Tė fejuarin e ke kompozitor. Sa tė ka ndihmuar pėr ngritjen profesionale?

Kam qenė me Astritin para se tė jem kėngėtare, ndėrkaq shtytjen dhe pėrkrahjen mė tė madhe qė tė hyj nė botėn e muzikės e kam pasur nga ai. E kam njėkohėsisht pedagog, kompozitor, shok tė jetės, kėshillues, kėshtu qė nuk besoj se duhet ndonjė koment mė i madh pėr kėtė.

Ēfarė bashkėpunimi ke me kolegėt e tjerė tė skenės muzikore nė Kosovė dhe jashtė saj?

Jam shumė e hapur pėr bashkėpunim me tė tjerėt, nėse njė gjė e tillė mė kėrkohet ose ėshtė e nevojshme. Mė kanė pritur shumė mirė kėngėtarėt, qoftė nga Kosova, nga Shqipėria apo Maqedonia dhe kam bashkėpunim tė mirė me shumė kėngėtarė dhe kompozitorė, tė cilėt nuk po i pėrmend me emra se janė shumė e nuk dua qė ndonjėri tė mbetet jashtė kėsaj. Por, do tė veēoja vetėm njėrin nga ata, qė ka qenė sė pari njė surprizė e kėndshme, njė nder i madh qė mė ėshtė bėrė, njė ėndėrr e imja e plotėsuar tashmė, dueti me artistin Ardit Gjebrea, i cili mė ka pėrkrahur dhe ka treguar njė respekt dhe pėrkujdesje shumė tė madhe pėr mua. Pėr kėtė i falėnderohem gjithmonė.

Cila ėshtė rivalja jote nė skenė?

Unė nuk jam intensivisht nė skenė nuk e konsideroj askėnd konkurrente, sepse ndoshta shumica prej kėngėtareve ose kėngėtarėve tė tjerė janė mė shumė se unė tė pranishėm nė skenė. Kjo tregon se nuk nxitem nga frika ose pasiguria se mos po e humb vendin tim, kam rrugėn time qė duhet ta ndjek.

Ēfarė ndjen nė skenė? Pushtet, dobėsi apo frikė?

Ajo qė ndodh para se tė dal nė skenė ėshtė mė e sikletshme, ndėrsa prej ēastit kur ngjitem nė skenė ndjej gjithēka, emocion, ndjenjė, siguri, fuqi... ngatėrrohen tė gjitha. Por, sidoqoftė i vė vetes obligim qė ta pushtoj skenėn e jo t'i frikėsohem asaj pėr tė arritur tek suksesi i dėshiruar.

Sa rėndėsi i kushton pamjes sė jashtme dhe look-ut nė skenė?

I kushtoj mė shumė kohė vendimit se si do tė dal, por kur e kam skicėn nuk bėhem shumė merak pėr tė tjerat, mė shumė i jap rėndėsi pėrshtatjes sė look-ut me kėngėn dhe interpretimin tim.

A mendon se je e pėrkryer, apo ka ndonjė gjė qė do doje tė ndryshoje te vetja?

Po tė mendoja se jam e pėrkryer, me siguri qė nuk do tė pretendoja pėr mė shumė. Sa mė shumė qė arrij, aq mė shumė shoh sa punė kam pėr tė bėrė.

A do ta ndėrrosh profesionin, apo do tė vazhdosh tė merresh me muzikė tėrė jetėn?

Me profesion jam psikologe. Para ca ditėsh kam diplomuar nė Fakultetin e Psikologjisė nė Prishtinė dhe punoj nė kėtė profesion. Pres tė regjistroj shkallėn e dytė Master. Ky ėshtė profesioni im parėsor, muzika ėshtė diēka qė s'do ta lė kurrė, por nuk mund tė varem vetėm prej saj.

Nėse tė kėrkohet tė paraqesėsh karakterin tėnd vetėm me tre fjalė, cilat janė ato?

Sentimentale, nganjėherė luftarake (ambicioze) dhe dėshira pėr tė marrė shumė pėrgjegjėsi mbi vete.

Cili ėshtė komplimenti mė i mirė qė ju ka bėrė dikush?

Yllka, ti di se ēfarė do...

Cilat janė momentet e tua mė tė vėshtira?

Kam pasur momente shumė tė vėshtira. Shumė herė jam ndjerė e pafuqishme... shumė herė jeta di tė jetė e ashpėr, me shumė padrejtėsi, humbje... Kam humbur nėnėn qė nė moshė fare tė vogėl, kur isha 8 vjeē dhe ajo ende mbetet njė plagė e hapur gjithmonė pėr mua... Mė mungon gjithmonė.....

Si e kapėrcen njė moment dėshpėrimi?

Mundohem tė gjej anėn pozitive.

A gėnjen ndonjėherė dhe pse?

Nuk mbaj mend ndonjė rast tė veēantė, por e di qė pėr t'u ikur disa situatave tė rrezikshme duhet tė gėnjeja. Kėtė e quaj gėnjeshtėr racionale ose shpėtimtare...hahaha.

Ē'marrėdhėnie ke me ushqimin dhe palestrat?

Mė pėlqen t'i konsumoj tė gjitha llojet e ushqimit, qė nga ai tradicional e deri tek ai modern e i huaj, shkoj nė palestėr kur kam kohė, pasi jam shumė e zėnė. Formėn e mirė fizike mė tepėr e kam dhuratė tė natyrės.

Tė pėlqen popullariteti? Ēfarė ėshtė fama pėr ty?

Mė pėlqen popullariteti, por nuk dua ta ndjej veten krejt ndryshe nga tė tjerėt, edhe pse nganjėherė tė imponohet vetvetiu njė gjė e tillė, andaj edhe mundohem tė jem normale si tė gjithė njerėzit e tjerė nė aspektin qė tė vishem si tjerėt, tė shkoj nė vendet ku shkojnė tė tjerėt, thjesht tė jetoj dhe tė mos ndihem e veēuar. Tė jem e prekshme dhe me kėmbė nė tokė.

Cilat kanė qenė pėrvojat nė skenat nė Shqipėri?

Nė Shqipėri kam performuar nė "Miss Albania" tė kėtij viti dhe jam pritur jashtėzakonisht mirė, si nga publiku ashtu edhe nga organizatorėt. Kam vėrtet shumė kujtime tė bukura nga ai eveniment. Kam marrė shumė duartrokitje, shumė fjalė tė bukura, si dhe ftesa pėr bashkėpunime. Njė organizim i mrekullueshėm.

Ku tė presin mė mirė?

Ėshtė interesante se deri mė tani nuk kam mundur tė tėrheq ndonjė vijė ndarėse se ku mė presin mė mirė. Kudo ku kam kėnduar jam pritur jashtėzakonisht mirė. E veēoj ndjenjėn qė mė dha publiku nė sallėn e festivalit "Kėnga Magjike". Ishte gjėja mė e bukur qė mė ka ndodhur, duartrokitjet pa u ndalur gjatė gjithė kėngės, pėrderisa kėnga ime ishte njė baladė. Ajo mė ka dhėnė shumė kurajė dhe sa herė e kėndoj kėngėn "Dhe tė dua", publiku ėshtė me mua.

Ēfarė duhet tė presin ata nė tė ardhmen?

Kėngė tė bukura, albumin me kėngėt e mia, koncerte live, sepse e dua shumė kėndimin live...dhe shpresoj tė kem mundėsinė ta realizoj atė edhe... ku i dihet!
__________________
Nevoja pėr te folur, hutimi dhe frika qe nuk ke asgjė pėr te thėnė, dhe lakmia qe tė tregohesh hokatar, janė tre gjėrat qe arrijnė ta bėjnė qesharak edhe njeriun me tė madh. (Voltaire)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 28-06-2006, 15:26
Minifotoja e anetarit qamarroku
I/e Sapoardhur
 
Reg: 28-06-06
Postime: 10
Kryesore

Kengetare shume shume e mire shqipetare shembull per te gjithe
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
kuqi, yllka

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Zgjedhjet, Kuqi: PDK koalicion te mundshem me LDK informuesi Politika shqiptare 0 19-11-2007 11:00
Shqiptari Kuqi i jep fitoren Finlandės informuesi Sporti Shqiptar 0 18-11-2007 16:01
Futbollistet Shqipetar jashte vendit! AlbShkodra Futbolli 311 07-03-2006 22:03
Pianistia shqiptare Yllka Istrefi koncert nė Millennium Stage Poseidoni Arti shqiptar 0 12-02-2006 04:47
Intervista me aktore te ndryshem ! AlbShkodra Kinemaja dhe Televizioni 16 15-01-2005 21:56


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:32.




Parajsa Shqiptare