| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kėnga pėr mua nuk ėshtė biznes Kėngėtari i njohur Voltan Prodani tregon pėr karrierėn e tij artistike. Megjithėse nuk ka qenė gjithmonė i pranishėm nė skenat shqiptare kėngėtari nuk ka reshtur sė bėri muzikė. Voltan Prodani pohon se pas daljes sė albumit ai do tė bėj njė promovim tė kėngėve tė cilat megjithėse janė tė dėgjuara dhe tė pėlqyera nga publiku e kanė humbur identitetin. -Voltan Prodani ėshtė paraqitur gjithmonė si kantautor nė publik... Po, e vėrtetė ėshtė qė jo ēdo kush mund tė prezantohet nė kėtė lloj mėnyre edhe pse kjo tė kufizon pak nga njė aspekt tjetėr, sepse duke qenė njė kantautor duhet ti besosh gjithēkaje qė ti krijon. Atė qė krijon e bėn mė shumė pėr interpretimin tėnd dhe pėr zėrin tėnd. Nga ana tjetėr unė them se e rėndėsishme ėshtė edhe tė jesh kompozitor i njė kėnge tė cilėn e interpretojnė tė tjerė, gjė qė unė e kam bėrė herė pas here. Unė kam bashkėpunuar edhe me emra tė njohur tė muzikės shqiptare si, Jonida Maliqi, Rovena Stefa, apo edhe me kėngėtare tė reja nė eksperiencė nė festivalin Kėngėt e Stinės. Kjo tregon se ka funksionuar mirė. -Ju ka ndodhur ndonjėherė tė keni kompozuar kėngė mė tė bukura pėr tė tjerėt se pėr veten tuaj? Po. Ėshtė e vėrtetė. Mund tė sjell njė shembull i cili ėshtė plotėsisht i vėrtetė. Nė njė nga festivalet e kaluara ka qenė njė kėngė e cila interpretohej nga Jonida Maliqi dhe ishte njė nga kėngėt qė mė ėshtė vlerėsuar mė shumė nga elita e profesionistėve tė muzikės. Kjo tregon se jo tė gjitha kompozimet mund tia besoj vetes time. Njė kompozim mund tė jetė mė i madh se ty apo ajo qė mund tė bėsh pėr vete. -Kėnga juaj me titull Vetėm ty tė dua, njė kėngė mjaft e bukur. Ku ėshtė prezantuar pėr herė tė parė? Kjo kėngė ėshtė prezantuar nė edicionin e fundit tė TopFest. Ka qenė njė prezantim i mirė megjithėse unė nuk e shoh shumė veten nė TopFest. Kur realizova kėtė kėngė mendova se ishte njė material qė mund tė shkonte fare mirė nė kėtė festival. Them se ishte njė paraqitje e mirė dhe i ngelej publikut tė bėnte vlerėsimin. Detyra ime tani ėshtė qė tė bėj njė promovim meqenėse ėshtė duke dalė albumi duhet tė bėj edhe njė promovim tė kėngėve tė mia tė cilat dėgjohen nė disa radio por nuk e kanė identitetin e vėrtetė. -Voltan Prodani ka jetuar disa vite nė Itali. Cili ka qenė aktiviteti juaj atje? Shkėputja ime e parė ka qenė nė vitet 1992-1994, kur kisha mbaruar vitin e dytė nė Institutin e Arteve pėr kompozicion. Marrė pjesė nė njė konkurs nė Bolognia tė Italisė nė njė Universitet shumė tė vjetėr. Aty pata fatin tė fitoj mes shumė pjesėmarrėsve dhe kėshtu qė vazhdova Konservatorin e Bolognias pėr katėr vite. Gjatė atyre viteve vija herė pas here nė Shqipėri por jo me qėllime shumė tė menduara mirė nė atė periudhė. Mendoja qė tė rrija edhe nė Itali por edhe nė Shqipėri. Herė pas here mund tė isha prezent nė festivale, por nuk e ndjeja tė nevojshme qė tė isha gjithmonė i pranishėm. -Ju keni njė studio tuajėn. Nė ēfarė pėrmasash ėshtė ajo dhe a keni bashkėpunuar me kėngėtarė tė tjerė? Po, jam lodhur shumė qė ta bėj sa mė tė denjė dhe sa mė moderne, qoftė nė teknologji apo edhe dhe nė ēdo gjė tjetėr. Mė ėshtė futur nė edukatė kjo puna e studios, qė nga ana teknike e njohurive tė inxhinierisė tė mirėfilltė audio qė nė Shqipėri nuk janė tė mirėfillta, sepse mungojnė disa shkolla tė tilla qė i duhen njė muzikanti apo njė kompozitori pėr tė qenė edhe producent, dhe tė jetė njė teknik i mirė regjistrimesh. Mė ka ndihmuar shumė edhe pjesėmarrja ime nė disa seminare, kam pasur disa kurse individuale nė njė akademi moderne qė ėshtė pėr muzikėn Pop-Rock, qė ėshtė nė Bolognia. Aty kam marrė shumė leksione pėr mėnyrat e miksimit, masterizimit, si duhet tė punohet nė njė studio regjistrimesh. Tė gjitha lėndėt i bėnim edhe nė praktikė edhe nė teori. Kjo mė ka ndihmuar qė tė kem njė studio dinjitoze dhe profesionale. Gjatė gjithė kėtij viti, qė studioja ime ėshtė bėrė e gatshme pėr punė kam patur oferta nga njerėz, pėr tė bėrė regjistrimet e tyre. Kėtė muaj i jam futur mė shumė menaxhimit tė studios, jam mė i lidhur me kėngėtarėt dhe nuk doja qė tė isha i hapur me ēdo lloj kėngėtarėsh dhe ēdo lloj rryme. Nuk e mendoj studion vetėm si biznes, por mė shumė si studio personale por edhe private nė tė njėjtėn kohė, pėr tė patur marrėdhėnie qė do tė mė shėrbejnė edhe mua. Nuk dua qė tė shndėrrohet nė njė studio si shumė tė zakonshme, ku kėngėtarėt paguajnė thjesht pėr tė regjistruar. Kur bėhet njė investim, pėr mė tepėr profesional, e rėndėsishme ėshtė qė tė eci sa mė shumė dhe tė ketė sa mė shumė punė, pėr tė tjerėt kryesisht sepse nuk hapet asnjėherė njė studio vetėm pėr kėngėt e tua. -Kėnga juaj Heshtje ka njė tekst shumė tė bukur. Kush ėshtė autori i kėtij teksti? Fjalėt e kėsaj kėnge ashtu si edhe shumė kėngė tė tjera janė bėrė nga Jorgo Papingji. Mendoj se teksti ėshtė njė element i rėndėsishėm nė kėngė por jo mė shumė se muzika, interpretimi dhe orkestrimi. Njė nga gjėrat, e cila stonon nė njė kėngė ėshtė pikėrisht teksi, sepse kam kėngė tė cilat e kanė tekstin mė tė dobėt se muzika. Kėshtu qė kjo ėshtė njė nga punėt kryesore nė tė cilat unė duhet tė mbėshtetem aktualisht. Duhet qė tekstet tė jetė sa mė tė kuptueshėm nga publiku dhe tė mos jenė tekste me pėrmbajtje filozofike. Ėshtė pak problem me shqipen qė tė gjejmė fjalė interesante dhe tė tingėllueshme. -Ju keni qenė pjesėmarrės nė disa festivale. Ēfarė mendimi keni pėr organizimin e tyre? Festivalet janė shumė kohėt e fundit. Dėshirat e kėngėtarėve janė rritur, sepse ata marrin pjesė nė ēdo festival. Por unė mendoj se duhet tė bėhet edhe njė pėrzgjedhje nė llojin e muzikės qė unė krijoj dhe prezantoj. Kėnga Magjike ėshtė njė festival ku unė e gjej mė shumė veten.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| biznes, eshte, kenga, mua, prodani, voltan |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 22:57 |
| Tė njohim mė mirė Islamin. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 30 | 07-06-2007 09:53 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |
| Proverba te ndryshme! | Administratori | Filozofia | 11 | 27-02-2005 09:55 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |