| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nė Shqipėri kėnga ėshtė biznes Kėngėtarja e njohur e muzikės popullore, Vitore Rusha tregon pėr fillimin e karrierės sė saj. Pas njė mungese pesėmbėdhjet vjeēare kėngėtarja e njohur rikthehet nė Shqipėri me njė album tė ri pėr publikun shqiptar. Nė bashkėpunim me emra tė njohur tė muzikės shqiptare Vitore Rusha sjell perla tė vėrteta tė folklorit shqiptar. -Albumi juaj mban titullin e kėngės Kuvendon Marta me gra. Si lindi ideja e kėsaj kėnge? Kjo kėngė doli fare spontanisht, sepse duke ndenjur me Jorgo Papingjin kėrkonim tekste pėr albumin tim tė ri. Kėshtu qė Jorgo Papingji Jep mendimin pėr tekstin e kėngės Kuvendon Marta me gra dhe aty u ndala. Jorgo bėri tekstin i cili pothuajse ėshtė ndryshuar komplet, ėshtė bėrė nė stilin e humorit. Orkestrimi ėshtė nga Edmond Zhulali. -Vini me njė album tė ri pėr publikun shqiptar. Ēfarė sjell tė re dhe ndryshe nga i pari ky album? Mendoj se albumi i dytė ėshtė mė popullor, jam mė Vitore nė kėtė album sesa tek i pari. Nė albumin e parė meqėnėse unė kisha vite qė jetoja nė Greqi nuk isha nė dijeni se ēfarė bėhej nė Shqipėri dhe isha shumė konfuze dhe e shpėrndarė. U pėrpoqa qė tė bėja shumė gjėra dhe artistikisht ky album ėshtė shumė i realizuar por nuk arrita tė gjej repertorin e duhur qė tė isha vetvetja dhe tė mė pėrshtatėshin. Mendoj se nė kėtė album e kam gjetur disi mė shumė vetveten. -Si ėshtė Vitore Rusha me shijet e kohės nė kėtė album? Pėr sa i pėrket anės artistike ėshtė Vitorja, por unė jam pėrpjekur dhe kam punuar nė disa studio qė nė album tė mos jetė ēdo gjė e njėjtė. Nė albumin e dytė jam pėrpjekur tė ndėrthur modernen me folkun. -Albumi juaj ka krijime tė reja apo edhe kėngė tė vjetra tė pėrpunuara? Ka edhe krijime tė reja por ka edhe dy apo tre kėngė tė pėrpunuara si, Kuvendon Marta me gra, Mora drapėrin dhe Putpuri dasmash. -Kėto kėngė janė kėnduar mė parė nga ju apo edhe nga kėngėtarė tė tjerė? Kėngėt janė kėnduar nga unė dhe nga kėngėtarė tė tjerė. -Sa vite karrier mban mbi supe Vitore Rusha dhe cili ka qenė momenti mė i vėshtirė i kėsaj karriere? Janė shumė vite. E kam nisur karrierėn time nė vitin 1978, nė moshė fare tė vogėl. Mė pas kam patur njė pauzė prej dhjetė vjetėsh sepse jam larguar me familjen time nga Shqipėria. Mamente tė vėshtira natyrisht qė ka patur. Kėto tre vitet e fundit mund tė them se ka patur, sepse e mendoja ndryshe muzikėn nė Shqipėri dhe e kam gjetur ndryshe. Nuk e gjeta ashtu si e mendoja unė. Ka pėsuar ndryshime ku unė vėrtetė jam gjendur nė momente shumė tė vėshtira. Janė shumė kėngėtarė tė rinj sot qė nuk dinė tė respektojnė. Ata nuk njohin veten e tyre dhe nuk pretendoj qė tė mė njohin mua apo edhe kėngėtarė tė tjerė tė brezit tim. -Vėrtetė mėndoni se nuk ju njohin brezat e rinj? Mendoj se brezi nga mosha 35 vjeē dhe mė tė mėdhenj se aq mė njohin por brezi i ri jam e sigurtė qė nuk mė njeh. -Kėnga Mos mė nga ėshtė njė krijim i ri? Po, ėshtė njė krijim i Fatmir Lelės me tekst dhe muzikė dhe ėshtė punuar nė studion e Ilir Ballės. -Riktheheni pas njė shkėputjeje tė gjatė prej dhjetė vitesh dhe riktheheni nė skenėn shqiptare. Cila ka qenė arsyeja e kėsaj shkėputjeje dhe e rikthimit njėkohėsisht? Shkėputja ka qenė nga largimi im nė Greqi. Unė jam larguar nė vitin 1991 dhe njė nga arsyet ishte edhe ana ekonomike. -Vitore Rusha ėshtė nga Puka. Gjirokastra ėshtė njė nga vendet qė ju e pėrmendni shpesh. Cila ėshtė lidhja juaj me kėtė qytet? Unė me bashkėshortin jemi martuar nė Gjirokastėr. Jemi njohur nė njė kurs tė muzikės nė Tiranė. Im shoq ka qenė instrumentist, ndėrsa unė isha kėngėtare. Pasi u martuam shkuam tė jetonim nė Gjirokastėr. -Ka qenė i vėshtirė fillimi i njė jete tė re nė Greqi? Sigurisht qė ka qenė e vėshtirė, madje shumė e vėshtirė. Njė nga arsyet ishin dhe grekėt tė cilėt janė shumė racist. Na ėshtė dashur njė punė e madhe qė grekėt tė na shikonin me dashamirėsi dhe tė fitonim respekt. Besoj se tani gėzoj njė respekt nga tė gjithė por me shumė vėshtirėsi. -Na tregoni pak pėr jetėn tuaj artistike nė Pukė nė periudhėn kur jetonit atje? Kam shumė nostalgji pėr atė periudhė. Ka qenė njė jetė shumė e bukur, nuk ka pasur xhelozi nė punė, flas me shumė nostalgji pėr atė kohė. Nė Pukė ka qenė njė ansambėl amator sepse nė kėtė qutet nuk ka pasur njė estradė profesioniste. Ka qenė njė ansambėl i mrekullueshėm, nėn drejtimin e artistit tė popullit Ndue Shyti. -Vitore Rusha ėshtė larguar pėrgjithmonė apo pėrkohėsisht nga Shqipėria? Fillimisht kur shkuam nė Greqi mendonim se do tė rrinim vetėm njė vit, kaluan dy vjet dhe kėshtu edhe pesėmbėdhjet. Faktikisht kėtė vit mendova qė pėr dy tre vjet tė kthehem nė Shqipėri, madje bleva edhe njė shtėpi kėtu, por mė duket se do tė vonohem pėrsėri. -Cila ėshtė arsyeja qė ju pengon tė ktheheni nė atdhe? Janė shumė gjėra. Mendoj se jetėn e bėjnė njerėzit dhe kryesisht kėtu njerėzit nuk janė nė rregull. Nuk flas vetėm pėr qeveritar, por edhe pėr njerėz tė thjeshtė qė takon nė rrugė. -Ēfarė ju ofron Athina pėr jetėn tuaj artistike? Nė Athinė kam marrė pjesė nė shumicėn e aktiviteteve tė zhvilluara atje. -Si ėshtė pjesėmarrja e publikut nė kėto aktivitete nė Athinė? E mrekullueshme, sepse edhe njerėzit janė tė mrekullueshėm atje. Ndihem shumė mirė pėr kėtė. -Si ėshtė pritur Vitore Rusha nga publiku shqiptar pas rikthimit nė Shqipėri? Tė them tė drejtėn, tani ka njė ndryshim shumė tė madh nė krahasim me kthimin tim para dy-tre vitesh. Albumi i fundit ka bėrė qė tė njihem mė shumė dhe qė njerėzit tė mė pėrshėndesin me dashamirėsi. Ndihem shumė mirė. -Cilėt janė bashkėpunėtorėt tuaj pėr albumin e fundit? Njė nga bashkėpunėtorėt e mi ėshtė i madhi Edmond Zhulali, Kol Susa, i madhi Gjok Beci, Ilir Balla, Burim Krasniqi, poetin e madh Jorgo Papingji etj. -E ndjen Vitore Rusha konkurencėn nė treg? Sigurisht qė e ndjej sepse kėtu ka kėngėtarė qė kanė 15 vjet qė publikojnė albume dhe qė natyrisht kanė njė pjesė tė publikut pėr vete. Kjo ėshtė njė fatkeqėsi e madhe, sepse publiku nuk gjykon se sa mirė kėndon njė kėngėtar por sa albume ka publikuar ai. Nuk dua tė pėrmend emra, tė cilėt unė nuk guxoj ti pėrmend dhe ti quaj kėngėtar. Ka qenė koha nė favor tė kėsaj kategorie kėngėtarėsh dhe jo ata nė favor tė kohės. -Si e shihni ju ecurinė e muzikės shqiptare gjatė kėtyre viteve? Unė do tju sjell njė shembull, nė Greqi zhvillohej njė aktivitet ekuivalent me spektaklin Ethet e sė premtes. Pas debutimit tė njė vajze tė re, juria dha vlerėsimin duke u shprehur, Nga fyti e poshtė ke kėnduar shumė bukur, dhe ky ėshtė fenomeni qė ndodh edhe nė Shqipėri. -Mendoni se nė Shqipėri ka treg vlerash? Sigurisht qė ka, dhe besoj se do tė vij njė ditė qė kėngėtari i mirė do tė mbetet kėngėtar i mirė. Nė Shqipėri do tė vij njė ditė ku do tė kėndohet bukur, pastėr, sepse sot ėshtė shndėrruar gjithēka nė treg dhe nė biznes. -Vitore Rusha vjen nga vendi i ēiftelisė. Ju i bini ēiftelisė? Jo, nuk i bie. Mund tė them shumė pak, por qė tė shoqėroj diēka nuk mundem. Megjithėse nė albumet e mia ēiftelia nuk mungon asnjėherė. Dhe albumi i fundit ka disa kėngė tė cilat janė tė shoqėruara me ēifteli sepse ėshtė njė instrument shumė i bukur. -Cili ėshtė Pengu mė i madh i jetės suaj? Pengu mė i madh i jetės simė ėshtė qė nuk u bėra aktore. Kam luajtur dy role dhe jam pėlqyer. - Cila mendoni se ishte pengesa qė u larguat nga aktrimi? Pengesė ishte kėnga. Unė vendosa tė vazhdoj rrugėn e kėngės. -Nėse do tė kishit mundėsi tė zgjidhnit sot, do tė bėheshit kėngėtare apo aktore? Natyrisht qė kėngėtare. Sot tė gjithė kėrkojnė tė bėhen kėngėtar, sepse ėshtė mėnyra mė e thjeshtė pėr tė fituar para. Mjafton tė marrėsh njė mikrofon nė dorė dhe je mund tė bėhesh kėngėtar. -Mendoni se kėngėtarėt janė tė pasur, apo tė kėndosh bėhesh i pasur? Kjo ėshtė relative, sepse nėse unė jam e ftuar nė njė koncert nuk mund tė paguhem po aq sa paguhet Adelina Ismaili apo dikush tjetėr. -Mendoni se ka kėngėtarė nė Shqipėri qė paguhen mė shumė se Vitore Rusha? Po, natyrisht qė po. Edhe Ēiljeta paguhet mė shumė se unė. Dhe kjo ndodh sepse Ēiljeta ėshtė njė vajzė e re dhe vishet ekstravagante, ndėrsa Vitore Rusha nuk mund ti bėj kėto gjėra. -Ēėshtė dashuria pėr Vitore Rushėn? Dashuria ėshtė njė gjė e shtrenjtė pėr atė qė e kupton. Tė dashurosh dhe tė jesh i dashuruar ėshtė gjeja mė madhėshtore qė mund ti ndodhi njė njeriu.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| biznes, eshte, kenga, rusha, shqiperi, vitore |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:08 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |