| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| "U2", shet 44 mijė bileta brenda 40 minutash Tė 44 000 biletat e koncertit qė do tė zhvillojė grupi "U2" mė 18 korrik nė Zyrih u shitėn brenda njė hapėsire kohore prej 40 minutash, njoftuan organizatorėt e turneut tė grupit irlandez tė muzikės rock. "Biletat nuk janė shitur asnjėherė kaq shpejt pėr ndonjė koncert tė organizuar nė stadiumin "Letzigrund" nė Zyrih", deklaroi njė zėdhėnės i agjencisė zvicerane tė lajmeve ATS. Ēmimi i biletave shkon nga 108-171 franga zvicerane (70-110 euro). Koncerti i 18 korrikut do tė jetė i vetmi koncert i grupit "U2" nė Zvicėr nė kuadėr tė turneut tė tij botėror "Vertigo Tour" qė pritet tė fillojė mė 28 mars nė SHBA. Koncerti i fundit I grupit "U2" nė Zvicėr ėshtė bėrė nė korrik 2001. Grupi ka parashikuar 13 koncerte nė SHBA mė pas 24 nė Europė duke filluar nga Brukseli mė 10 qershor. "How to dismantle an atomic bomb", albumi i fundit i "U2" u shit nė 8,5 milionė kopje nė tė gjithė botėn, bėri tė ditur nė fund tė janarit shtėpia diskografike "Universal". Madona, se shpejti me nje album te ri Degjoni, degjoni, albumi i ardhshem i Madones do te jete rock. Lajmi i publikuar ne te perditshmen britanike "Sun", thekson se albumi i ri i kengetares, i cili pritet te mberritje ne tregun muzikor ne fund te vitit do te kete nje tjeter drejtim, totalisht rock. "Madona ka perfunduar pothuajse punen per albumin e saj te ri, duke i dhene doren e fundit te regjistrimeve ne studio. Kete here kengetarja do ti ofroje fansace te saj rritme rock, krahasuar me tungujt qe shpesh i ka dhuruar fansave te saj. Duke jetuar per nje kohe te gjate ne Britani, Madonna eshte ndikuar shume nga bandat muzikor te muzike rock, si Franz Ferdinand e The Darkness"-shpjegon "Sun". Per kete aventure te re diskografike, e cila vjen menjehere ne tregun muzikor pas, Madona ka bashkepunuar me produktorin e njohur Christian Carlsson, i cili e ka ndihmuar Britney Spears per realizimin e "Toxic".
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Fansat e Bruce Springsteen do tė kenė njė vit tė pasur me kėngėt e reja qė idhulli i tyre do tė prezantojė nė muajin Prill. "Devils & Dust", ėshtė albumi i ri i kėngėtarit, i cili rikthehet pas njė mungesė tė gjatė nė tregun muzikor. Ai ka bashkėpunuar mė produktorin Brendan O'Brien, pėr realizimin e diskut tė ri dhe thekson se kėngėt ndjekin rrymėn e mėparshme, me disa devijime te ndjeshme. Nė vitin 2002 kėngėtari u prezantua me "The Rising" qė ishte njė tregues i kontradikateve qė kėngėtari kishte me presidentin Bush dhe ndėrhyrjen e asokohe tė trupave amerikane nė Irak. Ndėrkohė pritet qė menjėherė pas publikimit tė albumit kėngėtari tė nisė njė turne nė tė gjithė botėn, ku vendet e Evropės pas dyshim do tė pėrfshihen nė axhendėn e kėngėtarit. Black Sabbath, grupi rock mė i mirė i tė gjithė kohėrave "Black Sabbath" renditet ndėr grupet rock mė tė mirė tė tė gjitja kokėrave, ėshtė ky pėrfundimi i njė sondazhi organizuar nga revista britanike "Kerrang". Albumi i tyre "Paranoid" nga viti 1970 u klasifikua nė Top 10, para grupeve si Sex Pistols me albumin "Never Mind the Bollocks" nė vendin e tretė, Iron Maiden dhe grupi Queen. Lajmi i publikuar nė stuff.co.nz, thekson se albumi "Paranoid" konsiderohet nje nga me te suksesshmit, deri ne ditet tona, edhe pėr faktin se rryma qė ai solli shėrbeu pėr frymėzimin e grupeve tė reja muzikore. Ky sukses ka ndjekur Blac Sabbath deri ne 1979, kur lideri i grupit Ozzy Osborne largohet per te vazhduar karrieren si solist. Grupi "The Clash" me albumin "London Calling" u radhit i shtati, Manic Street Preachers me albumin "The holy Bible" ne te dhjetin.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#3
| ||||
| ||||
| Alanis Morisette do tė ripublikojė pas 10 vjetėsh albumin mė tė sukseshėm tė karrirės sė saj. Bėhet fjalė pėr Jagged Little Pill i cili nė atė kohė ėshtė shitur nė mbi 30 miljon kopje nė mbarė botėn. Jagged Little Pill ka pėrmbajtur hite si “You Oughta Know“, “Hand In My Pocket“, “All I Really“ Want“, “Ironic“, “You Learn“ e “Head Over Feet. Gjithashtu po kėtė vit ajo do tė publikojė njė album me realizimet mė tė mira muzikore. Nuk e di pse, por po dyshojmė qė ajo nuk ėshtė fort mirė nga ana financiare kėtė periudhė! Madonna querela consulente d'arte Madona ka denoncuar konsulentin e saj te artit, pasi ky i fundit i detyrohet asaj 265 mije dollare per shitjen e nje pikture. Ēeshtja gjyqesore ndaj Darlene Lutz, qe prej kohesh mban postin e konsulentit artistik te kengetares, do te gjykohet nga togat e zeza ne Manhatan per shkeljen e nje marreveshjeje, e cila bazohet ne deshmine e dy grave. Denoncimi bazohet ne detaje te shkeljes se te drejes se autorit, pasi Lutz, ka lejuar shitjen e nje pikture orgjinale, e cila ka sherbyer me as si kopje per tu hedhur ne treg, kunder vullnetit te kengetares se njohur.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Lajmi shumė tė kėqija pėr fansat e grupit britanik Blue. Ata sapo kanė anulluar turneun e tyre. Gjithēka ka ndodhur pasi njė laringit ka prekur Lee Ryan, qė e ka detyruar pjesėn tjetėr tė grupit tė anullojė programin e tyre koncertor. Na vjen shumė keq qė kemi vendosur tė anullojmė pėrkohėsisht turneun pėr muajt prill-mars. Lee Ryan ėshtė vizituar tek mjeku dhe nuk ėshtė nė formėn e duhur pėr tė marrė pjesė nė koncertet e parashikuara. Mjeku i ka sugjeruar atij 6 javė pushim, prandaj dhe kemi vendosur tė respektojmė mikun tonė. Menjėherė pas pėrmirėsimit tė shėndetit tė tij, banda do ti kthehet turneut-ka deklaruar zėdhėnėsi i bandės muzikore. Ndėrkohė qė Ryan, ka pohuar se i vjen keq qė ka zhgėnyer gjithė fansat, por ka premtuar qė do tė ofrojė supriza tė reja menjėherė pasi tė bėhet mirė. Sanremo, 4 kėngėtarė kundėr basteve tė Bonolis Gigi D'Alessio, Paolo Meneguzzi, Marina Rei dhe Anna Tatangelo kanė kėrkuar ndėrprerjen e basteve tė sapo nisura nė edicionin e Festivalit tė Sanremos. Katėr kėngėtarėt kanė kėrkuar qė tė dalin nga lista e basteve, tė cilat kanė pėrhapur njė debat tė madh nė rradhėt e kėngėtarėve, pasi kjo gjė dėmton imazhin e tyre artisik. Ajo qė sivjet ėshtė quajtur njė risi nga drejtori artistik i festivalit Paolo Bonolis, ėshtė futja e kėngėtarėve nė njė bast tė ligjshėm, i miratuar tashmė nga juaria, gjė e cila nuk ėshtė pritur mirė nga kėngėtarėt. Ndėrkohė qė mėsohet se parafestivali i sivjetshėm i Sanremos, po etiketohet si mjaft komercial, pėr shkak se Bonolis ka kėrkuar qė ta kthejė kėtė festival nė popullor, duke integruar lojrat fitimprurėse tė kėsaj kategorie, gjė e cila nuk ėshtė pritur mirė nga pjesėmarrėsit.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Ne daten 19 Mars 2005, diten e Shtune ora 19:00 ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane grupi artistik ALBA nga New Yorku do te shfaqe per publikun artdashes te kryeqytetit nje Koncert - Live me titull: PRANVERE NE TIRANE. Te larguar nga Shqiperia afersisht nje dekade me pare,artistet profesioniste te ketij grupi rikthehen ne skenen shqiptare me mallin per vendlindjen si dhe per publikun shqiptar. Emra te tille te njohur si kengetaret Merita Halili, Eli Fara, Gezim Nika, Fitore Mamaqi, vellezerit Zena, Eli Rizo, muzikantet e talentuar Edmond Xhani, Artan Kushi, Ilir Dangellia, Maksim Vathi, Dritan Papa e Murat Rama i mungojne publikut te kryeqytetit prej nje kohe shume te gjate. Kjo ben qe interesimi per kete aktivitet te jete i madh. Ne program do te kete pjese te zgjedhura nga muzika shqiptare dhe ajo amerikane. Programi do te prezantohet nga Elmira Xhani. Materialet muzikore do te shoqerohen nga orkestra Alba. Te ftuar ne kete Koncert do te jene edhe disa muzikante te njohur nga Tirana, bashkepunetore dhe kolege te nderuar te ketij grupi artistik. Organizator dhe drejtues artistik i grupit Alba eshte kitaristi Edmond Xhani.
__________________ Be aware of what u do in the past, because of the future consequences! |
|
#6
| ||||
| ||||
| Artistja shqiptare qė prej 10 vjetėsh jeton nė Itali, ka regjistruar albumin e saj tė parė nė duet me pianisten koreane Huh Yong Jeong. Tinguj zemre, nga violina e Krajės Muzika qė po dėgjojmė, flet pėr muzikėn e shpirtit. Prej jehonės qė lind nga ky takim pasqyrohet universi i zemrės njerėzore. Kritika e Daisaku Ikedės e ka vlerėsuar me bujari, ashtu si shtypi vendas, ai italian, e ka pritur albumin e violinistes shqiptare Anila Kraja, e cila prej dhjetė vitesh jeton nė Romė. E ka quajtur Heart Strings (Tinguj zemre) dhe pėr kėtė regjistrim Kraja ka bashkėpunuar pėr disa duete me pianisten koreane Huh Yong Jeong. Violinistja ia dedikon Heart Strings tė gjithė njerėzve qė e duan jetėn dhe qė, nė sajė tė muzikės, duhen edhe mė shumė. E gjithė rruga e saj ka qenė nė ngjitje. Studion violinė qė nė moshėn 6 vjeē me mjeshtrin Robert Papavrami dhe pedagogen Rajmonda Koēo. Diplomohet nė Akademinė e Arteve nė Tiranė me rezultate tė shkėlqyera. Instrumentiste nė teatrin e Operas dhe Baletit dhe pedagoge nė Akademninė e Arteve tė Tiranės. Nė Itali perfeksionohet nė Akademinė Umbria me mjeshtrin E. Perpich dhe nė kursin e muzikės sė dhomės pranė Akademisė Chigiana me mjeshtrin Ricardo Brengola. Koncertet nė Kampidolio, nė Pallatin Barberini pėr nder tė presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, koncerti nė Monte Vibio pranė Todit pėr inaugurimin e veēantė tė teatrit mė tė vogėl tė botės, e deri nė Festivalin Kombėtar tė Muzikės Bashkėkohore nė Romė etj. Ndėrsa Huh Yong Jeong ėshtė artiste e re e talentuar e lindur nė Chon (Korea e Jugut). Fillon tė studiojė piano nė moshė 6-vjeēare, duke vazhduar tė studiojė nė Romė nė Konservatorin Santa Cecilia nė udhėheqjen e mjeshtrit F.De Cesare. Pasi diplomohet nė Seul nė vitin 1993, vazhdon studimet dhe laureohet nė Konservatorin e Santa Cecilias. Ka ndjekur shumė kurse e Master-Class me mjeshtėra tė shquar. Ka njė aktivitet tė dendur koncertor me orkestra tė ndryshme nė vendin e saj dhe nė Itali. Eshtė fituese e konkursit BLA Grand Priz 2003 etj. Nuk ėshtė e rastit qė sė fundi ka regjistruar CD-nė e saj me titullin Heart Strings (Tinguj zemre), qė duke dashur tė pėrkthejė muzikėn nė fjalė ėshtė njė sintezė heterogjene e stileve, melodive, qė nga 600-a e J.S. Bahut (shfaqet edhe Gunņ me Ave Marinė e tij) deri nė 900-ėn e Williams (muzika e filmit Shindiers List), qė nga meloditė e Glukut tek virtuoziteti i tejskajshėm i Fluturimit tė brumbullit tė Rimsky-Korsakovit, duke e kaluar harkun e saj pėrtej kufijve muzikorė tė zakonshėm, me detaje dinamike qė ngjajnė me ultratingujt e shpirtit. Ėshtė ky vlerėsimi qė kritika vendase ka dhėnė pėr violinisten shqiptare me rastin e daljes sė Heart Strings E lindur nė Tiranė, ajo rrjedh nga njė familje artistėsh, i vėllai Nestor Kraja, kompozitor dhe daja i saj koreograf, Agron Aliaj, nė moshėn 10-vjeēare del nė skenėn e koncerteve. Ja, nėse instrumentat muzikore do tė kishin shpirtin e tyre, Anyla do tė qe shpirti i violinės, shpirti i saj melankonik, esenca e saj e pakapshme, gotitjet e saj perkusive dhe njėkohėsisht shushuritėse, e padukshme dhe njėkohėsisht prezente. Njė formė abstrakte energjie qė i jep jetė ndjenjave mė tė fshehta e qė pėrshkon rrugėn mė direkte nga veshi deri nė zemėr. Njė hark i ngjeshur mirė nėpėr tela, plot vibracione dhe emocion, e njėkohėsisht i fortė gati tė bėhet, nė mėnyrė patradoksale, materie. Anyla Kraja ka fituar nė Itali nė prill tė vitit 2004 Premio Ciociaria, ēmim qė i ėshtė akorduar njėkohėsisht Ministrit tė Brendshėm, Shkėlqesisė sė tij, Pisanu, prezantuesit tė RAI-t Fabricio Fricit, kryekirurgut prof. Mikele Galiuēi, gazetarit Luka Xhurato. Ky ēmim i cili qė prej 30 vitesh i jepet mė tė mėdhenjve, qė nga Menem-i, president i Republikės sė Argjentinės, e deri Gorbaēovit, qė nga don Gelmini tek austronauti Guidoni, nga presidenti Sandro Pertini tek Alberto Sordi, Pipo Baudo, Nino Manfredi, Mara Verner, Mauricio Kostanco e plot personaliteteve deri tek papa Gjon Pali II. E pakėnaqur, rrezikon tė bėhet ambasadore e FAO-s (Food and Agriculture Organization of the United Nations) titull tė cilin e mbajnė sot Carla Fracci, Gina Lolobrigida, Rita Levi Montalcini Dionne Warėick, pas performancės entuziaste qė ajo bėri nė zyrat qėndrore tė Romės, pėrpara kryetarėve tė shteteve, ambasadorėve, pėrfaqėsuesve tė trupit diplomatik, pėrveē 1200 personave tė tjerė tė mbledhur pėr Ditėn Botėrore tė ushqimit, nė njė heshtje religjoze gjatė lojės sė saj. Pas Marta Argerich, pianistja mė e madhe sot, llogaritet si njė nga muzikantet qė kanė arritur tė dalin nga anonimati drejt njė publiku tė gjerė duke reflektuar shpesh talent edhe pėrmbi burrat.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Ka qenė ndėr tė vetmet pjesėmarrėse shqiptare qė kon-kurronte mes tė rinjve norvegjezė. Megjithatė fati e ka ndjekur deri nė fund. I ka sfiduar tė gjithė, duke u shpallur si kėngėtarja mė e mirė. 17-vjeēarja nga Prishtina sfidon 500 konkurrentė Anila Mema Doruntina Disha, 17-vjeēarja nga Kosova, pak kohė mė parė ėshtė renditur nė krye tė listės sė tė konkursit "Power Star", dublim i "Etheve tė sė premtes mbrėma", zhvilluar nė Oslo. Eshtė ky njė konkurs muzike i zhvilluar nga "Power Hit", njė prej radiove mė tė njohura nė Norvegji. Disha ka lindur nė Prishtinė dhe jeton nė Oslo qė prej vitit 1992 bashkė me familjen e saj. Aktualisht ndjek klasėn e parė nė gjimnazin e pėrgjithshėm. Miqtė e saj tregojnė se ėshtė nxėnėse e shkėlqyer. Nė njė nga gazetat mė tė lexuara nė Norvegji e mė gjerė, "Dagbladet", kėngėtarja shqiptare, pas fitores sė ēmimit tė parė nė spektaklin "Ethet ", ėshtė cilėsuar si njė yll i ri i muzikės pop-rock. E vogla qė "ēmendte" Norvegjinė Qė nė moshėn dyvjeēare, dėshira e saj ka qenė tė kėndonte dhe tė kėrcente pafundėsisht, kur vinte rrotull nėpėr shtėpi. Mė pas ėshtė angazhuar me koret e tė vegjėlve, kur mblidheshin pėr raste festash. Pas mbėrritjes nė Norvegji, Doruntina ėshtė dalluar si zėri mė i mirė mes bashkėmoshatarėve tė saj. Megjithatė, ajo tregon se ka shumė miq qė ia duan tė mirėn. Njė prej tyre ka qenė dhe shoqja e saj, e cila e ka regjistruar pėr tė qenė pjesėmarrėse nė audicionin e parė tė "Power Star", qė mbahej nė qendrėn Linderud nė Oslo. "Unė nuk dija asgjė. Njė shoqja ime mė kishte regjistruar pa mė thėnė fare. U paraqita me kėngėn e Celine Dion, "My Heart will go on", dhe u kualifikova", tregon Doruntina Disha. Nė audicionin e dytė ėshtė prezantuar me kėngėn "I love rock`n`roll" tė Brytney Spears, duke e mposhtur skenėn me paraqitjen e saj, debutim ky qė u duartrokit. "Ishte diēka e papritur dhe e pabesueshme pėr mua", tregon ajo. Nata finale Prezantimi i saj nė natėn finale tė spektaklit, nė qytetin Drammen, 40 km larg Oslos, ishte i befasishėm. "Aty Doruntina ishte pa konkurrencė. Shkėlqeu mes 10 konkurruesve finalistė dhe pėrvetėsoi mbi 5000 shikues. Edhe pse ishte vetėm njė vogėlushe e panjohur pėr ata, ajo i entuziazmoi shikuesit me interpretimin e njė kėnge tė Shakirės. Lėvizjet e saj tė pėrsosura skenike e "hutuan" jurinė e "Power Star", e cila mė pas nuk e pati aspak tė vėshtirė ta shpallė fituese. Vendimi i jurisė u prit mjaft mirė nga publiku norvegjez artdashės", shkruhet nė "Dagbladet". "Ky ėshtė njė konkurs qė organizohet ēdo vit nė Norvegji. Natyrisht qė nė njė konkurs me traditė duhet tė kesh njė kombinim cilėsish qė tė futesh nė mesin e mė tė mirėve, pėr mė tepėr tė fitosh. Unė jam pėrpjekur shumė pėr tė marrė pjesė nė kėtė konkurs dhe mė nė fund u shpėrbleva", shprehet Doruntina pėr gazetėn norvegjeze "Dagbladet". Pėrveē zėrit karakteristik dhe melodioz ajo ėshtė shumė e lirė nė skenė. Pėrveē kėngės, di tė kėrcejė shumė mirė dhe lėvizjet e saj janė pritur mjaft mirė nga publiku dhe juria e kėsaj gare tė madhe pėr tė rinj. Kėnga e parė Pas suksesit tė saj si fituese e ēmimit tė parė nė konkursin "Power Star", Doruntina Disha nuk u ka shpėtuar dot tendencave tė fundit. Ka ditur tė kapė momentin. Ashtu sikurse edhe shumė kėngėtarė tė tjerė tė moshės sė saj, ka rendur tė realizojė singėlin e parė. Titullohet "Dream World". Eshtė kėngė ritmike, shumė e gjallė dhe me njė videoklip tė goditur, i cili ėshtė pritur shumė mirė nga publiku. Aktualisht kėnga e saj e parė renditet ndėr mė tė suksesshmet duke u bėrė hit pėr tė rinjtė nė Norvegji. Pas saj Doruntina ka nxjerr dhe CD e parė, e cila ėshtė cilėsuar si njė nga albumet mė tė preferuara tė verės sė sivjetshme. "Pas fitores kam marrė disa oferta pėr kontratėn e parė. Por mė shumė mė pėlqeu kompania "Dream Factory" me tė cilėn tashmė kam lidhur njė kontratė trevjeēare. Njė muaj pasi lidha kontratėn me tė kam nxjerr singėllin e parė, i cili ėshtė nė shitje", tregon Disha pėr mediat norvegjeze. Megjithatė kėngėtarja qė premton njė sukses nė tė ardhmen vazhdon tė hedhė hapa tė sigurt nė karrierėn e saj tė re muzikore. Sapo kanė nisur planet pėr koncertet e saj tė ardhshme. "Unė dhe kompania ime kemi marrė ofertėn pėr tė marrė pjesė nė njė festival me kėngėtarė tė rinj nė Nicė tė Francės, nė prillin e vitit tė ardhshėm", tregon ajo.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Eno Koēo me njė vepėr studimore dhe dy CD me pėrmbledhje muzikore tė Tefta Tashkos dhe vepra tė panjohura tė klasikėve tė muzikės shqiptare tė para viteve 40 Eno Koēo, me tri thesarė Alma Mile Ka kuptuar se mund tė japė mė tepėr edhe nė fushėn e studimeve e jo thjesht me njė bagetė nė dorė. Ka botuar edhe mė parė disa libra, por kėtė herė vjen me tri thesarė, njė pėrmbledhje me kėngėt e nėnės sė tij, tė madhes Tefta Tashko Koēo, njė pėrmbledhje me vepra tė panjohura tė kompozitorėve shqiptarė tė para viteve 40 dhe njė libėr me studime e artikuj, tė titulluar Shostakoviē dhe Kadare. Promovimi i albumeve muzikore e ka sjellė dirigjentin Eno Koēo nė Tiranė. Pa pasur nevojėn e titujve tė mėdhenj, njėri prej tyre prezantohet thjeshtė Tefta Tashko Koēo dhe pėrmbledh regjistrime tė sopranos tė realizuara nė Itali nė vitet 1937 dhe 1942 me shoqėrinė diskografike Kolumbia. Janė kėngė tė njohura, qė janė transmetuar edhe mė parė, si Kroi i fshatit tonė, Zare trėndafile, etj., por qė publiku i ka dėgjuar tė ngjyrosura me atė timbrikėn e veēantė tė kohėrave, me zhurma, kėrcitjet e disqeve, me njė lloj denatyrizimi sonor, siē e quan Koēo. Dirigjenti tregon se janė bėrė dy herė kaseta, ku me mjetet dhe mundėsitė e kufizuara janė bėrė disa pastrime zėri, ndėrsa tani, me sponsorizimin e Vodafone dhe Credins Bank, nė Londėr janė bėrė ndėrhyrje me mjete shumė mė tė avancuara teknike. Zėri ėshtė pastruar, frushet janė eliminuar nė maksimum, por padyshim pa cėnuar ngjyrėn e kohės, ėshtė ruajtur timbrika dhe kualiteti i zėrit, ėshtė punuar me frekuencat dhe parametra tė tjerė sonorė qė kanė tė bėjnė me raportin mes zėrit dhe orkestrės. Orkestra italiane, duke mos njohur ritmikėn shqiptare, i kanė interpretuar ato disi ndryshe. Gjithsesi mbeten po ato regjistrime tė bėra nė ato vite, por tė sjella nė kushte nga mė cilėsoret e mundshme,- shpjegon Koēo. Albumi pėrbėhet nga dy CD, ku nė njėrėn janė pėrfshirė 20 kėngė, nga 42 qė ishin regjistruar fillimisht, ndėrsa tjetra ėshtė me muzikė klasike, 5 tė huaja dhe tė tjerat repertor klasik shqiptar. Jo pa qėllim i kam pėrfshirė aty, pasi kėngė tė tilla si Ēelni ju moj lule, ėshtė interpretuar nė formėn e njė arieje, po kėshtu edhe Fryn veriu nė mal tė thatė me vargje tė Poradecit. Kėtu ėshtė edhe kėnga e njohur Kur mė vjen burri nga stani,- tė cilėn njerėzit e njohin si kėngė popullore, po qė nė fakt hyn nė repertorin klasik,- vazhdon Eno Koēo, duke shtuar se nė kėto CD gjenden kėngė qytetare tė veriut, Shqipėrisė sė Mesme dhe mė pak tė vendlindjes sė saj, Korēės. Jam i bindur se nuk do tė ketė ndonjė boom shitjesh, ndoshta do tė mbetet thjesht si njė relike, por evokon diēka. Klasikėt shqiptarė para 1940-s Nga Noli tek Martin Gjoka Ndėrsa pėr kompozitorėt e pas viteve 40 ėshtė folur e shkruar me shumicė, pėr ta nuk dihet thuajse asgjė, nuk figurojnė nėpėr enciklopedi dhe veprat nuk u janė ekzekutuar asnjėherė. Nė diskun Klasikė muzikorė shqiptarė Eno Koēo pėrmbledh vepra tė panjohura tė kompozitorėve Martin Gjoka, Thoma Nasi, Murat Shehu e Fan Noli. Qėllimi ka qenė tu bėj tė njohur njerėzve se ēka ndodhur nė gjysmėn e parė tė shek. XX, ku kompozitorė shqiptarė, muzikantė e kėngėtarė qė kanė jetuar brenda e jashtė Shqipėrisė, kanė kontribuar pėr bazat e muzikės klasike, tė kultivuar. Pėrshtypja ka qenė qė nė Shqipėri ka pasur vetėm muzikė popullore. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi ka pasur njė muzikė intelektuale, njė bazė ku janė mbėshtetur pasardhėsit, ashtu si edhe ka ndodhur me artet e tjera, si nė pikturė, letėrsi, etj,- thotė Koēo, i cili pėr mė shumė se 20 vjet ka punuar pėr mbledhjen e partiturave nė Arkivat e Shtetit, tė Radio Televizionit Shqiptar e tė Teatrit tė Operės e Baletit. Sipas tij, arsyet e harresės sė kėtyre njerėzve dhe veprave kanė qenė nga mė banalet. Martin Gjoka ishte prift katolik, Nasi kishte bėrė njė himn pėr mbretin Zog, Shehu kishte emigruar nė Amerikė dhe pėr njerėz me kėtė jetėshkrim nuk ishte e lehtė tė flisje para viteve 90, e aq mė pak tė ekzekutoje veprat e tyre. Por mungesa e interesimit ėshtė shfaqur edhe pėr poemėn sinfonike Skėnderbeu tė Nolit, e cila u ekzekutua vetėm njė herė nė vitin 1980. Sipas Eno Koēos, me rastin e 600-vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut, dy vepra tė diskut Klasikė muzikorė shqiptarė marrin vlera tė veēanta. Njėra prej tyre ėshtė simfonia e Martin Gjokės Dy lule mbi vorr tė Skanderbegut, e shkruar me njė stil lirik, poetik, me njė melodi tė rrjedhshme, pa konflikt dhe Skėnderbeu i Nolit qė nis me pushtimin nga turqit, thirrjen e muhedinit dhe mbaron me njė himn bizantin fetar, qė e nxjerr Skėnderbeun si mbrojtės tė krishtėrimit. Ky kompaktdisk ėshtė realizuar nė Rusi, nė Shėn Petersburg, nė shtėpinė diskografike, Kailas, me ndihmėn e Igor Wojewodzkit, i cili kishte mėsuar diēka mbi kėta kompozitorė pėrmes internetit. Nė kėtė studim Koēo heq paralele mes krijimtarisė dhe jetėve tė dy figurave Kadare dhe Shostakoviē, regjimi nė mes Nuk i ėshtė dashur tė tregojė historira pa fund. I shėrbyen jetėt e dy gjenive, pėr tė treguar njė gjysmė shekulli. Studentėt janė interesuar tė dinė se ēėshtė bėrė nė Lindje gjatė komunizmit, ndaj u kam folur atyre pėr Shostakoviēin dhe Kadarenė, njėri kompozitor, ndėr mė tė famshmit e ish-Bashkimit Sovjetik dhe tjetri njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave nė Shqipėri, jetėt e tė cilėve kishin ngjashmėri tė mėdha, thotė Eno Koēo, i cili ka botuar njė pėrmbledhje me artikuj e vrojtime mbi artin muzikor shqiptar, me titullin Shostakoviē dhe Kadare. Nė artikullin me kėtė titull, botuar kėtė vit nė revistėn londineze The musical times, ai bėn njė paralelizėm mes dy figurave, duke i trajtuar nė rrafshin e marrėdhėnieve me udhėheqėsit, administratėn, krijimtarinė, se si u duhej tė shkruanin pėrmes rreshtave. Kadareja zgjidhte tė kaluarėn pėr tė evokuar tė tashmen, pėrmes gjuhės sė Ezopit, kurse Shostakoviē gjente mėnyra tė tjera pėrmes tingujve pėr tė shprehur frikėn, pasigurinė. Kanė qenė tė mbėshtetur nga administrata shtetėrore, por nga ana tjetėr kanė vuajtur thellėsisht, pasi u ėshtė dashur tė shkruajnė nė njė ambiguitet,- vazhdon Koēo. Sipas tij, nė fund tė viteve 80 kritiku rus, Solomon Vollkov shkruan librin Trashėgimia, ku tregon se sa ka vuajtur Shostakoviē dhe e quajtėn revizionist, pasi ai guxoi tė thoshte se veprat e kompozitorit kishin kuptime tė fshehura. Mė pas doli njė tjetėr brez kritikėsh, qė u quajtėn anti-revizizonistė, qė ishin kundėr Vollkovit, sipas tė cilėve Shostakoviē i ka shėrbyer regjimit. Kjo ka ndodhur edhe me Kadarenė, pėr tė cilin edhe sot ka pėrplasje mendimesh. Nė kėtė leksion nuk mbaj qėndrime, por nxjerr ngjashmėritė mes kėtyre njerėzve tė mėdhenj qė kanė jetuar nėn regjimet totalitare dhe i kanė shėrbyer emancipimit tė vendeve tė tyre, me muzikėn dhe letėrsinė e pavdekshme,- thotė Koēo. Jo mė kot pėr ilustrimin e kėsaj vepre, Koēo ka zgjedhur tablonė Vajza me freskore ,1968, e njė piktori qė jetoi dhe krijoi gjithė jetės nė Kolumbi dhe qė kurrė nuk pati mundėsi ta vizitojė Shqipėrinė me instalimin e regjimit. Ėshtė Artur Tashko, vėllai i Tefta Tashko
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Kėnga Magjike, kolegėt zgjedhin Gentėn Alma Mile Trofeu magjik ka shkuar nė Prishtinė. Me njė kėngė tė kompozuar nga Adrian Hila, tė titulluar Sdua tjetėr, Genta Ismaili ka fituar ēmimin e parė tė Festivalit Kėnga Magjike. Ajo ka marrė 292 vota nga kolegėt e saj, duke u pasuar nga grupi Aurora me 269 pikė dhe Flori me 221 pikė. Mes dritash dhe shiut tė improvizuar, 16 kėngėtarėt finalistė janė ngjitur nė skenėn e Festivalit Kėnga Magjike. 16 kanė qenė dhe trofetė e ndara natėn finale, duke i nxjerrė tė gjithė fitues, tė gjithė tė kėnaqur e tė vlerėsuar nga kjo mbrėmje. Pas dy netėsh prezantimi dhe 16 tė tjerave nė ekranin e Tv Klan, mbrėmė nė Pallatin e Kongreseve ėshtė mbyllur edicioni i shtatė i Festivalit Kėnga Magjike, qė ndryshe nga herėt e tjera, ka ardhur nėn regjinė e dy regjisorėve tė rinj nga Kosova, Agron Vulaj dhe Astrit Idrizi dhe jo mė tė Vera Grabockės. Por duket se realizimi i njė edicioni tėrėsisht tė ri ka qenė qėllimi i producentit Ardit Gjebrea, i cili jo vetėm ndėrroi regjisor, por ka ngulmuar nė ndryshimin e pamjes sė skenės. Skena e kėtij vitit, realizuar nga skenografi Bashkim Zahaj nuk ka pasur asgjė tė pėrbashkėt me imazhet e edicioneve tė tjera, larg klasikes, me njė mori dritash qė tė jepnin herė-herė pėrshtypjen e njė diskoje, por edhe njė shi uji, qė tė krijonte njė ndiesi tė kėndshme nė njė stinė vjeshte, fatkeqėsisht tė thatė. Por tė gjitha kėto risi kanė ardhur dhe si rrjedhojė e kėngėtarėve pjesėmarrės nė festival. Nėse herėt e tjera janė dalluar edhe emra kėngėtarėsh me njė eksperiencė tė gjatė, si Libohova, Ēako, Makashi, Konēi, etj, kėtė herė skena i ėshtė dorėzuar e gjitha tė rinjve. Nė skenėn e Magjikes ėshtė ngjitur njė brez i tėrė kėngėtarėsh, i preferuar nga publiku dhe qė janė bėrė tė njohur gjatė viteve tė fundit, qofshin kėta nga Shqipėria, apo Kosova si Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Flori, Genta Ismajli, Shpat Kasapi, Orinda Huta, Bleona Qerreti, Elvana Gjata, Soni, Aurora, Blero, etj. Nė pėrshtatje me moshėn e kėngėtarėve kanė qenė edhe ritmet e kėngėve tė tyre, si hip-hop, regaton, pop-folk, dens dhe shumė mė pak baladė, duke bėrė pėr vete mė tepėr adoleshentėt. Nė kuadrin e modės, interpretimet e kėngėtarėve janė shoqėruar me performanca koreografike, madje Julka ėshtė shoqėruar edhe nga njė DJ (DJ A.N.D.Y). Sa pėr lookun e kėngėtarėve, ai mund tė quhet i nxehtė. Duke qenė se nė garė ėshtė edhe njė ēmim look, kėngėtaret janė paraqitur me veshje ekstravagante, ku mbizotėronin fustanėt e shkurtėr e dekoltetė e hapura. Nė formė tė re ka ardhur edhe prezantimi i festivalit. Nė krahė tė producentit dhe prezantuesit Ardit Gjebrea nė skenė ėshtė ngjitur Denada Dajlani, njė vajzė qė dilte pėr herė tė parė nė skenė. Ajo solli njė tjetėr imazh prezantueseje, jo fort koketė e bukuroshe, siē jemi mėsuar tė shohim rėndomė, por simpatike, pa komplekse dhe e saktė. Mbrėmjes finale nuk i kanė munguar edhe surprizat. Gjebrea ka vėnė tė kėndojnė jo vetėm shoqet e Pallatit tė Pionierėve, por edhe deputeten Majlinda Bregu dhe politikanen Monika Kryemadhi, tė cilat kanė kėnduar bashkė me tė njė version tė pėrpunuar tė kėngės Dimėroj. Sa i pėrket trofeve, si tradicionalisht tre ēmimet e para u pėrzgjodhėn nga vetė artistėt. Ndėrkohė qė nga interneti, telefonatat, radioja, u pėrcaktuan kėngėt mė tė pėlqyera tė publikut, si Kėnga Hit, Ēmimi i internetit, dhe i Spektatorit. Ndėrsa njė juri e pėrbėrė nga profesionistė si Robert Radoja nė pozicionin e kryetarit, Edit Mihali, Zhuliana Jorganxhi, Irma Libohova, Zana Ēela, Pirro Ēako, Florin Kelmendi, Enkel Demi dhe Dr Flori, pėrzgjodhėn ēmimin e Kritikės, tė Interpretimit mė tė mirė, Ēesk Zadeja, Magjia e parė. Njė dhuratė nga ish-nxėnėsit Nuk ka qenė thjesht njė dhuratė simbolike. Ish-nxėnėsit e mjeshtrit Robert Radoja i kanė bėrė atij njė dhuratė surprizė, njė makinė, qė prof. Radoja, nė tė vėrtetė nuk di ti japė, por qė do ti shėrbejė pa dyshim. Mbrėmė nė skenėn e Kongreseve, Gjebrea ka thėrritur shokėt e dikurshėm tė pallatit tė Pionierėve, Irma Libohovėn, Zana Ēelėn dhe Yllka Mujon. Pėr ish-mėsuesin e tyre nuk ka qenė e vėshtirė tė gjejė pa gabuar zėrat fėminorė tė Arditit, Irmės, Zanės e Yllkės. Nga arkivat e festivaleve tė fėmijėve ishin nxjerrė kėngė tė kėnduara gati 30 vjet mė parė, si Kėnga e Gjyshes, pėr tė vijuar me njė kėngė me ushtarė, aksione e mėsime. Pas kolazhit me zėrat fėminore, tashmė tė rritur, Libohova, Ēela, Mujo e Gjebrea kanė kėnduar nga njė refren tė kėngėve tė tyre mė tė dashura, si Gabimi i Mirelės, Na llogarisni edhe ne, Kėnga e nėnės, tė cilat edhe pse kėnduar vite mė parė janė tė njohura edhe pėr fėmijėt e sotėm. Kjo surprizė e shprehur nė kėngė, ėshtė shoqėruar edhe nga njė tjetėr. Njė ish nxėnės i Robert Radojės, edhe pse nuk u bė dot kėngėtar apo artist si moshatarėt e tij, i ka dhuruar ish-profesorit njė makinė nė ngjyrė tė kuqe. Ēmimi i parė Genta Ismajli Ēmimi i dytė Aurora Ēmimi i tretė Flori Ēmimi i Kritikės Tuna Ēmimi Interpretimi mė i mirė Jonida Maliqi Ēmimi Magjia e parė Mirza Kėrēelli Ēmimi Ēesk Zadeja Juliana Pasha Ēmimi i internetit Genta Ismajli Ēmimi Kėnga Hit Aurora Ēmimi i Publikut Shpat Kasapi Ēmimi Paraqitja mė e mirė skenike Orinda Huta Ēmimi i producentit Tuna Ēmimi Diskografi Blero Ēmimi Millenium Soni Ēmimi Melodi Burim Hoxha Ēmimi Televiziv Bleona Qerreti Ēmimi Kantautor Flori Ēmimi Best Dens Julka
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
|
#11
| ||||
| ||||
| Ka mundesi dikush te n informoje me hollesisht per ate qe lexova ne "Bota Sot"? Adelina Ismaili braktis karrieren shqiptare per nje internacionale...Dicka me hollesisht? |