Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Te reja nga fusha e muzikes !

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 11-12-2003, 15:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Te reja nga fusha e muzikes !

Lajme te ndryshme nga fusha e muzikes Shqiptare !
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 11-12-2003, 16:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Eranda heq dore nga festivalet !

Nuk dihet pse Eranda Libohova nuk ka me besim tek festivalet. Ajo qe dihet ne fakt eshte se kete vit ajo do ti mungoje skenes se festivalit te fundvitit, sic i ka munguar edhe asaj te Kenges Magjike. Nje mungese e perkohshme nderkohe qe plani i saj me ambicioz nuk ka te beje me konkurimet por me pergatitjen e nje albumi me kenge krejt te reja.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 11-12-2003, 16:13
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Eda dhe Ermali in love

Tė lakmuar, tė sukseshėm, tė larguar nga Top-i. Ēkanė tjetėr tė pėrbashkėt, Eda, ish velina e Fiks fare dhe Ermali, leader i grupit The dreams? Njė mesazh i dėrguar nė studion e emisionit Select, i ka bėrė fansat e kėtij emisioni tė jenė tė sigurt: Eda dhe Ermali janė tė dashuruar. Kurse mėnyra sesi drejtuesja e emisionit tė drekės ka thėnė atė nuk e di tė vagėllt, nė vend qė ta shuante, ka hedhur benzinė mbi zjarrin e dyshimit.

''Klan''
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 11-12-2003, 16:14
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Rovena Dilo, kthim nė PUB

Pėrpara se tė konfirmojė pjesėmarrjen e saj nė festivalin Kėnga Magjike apo nė atė tė fundvitit, Rovena Dilo do tė jetė gjithsesi shumė afėr publikut. Nė skenėn e vogėl tė House of Arts, klubit tė natės brenda Akademisė sė Arteve, kėngėtarja e muzikės sė lehtė do tė shoqėrojė jetėn e natės sė klientėve tė lokalit, sė bashku me dy artistė tė tjerė, Sidrit Bejlerin dhe Juliana Pashėn.

''Klan''
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 16-12-2003, 16:12
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Festivali i kenges ne TVSH

Partnerja e Krastės, pikėpyetja nė derė tė festivalit

Vetėm dy ditė para fillimit tė festivalit tė kėngės nė RTSH, ende nuk ėshtė vendosur se kush do tė jetė prezantuesja nė krah tė Adi Krastės. Ledina Ēelo vazhdon tė jetė e pavendosur, ndėrkohė qė ekziston mundėsia e daljes nė skenė tė ndonjė gazetareje tė televizionit publik. Madje qarkullon dhe ideja e ardhjes sė Nensi Brilit nga Italia.
Skena ka filluar tė marrė formė. Globi i ideuar nga skenografi Bashkim Zahaj, nėn hijen e tė cilit do tė interpretojnė kėngėtarėt, ka filluar tė bėhet mė i plotė dhe i kuptueshėm edhe pėr spektatorin mė tė thjeshtė, qė rastėsisht gjendet gjatė provave nė Pallatin e Kongreseve. Teknikėt kanė gjetur pikėn mė tė mirė akustike pėr vendosjen e mikrofonėve dhe orkestrės, ndėrkohė qė kėngėtarėt kanė filluar tė ndiejnė drithėrimat e parakonkurrimit. Kjo mė tepėr pėr interpretuesit e rinj tė cilėt nė ditėn e parė tė provave nė skenėn e madhe tė Pallatit tė Kongreseve, kishin zėnė vend nė sallė. Arbri, Rosela, Klajdi, Elvana…, protagonistėt kryesorė tė “Etheve..”, tė mbėshtjellė me xhupa tė trashė e me shallė deri tek hunda, duket se janė sėrish “sėmurė” nga emocionet e njė aktiviteti tė madh. Edhe dy netė dhe starton festivali i madh i fundvitit nė Radio Televizionin Publik Shqiptar. Por ndėrsa tė gjithė elementėt kanė filluar tė bashkohen pėr tė krijuar tė tėrėn, ende njė pikpyetje e madhe qėndron mbi prezantimin e festivalit. Me idenė pėr tė sjellė diēka ndryshe nga edicionet e tjera, organizatorėt, duket se s’po arrijnė nė njė rezultat pėrfundimtar. Vetėm dy ditė para festivalit, Adi Krasta vazhdon tė jetė pa partnere. Kandidaturat shkojnė e vijnė. Atėherė kur duket se gjithēka ėshtė zgjidhur, fillon problemi dhe historia rinis nga e para. Nėse pėr drejtorin e festivalit, Gėzim Podgorica, emri i prezantueses, tanimė ėshtė fiksuar pėrfundimisht, regjisori, Pali Kuke, nuk ėshtė i tė njėjtit mendim. “Ende nuk ėshtė vendosur asgjė”, - thotė Kuke. Siē duket kapriēiot e Ledina Ēelos nuk paskėrkan tė sosur. E ndodhur mes dy dėshirave, asaj pėr tė konkurruar nė festival, e pse jo edhe pėr tė fituar nga magjia e prezantimit, Ēelo ėshtė ende e pavendosur. “Gjithsesi regjisori Kuke po punon jashtėzakonisht shumė pėr ta bindur Ledinėn, me qėllim qė ajo tė jetė e pranishme, netėve tė festivalit si prezantuese”, - thotė Krasta, i cili duket se edhe vetė ėshtė, pėr tė mos thėnė i pakėnaqur, konfuz nė lidhje me pozicionin e tij si prezantues i edicionit tė 42-tė tė Festivalit nė RTSH.

Tė ftuarit
Ah, kėto financat
Duket se kėtė vit, organizimi i ngjarjes mė tė madhe muzikore, nuk ka qenė edhe aq i lehtė, pavarėsisht emrave dhe eksperiencės sė atyre qė qėndrojnė nė ballė tė aktivitetit. Edhe pse ky edicion do tė mbetet nė historikun e festivalit, pasi fituesi i tij do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Festivalin Evropian, i cili do tė zhvillohet nė muajin maj nė Turqi, kujdesi financiar ndaj tij, duket i pamjaftueshėm. Kėtė e ka dėshmuar dhe pamundėsia pėr tė sjellė nė skenėn e festivalit tė ftuarit e parashikuar. Ideja e organizatorėve ishte tė sillnin nė skenė kėngėtaret e suksesshme italiane, motrat Paola dhe Kiara, megjithatė, duket se ardhja e tyre ka mbetur thjesht nė kuadrin e fjalėve nė erė. Drejtori i festivalit, Gėzim Podgorica shprehet, se tashmė ky ėshtė njė kapitull i mbyllur. Kėngėtaret, shumė tė pėlqyera edhe nė Shqipėri, nuk do tė jenė tė pranishme. Kjo pėr shkak tė problemeve financiare. Duket se shuma e kėrkuar nga vajzat ka qenė e papėrballueshme pėr “xhepin” e “Fest 42”. Ndėrkohė qė ardhja e fitueses sė Evropianit 2003, turkes Sertab Erener, mbetet ende nė fuqi. “Tashmė ėshtė konfirmuar ardhja e saj”, - shprehet Podgorica. Krahas kėngėtares Erener, i ftuar do tė jetė dhe grupi tetovar “Elita 5”.

“Unė gjithashtu po bėj “naze” pėrsa i pėrket drejtimit tė festivalit, megjithatė kam pranuar tė jem prezantuesi i tij”, - rrėfen Krasta, i cili ende nuk e di se kė do tė ketė nė krah si partnere dhe sa do tė mund tė arrijė tė komunikojė lirshėm me tė.

Pamundėsia pėr tė sjellė nė skenėn e festivalit tė ftuarit e parashikuar. Ideja e organizatorėve ishte tė sillnin nė skenė kėngėtaret e suksesshme italiane, motrat Paola dhe Kiara, megjithatė, duket se ardhja e tyre ka mbetur thjesht nė kuadrin e fjalėve nė erė.

''Shekulli''
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 19-12-2003, 05:20
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kėnga Magjike.

Bytyēi, Gjoka dhe Hadėrgjonaj ēmohen si mė tė mirėt

Magjia e kėtij viti u shpall Ema Bytyēi. Kėngėtarja nga Prishtina ka fituar mbrėmė ēmimin e parė nė festivalin e pestė Kėnga Magjike.

Me muzikė tė Adrian Hilės, kėnga "Ku je ti" ka arritur nė votimin mes artistėve pikėt mė tė larta, duke lėnė nė vend tė dytė kėngėtarin Aleksandėr Gjoka me kėngėn "Kuturu" me muzikė tė Pirro Ēakos dhe tekst tė Timo Fllokos. Ky ēmim i dytė i fituar nga kėngėtari Aleksandėr Gjoka, qė nė kėtė garė ka fituar edhe ēmimin e kritikės, ka vlerėn 300 mijė lekė. Ndėrsa, nė vendin e tretė, ėshtė reditur kėngėtarja Albėrie Hadėrgjonaj, e cila prej vitesh nuk ngjitej nė skenėn e njė festivali. Me muzikė tė Adrian Hilės kėnga "Ti nuk je" ėshtė luhatur dy tre herė, duke dalė nė krye tė vlerėsimeve. Por nė fund tė leximit tė votave, ajo ėshtė pozicionuar nė vendin e tretė. Kėsisioj ka marrė fund mbrėmė gara e ashpėr mes 17 kėngėtarėve, tė nominuar pėr natėn finale tė edicionit tė pestė tė festivalit "Kėnga magjike". 17 tė emėruar e kanė vijuar garėn e kėngės magjike, nė spektaklin prej mė shumė se 3 orėsh. Qė tė 17 tė vlerėsuarit me ēmime nga juria e kėtij festivali, njė juri ndryshe nga tė gjithė herėt e tjera, e gjitha me zonja dhe zonjusha, kanė vijuar garėn, duke synuar tre ēmimet e mėdha tė kėtij festivali.

"Etno Engjejt" Floriana Muēa Jonida Maliqi, Pirro Ēako "The Dreams" Kujtim Prodani Eri, Evis Mula, Julka, Alketa Vejsiu dhe Florjan Mumajezi, Fitnete Tuda, "Produkt 28", Aleksandėr Gjoka, Ema Bytyēi,Ledina Ēelo, "West Side Family", ishin tė 17 nominantėt, qė kanė interpretuar edhe njėherė kėngėt e tyre. Por vetėm Ema Bytyēi, Aleksandėr Gjoka dhe Albėrie Hadėrgjonaj kanė prekur kėto maja. Prezantimi i natės finale ėshtė zotėruar nga sharmi i aktores sė njohur Brigit Nilsen, e cila ka pėrshėndetur kėtė festival me njė kėngė hit tė saj. Vetė Gjebrea, ka rrėfyer historinė e kėsaj kėnge hit, sesi Brigit Nilsen kishte vėnė njė paruke, kishte xhiruar videoklipin, dhe pa e njohur askush, ajo ka mbajtur majat e klasifikimeve pėr njė kohė shumė tė gjatė. I konceptuar si jubile, edicioni i pestė i "Kėngės Magjike 2003", ka ngjitur nė skenė shumė tė ftuar tė veēantė si kėngėtarėt Llambris Liverjatos, Natali Art, Kim Luka,etj. Njė festival, ku pėr herė tė parė, hasen vlera tė rralla muzikore, kėngė qė kanė goditur spektatorin qė nė interpreitmin e parė, njė festival, plot me ritme, me ngjyra dhe alternativė. Ky ishte edicioni i pestė i Kėngės Magjike, ku 39 kėngėtarė shqiptarė qė vinin nga Shqipėria,Kosova, Maqedonia,Hollanda, Gjermania, etj., kanė interpretuar krijimet e tyre, e ku seleksionimi i natės finale ka qenė mjaft I vėshtirė.

KĖNGA MAGJIKE

Ēmimin e parė Ema Bytyēi me kėngėn "Ku je ti"
Ēmimin e dytė Aleksandėr Gjoka me kėngėn "Kuturu"
Ēmimin e tretė e fiton Albėrie Hadėrgjonaj me kėngėn "Ti nuk je"

16 Ēmimet e jurisė nė festival

1 Ēmimi "Alternativ" "Etno Engjejt"
2 Ēmimi "Magjia e parė" Floriana Muēa
3 Ēmimi "Paraqitja skenike" Jonida Maliqi
4 Ēmimi e "Kantautorit mė tė mirė" Pirro Ēako
5 Ēmimi "Koleksioni magjik" "The Dreams"
6 Ēmimi "Ēesk Zadeja" Kujtim Prodani
7 Ēmimi "Millenium" Eri dhe grupi i balerinė hollandez
8 Ēmimi i Televizionit 21 Evis Mula
9 Ēmimi i Televizionit Klan Julka
10 Ēmimi i Videoklipit Alketa Vejsiu dhe Florjan Mumajezi
11 Ēmimi i producentėve Fitnete Tuda dhe Ledina Ēelo
Ēmimi i "Jon Muzic" Fitnete Tuda
Ēmimi Linda Asociation Ledina Ēelo
12 Ēmimi Diskografik "Produkt 28"
13 Ēmimi i Kritikės Aleksandėr Gjoka
14 Ēmimi i Tingullit Ema Bytyēi
15 Ēmimi i Interpretimit Albėrie Hadėrgjonaj
16 Ēmimi i Publikut "West side family"

Gazeta Panorama ''24 Nentor 2003''
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 19-12-2003, 08:44
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Juljana Pasha: Dhurata? Albumi i parė!

Prej disa vitesh nė evenimentet muzikore tė skenave shqiptare, njė zė i ri por tepėr i pjekur dhe melodioz rrėmben para mikrofonit buqeta duartrokitjesh tė ngrohta spektatorėsh. Pak e ndrojtur dhe tepėr e thjeshtė, Juljana Pasha duket se shumė shpejt do tė jetė njė nga zėrat shqiptarė mė tė suksesshėm, e gatshme pėr tė pushtuar jo vetėm skenat, por edhe mjaft zemra
adhuruesish, tė cilėt do tė dinė t'i japin njė vend tė merituar nė rradhėt e artistėve mė nė zė. Edhe pse e re nė karrierėn e saj si kėngėtare, ylli i suksesit ka filluar tė ndriēojė pėr studenten e Akademisė sė Arteve.
Pėrvec skenave tė festivaleve tė fundvitit, ky vit bashkė me punėn dhe lodhjen e madhe i ka sjellė edhe pjesėmarrjen dinjitoze nė dy aktivitetet mė tė mėdha muzikore tė organizuara sė fundmi, siē ishte Maratona e Kėngės Popullore organizuar nga TV Klan dhe Mikrofoni i Artė, ku Juljana diti tė tregojė
vlerat e saj si kėngėtare me tė ardhme tė shkėlqyer. E megjithatė kėto nuk do tė jenė tė fundit pėr Juljana Pashėn, qė sapo ka filluar tė ndjiejė se pėlqehet dhe duartrokitet. Krishtlindjet janė nė prag dhe ajo pret qė bashkė me gėzimin e festės, i cili do tė kushtėzohet paksa nga puna, do tė sjellė edhe shumė surpriza tė kėndshme poshtė pemės sė Krishtlindjeve. "Prej vitesh e kaloj nė punė atmosferėn e kėsaj feste qė mua mė pėlqen shumė. Pres qė kjo Krishtlindje tė mė sjellė dhurata vėrtet speciale." Njė prej tyre ajo e zbulon qė tani. Dhuratėn mė tė bukur Juljana dėshiron t'a ndajė me spektatorin dhe publikun qė i ka falur duartrokitjet. "Dhurata poshtė pemės? Albumi im i parė".
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg krishtlindjet_1.jpg (27.5 KB, 260 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 19-12-2003, 08:45
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Saimir Braho: Mė shumė dashuri pėr njerėzit!

Ka qenė hera e parė nė skenėn e festivalit qė i ka dhuruar suksesin e menjėhershėm. Qė atėherė kanė kaluar shumė vite dhe djali adoleshent qė pėrkėdhelte telat e kitarės, tashmė ėshtė njė artist i kompletuar. Saimir Braho njė nga tė preferuarit e publikut shqiptar, pasi ka pėrshkruar rrugė tė gjata melodish dhe vargjesh, vazhdon t'i falė publikut kėnaqėsinė e kėngėve tė qeta romantike. Ka lėnė pas majft suksese dhe vazhdon tė shijojė tė tjera. Ka qenė Maratona e Kėngės Popullore qė sė fundmi i ka dhuruar dy ēmime, ēmimin e tretė dhe atė tė Klanit, tė cilėt Saimiri i vlerėson jo pak.

Por jo vetėm fusha e artit i ka falur kėnaqėsinė dhe shijen e suksesit. Vetėm pak muaj mė parė, nė qershor Saimir Braho ka kurorėzuar dashurinė e tij me martesė, njė dhuratė e madhe qė i ka falur jo pak lumturi. Por kjo nuk e ka larguar aspak nga rruga e kėngės. Festivali i fundvitit do tė shėnojė njė tjetėr ngjarje nė karrierėn e tij si kėngėtar, por tashmė pa
bashkėpunimin e grupit Ritfolk. Projekti mė i fundit qė mbyll vitin nuk do tė jetė i pėrqėndruar me pjesėmarrjen nė festival. Kurse ditėt e fundit, e gjejnė Saimirin nė skenėn teatrore nė njė tjetėr dashuri artistike.

Bashkėpunimi me regjisorin Mikel Kalemi, do tė sjellė nė skenė njė pjesė tė njė autori gjerman. E ndėrsa vazhdon tė ecė i sigurt nė rrugėn e suksesit, Krishtlindja ėshtė nė prag, por kjo ėshtė diēka tė re pėr Saimir Brahon. "Krishtlindja pėr mua nuk ėshtė e rėndėsishmė si datė, por thjesht ajo qė pėrfaqėson ajo nė tė vėrtetė, mė bėn qė tė jetoj dhe tė festoj ēdo ditė
Krishtlindje". Njė dhuratė dashurie Saimiri e lė poshte pemės tė Krishtlindjes tė tė gjithė shqiptarėve. "Krishtlindja ėshtė njė rast qė shqiptarėt t'a duan mė shumė veten e tyre,tė lėnė pas veprimet qė iu shkaktojnė dhimbje, dhe tė shohin mė shumė dashuri tek tjetri".
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg krishtlindjet_5.jpg (28.0 KB, 253 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 19-12-2003, 09:02
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Arbėr Arapi: Kėnga e parė nė Festivalin e Kėngės nė RTSH.

Ndėrsa pret qė Krishtlindja e kėtij viti t'i dhurojė surpriza, Arbėr Arapi mban akoma nė duar dy dhurata tė mėdha qė i kanė falur suksesin dhe i kanė realizuar ėndrrat. "Ethet e sė premtes mbrėma", ishte spektakli qė midis shumė tė tjerėve, e prezantoi Arbrin si njė artist tė vėrtetė qė me zėrin e tij fitoi simpatinė e publikut qė e votoi pėr disa net me rradhė. E ndėrsa suksesi i kėtj spektakli ishte sa i papritur dhe befasues pėr tė, ėndrra e tij e pėrhershme vazhdonte tė rrinte e fshehur nė dėshirat e tij. Por nuk vonoi shumė qė edhe kjo ėndėrr tė bėhej realitet.

Arbėr Arapi tashmė ėshtė student i vitit tė parė tė Fakultetit tė Mjekėsisė, duke realizuar kėshtu njė nga qėllimet mė tė madha tė jetės sė tij qė prej shumė vitesh. "Profesioni dhe muzika pėr mua ecin tė dyja nė njė rrugė. Megjithatė nė tė dyja kėto pasione, Mjekėsia ėshtė mė e privilegjuar pėr mua. Ajo ėshtė rruga ku do tė hedh hapa mė tė sigurt." Edhe pse talenti dhe dėshira pėr muzikėn janė tepėr tė dukshėm, pėr Arbrin ėshtė fati ai qė dėfton rrugėn e njė artisti."Sot po dalin kėngėtarė dita ditės, dhe sado i aftė tė jesh po nuk pate fatin pėrkrah, mund tė humbėsh si shumė tė tjerė".Me shpresėn se fati do tė jetė pėr kėtė vit pėrkrah tij, Krishtlindja e gjen tepėr tė impenjuar nė fushėn e artit. Skena e festivalit do tė sjellė njė surprizė pėr tė gjithė adhuruesit e tij. Tani ai prezantohet para pulikut jo mė si njė kėngėtar amator, por si njė artist i vėrtetė. Ndryshe nga natyra e tij, bashkėpunimi me Edmond Rrapin dhe Jorgo Papingjin, ka krijuar njė kėngė ritmike, nga e cila Arbri shpreson sukses dhe duartrokitje. Krishtlindja?
Ėshtė njė nga ditėt qė ai e pėrjeton vėtėm pranė familjės sė tij, poshtė pemės sė zbukuruar nga ai vetė. Poshtė degėve tė saj ndoshta do tė ketė shumė dhurata pėr Arbrin. Dhe njė prej tyre ndoshta do tė jetė albumi i tij. i parė, nė tė cilin ai do t'i dhurojė publikut kėnaqėsi. Magjitė e tjera shpreson t'i gjejė poshtė pemės.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg krishtlindjet_2.jpg (20.2 KB, 246 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 20-12-2003, 01:20
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Jonida Maliqi

Deshira per te qene e cuditshme ne syte e te tjereve qe e mbarti nga femijeria. Te cilen e shfrytezoi me pas per te mbetur interesante ne skene, edhe pse nuk arriti kurre te fitoje nje cmim te madh. Gjithe sekretet dhe trillet artistike, qe Jonida Maliqi do ti shijoje edhe ne albumin e saj te pare. Te cilin se shpejti do e hedhe ne treg

Ne paskuintat e Pallatit te Kongreseve, ndersa ne skene Ardit Gjebrea ndante cmimet e Kenges magjike, nje vajze elegante, me floket e kapur bukur [ku nje tufe flokesh te lyera ne gri dominonin mbi te zezen e gjithe kokes], e veshur e tera me te kuqe, e grimuar me ngjyra te ndezura, ...ankthin e zbraste ne te qeshuren e saj lozonjare. Vetem prej asaj te qeshure te tjeret e kuptonin se ajo ishte Jonida Maliqi. Qe edhe kete here [e dobesuar me shume se kurre ndonjehere], kishte ngjizur mbi vete fantazite e cmendura, te cilat e tjetersojne te teren, aq sa zor se mund te njihet. E kjo ndodh edhe nga nata ne nate, brenda nje festivali.

U shfaq me floket e fryra, te bera kacurrela [tip vajze nga xhungla] ne naten e pare te Kenges Magjike. Te nesermen, nuk ishte me ajo, por nje zonjushe sallonesh, elegante dhe shume simpatike. Qe terhoqi jo vetem vemendjen, por dhe cmimin Look-u me i bukur te festivalit. Publiku e kishte ndjere se keshtu do ndodhte, aq sa shumekush ne salle do e thoshte para Gjebrese emrin e kengetarit qe do te merrte ate cmim.

Ndoshta dhe Jonida vete, e kishte parashikuar se keshtu do te ndodhte. Aty pas kiuntave, perballe paqyres ne dhomen e grimit, ndersa konkurentet e ndiqnin me bisht te syrit, nuk kishte pse te dyshonte me. Kishte goditur edhe kete here, ende pa dale ne skene. Ndoshta edhe pse, kilet e saj te teperta, per te cilat me shume se ajo vete shqetesoheshin te tjeret, i kishte eleminuar pernjeheresh si me magji. Jo me dieta te rregullta por me reduktimin e ushqimit te zakonshem. Rezultati: nje forme perfekte mbi skene.

''Revista Klan''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 336_kopertina.jpg (37.6 KB, 251 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 21-12-2003, 22:08
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Anjeza Shahini, "imazhi" i Shqiperise ne Festivalin Europian

Mesnata i ka sjelle serish fat Anjeza Shahinit, e cila ka dhene jete nje deklarimi te ndryshur dashurie. Me "Dua te jem imazhi yt" ajo ka fituar cmimin e pare te Festivalit te 42-te te kenges ne RTSH, duke siguruar keshtu dhe pjesmarrjen ne maj te 2004-es ne Festivalin Europian. Mariza Ikonomi mbetet serish "Ne uren" e vendit te dyte, ndersa Hirushja Gjylbegu renditet e treta

Anduela NIKA

Deklarata e dashurise se Agim Docit e plurosur ne sirtarin martesor te poetit eshte ngjizur me kordat e Anjeza Shahinit, duke krijuar "imazhin" e Shqiperise ne Festivalin Europian te kenges. "Doja te rimerrja duartrokitjet, qe me munguan gjate gjithe kesaj kohe", deklaronte Shahini, pak para shfaqjes ne naten finale te Festivalit te Kenges ne RTSH. Dhe ne fakt si rralle here duartrokitjet e publikut u njehsuan me ato te vleresimit te jurise, e cila i dha cmimin e pare te Festivalit me Kengen "Dua te jem imazhi yt", me tekst te Agim Docit dhe kompozim te Edmond Zhulalit. Talenti i fabrikuar nga industria e madhe e "Etheve te premtes mbrema & Krasta Show" ka triumfuar serish me te njejtin shkelqim dhe force interpretimi, duke lene pas edhe nje here koleget e saj te aventures muzikore. Mariza Ikonomi ka mbetur serish "Mbi ure" duke mos terhequr cmimin e saj te dyte. Ndersa "Hirushja" shkodrane Rosela Gjylbegu eshte vleresuar me cmimin e trete te edicionit te 42-te te Kenges ne RTSH. Nen batutat e Adi Krastes, humorin e vecante te Salsano Arapit dhe sharmin me shume skenik sesa orator te Ledina Celos, u prezantuan 18 kenget finaliste ne nje interpretim live, te shoqeruar nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar. Pervec tre cmimeve kryesore u dhane dhe cmime te tjere plotesuese. Me cmimin e mirenjohjes u nderua Tish Daia, cmimi i RTSH iu dha kompozitorit dhe dirgjentit te madh Ferdinand Deda. Tingujt pop te Rudit nuk mund te krijonin binjakezim me te mire sesa me zerin melodioz te Ingrid Jushit, me kengen "Me ty", te cilet u vleresuan me cmimin e "Interpretimit me te mire". Per Bashkim Rodonin ka qene nje surprize cmimi i "Debutantit me te mire" ne skenen e Festivalit te Kenges. Notat e spektaklit duket se kane ngjyer ne roze atmosferen e gares, me interpretimin e trupes se baletit nga Akademia e Dancit me te famshmen "Roxete" apo dueti Elton Deda-Ledina Celo me nje kenge te Rod Stjuart. Nje Festival i polemizuar ne te dyja kahjet, por qe si rrale here unifikoi vendimin e publikut me ate te jurise me "Dua te jem imazhi yt" e Anjeza Shahinit.

''Korrieri''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg 21dhjetor2003_1.jpg (12.5 KB, 230 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #12  
Te vjeter 09-01-2004, 04:01
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kaēinari, i tmerrshmi i “Etheve…” : T’i jepet fund jurisė amatore

Arti duhet menduar si njė profesion dhe nėse kėtu ka njė kaos nė tregun muzikor, kjo ndodh pikėrisht sepse nuk ka njė kritikė, roli i tė cilės ėshtė shumė i rėndėsishėm nė orientimin e publikut dhe tė tregut nė radhė tė parė. Dhe se kėtu vazhdohet akoma me ato teori qė janė tė mbartura kėtu e 50 vjet, ku tė gjithė janė tė barabartė dhe tė gjithė dinė njėlloj pėr tė gjitha fushat. Ndaj ėshtė krejt normale qė ēmimet t’i japė njė juri prej profesionistėsh.

Ai, “nazisti” i muzikės, qė nuk falte stonimin mė tė vogėl, nė ato mbrėmjet maratonė tė spektaklit “Ethet e sė premtes”, kompozitori Alfred Kaēinari ka vite qė kalon nėpėr duar muzikėn mė tė re shqiptare. Dhe nė edicionin e 42-tė tė Festivalit tė Kėngės sė Lehtė nė RTSH duket sikur ka pasur mė shumė impenjim, punė dhe sigurisht lodhje. Pasi ka pritur krijimet mė tė reja tė kėtij viti nė muzikėn e lehtė shqiptare, pasi i ka shqyrtuar ato nė krye tė njė komisioni dhe bėrė pėrzgjedhjen, tregon fenomenet muzikore nė festival. Kaēinari me mjaft siguri e cilėson kėtė festival “me nur”, pėr faktin se pėr herė tė parė po ndodh njė konkurim i ēuditshėm, jo vetėm brezash, por edhe zėrash tė evidentuar nė muzikė. Nuk ėshtė mė ai diferencim nė mes konkuruesve tė rinj dhe ata “BIG”, emrat qė bėnė famė nga spektakli “Ethet e sė premtes” do tė kenė konkurencė tė fortė me ata qė e njohin me vite skenėn e kėtij festivali.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg festivali-3.jpg (7.6 KB, 187 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #13  
Te vjeter 09-01-2004, 04:02
Minifotoja e anetarit AlbShkodra