| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Sulejman Balza: Elbasani, vatėr e kompozitorėve tė shquar Ju njiheni nga qytetarėt elbasanas si dirigjent dhe kompozitor me emėr. Si kanė qenė fillimet tuaja muzikore? Lidhja ime me muzikėn ishte dėshira e prindėrve tė mi, e pikėrisht e babait tim, i cili kishte mbaruar shkollėn normale dhe siē e dini, nė kėtė shkollė tė madhe tė arsimit kombėtar njė nga disiplinat ishte edhe edukimi muzikor. Me kėmbėnguljen e intelektualėve elbasanas, hapet klasa e parė e shkollės artistike, nxėnėsit tė sė cilės u pėrzgjodhėn shumė fėmijė tė familjeve elbasanase, pėr tė vazhduar nė nivele mė tė larta tė traditės muzikore tė qytetit tė Elbasanit.Fillimet e mija kanė qenė nė instrumentin e violinės dhe mė pas vazhdova Institutin e Artėve nė degėn e muzikės pėr dirigjente orkestre.Cilat janė evenementet tuaja tė para artistike nė qytetin Elbasanit? Njė nga evenimentet e mia tė paharrueshme ėshtė mbrotja e diplomės me orkestrėn simfonike tė qytetit. Kjo orkestėr nė gjirin e saj kishte mėsues dhe nxėnės nga shkolla artistike dhe me pėrvojė koncertale. Kujtoj dhe vlerėsoj me shumė respekt kėtė orkestėr, si dhe kontributin e madh tė muzikantėve njėkohėsisht mėsuesve tė mi R. dhe H. Ēaushi, H. Shehu, L.Shuteriqi, M. Arapi, S. Simiēiu, A Deliana, M.Turhani etj, tė cilėt ishin mbėshtetja e kėsaj orkestre simfonike, natyrisht edhe kujdesin e profesorit tim tė nderuar Rifat Teqja, Artist popullit. Nė kėtė koncert kishte vepra nga autorė kombėtarė dhe tė huaj, pėr herė tė parė kjo orkestėr luajti njė nga simfonitė e Bethovenit. Evenimente tė tjera tė rėndėsishme tė karrierės sime artistike janė disa ballafaqime, formimi i filarmonisė tė qytetit tė Elbasanit, realizimi i veprės skenike si opereta, si dhe ekzekutimi i shumė veprave tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj. Si njė artistė por edhe njohės i muzikės si identofikoni qytetin e elbasanit. Identifikimi i qytetit tė Elbasanit vetėm me kėngėn popullore, unė mendojė qė nuk ėshtė real. Elbasani ka mė shumė vlera artistike kulturore kombėtare qė i ka fillimet e veta me bandėn Afėrdita e cila sivjet mbush 90 vjetorin e koncertit tė saj tė pare,orkestrėn simfonike, tė qytetit orkestėr e harqeve, ansambli e kėngėve dhe valleve popullore Isuf Myzyri, si dhe shumė formacione tė reja muzikore. Por duhet thėnė, se Elbasani ėshtė edhe qyteti i kompozitorėve B.Kongoli, S. Gjevori, M.Stringa, A.Ballici deri tek mė tė rinjtė: R.Zdrava dhe K.Marku. Por njė vend nderi ndėr krijuesit elbasanas zėnė padyshim edhe kompozitorėt e kėngės popullore Isuf Myzyri, Mustafa Bodini, Leksi Vini e tė tjerė autorė anonim tė kėngės popullore. Sa ka qėnė e lidhur puna juaj me personalitetet e artit dhe kulturės shqiptare? Gjatė karrierės sime artistike kam pasur bashkėpunime me personalite tė artit dhe tė kulturės shqiptare. Nė koncertet e ndryshme kam interpretuar vepra nga autorėt mė me emėr shqiptarė, si Ēesk Zadeja, Tonin Harapi, Gjon Simoni, Ferdinand Deda, Thoma Gaqi, Kujtim Laro dhe Limoz Dizdari, por eveniment i rėndėsishėm ėshtė edhe bashkėpunimi me orkestrėn e R.T.SH nė festivalin e tretė tė interpretimit tė kėngės popullore, po ashtu edhe me kompozitorė elbasanas, si Balliē, Zdarava dhe Marku, si dhe dirigjenti B.Narazani. Sa ka qenė e bashkangjitur krijimtaria juaj nė muzikė pėrkrah emrave tė muzikės elbasanase? Po, njė nga dėshirat dhe veprimtaritė e mia ka qenė edhe krijimtaria muzikore. Kam krijuar nė disa gjini, nga kėnga pėr fėmijė e tė rritur e deri tek gjinitė instrumentale- simfonike, si Fantazi pėr piano dhe orkestėr, pjesė pėr dy violina pėr orkestėr harqesh dhe shumė vepra pėr orkestrėn frymore Afėrdita, gjithashtu kam lėvruar nė pėrpunimin e kėngės dhe valles popullore, si dhe krijimtari time origjinale nė kėtė fushė. Si ka evoluar kėnga popullore qytetare gjatė kėtyre viteve? Kėnga popullore qytetare vjen me tė gjitha problemet e veta, ajo ėshtė shėmbėlltyra e shpirtit krijues tė popullit. Ne jemi njė popull qė bashkėjetojmė me shumė kultura dhe dashje pa dashje japim dhe marrim me to, por kėnga popullore qytetare ka elemetė tė padiskutueshėm kombėtarė, tė cilat e identifikojnė dhe e veēojnė nė kėtė bashkėjetesė. Gjatė viteve tė sistemit monist, pati tendenca tė politizimit edhe kėsaj gjinie popullore tė cilat deformuan sidomos pėrmbajtjen, nė kėto eksperimentime pothuajse nuk u asimiluan nga populli, i cili e ruajti kėngėn nė origjinalin e vet. Njė nga tema qė diskutohet mė shumė ėshtė deformimi qė po merr kėnga popullore nė kėto vite. Ju si specialist, ēfarė mendimi ndani me kėtė temė? Sot, natyrisht, ka shumė pėrpjekje pėr tė mbajtur gjallė kėtė pjesė tė madhe tė krijimtarisė tė kėngės popullore. Unė do tė pėrshėndesja tė gjithė ata artistė qė pėrpiqen nė mėnyrė serioze nė rinovimin e kėngės popullore qysh nga orkestra e R.T.SH., njė nga organizuesit e festivalit tė interpretimeve tė kėngės popullore, gjithashtu institucionet e kulturės, muzikantėt, kompozitorėt dhe interpretėt e qytetit tė elbasanit, qė kanė bėrė aktivitet dhe pėrpjekje serioze nė kėtė fushė, por mė shqetėson fakti qė me kėngėn popullore po abuzohet jashtė mase, sidomos shartimet dhe huazimet nga kulturat e popujve tė tjerė gjėra krejtėsisht tė panevojshėm pėr kėngėn tonė. Cilat janė alternativat pėr ta mbajtur? Mendoj qė aktivitetet artistike qė trajtojnė dhe zhvillojnė kėngėn popullore duhet tė drejtohen dhe tė udhėhiqen nga njerėz tė pėrgjegjshėm, njohės tė mirė tė muzikės popullore, interpretues cilėsorė, duke iu kundėrvėnė sot kulturės mediokre tė tregut. Sot ka ardhur koha qė ti lemė njė vend mė tė madh edhe krijimtarisė sė re popullore nė aktivitete serioze artistike. Njė nga problemet ka qenė tranzicioni nė fushėn e muzikės. Sė pari, tė gjitha sferat artistike tė qytetit u gjendėn pėrballė ndryshimeve shoqėrore- politike- ekonomike tė vitėve 90. Nė kėtė lėvizje u pėrfshinė edhe artistėt dhe institucionet kulturore. Pjesa mė vitale dhe cilėsore artistike elbasanase, pėrfshirė shumė muzikantė dhe instrumentistė, morėn rrugėn e mėrgimit, pjesa tjetėr qėndroi dhe kontribuoi nė zhvillimet artistike tė kėsaj kohė. Vėshtirsitė e mėdha tė institucioneve dhe trupave tė tyre, me gjithė oshilacionet e veta, arritėn tė ruajnė tiparet mė tė mira qytetare dhe mbijetuan falė pasionit tė artistėve, drejtuesėve, tė cilėt punuan dhe dhanė njė kontribut tė ēmueshėm artistik, nė kontradiktėn e zhvillimit ekonomike dhe sot jemi nė njė fazė ripėrtėritje nė tė gjitha nivelet artistike. Si jeni ndjerė mes miqsh dhe artistėve elbasanas me tė cilėt keni bashkėpunuar? E kam ndier veten shumė mirė nė tė gjitha bashkėpunimet, sidomos me krijuesit dhe interpretuesit elbasanas. Mjaft i rėndėsishėm ėshtė bashkėpunimi me M. Stringa, i cili mė konsolidoi nė fillimet e mia profesionale si dirigjent dhe krijues, por sidomos nė krijimtarinė popullore dhe tė pėrpunimit tė saj. Por tė rėndėsishme janė bashkėpunimet me kompozitorin A. Balliēi, pėr veprat e tij instrumentale dhe skenike, gjithashtu bashkėpunime interesante dhe me vlera kam patur me kompozitorin Riza Zdrava dhe Klement Marku, por nuk mund tė le pa pėrmendur edhe bashkėpunimin me instrumentistė tė talentuar elbasanas, si Z.Sulkuqi, K.Qosja, Gj.Mėhilli, K.Ibrahimi, Xh.Qafa etj, tė cilėt ishin sharmi i muzikės instrumentale tė orkestrės sinfonike tė qytetit,si dhe kėngėtarėt e njohur K.Tushe, Z.Zdrava, Z.Qatipi, M.Mehja, vėllezėrit Zena dhe A. Tafani. Sa ėshtė e prekshme puna juaj nė drejtim tė kulturės dhe rritjes cilėsore tė saj? Krahas detyrave tė mia institucionale, unė nuk e kam ndėrprerė punėn nė kontributin e jetės artistike tė qytetit, nė koncerte tė ndryshėm si brenda dhe jashtė vendit. Ndėr veprimtaritė kryesore tė mia ėshtė edhe fusha pedagogjike, nė pėrgatitjen e brezit tė ri tė muzikantėve nė shkollėn artistike Onufri, me tė cilėn kam njė lidhje tė hershme. Evidentimit tė vlerave folklorike qytetare, si studimi i monografisė sė kompozitorit Mustafa Bodinit, si dhe njė ndihmesė nė enciklopedinė e Elbasanit dhe nė zėrat artistike tė kėtij qyteti dhe nė pėrfaqėsimin e artit muzikor nė aktivitet ndėrkombėtar.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Sulejman Demollari: Trajnerėt e huaj, asgjė mė shumė nga ata shqiptarė | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 30-11-2007 21:50 |
| Elbasani kalon nė sulm: Arbitrat na kanė vjedhur | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 11-11-2007 06:07 |
| Donatorėt, sot vendimi pėr largimin e Sulejman Starovės | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 17-09-2007 20:30 |
| Elbasani, njė gol tė vogėl Teutės | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 16-09-2007 14:00 |