Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Shuhet legjenda e kenges folk mirditore

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 26-02-2007, 12:13
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Shuhet legjenda e kenges folk mirditore

Shuhet legjenda e kėngės folk mirditore
Gjergj Marku

"Ėshtė legjendė e rrallė e tė kėnduarit tė kėngės burimore tė Veriut. Nuk mund t'i kėndonim kurrė si ai kėngėt e atyre viseve". Janė fjalėt e Hysni Zelės nė njė bisedė tė para katėr viteve gjatė njė koncerti tė Ansamblit tė Shtetit nė Mirditė. Tė tillė e kanė vlerėsuar mjeshtra tė muzikės shqiptare dhe studiues tė folkut, Fran Vorfin, "primoja" i formacionit tė njohur "Grupi i Burrave tė Mirditės", i kthyer nė emblemė tė festivaleve folkorike pėr 40 vite. U nda nga jeta dje nė moshėn 65-vjeēare dhe la pas njė pasuri qė duket se ėshtė "arkivuar" nė arkivat e mykura tė RTSH-sė, por pa bėrė tė mundur nxjerrjen e tyre prej aparaturave tė vjetra incizuese.

Ka qenė fare i vogėl kur u nis nga fshati i tij i lindjes nė Gėziq tė Mirditės pėr nė konviktin "Tom Kola" nė Shkodėr. I ati nuk harroi t'i fuste nė valixhe ēiftelinė e vogėl qė e pati mėsuar qė 6 vjeē. Nėn tingujt e asaj ēiftelie dhe me njė zė krushku, vogėlushi mirditor do tė pėrshėndeste ardhjen e Hrushovit nė Shkodėr nė pėrbėrje tė ansamblit tė Shkodrės. Ndonėse i jepej kėngės burimore dhe asaj tė pėrpunuar, futet nė konkurs pėr aktrim nė njė juri e kryesuar nga Kujtim Spahivogli dhe i nxitur nga aktorja Marie Logoreci, fiton konkursin. Por biografia nuk e lė tė vijojė mė tej.

Jepet shumė pas kėngės dhe arrin tė perfeksionohet si kėngėtar, madje Ansambli i Shtetit e fton pėr solist, por i pėlqen krahina e tij dhe e vazhdon veprimtarinė artistike nė vendlindje sa nė njė fshat nė tjetrin. Kėndon, por bėn dhe humoristin e hokatarin e hollė, regjisorin, instrumentistin...

"S'ka pas gzim ma t'madh Mirdita" apo kėnga e grupit tė burrave "Shqipninė tonė me e ba kala" i kėndoi nė kalanė e Gjirokastrės nė Festivalin Folklorik tė vitit 1973. Por kėngėtari epik zbriste natyrshėm tek lirikat e mrekullueshme, ndėr tė cilat shėnohet "Oj mollė e kuqe", me kėngėtaren e talentuar Gjyste Ceka.

Nė 1978 ka njė ngritje tė grupit tė Mirditės nėn drejtimin e kantautorit tė viteve '70 Dorian Nini, qė e sollėn tė punonte nė Rrėshen pas "shkarjes" nė festivalin e 11-tė tė Kėngės nė RTSH. Ansambli vokal "Mirdita" pėrcaktohet si njė nga grupet mė unikalė nė tėrė festivalet kombėtare nė Gjirokastėr. "Kėnga e Mic Sokolit" ishte bėrė motiv i kėtij festivali dhe grupi i Mirditės do tė kėrkohej gjithandej shesheve tė Gjirokastrės.
"Padyshim, nė mes kėtyre zėrave Fran Vorfi mbetet legjendė e kėngės burimore tė Mirditės dhe mė tej", thonė shokėt e tij kėngėtarė "por asnjėherė i vlerėsuar pėr shkak tė biografisė, dhe i harruar kėto vite, deri sa u shuajt." Por qė qindra banorė tė Mirditės i bėnė dje homazhe nė Pallatin e Kulturės pėr ta pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit.

Poeti Gjokė Beci pėr "Grupin e Burrave tė Mirditės":
"Kam pyetur veten: ku e gjen gjithė atė forcė epike Fran Vorfi qė bashkon zėrin e nėntė djemve e djemtė i bėn burra dhe nėntė burrat me zėrin e tyre jehojnė sa pėr nėntėqind!"
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
folk, kenges, legjenda, mirditore, shuhet

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Violeta Manushi - Nje yll qe nuk do shuhet kurre Administratori Kinemaja dhe Televizioni 0 27-08-2007 18:12
Mehdi Zena - Nje jete me kengen qytetare elbasanase Administratori Muzika 0 22-04-2007 17:53
Edi Balili - E drejta e autorit, kura e muzikes shqipe Administratori Muzika 1 26-02-2007 00:16
Gezuar ditelindjen Legjenda. oliver Kendi i pershendetjeve 7 09-02-2006 18:31


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:53.




Parajsa Shqiptare