| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Kosova dhe Shqipėria janė nė tranzicion muzikor Kėngėtari i njohur i muzikės popullore Shkėlzen Jetishi tregon pėr karrierėn e tij. Kėngėtari kosovar ėshtė po aq i dashur edhe nė kėngėt e Shqipėrisė sė mesme. Ai pohon se ėshtė kultivuar me kėto kėngė. Lidhur me problemin mė tė madh qė shqetėson kėngėtarėt e mirėfilltė tė muzikės autentike shqipe Shkėlzen Jetishi shprehet se, Bastardimi i muzikės shqipe ėshtė njė problem qė u takon kėngėtarėve tė cilėt duan tė afirmohen menjėherė dhe nuk zgjedhin rrugėt e duhura pėr tė arritur sukses dhe pėr tė ngjitur shkallėt e karrierės. -Shkėlzen Jetishi ėshtė cilėsuar si bilbili i Kosovės. Kėndoni po kaq bukur edhe kėngėt e Shqipėrisė sė mesme? Ėshtė e vėrtetė qė kėngėt e Kosovės i kam pasur nė shpirtin tim po ashtu edhe nė repertorin tim. Gjithashtu nė tabanin tim kam pasur edhe kėngė tė Shqipėrisė sė mesme. Nė fakt nė repertorin tim kam pasur edhe kėngė tė veriut si tė Tropojės etj. Por kėngėt e Shqipėrisė sė mesme janė kėngėt qė unė i kėndoj tė gjitha sepse ajo ėshtė mė e dashur dhe mė e pasur. Unė ndihem mjaft mirė me kėto kėngė sepse i kam kėnduar shpesh kėngė tė Shqipėrisė sė mesme dhe jam kultivuar nė njė farė mėnyre me to. -Keni shumė vite nė skenė. Ndieni kėnaqėsi apo lodhje nė skenė? Jo, natyrisht qė ėshtė kėnaqėsia e para sepse ajo mė mban pranė publikut dhe mė inspiron qė tė kėndoj vazhdimisht. Ėshtė e natyrshme qė edhe lodhja ekziston por kur kėnaqėsia ėshtė e madhe atėherė ajo nuk ka vlerė. -E vizitoni shpesh Shqipėrinė dhe sa kishte ndryshuar Tirana nga hera e fundit qė e keni parė? Nė Shqipėri kam qenė para njė viti nė njė koncert nė Pallatin e Kongreseve, Folk Universe. Tani qė erdha e pashė problemin e vėrtetė tė Shqipėrisė dhe e gjeta po ashtu si e kisha parė tė televizion, nė lajme, me njė dinamikė si nė aspektin ekonomik ashtu edhe nė atė politik e urbanistik. Nė jetėn e pėrditshme e hasa kėtė dinamikė dhe do tė mė pėlqente shumė qė kjo dinamikė tė ishte sa mė pozitive dhe nė aspektin kulturor. -Sa i ndiqni edicionet informative lidhur me Shqipėrinė? Megjithėse kam pasur njė verė tė ngjeshur dhe kam qenė shumė aktiv nė dasma dhe gėzime familjare kur kthehesha nė shtėpi gjithmonė do ndiqja njė stacion televiziv shqiptar. Kėshtu qė kam qenė gjithmonė afėr me tė gjitha ngjarjet qė kanė ndodhur nė Shqipėri. Kam ndjekur edhe emisione tė ndryshme muzikore dhe ndihem keq dhe mė brengos kjo muzikė e vjedhur dhe e transformuar, fakt ky qė ekziston edhe nė Kosovė. Do tė doja qė kjo fazė tranzicioni tė kalonte sa mė shpejtė, veēanėrisht nė aspektin kulturor. -Nė Shqipėri shumė kėngėtarė tė muzikės popullore i bėjnė albumet e tyre me muzikė tė vjedhur dhe tė pėrpunuar. Si ėshtė mendimi juaj lidhur me kėtė fakt? Bastardimi i muzikės shqipe ėshtė njė problem qė u takon kėngėtarėve tė cilėt duan tė afirmohen menjėherė dhe nuk zgjedhin rrugėt e duhura pėr tė arritur sukses dhe pėr tė ngjitur shkallėt e karrierės. -Muzika nė Kosovė nuk ėshtė po sa Shqipėria nė tranzicion? Unė mendoj se kėtė tranzision e kemi filluar nė vitin 1989 me hyrjen e televizionit tė Kosovės. Vitet 1989-1990 janė vitet ku muzika ėshtė futur nė tranzicion. Ashtu si nė Kosovė ka lindur problemi edhe nė Shqipėri. Pėr kėtė problem nuk mund tia lemė fajin vetėm Maqedonisė e cila ka ndikuar nė kėtė transformim. Ato vite kanė qenė njė fazė tranzicioni si nė aspektin kulturor ashtu edhe ekonomik. Pėr sa i pėrket ndryshimit midis kėngėtarėve kosovar dhe atyre shqiptar ėshtė se, kėngėtarėt kosovar janė mė tė kujdesshėm. Mendoj se problemi nė Kosovė dhe nė Shqipėri ėshtė nė njė masė. Unė si individ fajin mė tė madh do ia lija kompozitorėve shqiptar sepse Shqipėria ka qenė njė shtet mė vetė dhe ai duhet tė bėnte mė shumė pėr kėtė problem. -Shkėlzen Jetishi ka publikuar njė numėr rekord albumesh dhe kėngėt e tij kanė mbetur nė kujtesėn e publikut. Kolazhi qė keni bėrė me tė madhen Merita Halili ėshtė mė i njohuri... Po, ai kolazh ėshtė bėrė pėr koncertin Kėnga Magjike qė u mbajt nė Kosovė. Ka qenė njė ide e kantautorit Ardit Gjebrea. Ai donte tė konceptohej njė dasmė me nusen nga Shqipėria dhe dhėndri nga Kosova. I mblodhėm tė gjitha kėngėt shqiptare tė dasmave dhe bėmė njė kolazh tė tillė i cili doli mjaft i realizuar. Ky kolazh u prit mjaft mirė nė publik dhe pėr kėtė ka njė meritė tė madhe edhe kėngėtarja e njohur e muzikės popullore Merita Halili. -Ju kėtė verė keni qenė pjesė e mjaft koncerteve. Si ėshtė ndier Shkėlzen Jetishi? Po, kam qenė pjesė e shumė koncerteve kėtė verė dhe ka qenė disi e lodhshme. Kam kėnduar nė ēdo koncert live, por mbi tė gjitha ekziston kėnaqėsia qė i kam dhėnė publikut dhe ajo kėnaqėsi qė kam ndjerė edhe unė. Kėnaqėsia e madhe qė kam ndjerė ma ka lehtėsuar atė pagjumėsi dhe atė lodhje tė madhe. -Ku i ka kaluar pushimet Shkėlzen Jetishi kėtė vit? Pushimet i kam bėrė nė Ulqin. Kėto ditė pasi mbarova angazhimet e mėdha qė kam pasur shkova disa ditė nė Strugė. Kam ardhur edhe nė Tiranė por kėtė herė pėrsėri pėr angazhime dhe punė tė mia. Vitin e kaluar nuk munda tė rri gjatė nė Shqipėri sepse isha i ftuar nė festivalin Folk Univers nė tė cilin mora ēmimin e Medias. Ka qenė njė nder pėr mua ky ēmim. Tani do tė shkoj pėrsėri nė Strugė pėr pushime sepse atje kam familjen time. Do tė pushoj dy-tre ditė dhe do tė kthehem pėrsėri nė Kosovė. -Kush ėshtė projekti juaj menjėherė pas kthimit nė Kosovė? Kam biseduar me kompozitorin Edmond Zhulali pėr krijimin e njė kėnge tė re e cila do tė realizohet pas njė muaji. -Kjo kėngė do tė jetė krijimtari e re? Po, ėshtė njė kėngė e re si teksti ashtu edhe nė muzika. Pėr tekstin do tė bisedojmė me Jorgo Papingjin. -Meqenėse jeni shumė i mirėpritur nė Shqipėri premtoni se do tė vini sė afėrmi me njė koncert recital nė Tiranė? Kemi biseduar edhe dy vitet e shkuara pėr njė koncert recital nė Shqipėri por megjithėse jam i mirėpritur dhe pėr respekt tė publikut shqiptar kam dashur qė tė vij me njė koncert live nė mėnyrė qė tė shpalos mundėsitė e mia dhe vlerat e mia tė vėrteta.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit | Sabahi | Teologjia | 0 | 08-05-2007 10:46 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |