| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Sherbelo Autorėt: Historia e njė kėnge qė na u mohua Zef Ēoba dhe Fadil Kraja: E krijuam kėtė kėngė nė vitin 2004. E prezantuan me bujė pa pėrmendur autorėt. Shtėpia shkodrane e 1800-ės, ku lindėn notat e njė melodie magjepsėse. Krejt natyrshėn, njė zė i qetė, por qė ėshtė i fortė nė muzikėn shqiptare, i mirėnjohuri Zef Ēoba thotė: Kėtė kėngė e kam kompozuar unė dhe teksti ėshtė i professor Fadil Krajės. Pėr ne qė i njohim shumė mirė tė dy emrat, na erdhi krejt e natyrshme, pasi dy krijuesit mė nė emer, njeri nė letersi dhe tjetri nė muzikė, nuk kishin mundėsi tjetėr veēse tė krijonin diēka shumė tė bukur. Habia qėndronte nė mėnyrėn sesi ky krijim u prezantua. Megjithėse ishte hera e parė qė trasmetohej, autorėt nuk u pėrmendėn fare. Megjithatė dy krijuesit me shpirtin qė vetėm njė artist mund ta ketė nuk reaguan publikisht duke pritur dhe duke shpresuar se gjėrat do tė rregullohen rrugės. Ndėrkohė qė ndodhi e kundėrta. Krijimi i tyre vazhdoi ta trasmetohej ekskluzivisht nė njė televizion tė njohur, dhe madje sė fundmi del dhe njė CD ku kjo kėngė ishte e pėrfshirė brenda kolazhit tė titulluar Sherbelo me shėnimin bonus track. CD ėshtė prezantuar si Ritmi nė shqip. Tashmė tė bindur se autorėsia e tyre ndaj kėsaj kėngė po humbet, krijuesit e saj vendosin tė pohojnė publikisht atė qė u kishin thėnė miqve dhe shokeve tė tyre prej mė shumė se njė vit e gjysėm, se kėnga ėshtė e tyrja dhe sė ėshtė bėrė posaēėrsiht pėr ta kėnduar Nikoll Nik Prelaj , kėngėtar shqiptar nga Mali i Zi. Mjafton tė dėgjosh mėnyrėn sesi Zef Ēoba luan nė piano notat e kėngės dhe sesi profesor Fadili e shoqėron me fjalėt e kėngės pėr tė kuptuar pasionin qė i bashkoi kėta artistė, passion qė krijoi njė kėngė tė mrekullueshme me vlera tė mirėfillta artistike duke ju bashkuar kėngės popullore shkodrane tė traditės. Nė fakt nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Kjo kėngė ka lindur nė njė shtėpi tė viteve njėmijėetetėqind. Tradita qė ka vetė ndėrtesa e vjetėr, shtėpia e Zef Cobės, tavani prej dėrrase i punuar shumė bukur qė i pėrket po kėtyre viteve i ndodhur nė dhomėn e punės sė Zefit, shkallėt prej guri, pusi i vjetėr po prej guri nė oborr dhe pjesė tė tjera qė tregojnė traditėn e gati 200 viteve janė prova se brenda kėtij ambjenti, krijimet qė mbartin vlerat e mrekullueshme tė Shkodrės vijnė natyrshėm. Po nė mėnyrė tė kulturuar, e natyrshme pėr zotnillėkun e Fadil e Krajės dhe Zef Ēobės ,vjen dhe mėnyra sesi ata duan tė tregojėn autorėsinė e krijimit tė tyre:pa bėrė shumė zhurmė ,thjesht duke thėnė fjalėn e tyre si artistė , fjalė qė nė fakt do tė thotė shumė. Zgjimi i njė melodie nga vargjet e 40 viteve me parė Intervistė me autorin e vargjeve tė kėngės Fadil Kraja Kur e shkruat kėtė poezi? Poezia ėshtė shkruar rreth 40 vite mė parė me titullin Pėrsėri i dhemb. Nė atė kohė kam shkruar dhe njė poezi tjetėr Brenga e cila tashmė ka fituar anonimatin. Teksti ėshtė marrė nga Xhelal Daka dhe tani njihet si kėnga Kuvendon Marta me gra. Poezia Pėrsėri i dhemb ėshtė ribotuar nė njė pėrmbledhje poetike me rastin e 70 vjetorit tė lindjes sime nga shtėpia botuese Camaj Pipa. Poezia stilizon ato pak shenja qė pėrdornin tė rinjtė pėr ti dhėnė sinjale dashurie njėri-tjetrit nė njė mjedis konservator. Meqė si motiv ėshtė e lashtė unė i dhashė formėn e njė poezia klasike, pėrdora strofat sofike, tė thyera, poezia ka formė tregimtare. Nė vetvete ka atė frymėn idilike tė malėsisė me tė veēantat e saj, me butėsinė dhe dhimbjen brenda saj. Brenda saj kjo poezi ka dhe dramė. Sipas Kanunit, kumbara dhe djali i kumbarės janė si njerėz tė shtėpisė, tė familjes, ndėrsa kėtu nė poezi, djali i kumbarės ndihet i dashurua me vajzėn e shtėpisė. Kjo bėn qė poezia tė ketė njė ngarkesė tė veēantė. E bukura e kėsaj kėnge ėshtė se u bashkuan dy tė lashta: lahuta dhe motivi i poezisė. Si lindi bashkėpunimi me kompozitorin Zef Ēoba? Librin ai dhurave ish-nxėnėsit dhe mikut tim, tė adhuruarit tim pėr talentin e tij Zef Cobės. Ai ishte frymėzuar nga poezia dhe pas disa ditėsh Zefi me thirri. Shkova nė studion e tij dhe dėgjova tė mishėruar nė muzikė vargun e kėsaj poezie. Tė them tė drejtėn u emocionave shumė. Mė pėlqeu jashtė mase dhe jo vetėm mua, por tė gjithė miqve dhe dashmarisve tanė, tė cilėve jua treguam. Cilat ishin ndjesitė kur e dėgjuat kėngėn pėr herė tė parė? Kjo ėshtė e bukur. Tė vjen mirė kur dikush ta merr kėngėn, poezinė dhe mundohet ta bėjė anonimat. Kėshtu mė ka ndodhur dhe me kėngėn Brenga, njė rapsot e mori dhe u pėrhap nė tė gjitha trevat. Askush nuk e dinte se atė poezi e kisha krijuar unė, ndėrkohė qė poezia ishte e botuar. Kjo u ndodh shumė krijuesve. Pėr nė kėtė rast ndodhi e kundėrta dhe shkelej pak etika e krijuesit, shkelej e drejta e autorti sic thuhet sot dhe nuk po zbatohet. Po shihja nė televizion Miss Globin nė gusht tė 2004-ės. Ishte ora rreth 12 e natės kur u trasmetua. Kėnga qė e kisha dėgjuar tė luajtur nė piano nga Zefi shumė herė, po kėndohej nga njė kuartet, tė cilėt pėr cudi e paraqiten si njė krijim tė tyrin. Nuk pėrmendej fare autori i muzikės as dhe i teksit. E mora nė telefon Zefin dhe pėr cudi edhe Zefi e kishte parė trasmetimin e kėngės. Na mbeti pak hatri sepse bėhej haptas, nuk po them atė fjalėn e madhe vjedhje, por bėhej njė shpėrdorim i hapur i veprės sė dikujt tjetėr. Zefi foli me to. Por mė e keqja ėshtė se kjo mungesė etike kaloi deri nė absurditet. Pashė mė vonė njė album qė kishte dalė dhe kėnga ishte kamufluar me njė emėr banal sic ishte Sherbelo dhe pėrsėri nuk pėrmedej as emri i muzikės dhe as i tekstit. Me vjen keq pse tė ndodhin gjėra tė tilla. Natyrisht ne nuk jemi nga ato qė e bėjmė problem njė gjė tė tillė, por sė paku duhet ta dinė qė gjėra tė tilla nuk janė tė mira dhe kurdoherė kėto zbulohen edhe dėnohen.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| sherbelo |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|