Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Serenatat Korēare!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 08-05-2004, 06:31
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Serenatat Korēare!

SERENATAT KORĒARE
Si lindėn nė vitet '30 dhe kush i kėndoi

Korēarėt mėrgimtarė do tė ēanin deri nė Alaskė dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janė qytetarė tė hapėsirave tė mėdha. Le tė kujtojmė Naum Veqilharxhin, Themistokli Gėrmenjin

Gjithkush e ka njė dritare
Nga e mban kokėn prapa pėrjetė
Njė siluetė del, zhduket dhe shuhet fare
Dhe prap shfaqet si margaritar nė det.

Kush nuk kėndoi njėherė njė serenatė
Kush nuk dashuroi njėherė me ēmenduri
Pėr tė jeta ėshtė njė mandat

Eshtė thjesht njė epitaf i zi…


Serenata mori krahė nė vitet tridhjetė dhe pikėrisht nė Korēė. Pėrfytyroni ju lutemi Korēėn e viteve tridhjetė. Me rrugė tė pastra me kalldrėme me ato kangjellat plot dritė tė pashterur me trėndafilat nė pranverė, me studentet e liceut tė ardhur nga gjithė Shqipėria, me festat e zhurmshme tė Karnavaleve… Lėndina e Lotėve ishte atje, nė fund… Natyrisht kishte edhe shumė shumė lotė por kjo lėndinė e kurbetllinjve korēarė qė rrihnin tėrė botėn ishte edhe njė port i madh i hapur pėr kulturat, pėr kėngėt, pėr qytetėrimet, pėr fitoret dhe deziluzionet. Korēa ishte e hapur pėr qytetėrimet e huaja sepse asaj i dridhej qerpiku i bukur pėr qytetėrimin e vet. Ajo kishte pėr vete njė qytetėrim tė formuar me burimin ndoshta qė tek Voskopoja e famshme dhe mė tej nėpėr shekujt. Mos harroni ju lutem pėr asnjė moment: Jemi nė Korēėn e viteve tridhjetė. Nė Korēė do tė hapej kinema "Majestik" dhe tregėtarėt korēarė nėpėrmjet aksioneve do tė ngrinin njė ndėrtesė tė bukur sipas shembullit tė largėt tė Skalės. Jo mė kot nė ato vite Prefekt ishte Hil Mosi, ai do ti kushtonte njė rėndėsi tė veēantė kulturės. Banda "Vatra" e kishte burimin nė Korēė e shumė e shumė evenimente tė tilla. Korēa ka qenė dhe mbetet zemra e urtėsisė shqiptare. Korēa ėshtė pėr Shqipėrinė ashtu si Firence pėr Italinė, Parisi pėr Francėn dhe Athina pėr Greqinė. Shumė qytete tė tjera tė Shqipėrisė kanė avantazhe natyrore. Por pėrsėri Korēa ka njė epėrsi tė dukshme. Tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė, apo dhe tė huaj kur pėrmendin emrin e Korēės ndjejnė njė respekt tė natyrshėm. Siē thotė njė studiues, ka qytete qė edhe emri ju tingėllon nė mėnyrė tė magjishme. E tillė ėshtė Korēa. Nė Korēė nė ato vite hapeshin shtypshkronja private dhe gazeta tė paanshme siē quheshin me tė drejtė. Nė Korēė nė ato kohėra e kishin pėr nder tė zhvillonin fushatate tyre elektorale personalitete tė tilla kombėtare si Fan Noli, Ali Kėlcyra, Medi Frashėri. Ishte ndoshta i vetmi qytet qė i kuptonte dhe i shpallte qytetarė nderi. Nė ato kohė kishin filluar tė spikasnin nė qytet disa familje tė mėdha tė cilat i sollėn qytetit begati, zhvillim kulturor dhe tregtar. Por si nė ēdo qytet tė madh edhe kėtu intelektualėt e mėdhenj duke filluar qė nga Themistokli Gėrmenji nuk e mbėshtetėn veprimtarinė vetėm tek kėto familje. Ata si demokratė tė mėdhenj qė ishin u mbėshtetėn tek shtresat e gjera tė shoqėrisė tė atėhershme korēare. Dhe jo mė kot nė gazetėn e tij "Koha" Mihal Grameno nė okelio do tė shpallte veten tė paanshėm nga partitė dhe do tė shkruante si diēiturė "Mbron interesat e popullit". Kur apostulli shqiptar Naim Frashėri do tė shkruante "Lumja ti Korēė o lule" kėtė nuk e jepte vetėm se aty u krijua shkolla e parė shqiptare. Jo, Naimi kishte gjithmonė njė vizion mė tė gjerė se diēka konkrete. Korēa pėr tė ishte njė pararojė e kombit, njė evanpost i shoqėrisė shqiptare, njė ambasadore e pėrhershme dhe e jashtėzakonshme Shqipėrisė nėpėr botėn e qytetėruar. E tillė ishte dhe e tillė mbeti nė vitet tridhjetė Korēa e bukur shqiptare. Gjithmonė mund ti bėn pyetjen veten: Pse pikėrisht Korēa? Ku i ka rrėnjėt prosperiteti dhe jeta e lavdishme kulturore e kėtij qyteti. Ne mendojmė, tek humanizmi korēar dhe dashuria e korēarėve pėr lirinė. Njė poet amerikan ėshtė shprehur se madhėsia e njė qyteti nuk varen nga madhėsia e sipėrfaqės sė tij pėr kilometra katrorė apo nga numri i banorėve, por nga madhėsia e vetė qytetarėve. Korēarėt mėrgimtarė do tė ēanin deri nė Alaskė dhe Vladivostok, Kanada dhe Australi. Ata janė qytetarė tė hapėsirave tė mėdha. Le tė kujtojmė kėtu Naum Veqilharxhin, le tė kujtojmė kėtu Themistokli Gėrmenjin. Ky i fundit ėshtė njė hero i pėrmasave antike. Ēdo qytet i botės do ti vendoste ata me krenari nė panteonin e vet. Dhe pikėrisht nė njė qytet tė tillė, nė njė atmosferė tė tillė tė ndezur do tė lindnin dhe serenatat. … Nė fillim tė vitit 1925 nė gazetėn e tij tė paanshme "Koha" plaku i penės dhe i pushkės Mihal Grameno shkruan pėr ardhjen e Ahmet Zogut njė shkrim me tė vėrtetė sensacional dhe spektakolar "Katastrofė apo shpėtim"? Kritika letrare dhe publicistike e derisotme e ka shėnuar kėtė shkrim tė xha Mihalit si njė lajthitje, si njė kompromis, si njė hutim i ēastit. Por fakti nuk qėndron kėshtu. E vėrteta ėshtė ndryshe. Xha Mihali e mbėshtet dhe e quan shpėtim ardhjen e Ahmet Zogut nė pushtet sepse plaku i menēur e parandjen se me veprimet e tij energjike Ahmet Zogu po vendoste rendin dhe po ndėrtonte konstruktin e shtetit tė ri shqiptar. Xha Mihali nė shkrim shpallte se atė e njihnin tė gjithė nė Korēė, se ai nuk ishte servil dhe trimėrinė kur ishte dashur e kishte rrėfyer aty ku duhej. Atė qė thoshte pėr Ahmet Zogun e kishte bindje. Dhe kėtė e tregon edhe mė vonė edhe njė fakt tjetėr: Kur do tė botonte librin e tij tė dėgjuar "Kryengritje shqiptare" ai do t'ja dedikonte kėtė libėr Ahmet Zogut. Kushtetuta e vitit 1928 i dha lirisė sė shtypit njė status solid pėr kohėn dhe shembull inspirimi pėr tė ardhmen. Gazetat dhe revistat nė atė periudhė lulėzuan. Liria e shtypit nuk kishte kufi pėrveē mė vonė familjes mbretėrore. Me kėtė liri, me kėtė hapėsirė lulėzoi sė pari shtypi korēar me njė traditė tė hershme qė i kishte rrėnjėt deri nė shtypin e diasporės ku shumica ishin korēarė. Liria e shtypit nė Amerikė u bė shembull pėr lirinė e shtypit nė Korēė. Shumica e gazetarėve korēarė qė shkruanin nė ato vite kishin punuar dhe jetuar dikur nė Amerikė. Shoun e parė publicistik e bėri me tė vėrtetė revista "Rilindja" me drejtor juristin Pandi Frashėri. Deri mė tani ėshtė studiuar me imtėsi "Bota e Re" dhe nuk na duket e drejtė qė ėshtė lėnė nė hije kjo revistė cilėsore dhe moderne pėr kohėn. Avokati i ri Pandi Frashėri do ti jepte revistės sė tij njė mbėshtetje demokratike nė mbrojtje tė interesave tė popullit, por pa lėnė mėnjanė edhe prirjet aristokratike tė njė shtrese tė caktuar apo penat e shkolluara tė borgjezisė korēare. Ja kjo ėshtė atmosfera kur do tė lindin dhe lindėn serenatat e famshme korēare…

Po serenata si lindi? Pse lindi?
Kush ėshtė ajo tharmė jetike plot klorofile qė do ta krijonte nga hiēi, mbretė-reshėn e zemrės, atė mbretėreshė qė do ta pushtonte me thesaret e bukurisė sė saj tė shpirtit dhe tė hirit, zemrėn e djaloshit korēar.

Ishte njė eklips i Zotit apo njė Eklips i Diellit?
Vemi, ah vemi
Nė mes tė pyllit thellė
Ku nuk hyn dielli
Dhe bota nuk na sheh…


Pėrse kėshtu? Mos kėrkonin vallė nė mes tė pyllit atė lule magjike qė del sipas kėngės njėherė nė njėqind vjet dhe tė bėn tė lumtur?
O moj ti qė rri tek porta
Mos dėgjo se ē'thonė bota…
Bota… Ah, bota. Ka mbretėresha tė zemrės, por ka edhe njė botė. Dhe pėr djalin bota ėshtė tjetėr, pėr vajzėn ka njė botė tjetėr. Ajo ėshtė mbyllur nė shtėpi, qėndis pajėn, ul sytė mbi gjergjef dhe aty me molinetė e mallit ngre njė Mbretėri tė vetėn, me zogj me lule, me gonxhe nė shpėrthim dhe me shpresa… Eshtė ndoshta tetėmbėdhjetė vjeēare… Trupi i rritet shpejt, gjinjtė i kanė kėrcyer si dy shegė, bleta kėrkon lulen pėr nektarin e magjishėm…
Si do tė vijė princi i ėndrrave tė saj? Ajo ka ėndėrruar njė djalė tė bukur qė s'pi verėn dhe rakinė dhe mendon pėr shtėpinė". Por si do tė vijė ai? Mos vallė me shkuesi, mos vallė me mblesėri? Jo, jo. Korēarja e qyretėruar nuk mund ta pranojė pėr jetėn e saj njė alternativė tė tillė. Por atėhere mbetet dashuria… Por ajo del rrallė nga shtėpia pėr tė bėrė njė Pazar ose nėpėr farefis, edhe atėhere e shoqėruar nga njerėzit e shtėpisė. E shoqėruar ėshtė edhe kur bėn njė xhiro nė bulevard…
Eh, bulevardi… Bulevardi ėshtė njė pistė fluturimesh tė ėndrrave, njė port i vėrtetė i anijeve tė udhėtimeve tė largėta tė shpresave vajzėrore dhe djaloshare, njė lėndinė romancash, arjesh dashurie dhe sė fundi duete tė heshtura premtuese:

O moj korēare e bukur si pupė
Me ato naze shumė si
nuse e re
E kur mė shkoje ti nė bulevard
Zemrat tona digjen flakė dhe zjarr…


Po. Njė shikim i hedhur nė kalim, njė buzėqeshje, njė prekje e gėrshetit enkas, njė kthim koke vetvetiu ishin postjerėt e parė tė Kupidonit. Por si do tė bėhej mė tej?
Shkėndija e dashurisė a kishte rėnė nė zemėr? A digjte dhe pėrvėlonte dhe pėrhapej si njė zjarr nė pyll? Si do tė vazhdonte ajo arie, ajo arjozė e lindur nė bulevard? Romeot dhe Zhuljetat korēare do tė nxirrnin njė shpikje tė mrekullueshme tė shpirtit tė tyre: Serenatėn. Serenata do tė ishte pėllumbi postjer, pėllumbi i bardhė qė do tė bridhte zemėr mė zemėr, do tė ishte bleta qė do tė rendte lule mė lule pėr tė mbledhur nektarin e perėndishėm tė dashurisė. Fuqia e artit do tė shfaqej pėrsėri me pėrmasat e veta kozmike: Ajo do tė krijonte atė poemė brezash, ku zemrat bashkėbisedojnė, filozofojnė, dhe farkėtojnė ndjenjat pėr dashurinė:

Perėndeshė e bukur je
Unė pėr ty do tė pėlcas
Dashurinė qė kam
shtėnė me ty
U bu bu si do t'ja ngasė.
… Ilaēet nuk mė bėjnė gjė
S'mė shėrojnė plagėt
Pėrveē se syrit tėnd tė zi
Qė mė dogji zemrėn…


Nė ēdo shtėpi korēare nė pėrgjithėsi ėshtė njė kitarė apo njė mandolinė. Ajo ėshtė "arma e dashurisė sė pėrjetshme". Kush ishte ai korēar i parė qė pėr tė shprehur zjarrin qė i dogji zemrėn kuturisi dhe rrėmbeu kitarėn me vendosmėri dhe me pasion dhe pse jo edhe me shpirtin rinor tė aventurės, u ngrit dhe "nė mes tė natės nė qetėsi" aty nėn njė ballkon ja morri njė kėnge dashurie tė improvizuar aty pėr aty nga zemra e pėrvėluar. Ishte vetėm ky Romeo korēar apo me vete pėr ēdo eventualitet kishte marrė dy - tre shokė, tė cilėt ishin edhe garda e tij mbretėrore, por edhe korri i dashurisė. Po Zhuljeta e parė korēare kush ishte "qė rrinte nėn ballkon dhe dėgjonte"? Cila kėngė u kėndua e para? Nuk e dimė, por patjetėr do tė ketė qenė siē thamė njė kėngė e improvizuar ku Romeo i parė korēar do tė ketė pėrshkruar me fjalė zemre tė dashurėn e tij, dashurinė qė ndjente nė zemėr, do ti ketė premtuar tė adhuruarės se do ta dashuronte pėrjetė do ta ketė quajtur "mbretėreshė e zemrės sime…" Dhe nė orėt e vona tė natės ėshtė larguar. Zhuljeta korēare me zemėr tė dridhėruar ka hedhur sytė larg nė qiell nga yjet qė digjeshin dhe nga kometat qė binin… Ēfarė ylli ishte djegur dhe ē'kometė kishte rėnė nė zemrėn e saj? Ajo, pasi i dashuri i kėngės ishte larguar ka shkuar para pasqyrės dhe ka mbetur e kėnaqur kur ka parė se ėshtė e bukur dhe e re si njė pupė… Dhe ka krehur leshtrat…

Krihmi leshtrat, leshtrat krimi
Bini shkallė, shkallė tė ngjitemi
Tė puthė nishanin e ballit
Edhe gushėn mgushėnė
e miturė…


O Zot: Ēfarė krahasimi! Ajo nuk e do tė dashurin e kėngėn thjesht aty poshtė nė oborr nėn dritėn e zbehtė tė fenerėve tė Bashkisė por ja kishte dėshiruar zemra qė tė vinte aty nė dhomė, tė ledhatonte… Dhe qė tė ngjitej i dashuri nė ballkon ishte gati qė tė falte edhe gėrshetat qė ai ti pėrdorte si shkallė. Pastaj ajo kishte parė edhe njėherė pajėn e bukur dhe atė natė mbi gjergjef ka thurrur njė lule tė mrekullueshme. Ndėrsa tė nesėrmen siē shprehet diku me tė drejtė njė kritik ka marė fshesėn dhe siē bėjnė nikoqiret e mira korēare ka pastruar oborrin dhe rrugėn.
Ja… aty ishte ai qė kėndonte kėngėn. A do tė vinte pėrsėri nesėr? Do tė ishte nė njė ankth tė vėrtetė deri nė mbrėmje, prelud madhėshtor i dashurisė…

Qė nė mėngjes ke dalė
Qė tė mė shikoje mua
Zemrėn ma ke marrė
Me syēkat e tua…


Ai qė kishte kėnduar serenatėn mund tė ishte student, mund tė ishte mjeshtėr, por mund tė ishte edhe ndonjė shergert apo mėrgimtar i sapoardhur… Pas punės sė mundimshme po tė ishte ēirak dhe pas mėsimeve po tė ishte student ai kishte shkuar andaj nga Panda bashkė me shokėt. Aty nė Panda mes trėndafilave dhe karafilėve mes pemėve tė larta dhe plot fresk, kėrkonte bashkė me shokėt njė birra Korēa dhe… bashkė me shokėt dhe madje edhe me tė zotin e kafenesė ja merrte kėngės. Aty kishte si njė parlament i problemeve tė dashurisė dhe i punėve tė shpirtit, secili thoshte fjalėn e vet dhe jepte mendimet e veta. Kishte aty edhe polemika. Dikush atje madje ishte i martuar pėr pasuri dhe mbronte idetė e veta megjithėse thellė nė shpirt i ndjente ato vargjet e kėngės qė shokėt kėndonin me vlagė dhe zjarr:

S'kam ē'e dua pasurinė
Por s'ma deshi zemra sot
Nuk e ble dot dashurinė
Me tė holla nuk blihet dot.
… Harrojnė se paraja harxhohet fėt fėt
Dhe zonjėn e tyre e
marrin pėr zėt…


Jo, jo. Ai Romeo qė kishte dalė dje me kitarė pėr ti kėnduar zemrės Xhuljetės sė tij nuk do tė vepronte kurrė ashtu sikur ti falnin "gjithė arin e botės. "Nė djall "meteliku" dhe nė djall "ēifligu". Me asgjė nuk do ta ndėrronte tė dashurėn e tij. Nė darkė do tė dilte pėrsėri me kitarė tė kėndonte kėngėn e tij tė shpirtit. Ndėrsa ajo priste dhe priste si njė lule e hapur bletėn e saj qė do ti merrte polenin… E pra, serenata ishte njė Esperanto e veēantė e zemrave korēare me njė kod tė paharueshėm ndjenjash dhe mendimesh fisnike. E nė kėtė Esperanto qė fillonte me dy zemra si enė komunikuese, ishte njė qytet i tėrė qė e bėri gjehen e vetėtė tė zemrės dhe tė shpirtit. Shpirti… Liri shpirtit, liri ndjenjės, liri gėzimit dhe mirėsisė. Sa dashuri pėr jetėn dhe sa fisnikėri. Sa drama dhe sa tragjedi ka nė kėto senenata. Na duket se nėpėrmjet tyre flet vetė Korēa, Korēa e viteve tridhjetė qė niset nė kurbet me dashurinė dhe mallin mu nė zemėr.

Ika larg nė mėrgim
O ėngjėll i dashurisė
Mė lė tė vuaj si jetim
Tė qaj papushim…


Nė kėto serenata do tė na flasin flokėt e dėborėt qė bien mbi ēatitė e shtėpive dhe zbardhin tėrė qyetin si njė vello e madhe nusėrie plot em lule bajamesh:

Dėbora zbardhi mallet
Dhe fushat tatėpjetė
Se njerėzia nuk dalin dot
Se rruga ėshtė e shkretė


Nė kėto serenata flasin ēobankat qė shkojnė zallit pėr inat tė QirDhaskalit ato qė aq lezet u kanė fustanetė, ato balukeprerat.
E mbi tė gjitha nė kėto serenata ėshtė zėri i pranverės, zėri i ujrave pranverore, e zogjve ėngjėj, zėri i dallėndysheve.

Ēelni lule se erdhi pranvera
Shihni sa zbukuron kjo erė
Lindi djalli i dashurisė…


Dhe si rrjedh nė kėtė serenatė ai burimi i pakrahasueshėm i Cardhukut. "Nė gji tėnd dua tė shtrihem" dhe buēet nė tė kėnga e jetės, kėnga e Mullirit.… Dhe ja tek rodhėn mbi 85 vjet tė kėngėtarit tė shquar tė serenatės korēare, Tole Adhami. Megjithatė kujtesėn ai e ka tė fortė dhe teksa afron manjetofonin pėr tė dėgjuar serenatat ai thotė:
- Tė dėgjojmė nė fillim "Kėngėn e Mullirit".

Dhe kėnga ushton:
Dielli vėrtitet, bota rrotullohet
Mbi jetėn tonė koha po kalon
Vitet dhe shekujt shkojnė dhe s'kuptohen
Mjerisht edhe njerėzit harrohen…


Kėnga sikur gurgullon, fashitet diku nė njė liman tė qėtė, shpėrthen diku si njė rrėkezė e qeshur malore dhe shtrihet mė tej njė lumė nė fushė qė ikėn drejt detit. -Eh, thotė mjeshtri- tė gjithė kanė vdekur, vetėm unė kam mbetur, si njė dėshmi e gjallė si njė i "Fundit i Mohikanėve". Tole Adhami pėrmend gjithė shokėt e tij tė paharuar tė kėngės tė korit karakteristik "Lira" Gaqo Jorganxhi, Ilo Mosko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Maqo Frashėri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakēiu, Andon Bitri, Teli Mele…

Uji vėrtitet, guri rrotullohet
Ditėn dhe natėn mulliri punon.
Ushton kėnga e mullirit nėpėr dhomė dhe
pėrhapet tej


Kam lindur nė vitin 1913 nė qytetin e Korēės. Baba im ishte me profesion murator. Ishim tre vėllezėr dhe njė motėr. Them ishim se njėri Vangjeli u vra qė i ri. U nis pėr nė luftė partizan kundėr fashizmit dhe nuk u kthye mė… Mua qė nė vitin 1928 shoku im Vaskė Xherahu mė foli pėr korin "Lira": Jemi tė gjithė zanatēinj dhe bij zanatēinjsh- mė tha Vaska kėndojmė pas punės… Vajta dhe aty filloi njė jetė e re pėr mua, bota e madhe e kėngės dhe e serenatės. Unė bėra edhe dy vjet liceun francez nė Korēė dhe isha njė ēikė mė I shkolluar se shokėt e tjerė, por nė drejtimin tonė artistic ishin personalitete tė tilla si Kristo Konua, Mihal Cikua etj me nivel tė lartė kulturor. Me kėngėn e tyre tė mrekullueshme ata ju kushtuan popullit tė tyre dhe sidomos tė varfėrve. Me kėta njerėz tė paharuar tė korit "Lira" ne kemi kėnduar kėngė tė tilla si "Kėnga e mullirit", "Dua mė shumė Shqipėrinė" nė "Drenovares", "O moj korēare…" dhe dhjetra serenata. Ishim 12 nė fillim tė punės sonė, tani kam mbetur vetėm unė o Zot. Mė duket se edhe unė mė shumė jam nėn tokė sesa mbi tokė. Por ata jetojnė nėpėrmjet kėngės. A mund tė vdesė Gaqo Jorganxhiu, Vaskė Xherahu, Kosta Osmanlliu, Mihal Ciko etj. Jo, natyrisht jo. Me duart qė i dridhen Tole Adhami hap manjetofonin dhe nėpėr dhomė, nga dritarja e hapur ushton kėnga e famshme:

Dua mėngjeset e majit
Kur kėndon bilbili i bukur
Kur fryn erėza e malit
Dhe qarku ėshtė i skuqur.
Dhe lulet e fushės
Nė mėngjes kur janė
plot me vesė
Doēkat e bardha tė ēupės
Qė vetė me mall ti presė
Por nga gjithė kėto mė parė
Dua mė shumė Shqipėrinė
Dua ti vejė puna mbarė
Dhe pėrjetė tė ketė lirinė…


Historia e krijimit tė grupit "Lira"

Tole Adhamoi pėrmend gjithė shokėt e tij tė paharuar tė kėngės tė korit karakteristik "Lira" Gaqo Jorganxhi, Ilo Mosko, Raqi Treska, Raqi Floriri, Maqo Frashėri, Niko Cavali, Llambi Ziko, Koli Kondakēiu, Andon Bitri, Teli Mele…

Uji vėrtitet, guri rrotullohet
Ditėn dhe natėn mulliri punon.


Ushton kėnga e mullirit nėpėr dhomė dhe pėrhapet tej. Jam lindur nė vitin 1913 nė qytetin e Korēės. Baba im ishte me profesion murator. Ishim tre vėllezėr dhe njė motėr. Them ishim se njėri, Vangjeli u vra qė i ri. U nis pėr nė luftė partizan kundėr fashizmit dhe nuk u kthye mė… Mua qė nė vitin 1928 shoku im Vaskė Xherahu mė foli pėr korin "Lira": Jemi tė gjithė zanatēinj dhe bij zanatēinjsh- mė tha Vaska kėndojmė pas punės… Vajta dhe aty filloi njė jetė e re pėr mua, bota e madhe e kėngės dhe e serenatės. Unė bėra edhe dy vjet liceun francez nė Korēė dhe isha njė ēikė mė i shkolluar se shokėt e tjerė, por nė drejtimin tonė artistik ishin personalitete tė tilla si Kristo Konua, Mihal Cikua etj me nivel tė lartė kulturor. Me kėngėn e tyre tė mrekullueshme ata ju kushtuan popullit tė tyre dhe sidomos tė varfėrve. Me kėta njerėz tė paharuar tė korit "Lira" ne kemi kėnduar kėngė tė tilla si "Kėnga e mullirit", "Dua mė shumė Shqipėrinė" nė "Drenovares", "O moj korēare…" dhe dhjetra serenata. Ishim 12 nė fillim tė punės sonė, tani kam mbetur vetėm unė o Zot. Mė duket se edhe unė mė shumė jam nėn tokė sesa mbi tokė. Por ata jetojnė nėpėrmjet kėngės. A mund tė vdesė Gaqo Jorganxhiu, Vaskė Xherahu, Kosta Osmanlliu, Mihal Ciko etj. Jo, natyrisht jo. Me duart qė i dridhen Tole Adhami hap manjetofonin dhe nėpėr dhomė dhe nga dritarja e hapur ushton kėnga e famshme:

Dua mėngjeset e majit
Kur kėndon bilbili i bukur
Kur fryn erėza e malit
Dhe qarku ėshtė i skuqur.
Dhe lulet e fushės
Nė mėngjes kur
janė plot me vesė
Doēkat e bardha tė ēupės
Qė vetė me mall ti presė
Por nga gjithė kėto mė parė
Dua mė shumė Shqipėrinė
Dua ti vejė puna mbarė
Dhe pėrjetė tė ketė lirinė…


… Kėnga mbaron dhe nė sytė e Tole Adhamit shket njė pikė lot si njė ortek i vogėl dhimbjeje tė kujtimeve. Ah, ajo kėnga… Edhe pas vdekjes dua ta dėgjoi. Manjetofoni nė kėngė vazhdon me kėngėn e Mullirit:
Dielli vėritet, bota rrotullohet
Mbi jetėn tonė koha po kalon…
Pa dėgjo… ky ėshtė zėri i Gaqos, ky ėshtė zėri i Vaskės, ky ėshtė zėri i Kolit…
…Uji vėrtitet, guri rrotullohet
Ditėn dhe natėn mulliri punon…
Tole Adhami ėshtė njė nga gurėt e themelit tė grupit "Lira". Por ē'ėshtė dhe si u formua ky grup i famshėm qė u bė i dėgjuar dhe i paharruar edhe pėr interpretimin madhor tė serenatave tė Korēės, tė shpirtit lirik tė qytetit tė tyre tė dashur? Ja ē'na thotė tani udhėheqėsi artistik i kėtij grupi Jorgaq Nano: - Faktor kryesor qė i dha impuls lindjes sė grupit tė kėngėve karakteristike "Lira" ėshtė ardhja e bandės "Vatra" nga Amerika nė Korēė me drejtuesin e saj zotin Thoma Nasi. Me impulset e bandės "Vatra" u formua nė Korēė shoqėria e Arteve tė Bukura dhe midis degėve tė shumta kjo shoqėeri krijoi edhe grupin koral tė burrave nėn drejtimin e tė palodhurit dhe tė apasionuarit tė kėngės korēare, zotit Ilo Mosko. Aktiviteti i grupit "Lira" nuk ėshtė ndėrprerė pėr asnjė cast. Gjatė gjithė jetės sė tij janė tė pallogaritshem shfaqjet e shumta qė ky grup ka dhėnė. Vlen tė pėrmendim edhe koncertin qė ky grup ka dhėnė pėr tė ndihmuar poetin Lasgush Poradeci, i cili atė vit ishte shtruar nė sanatoriumin e Gracit nė Austri. Ky koncert u dha mė 28 shkurt tė vitit 1929 ku kishte tė ftuar edhe nga Tirana dhe midis tė tjerave edhe princeshat. Me grupin "Lira" kanė punuar personalitete tė paharruara nė Korēė si pėrshembull arbėreshi Paskuale Anibali e mė tej Mihal Ciko, Gaqo Avrazi etj. Vlen pėr tė pėrmendur mbajtjen gjallė tė kėtij grupi, prej drejtuesit tė apasionuar Kostaq Osmanlliu i cili e drejtoi kėtė grup nė vitet 1945-1978, Kostaq Osmanlliu punoi dhe e pasuroi traditėn dhe tė serenatės korēare… … Nė njė nga lagjet karakteristike tė Korēės ėshtė edhe shtėpia e Kostaq Osmanlliut njėrit prej kėngėtarėve mė tė vjetėr tė Korēės. Kostaqi tani nuk jeton mė. E bija e tij pianistja Ina Osmanlliu na nxjerr njė album tė mrekullueshėm. Kostaqi ėshtė njė nga tė parėt qė mblodhi kėngėt karakteristike. Ishte njė natyrė fisnike dhe njerėzit e donin dhe e respektonin.
Kori nė fillim u quajt grupi i kėngėve karakteristike dhe mė vonė kori i pleqve. Dhe vėrtetė, ata qė kėnduan mė bukur serenatat, mė me madhėshti dhe mė me fisniėkri ishte kori i pleqve.
Si ka mundėsi qė serenatat i kėndoi mė vonė mė bukur ky kor? A thua se ky kor ruante mirė thesaret e viteve tridhjetė dhe i shpėrndau nė ardhmėri fuqinė kozmike tė kėtyre kėngėve tė dashurisė? A thua se ata e kuptuan se serenatat lindėn nė njė kohė tė caktuar dhe do tė zhdukeshin nė njė kohė tė caktuar? Do tė zhdukeshin, por si ata pėrrenjtė me burimin tek zemrat do tė pėrfundonin nė detin e pėrjetėsisė tė artit tė madh dhe dashurisė sė madhe? Ata pleq shtatėdhjetė vjeēarė tetėdhjetė vjeēarė qė vinin ēdo pasdite pėr nė pallatin e kulturės ju ngjanin mė sė shumti atyre pleqve trojanė qė ishin vėnė nė rradhė nė Iliadėn e Homerit pėr tė parė si ekspertė bukurinė e Helenės sė Trojės. Dhe kėta pleq korēarė vinin ēdo pasdite pėr tė parė bukurinė e dhjetra Helenave qė ju kėnduan serenatė, bukurinė e zmerave dhe i bėnė ato tė pavdekshme. … Shumė prej atyre njerėzve, djemve qė ngritėn serenatat tani prehen nė varrezat e qytetit. Por shpirti i tyre nuk ka vdekur dhe nuk do tė vdesė kurrė. Se shpirti nuk vdes, aq mė shumė ky shpirt i madh fisnik dhe njerėzor qė buroi dhe shpėrtheu nėpėr serenatat. Serenatat janė njė trashėgimi dashurie dhe mirėsie qė na lanė prindėrit gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit. Eshtė njė trashėgimi qė na ka lėnė Korēa jonė, kjo nėnė e dhimbshur dhe e mirė, kjo flladitėse shpirtėrash tė lirė qė gjithmonė artin e ka parė si njė smerald tė pazėvendėsueshėm tė zemrave. Natyrisht qė serenatat nuk mund tė futen nė muze. Ato nuk janė thjesht relike. Ato sjellin njė rigjenerim tė vazhdueshėm, ato janė njė katraris shpirtėror, njė ballafaqim i asaj qė ėshtė mė e bukura, mė e mira, mė fisnikja. Nėse sot mjaft kėngėtarė tė mrekullueshėm dhe tė talentuar korēarė si Mihallaq Andrea, Afėrdita Zonja, Eli Fara, Lindita Theodhori etj kėndojnė serenata kjo jo rthjehst pėr njė nderim pėr tė kaluarėn dhe traditėn. Ne kemi nevojė pėr serenatat. Kemi nevojė pėr atė ajėr tė pastėr qė fryn nga maja e shpirtėrave tė sė kaluarės qė vjen nga zemra e madhe e Korēės, nga shpirti fisnik i qytetit. Dhe na vjen tė nrgemė njė kryesereatė pėr Korēėn tonė, pėr Shqipėrinė, pėr ēdo shqiptar qė i bėjmė tė kujtojė atė kėngėn e paharruar tė viteve tridhjetė:

Kur ika lashė Shqipėrinė
Kur lashė prapa Korēėn
Ato male, atė lėndinė
Ku humbet njerėzia mendjen.
… Pashė Morenė dhe Italinė
Shėtita Francėn dhe
Gjermaninė
Barita tėrė Bullgarinė
Barita fushėne Rusisė
Tė Rumelisė, tė Serbisė
Pashė malet e Helvetisė
Por s'paska si tė Shqipėrisė.


Po. Ne jemi tė dashuruar me kėtė qytet. E duam atė dhe do ti thurim serenata…Meqė janė shpirti i kėtij q yteti serenatat janė kėngė tė shenjtėruara, psallme tė dashurisė sė brezave nė faltoren e madhe tė zemrės njerėzore. Por serenatat korēare duke qenė njėherėsh romantike dhe realiste nuk dinė tė fshehin "mėkatin". Por kėto "mėkate" nuk sulmohen me fjalė tė vrazhda qė tė lėnė shenja plumbi nė kujtesė. Jo, ato "qėllojnė" me pambuk duke pranuar se tė gjithė njerėzit janė mėkatarė. Njė ironi e lehtė si njė avull e dalė nga parajsa futet si pakuptuar nė purgatorin njerėzor e deri nė perandorinė e tė vde****e. Madje kėto kėngė serenata tė "mėkatit" japin njė dekor preēiz me interjerė tė tyre, madje edhe em emrat e personazheve.

Nė dyqan e Tasit karshi Mitropolisė
Mblidhen djemtė e Skolisė
nga sevda e dashurisė
Bėmė moj zonjė dhėndėrė
Se jam djalė i ėmbėl…


Nė kėto rreshta jepet njė kolorit korēar nė dinamik. Po dale: mė tej vjen njė kėngė e ēuditshme "Tė mori Pali:
Tė mori Pali, tė shpuri nė Rrėmbec
Surat karajane kokė kastravec
Jam, jam e mirė dhe nė s'jam e mirė
Jam pėr veten time…
Kjo kėngė kėndohet sot nėpėr dasma, sepse serenatat pėrveē se janė tė bukura ato kanė edhe natyrėn qė mėsohen lehtė qė nga tė vegjėlsit deri tek tė mėdhenjtė.Ne sot e kėndojmė kėngėn e Tasit apo tė Palit por pak kush shtron pyetjen: Se kush ka qenė ky Tasi qė ka pasur dyqanin karshi Mitropolisė. Po Pali kush ishte qė morri atė ēupė "me kėpucė vidello, me baltė Pojani" qė i thėrriste dajos "mbamė dajo mbamė, se mė merr shejtani".
Por ama skena erotike del aēik nė serenatė dhe jepet e plotė:

Nėpėr vėrkėt tė gardhit
fshehurazi
Ti moj nuse e Tasit bėnje
dashuri
Nėpėr vėrkė tė kyēit fshehurazi
Ti moj nuse e tasit bėnje dashuri…


Ēdo tė thoshte bota? Si do ti binte filli kėsaj aventure qė kėngėtari e "studion" me shaka qė nga vėrka e gardhit? Kush ishte kjo mėkatare qė nė vend tė skuqet dhe tė marr vrapin shpall sfidėn ndaj gjithė qytetit dhe si rrjedhojė ndaj gjithė botės:
Jam jam e mirė, dhe nė
s'jam e mirė
Jam pėr veten time…
Njė buzėqeshje e lehtė i pėrshkon kėto kėngė dhe madje edhe njė mėshirė e padukshme kur dramat marrin pėrmasat qė i kalojnė qytetit:
Eshtė shumė larg qė nga Fieri
Dashurinė qė ta kesh
Eshtė shumė larg qė nga Fieri
Pėr nė Shkodėr qė tė vesh…
… lamtumirė o moj e dashur
Lamtumirė unė tė lė
Eshtė shumė larg qė nga Fieri
Pėr nė Korēė qė tė vesh…

Kėtu mėshira bashkohet edhe me njė mister, me njė "sekret" qė kėngėtari nuk e jep. Pėrmend qytete por kėtu heshtet pėr emrat e njerėzve. Diēka tepėr aventurore do tė ketė ndodhur, madje dhe me tragjizėm. Po pse pėr emrat kėtu heshtet? Mos vallė kemi tė bėjmė kėtu me Mis Korēėn 1942, njė personazh real qė i donte aq shumė serenatat dhe u dashurua pas njė serenate dhe sė fundi pėrfundoi nė njė qytet tjetėr.
Ndoshta… Rasti i Mis Korēės 1942 ėshtė njė serenatė e madhe me vete qė ndihet nė shumė serenata tė kėnduara pas kėtij viti. Por a ėshtė ajo njė "mėkatare"? Jo, jo. Ajo ėshtė njė shenjtore e dashurisė. Dhe tė gjithė duan tė dinė rrugėn e shenjtorėve…
… Pranvera si njė vajzė rebele e ē'burgosur kishte dalė fushave, ishte rritur dhe fustani nuk e nxinte mė, kishte shpėrthyer nėpėr gonxhe dhe nėpėr lule. Nė kinema "Majestik" shpallej atė mbrėmje "Mis Korēa 1942". Komentatori Italian pėrmendi emrin e saj: Zonjusha Sh… Salla brohoriti… O Zot… Sa lule, puthje dhe duartrokitje u derdhėn mbi tė. Por ajo nuk lėvizi. Ajo qėndronte si njė shtyllė mermeri e njė teatri antik. Jo, zemra nuk i gėzonte. Kishte hyrė nė atė garė marramendėse pa dėshirėn e saj… dhe ja, po merrte kurorėn e Mis Korēės 1942. vajzat e tjera qanin se nuk kishin fituar. Ajo qante thellė nė zemrėn e saj. "Dėgjoni kishte thėnė sė fundi ai. E ke lexuar vjershėn e Hajnes "Asra". Pra, unė jam si ata tė fisit Asra qė vdesin kur dashurojnė". Komentatori Italian kėrkoi qė ajo tė thoshte diēka. Ndėrsa nė sytė e saj nuk kishte gėzim, as shpresė, as dėshirė pėr jetė. Hodhi syė nga ballkohet ku dukej nata e mrekullueshme e pranverės qėndisur me mijėra xixėllonja dhe ju kujtua serenata e parė.
Njė ditė ti do tė ikėsh
do tė ikėsh larg
Dhe mua zemrėn
do ma marrėsh pas…

Zonjusha Sh.. juve patjetėr duhet tė thoni nja dy-tre fjalė, patjetėr duhet tė thoni.Salla ra nė njė heshtje tė thellė, torturonjėse. Ajo bėri dy-tre hapa pėrpara. Dhe hapat e saj ishin tė rėndė dhe funebėr, jo sikur tė merrte kurorėn e Misit por sikur po shkonte drejt vdekjes. Nė qiell nga ballkoni lart ajo pa se u kėput njė yll. Eshtė ai- tha ajo me zė tė lartė.
Salla mbeti pezull nga njė zjarrmi torturonjėse. O Zot, mos u ēmend nga gėzimi kjo ēupa e botės?
Eshtė ai, ėshtė ai… Kush pra- ndėrhyri komentatori Italian kėsaj radhe me njė zė tė paduruar dhe tė egėrsuar, pothuajse brutal. Salla priste pėrgjigjen. A thua tė gjitha yjet do tė kėputen sot nė zemrėn e saj? Eshtė Ai. Ai ishte prej fisit Asra qė vdesin kur dashurojnė. Dhe ajo pėrmendi me tė fortė emrin e tij, emri i njė shegerti tė varfėr qė tanimė nuk jetonte. Salla shtangu. Ajo tha pėrsėri emrin e tij dhe iku me vrap dhe pastaj u dėgjua kėrkėllitja e metaltė e derės sė madhe tė "Majestikut".
Moj vajzė e arratisur ku rend kėshtu? A mund tė gjendet ylli i kėputur?
… Tė nesėrmen Mis Korēa hipi nė njė llandon apo nė njė kamion dhe nuk u pa mė nė qytetin e saj. Dhe mbeti aq e bukur sa dhe misterioze ajo natė pranverė e vitit 1942. Zonjusha SH… nuk jeton mė, por shumėkush nga tė moshuarit nė Korēė e pėrkujtojnė si njė mall tė valė, dhe pėrshpėrit: Ndoshta ishte nga ata tė fisit Asra qė vdesin kur dashurojnė. Ndoshta, por serenata ka mbetur pėr kėtė shenjtore tė dashurisė… A ka kėtu mėkat? Aspak…
Unė do tė iki, do iki larg
Por zemrėn ti do tė ma
marrėsh pas…

A keni qenė ndonjėherė pėr Pashkėt nė Korēė? A keni parė se si marrin zjarrin me qirinjtė nė kishė dhe pastaj e shpėrndajnė kėtė zjarr hyjnor shtėpi mė shtėpi dhe zemėr mė zemėr duke thėnė:
- Krishti u ngjall…
Dhe serenatat pra duket se shpėrndajnė kėtė zjarr tė shenjtėruar. Nė njė intervistė me kėngėtaren e mirėnjohur Afėrdita Zonja ajo na tha: Kėngėt e serenatės ose "serenata korēare janė pjesė e qytetit tė Korēės dhe tė korēarit. Nuk duket se ėshtė e vėshtirė tė jepni saktėsisht njė pėrgjigje: I lindi qyteti kėto kėngė apo bashkė me to u ndėrtua vetė qyteti?
Kjo ėshtė njė pyetje retorike qė ndoshta nuk kėrkon pėrgjigje por qė ka nė vetvete njė tė vėrtetė tė madhe: Korēa ėshtė shkrirė nė kėto kėngė, merr frymė nėpėr vargjet e serenatave jeton dhe dashuron, fisnikėron me to brezat e saj.

Po pėr serenatat kemi intervistuar edhe Artistin e Popullit Gaqo Ēako. E pyetėm: Kemi dėgjuar se serenatat korēare ishin shkolla juaj e parė artistike. A qėndron kjo pandehmė?
Korēa u bė pėr mua me tė vėrtetė akademia e parė e Arteve tė Bukura. Nė rininė time tė parė mbaj mend serenatat e paharrueshme korēare kur me grupe shokėsh vinim me kitarė pranė dritareve tė vajzave qė preferonim dhe ju kėndonim atyre kėngė dashurie.
Ēfarė poezie? Ēfarė harmonie, ēfarė miseri fshihej nė ato netė. Ishin netė me tė vėrtetė tė bardha tė njė rinie tė pakthyeshme dhe pa lamtumirė.
Serenatat zgjasnin nga ora dhjetė deri nė tre pas mesnate me kėngė dashurie nga mė tė ndryshmet dhe nga mė tė ēuditshmet. Secili kishte vajzėn e vet. Kėngėt e dashurisė ishin konkrete dhe organizoheshin nė periudhėn e verės…
Netė tė bardha: Sa shumė i shkojnė Korēės kėto netė tė bardha…
Ishtė njė ikonė e mrekullueshme e Onufrit "Shėn Mėrija me Krishtin e vogėl nė krahė". Ē'buzėqeshje e mrekullueshme lexohet nė fytyrėn e Shėn Mėrisė? Ēfarė buzėqeshje? A nuk flet ajo pėr dashurinė hyjnore por edhe njerėzore? Ai nuk flet pėr gėzimin e papėrsėritshėm qė tė sjell fėmija?
E pra vajza korēare dhe djali i dashuruar shkonin nė kishė nė Mitropoli apo nė Shėn Gjergj dhe aty shikonin ikonat e pavdekshme. Shėn Mėria me Krishtin nė krah ėshtė dashuria e dashurive, ėshtė kėnga e kėngėve, ėshtė serenata e serenatave.
Ne mendojmė se kjo frymė hyjnore ikonat duket dhe ndihet edhe nėpėr sereneatat, te kėto kėngė tė dashurisė sė shenjtėruar. A nuk ndihet nė kėngė pėrveē trokitjes sė pėrvėluar tė dashurisė, edhe pritja e fėmijės sė parė, edhe belbėzimi i perėndishėm i foshnjės, edhe ngrohtėsia nė vatrat familjare, edhe bėrja e kryqit para bukės dhe bekimi i madh i prindėrve. Dhe tė gjitha kėto pėrmblidhen nė atė buzėqeshjen e Shėn Mėrisė, nė atė buzėqeshje nismėtare tė natyrės dhe tė jetės, nė atė shpėrthim tė parė kozmik tė botės moderne. Dhe kjo buzėqeshje e Shėn Mėrisė ėshtė e pėrhapur si njė bekim i ėmbėl nėpėr serenatat korēare qė pa frikė mund ti quajmė ikona me tinguj. Ndaj edhe tingėllon natyrshėm ai vargu madhėshtor qė duket se ka zbritur direct nga Olimpi:
Perėndeshė e bukurisė ti je…
E tillė ėshtė Afėrdita e shtėpive korēare e thjeshtė, e ulur mbi avlimend ose mbi gjergjef, e pastėrt si pika e vesės e dalė nga shkuma e detit tė qelibartė tė serenatave… Dhe si dritė tė pėrjetshme ka atė buzėqeshje, buzėqeshjen e Shėn Mėrisė me Krishtin.
Kėngė-Ikona dhe Ikona-kėngė…
Nė vend tė epilogut
Serenatat kanė natyrisht njė karakter romantik. Ato zakonisht kėndohen nėn dritėn e praruar tė hėnės dhe fjalėt mė tė zakonshme pėr to janė "Bilbil", "hėnė", "trėndafil". Ato janė kryefjala e serenatave. Por krahas karakterit romantik, siē thamė ato fshehin nė vetvete diku nė thellėsi njė karakter tė spikatur realist. Se… kujdes.. Mund tė vesh tė bėsh njė serenatė dhe mund tė bijesh pa dashur nė njė dėrrasė tė kalbur, tė papėrshtatshme. Tė mos harrojmė pėr asnjė cast se Korēa nė vitet tridhjetė ishte e ndarė nė tre lagje tė mėdha nė Varosh, Katavarosh dhe lagjen pėrtej lumit.
Martesat bėheshin brenda "sėrės tėnde" dhe jo tė dilje jashtė kėsaj "sėre". Po tė veproje ndryshe ose do tė bėheshe gazi I botės ose do tė ndodhte ndonjė tragjedi si midis Montekėve dhe Kapuletėve.
Ndaj ai qė vinte nė mbrėmje bashkė me dy-tre shokė ose vetėm e kishte studiuar mirė vajzėn e tij nė tė gjitha drejtimet.
Serenata ishte me objekt, e adresuar, vetėm pas viteve pesėdhjetė serenata u bė pa objekt tė caktuar. Madje nė kėngė I kėndohej hollėsisht bukurisė shpirtėrore dhe fizike tė vajzės tė cilės mentohej ti fitohej zemra. Ndaj kėngėt janė me fjalė tė zgjedura, fisnike, tė zhveshura nga ēdo fjalė banale, nga ēdo shprehje e rėndomtė. Jo thjesht se nė kėngėt e serenatės pėrdoren shpesh fjalėt "Mbretėreshė e Zemrės", "o mbreti im" "mbretėreshė e mbretėruar" etj por mė tepėr pėr faktin se nė thellėsi tė tyre ato kanė njė qėllim tejet fisnik ndaj femrės, me fjalėt mė tė zgjedhura tė zemrės, me njė temp tė spikatur kalorsjak, ato, serenatat, dallohen pėr njė shpirt mretėroir, madhėshtor, sipėror.
Serenatat janė e kundėrta e kėngėve tė mejhaneve dhe tė klubeve, ku qejflinjtė me gotėn e hedhur njėra pas tjetrės nuk dinė ti kontrollojnė fjalėt dhe shpėrthejnė nė kėngė.
Serenatat kanė fjalė tė pastra zemre dhe shpirti. Fjalėt e tyre kanė vezullimin e yjeve dhe tė buzėqeshjeve, freskinė e pikave tė vesės dhe mrekullinė e flladit parajsor tė pranverės.
Shpirti I tyre mbretėror duket qė nė misionin, qė nė objektin dhe nė qėllimin e tyre dhe deri nė mjetet dhe nė arsenalin e pėrdorur.
Mbretėresha e Zemrės duhet tė jetė e denjė pėr njė mbret. Edhe sjelljet edhe fjalėt duhet tė jenė mbretėrore. Madje edhe nė qoftė se nuk e arrin objektin tėnd duhet tė largohesh si njė mbret dhe kujtimin e saj ta ruash tė shenjtė, si njė vajzė tė fronėsuar pėrjetėsisht nė zemrėn tėnde. Ndaj serenatat na duken kaq tė bukura dhe tė afėrta, edhe sot nė njė prag shekulli tė ri, tė njė epoke tė re. Ato janė Titaniku ynė "i mbytur" nga kujtimet, janė brilantet e gjyshėrve tė zhytur nė thellėsitė e tingujve. Ndaj kur i kėndojmė na drithėrohen zemrat dhe na fisnikėrohet dhe zbukurohet shpirti.

Sepse gjithkush e
ka njė dritare
Nga e mban kokėn prapa
pėrjetė
Njė siluetė del, zhduket
dhe shuhet fare
Dhe prapė shfaqet si njė
margaritar nė det
Lum ne pėr margaritarė
tė tillė mbretėrorė…


''Gazeta Shqiptare''
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg sofra_korcare.jpg (49.6 KB, 30 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
korcare, serenatat

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Ka korēarč ktu apo jo migel Kendi i pershendetjeve 5 30-08-2007 19:16
Ermira Bodinaku - Muziken popullore e kendoj me dashuri Administratori Muzika 0 21-12-2006 14:56
Ermira Kola - Nga serenatat korcare tek kenget labe Administratori Muzika 0 21-12-2006 13:01
Mihallaq Andreas - Kantautor i serenatave por edhe shkrimtar Administratori Muzika 0 21-12-2006 12:24
Serenatat Korcare Qershija Muzika 16 02-09-2006 18:33


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 14:06.




Parajsa Shqiptare