Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Serbi mban dy koncerte ne Tirane

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 16-04-2006, 21:22
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Serbi mban dy koncerte ne Tirane

Artisti serbo-kroat, pėr herė tė parė live dje dhe sot nė Tiranė me “Orkestrėn e Martesave dhe Funeraleve”. Bregoviē: “Ciganėt janė nga tė vetmit qė kanė muzikė moderne nė Ballkan. Janė tė vetmit qė kanė njė shprehi natyrale nė muzikė. Ē’mbetet, ėshtė nacionale dhe histerike”

Goran Bregoviē: “Muzika ėshtė njė sėmundje serioze”

Elsa Demo

Goran Bregoviē, artisti me pasaportė serbe, kroate e boshnjake ka njė dekadė qė muzikėn e kėrkon tek gjuha e ciganėve. Nuk ka tė ngjarė qė lufta tė zhdukė dėshirėn e gjuhės me tė cilėn gjithmonė ke folur, por ta transformojė atė estetikisht. E megjithatė si para dhe pas lufte, Bregoviēi nė Shqipėri, vetėm sa e ka shtuar numrin e atyre qė ia duan muzikėn. Ata tė cilėt e kanė adhuruar si ylli i rock-ut i “Sumbullės sė bardhė” qė e themeloi kur ishte 17 vjeē dhe njė brez tjetėr qė mėsoi se ē’mrekulli mund tė bėjė kinemaja dhe muzika kur takohen dy artistė qė e duan gjuhėn e ciganit: Goran Bregoviē dhe Emir Kusturica. Nga ’94 e kėtej. Po aq kohė sa u desh qė tė dy emrat, nė fund tė konflikteve ndėretnike nė ish- Jugosllavi tė pėrfliten si artistė qė produkti kulturor mė vete i secilit kishte nxitur nacionalizmin. I pari gjakun e brigadat ushtarake serbe nėn drejtimin e Radovan Karaxhiēit, dhe regjisori si artist qė kishte gjetur mbėshtetjen e vetė Millosheviēit pėr filmat e tij.
Gjatė luftės Bregoviēi thotė se donte tė bėnte vetėm muzikė. Dhe kur lufta tė kishte marrė fund tė ndihej krenar pėr ē’kishte shkruar. Krijoi “Bandėn e martesave e funeraleve” qė nė fakt ėshtė njė kėrkim nė muzikėn e martesave dhe funeraleve tė ciganėve, ku pėrfshihen kėngė, muzikė orkestrale, harqe, instrumente tunxhi, daulle, e sidomos zėri mashkullor, nė kor. Ashtu siē u shfaq dje live pėr herė tė parė nė Pallatin e Kongreseve, duke drejtuar me kitarėn elektrike dhe tė bardhėn e kostumit karakteristik qė Bregoviē e respekton si nė njė rit martesor. Sadoqė shkruan muzikė pėr kinema e teatėr, eksperimenton si libretist dhe kompozitor pėr opera, kjo ėshtė familja e tij e madhe prej vitit 1995. Prej kėtej doli albumi i vitit 2002 tė cilin e quan “Rrėfenja pėr martesa e funerale”. “Gjuha e ciganėve ėshtė gjuhė e thjeshtė mė pak fjalė e cila mė lejon tė pėrqendrohem nė tingujt e fjalėve. Nėse njerėzit nuk e kuptojnė, kjo nuk i pengon ata tė kėndojnė me mua, sadoqė fatkeqėsisht nuk kam origjinė cigane”. Atė qė kritika ia ka quajtur herė herė njė art jo tė pastėr, atė kėrkim ku ndėrthuren mė sė shumti tingujt e bandės cigane me polifoninė e traditės bullgare, publiku ia ka pranuar krejt instinktivisht.
Bregoviē e shpjegoi dje para medias nė Tiranė. Njė artist qė vjen nga vendi ku jeta dhe vdekja rrinė afėr e afėr dhe muzikantėt e tij qė interpretojnė nėpėr fshatra si pėr dasma dhe vdekje. Po pse e funeraleve? “Nė besimin ortodoks gjatė njė varrimi, interpretohet muzika e preferuar e tė vdekurit. Kjo muzikė mund tė jetė njė muzikė e gėzueshme.” Kjo mendon se e bėn mė natyrale muzikėn e tij. Kori i djeshėm i burrave me kostum tė zi tė fuste si nė kupolėn e ekos sė njė liturgjie. “Bullgaria ėshtė vendi i vetėm nė botė ku ciganėt luajnė me trumbeta dhe kjo ndodh qė nga koha e luftės kundėr turqve. Banda tė tilla kishin nevojė pėr muzikė kundėr luftės. Pėr mua sot njė orkestėr si kjo ėshtė njė lloj cavaleria rusticana. Nėse me njė orkestėr simfonike klasike e di se ēdo tė presėsh, me kėtė nuk ndodh kėshtu”.
Programi i koncertit tė sotėm do tė ketė tė papriturat me polifoninė shqiptare. Mbetet pėr t’u parė. Orkestra e tij ėshtė e njėjta si kur luan nė Nju Jork ku do tė fluturojė sėrish pėr njė koncert korrikun qė vjen ashtu edhe nė Shqipėri. Vetėm se: “kėto vitet e fundit kam dhėnė mbi 160 koncerte, por asnjėherė nuk e kam parė kaq tė entuziazmuar orkestrėn time si nė Tiranė”. Kaq sa pėr muzikėn qė nuk mund t’ia shpjegosh dot me fjalė tė varfėra, veē me ndihmėn qė ta jep vetė Bregoviē kur nis e shpjegon.
Shtrėngesa pėr tė mos i bėrė pyetje politike ndihej qė nė ajrin e konferencės sė shkurtėr pėr shtyp. Njė e pėrditshme shqiptare e kishte paralajmėruar artistin tė heshtte dhe tė kėndonte se “kėtė di tė bėjė mė mirė”. Por Bregoviēi nuk shqetėsohet tė flasė nė njė korridor 10 minutėsh tė kohės dhe ditarit tė ngjeshur nė Tiranė tė organizatorėve tė tij qė e ruanin mė shumė nga ē’duhej njė artist tė lirė.

02/04/2006
Gazeta Shekulli
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 16-04-2006, 21:22
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

"Cuti Gorane!" dhe kėndo!
Tė shtunėn nė mbrėmje mezi pres tė shkoj e tė shoh koncertin e jugosllavit Goran Bregoviē. Jo aq i tunduar nga intervistat e tij tė fundit, sesa nga nostalgjia e atyre viteve tė errėta, kur drita e vetme
e shpresės, e informimit dhe e alternativės, mė vinte nga RTB 2. Kur dėgjoja me ėndje Riblja Ēorbėn
dhe Hari Mata Harin.
Kur mezi prisja ēdo tė hėnė rubrikėn sportive dhe drejtuesin e saj Marko Markoviq, qė e ndiqja mė shumė se Vladimir Grillon.
Kur ndiqja ndeshjet e Jugoplastikės, me tė njėjtin ankth si ndeshjet e Dinamos nė volejboll pėr femra,
kur emocionet ngriheshin nė maksimum, kur Dragan Nikitoviq komentonte me zjarr finalen e
Evropianit nė Basketboll, qė Jugosllavia e humbiste nė sekondat e fundit pėrballė Bashkimit Sovjetik.
Kur seleksionoja fotografitė e Bijelo Dugme-s nga ēamēakėzėt e sjellė fshehurazi nga miqtė e babait
qė shkonin jashtė dhe kėndonim me shokėt nė gjimnaz nėn zė, hitin e fundit tė Bajaga i Instruktori.
Tė shtunėn me ėndje do tė ndjek grupin e Goran Bregoviqit nė stilin "Ciganin", qė do tė kėndojė "Evo
zore"-n nga "Dom za veshanje" apo "Kalashnikov", nga filmi i fundit i Kusturicės, qė fitoi dhe "Palmėn
e Artė" nė Kanė. Me nostalgji do tė mundohem tė kuptoj tė gjitha fjalėt e kėngėve, qė i kam aq tė
dėgjuara nga vitet tetėdhjetė, pėr tė pare nėse e kam harruar njė gjuhė tė huaj qė mendoj se e zotėroj mirė, serbishten.
Por, padyshim nuk harroj kurrė se ēfarė reagimi ngjalla te disa miqtė e mi kosovarė nė Londėr, kur ia pohova kėtė fakt "kulturor". Ata menjėherė m'u pėrveshėn mua dhe kozmopolitanizmit tim, duke mė vėnė edhe njė akuzė ekstreme si "agjent i UDB-ės".
Megjithėse miqėsia jonė nuk u cenua, incidenti mė bėri tė mendoj, se ndėrkohė qė ne bombardoheshim nga "dyshi sllavit" me informacionet e munguara, dikush na shtynte tė harronim Kosovėn. Mirė sllavėt, por edhe makina e propagandės qė na mbante larg njė padrejtėsie historike, pėr shkak tė mėkateve tė flirtimit tė turpshėm mes Tiranės dhe Beogradit deri nė vitin 1948, kur siē shkruan vetė Hoxha te Titistėt: "…nė festivalet dhe ngjarjet ndėrkombėtare, Shqipėria merrte pjesė nėn flamurin jugosllav".
Nė fakt invazioni kulturor jugosllav jo se u ndėrpre. Turbull kujtoj se deri nė fillim tė vitit 1980, sinjali televiziv hynte i papenguar dhe vetėm pas demonstratave nė Prishtinė mė 1981, u fut zhurmuesi i famshėm.
Natyrisht qė nga ajo kohė, bile edhe nga ngjarjet e viteve nėntėdhjetė, ka rrjedhur jo pak ujė. Cilėsisht situata ka ndryshuar mjaft dhe sot Kosova ėshtė pranė pavarėsisė. E megjithatė plagėt janė ende tė pathara, sa tė shtunėn, ndėrsa do tė dėgjoj Kalashnikovin e Bregoviqit, nuk mundem mė tė ezauroj thjesht shijet e mia kulturore. As mundem tė harroj kallashnikovėt qė u shkrehėn mbi ne gazetarėt nė 1998 nga posta serbe e Padeshit. As ata qė u derdhėn breshėri mbi tė pafajshmit nė Sarajevėn e Kusturicės dhe Bregoviqit, tė cilėt ato kohė lanė artin mėnjanė, harruan sa shumė nga talenti i tyre ia kushtuan dhimbjes dhe klithėn fort pro ēetnikėve dhe Karaxhiqit.
Ndaj, tė shtunėn prapė do shkoj nė Pallatin e Kongreseve. Do tė shijoj artin dhe muzikėn e Bregoviqit. Do mundohem tė harroj qė ai ėshtė ballkanas si gjithė ne, qė nė njė moment e humbim dhe pėrkrahim ēmendurinė. Do tė pėrpiqem tė mos marr seriozisht deklaratat e tij tė fundit se i dashuron shqiptarėt dhe muzikėn e tyre. Do pėrpiqem tė mos konsideroj si tė rėndėsishėm aktin se ndėr tre ngjarjet
kryesore tė kėsaj jave tė thatė pa shi, njė dramė serbe nė Teatėr Kombėtar dhe njė koncert i Bregoviqit nė fundjavė, i bėnė goxha karshillėk njė takimi tė rėndėsishėm politik nė Durrės, ku serbė e
shqiptarė u ulėn dhe folėn pėr Kosovėn.
Tė shtunėn do tė pėrpiqem tė jem njė shikues evropian, tė mbaj veten e tė mos bėrtas nė gjuhėn qė Bregoviq e njeh mė mirė se unė: "Cuti Gorane* dhe kėndo!"
Se atė di ta bėsh mė mirė.
*Hesht Goran (nė serbisht)

Gazeta Ekspres
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 16-04-2006, 21:23
Minifotoja e anetarit Qershija
Super Moderator/e
 
Reg: 06-04-03
Lokalizimi: Ne zemren tende
Postime: 1,591
Kryesore

Goran Bregoviē, kantautori boshnjak, ithtar i muzikės "etno-kombėtare"

Me nisjen e trazirave tė para nė Jugosllavi, dy miqtė, Bregoviē dhe Kusturica braktisin gjithēka dhe arratisen nė Amerikė e mė pas transferohen nė Paris, duke iu bashkuar shumė miqve tė Sarajevės. "Koha e ciganėve ", njė afresk i mrekullueshėm i popullit rom mes reales dhe fantastikes shėnon nisjen e bashkėpunimit me Kusturicėn. "Pėr artin nuk kishte mė hapėsirė nė Jugosllavinė e mbetur jetime pas vdekjes sė Titos", shprehet Bregoviē.

-Portret-

Goran Bregoviē, kantautori serbo-kroat, njė nga personalitetet e njohur tė muzikės bashkėkohore, i mirėnjohur pėr krijimin e kolonės sė famshme zanore tė filmit "Arisona Dream"(Ėndrra e Arizonės) tė regjisorit Emir Kusturica, ndodhet nė Tiranė pėr tė dhėnė njė koncert mė datat 1 dhe 2 Prill nė Pallatin e Kongreseve nė kryeqytet.

Goran Bregoviē njė artist me origjinė ballkanike, ėshtė njė nga personalitetet e muzikės sė shekullit XX-XXI, ku kompozimet e tij pėrziejnė tingujt e fanfarės cigane, polifonitė tradicionale bullgare, tingujt e njė kitare me perkusione tradicionale me thekse tė muzikės Rock, nė sfondin e njė orkestre harqesh me ritme zėrash tė panumėrt, zėrash tė fortė tė njė kori burrash, pėr tė krijuar njė muzikė, thellėsisht origjinale, qė instinktivisht gjithkush do ta kishte vėrtetė tė vėshtirė t'i rezistonte.

I lindur nė vitin 1950 nė Sarajevė tė Bosnje-Hercegovinės, nga njė nėnė serbe dhe njė baba kroat,Goran Bregoviē, krijoi grupet e tij tė para rock nė moshėn 16 vjeēare. "Muzika Rock luante nė ato vite njė rol thelbėsor nė jetėn tonė. Ishte e vetmja mundėsi pėr tė shprehur publikisht pakėnaqėsinė tonė pa rrezikuar tė pėrfundonim nė burg", ėshtė shprehur Goran.

Pėr tė pėrmbushur dėshirėn e prindėrve Goran vazhdoi studimet e larta pėr filozofi dhe sociologji, dhe do tė ishte bėrė mėsues, po tė mos kishte korrur suksesin e madh qė erdhi pas publikimit tė diskut tė tij, tė parė. Pėr pesėmbėdhjetė vite radhazi me grupin e tij "Ėhite Button" ai publikoi trembėdhjetė albume, tė shitura nė 6 milion kopje. Turet muzikore tė panumėrt nė kėto vite e bėjnė Bregoviēin idhull tė rinisė jugosllave. Nė fund tė viteve '80 Bregoviē lė pas dorė karrierėn e tij prej "ylli tė muzikės" dhe tėrhiqet nė njė ishull, nė njė shtėpi tė vogėl, nė breg tė Adriatikut, duke ndjekur kėshtu njė ėndėrr tė vjetėr tė fėmijėrisė.

Nė kėtė ishull kompozon muzikėn e filmit tė tretė tė regjisorit Emir Kusturica "Koha e Ciganėve". Por ndėrkaq shumė shpejt nisin trazirat e para nė Jugosllavi dhe dy miqtė, Bregoviē dhe Kusturica braktisin gjithēka dhe arratisen nė Amerikė e mė pas transferohen nė Paris, duke iu bashkuar shumė miqve tė Sarajevės. "Koha e ciganėve ", njė afresk i mrekullueshėm i popullit rom mes reales dhe fantastikes shėnon nisjen e bashkėpunimit me Kusturicėn. "Pėr artin nuk kishte mė hapėsirė nė Jugosllavinė e mbetur jetime pas vdekjes sė Titos", shprehet Bregoviē.

Nė krijimtarinė e tij muzikore nė kinema veēohen bashkėpunimet nė kolonėn zanore tė filmit "Arizona Dream"(Ėndrra e Arizonės) ku interpretojnė aktorėt e famshėm hollivoodianė, Jerry Leėis e Johnny Depp, si dhe njė kėngė "Tv Screen" e intepretuar nga kėngėtarja Iggy Pop.

Goran gjatė viteve '90 kompozon kolonėn zanore tė filmit "Mbretėresha Margot" tė regjisorit Patrice Chereau, film qė fitoi Palmėn e Artė nė Festivalin e Kanės mė 1994 dhe mė pas me muzikėn e filmit tė Kusturicės "Underground", qė fitoi Palmėn e Artė nė Festivalin e Kanės mė 1995. Ai bashkėpunon edhe me regjisorė tė tjerė filmash ku kompozon muzikėn e filmit "Treni i jetės" tė regjisorit Ranu Mihaelanu, i prezantuar me sukses nė Festivalin e Venecias, San Paolos, Berlinit dhe nė kinematė e shumė vendeve.

Vitet e fundit Goran, lė muzikėn e filmit pėr t'iu kushtuar muzikės sė gjallė, interpretimit tė muzikės sė vet, duke rinisur kėsodore njė karrierė tė dytė nė skenat botėrore.

Bregoviē ka shkruar edhe muzikė pėr teatėr si "Qetėsia e Ballkanit" realizuar nė 1997 nė bashkėpunim me regjisorin e teatrit Tomaz Pandur me teatrin e Triestes, pėr tė cilėn shkruan edhe muzikėn pėr njė premierė tė tragjedisė "Hamlet" tė Shekspirit. Nė bashkėpunim me regjisorin mė tė njohur italian tė Teatrit Marco Baliani shkruan muzikėn e pjesės "Kryqėzimi i fėmijėve" nė nėntor 1999, si dhe nė Janar 2001 e Janar 2002, shkruan muzikėn pėr projektin e "Komedia hyjnore" tė Dante Alighierit, me regjisor Tomaz Pandur dhėnė nė Teatrin Thalia tė Hamburgut, Gjermani.

Nė krijimtarinė e tij koncertore pėr dhjetė vjet radhazi, qė kurse u nda nga muzika Rock, muzika e tij nuk po dėgjohej mė "live". Nė verėn e 1995 me njė grup prej 10 instrumentistėsh tė muzikės tradicionale, tė ndjekur nga njė kor prej 50 elementėsh dhe njė orkestėr sinfonike ai jep njė seri koncertesh nė Greqi dhe Suedi, mė pas edhe nė Bruksel para 7500 vetėve. Organika e tij nė atė vit pėrfshinte rreth 120 muzikantė tė talentuar.

Nė vitin 1997 formacioni i tij u reduktua nė 50 muzikantė. Bregoviē korr suksesin e tij tė madh nė turnetė nėpėr gjithė Europėn me Orkestrėn e tij pėr "Martesa dhe Funerale" duke prezantuar pėr publikun pjesėt mė tė mira tė kompozuara, qė tashmė janė vėrtet tė njohura si "Ederlezi" te (Koha e Ciganėve), "In the Death Car" (Arizona Dream", "Kalasnikov" (Underground), "Juris", etj, ku ai nga i riu rock-star i viteve '70-'80, pėrpara njė publiku prej 500 mijė vetėsh, afirmohet si njė kompozitor i maturuar tashmė pėr suksesin botėror dhe muzika e tij pėlqehet nė shumė plane.

Nė krijimtarinė e tij diskografike Goran ka bashkėpunuar me kėngėtarė tė mirėnjohur tė kulturave tė ndryshme si: Iggy Pop tek "Arizona Dream"; Ofra Haza tek "Mbretėresha Margot"; Cesaria Evora tek "Underground); Sezen Aksu nė Turqi; Georges Dalaras nė Greqi; Kayaha nė Poloni. Ndėr albumet e tij diskografikė veēohen: "Koha e Gipseve", "Arizona Dream", "Toxic Affair", "La Reine Margot", "Underground", "Ederlezi", "Bregovic & Kayah", "Songbook", "Music for Films", "Tales & Songs from Ėeddings and Funerals".

Goran Bregoviē si ambasador i muzikės ballkanase nė botė ka zgjedhur dhe propozuar tri fanfara (orkestra e re) nga Bullgaria, Rumania, Serbia, njė grup kėngėtaresh ruse dhe me Orkestrėn e tij pėr Martesa dhe Funerale, kanė performuar nė njė festė muzikore tė vendeve tė Ballkanit tė titulluar "Rrugėt e nxehta tė Ballkanit", dhėnė nė vitin 2000 nė Bolonjė dhe Romė. Goran ka dhėnė tre koncerte nė Afrikėn e Jugut nė 2001 dhe turne nė tė gjithė Europėn, si turneu nė Francė, kur publikoi diskun dhe njė film tė titulluar ''Rrėfime Martesash dhe Funeralesh tė Ballkanasve'', i cili ėshtė edhe disku mė i fundit. Nė Qershor 2002 ai prezantoi njė koncert tė veēantė nė kishėn e St.Denis, nė mjedisin e njė festivali tė muzikės sė shenjtė, tė titulluar "Zemra ime ėshtė bėrė tolerante" ku Bregoviē bashkė me Orkestrėn e tij pėr Martesa dhe Funerale ftoi edhe njė grup harqesh marokenė dhe tri zėra femėrorė tė tre religjioneve tė ndryshme. Nė Prill 2004 nė Trieste ai befason Italinė me njė turne nė qytetet e saj ku publikon pėr herė tė parė shfaqjen e parė botėrore tė ''Karmen'', por me fund tė lumtur tė krijuar prej tij, turne tė cilin e vazhdoi nė tė gjithė Europėn. Nė kėtė koncert, gjysmė operė, vihej re theksi ballkanik.

Goran Bregoviē dallohet pėr muzikėn e tij origjinale ku ndėrthuren nė njė folk ballkanik me elektronikėn, ritme tė shfrenuara dhe tema tė shenjta. Muzika e tij lind nė njė tokė tė mistershme ku kryqėzohen tri kultura, ortodokse, katolike dhe muslimane.

Muzikanti boshnjak duket se s'do tė lodhet kurrė sė zbuluari kufijtė e muzikės sė tij, ku gjallėron sė thelli shpirti i lirė dhe pasionant prej ballkanasi. Tashmė ai nuk ėshtė mė i dhėnė pas karrierės dhe merret me kompozime tė ndryshme qė nga kėngėt pėr fėmijė deri te sinfonitė komplekse.

Nė koncertin e sė shtunės dhe tė dielės nė Tiranė, i mbėshtetur nga Qeveria Shqiptare do tė performojnė bashkė me tė 43 muzikantė tė trupės sė tij prej 50 elementėsh, shoqėruar nga njė teknikė e posaēme muzikale qė do tė vijė nga Greqia.

Tashmė Goran Bregoviē jeton mes Parisit dhe Beogradit, por gjithnjė ndodhet nė njė udhėtim. Ai konsiderohet simbol i Bosnjės multietnike edhe pėr nga origjina e tij. Muzika e Bregoviē mund tė quhet pa frikė "kozmopolite", "muzikė botėrore", pasi pėrmbledh nė vetvete ritme jazz, tango dhe ritme sllave, subjekte turke dhe zėra bullgarė, polifoni tė shenjta ortodokse dhe copėza tė popit modern, njė muzikė nė konceptin e muzikės "etno-kombėtare".

ATSH
__________________
Nobody is perfect ...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
koncerte, mban, serbi, tirane

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Adresa grupesh dhe kengetaresh! Administratori Muzika 7 14-05-2008 03:30
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 12:24
Prodi sot nė Tiranė, kafe me Ramėn, drekė me Metėn informuesi Politika shqiptare 0 03-12-2007 20:20
Sinan Hoxha - Soni mikja ime me e mire Administratori Muzika 1 05-04-2007 15:09
Enigma e 14 shtatorit kur Nano u arratis ne Maqedoni Administratori Shtypi i dites 0 30-01-2007 12:46


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:24.




Parajsa Shqiptare