| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Rosela Gjylbeku: Fitoi Shkodra, kjo ka rėndėsi Rosela, ta nisim me fitoren e ēmimit tė dytė. Cilat ishin emocionet e para kur more ēmimin? Shumė e lumtur. Nuk e prisja, sepse me thėnė tė drejtėn ishte festival shumė mė me nivel se dy tė fundit, kishte shumė kėngė tė mira. Nuk ėshtė se nuk e dėshiroja, por duke qenė natyrė modeste, mbase mė shumė se ēduhet, deri nė momentin e fundit thoja Jo, ska mundėsi, smund tė jem unė. Por kur filloi votimi dhe pati pikė shumė tė larta pėr mua dhe deri nė momentin e fundit, kur Sherif Merdani dha votėn e tij, isha unė nė vendin e parė atėherė po e kuptoja.Domethėnė, mė kishte kapur njė hutim total, nuk ka mundėsi thashė. Ishte bukur ti shkoje afėr ēmimit tė parė. Mu bė shumė qejfi pėr Rik Ndocin, jashtėzakonisht shumė, ėshtė kėngėtar i madh dhe ēmimi ėshtė njė dhuratė shumė e bukur pėr tė pas rikthimit. Dy kėngėtarė nga Shkodra fitoni vendet e para. Ēdomethėnie ka pėr ty? Edhe dikush tjetėr mė tha Ah, ju Shkodra!. Por nuk ishte bėrė me fjalė, sepse nė fund tė fundit kėtu fitoi kėnga, ne thjesht pėrfaqėsonim komponentėt e kėngės dhe ishte koinēidecė shumė e bukur. Sigurisht, Shkodrės i jep shumė lumturi kjo. Kam marrė shumė mesazhe qė thonė Na nderove Shkodrėn dhe ndihesh nė qielline shtatė. Ajo Shklodėr ėshtė e lavdishme pėr tė gjithė ne qė kemi ardhur kėtu. Nė asnjė moment nuk heq dorė, sikur nė Shkodėr tė kishte ca gjėra qė i mungojnė, fatkeqėsisht, nuk do e lija pėr Tiranėn. Kėtu je afėr koncerteve, afėr angazhimeve kryesore, kjo ėshtė arsyeja. Kur ka nisur realizimi i kėngės suaj? Kėnga kishte njė muaj e pak qė kishte nisur. Ishte nė fakt ideja e prof. Shpėtim Saraēit pėr tė bashkėpunuar me Pirro Ēakon, me tekst tė Agron Tufės. Dua ti falenderoj qė tė tre nė mėnyrė tė veēantė, sepse ėhstė shumė e rėndėsishme tė kesh njė kėngė ku komponentėt janė tė njohur. Megjithėse kisha emocione, se janė emocionet normale tė skenės, dridhesh para asaj skene, se e ke publikun aty para dhe mendon si po e nxjerr kėngėn, se po tė shohin me ėndje. Kisha tre emra tė mėdhenj dhe nuk mė lejohej tė gaboja. Ėshtė edhe fakti qė unė kėrkoj shumė nga vetja, nuk jam kurrė e kėnaqur, biles natėn e dytė prof. Shpėtimi mė ēoi mesazh urimi qė ke dalė shumė mirė, unė prapė mendoja Shpresoj tė dal nė natėn e tretė, ndihesha sikur nuk kisha dhėnė maksimumin tim tė mundshėm. Sigurisht emocionet ndikojnė ndonjėherė, mua personalisht mė ndikojnė pėr mirė. Mė ka ndihmuar. Kalojmė tek pjesėmarrja nė festival. Pėrsa i takon realizimit, si u ndjetė si kėngėtare? Shumė e kėnaqur. Unė kisha njė vit shkėputje dhe tė them tė drejtėn jam kėnaqur shumė me Natėn Gala dhe pėr kėtė duhet falenderuar udhėheqėsi artistik Edmond Zhulali, bashkė me gjithė stafin e RTSH. Ishte njė ide shumė e mirė dhe sikur tė bėhej ēdo pesė vjet do ishte njė mrekulli. Jam emocionuar shumė dhe mu duk vetja aq e vogėl para atyre emrave aq tė mėdhenj, por kėnaqėsia mė e madhe ishte se pjesa mė e madhe e kėngėtarėve ishin shkodranė. Ke idenė ēfarė kėnaqėsie mė jepte kjo gjė? Nuk e di, por e kemi pak gjakun e ėmbėl ne! Le tė flasim pak pėr kėngėtarėt dhe garėn e tyre. Si ėshtė nė tė vėrtetė? Garė e vėshtirė, sigurisht, sepse gjithsecili nga ne ka atė egon e brendshme qė unė dua tė fitoj. Por unė si natyrė jam shumė realiste dhe kam zgjedhur tė studioj nė njė degė tjetėr, vetėm pėr kėtė arsye. E vuaj shumė njė padrejtėsi, jam natyrė e ndjeshme. Jam munduar ta marr si njė hobi dhe jo tė lidhem shumė me muzikėn vetėm pėr kėtė arsye. Se tė gjithė mė pyesin pse nuk kam vazhdu pėr muzikė. Prandaj normal qė gara ėshtė e egėr, sepse sot kanė ndryshuar shumė gjėra, parametrat, dikush ka mundėsi ta bėjė kėngėn mė mirė, dikush mė pak mirė, dikush e bėn jahstė aranzhimin dikush kėtu nuk ėshtė pėr tė gjithė e lehtė tė punosh. Ke shumė dėshirė, por nuk mundesh tė bėsh atė qė je e aftė tė bėsh, por qė nuk e bėn dot. Unė gjithsesi jam selsektive, mė pėlqen tė zgjedh komponentėt e mirė. Dua tė mbaj njė pozicion tė mirė dhe mė erdhi shumė mirė qė bashkėpunova me realizuesit e kėngės. Jam shumė e lumtur qė kam njė kėngė tė mirė dhe qė ėshtė pėlqyer shumė. Jam akoma nė ato ditė tė euforisė. Por jam e angazhuar edhe me plane tė tjera, pėr festat e Viti tė Ri. Them qė ēmimi i parė ka qenė njė dhuratė shumė e bukur pėr festėn. Ndėrsa pėr vitin tjetėr prisni njė ēmim tė parė? Shohim se karriera juaj ėshtė nė ngjitje: e nisėt me Etheistėt si njė ndėr tė rinjtė qė kanė passion muzikėn, vazhduat me festivalet dhe tani me njė ēmim tė dytė Nuk e di, pot ė kasha njė kėngė tė mirė dhe tė garoja, do garoja fort, sigurisht. Gjithmonė varet nga kompozimi. Nė njė intrevistė Pirro thoshte se ndonjėherė njeriu kompozon njė kėngė, pėr tė cilėn punon shumė dhe nuk merr atė qė mendonte dhe meritonte tė fitonte. Pastaj mund tė bėsh njė kėngė dhe tė mendosh qė unė tani e bėra, tė dalė si tė dalė dhe fiton ēmim. Kjo kėngė nė fakt u nis pėr tjetėr aktivitet, por unė jam shumė e lumtur qė dolėm kėtu, sepse ėshtė shumė mė bukur tė kėndosh live, sesa me playback diku. Mė pėlqen mė shumė live, se jemi mėsuar nė koncerte dhe kėshtu kėndohet edhe nė botė. Sikur tė kishte mė shumė aktivitete ku kėndohet live pėr mua do ishte shumė mirė. Ēfarė e pengon artistin tė kėndojė live, nėse flasim pėr kushtet teknike? Po, normale, duke qėnė se Pallati i Kongreseve, qė ėshtė shndėrruar nė Pallat tė Koncerteve, nuk ėshtė bėrė pėr kėtė, nuk ka akustikė tė mirė. Kėtu nuk ka faj askush, se nė fakt duhet njė teknikė shumė e mirė dhe qė kushton shumė, qė tė ndryshosh totalisht dėgjimin. Ėshtė si tė ndėrtosh njė studio inēizimi nga e para. Kėtė nuke them unė, se nuk jam porfesioniste nė kėtė punė, por e kam dėgjuar nga profesorėt e mi, kompozitorė. Por kushon shumė dhe nuk i kemi arritur akoma ato nivele. Megjithatė, ka njė pėrmirėsim, nuk ėshtė gjithmonė e njėjta gjė, ėshtė nė rritje. Ato punojnė, lodhen, pėrpiqen tė marrin mė tė mirėne mundshme me aq sa janė mudnėsitė dhe ky ėshtė njė hap i mirė. Nuk ėshtė e lehtė edhe pėr ne. Nėse dikur ėshtė bėrė festivali nė skenėn e Operas, ai ėshtė apostafat pėr kėngėn, ėshtė kollaj tė kėndosh live aty. Nuk ke nevojė pėr kufje, mjaftojnė vetėm bokset kthyese dhe merr gjithė atė qė ke nevojė. Ne kemi kėnduar edhe tek Ethet ashtu, kėshtu qė nuk ishte ndonjė gjė e vėshtirė. Kurse kjo ėshtė sallė e madhe, zėri jehon mė larg dhe teknikėt dinė ta pėrkufizojnė mė mirė problemin. Megjithatė ne jemi ndjerė shumė mirė, sepse kam tre festivale qė marr pjesė dhe ēdo vit ka njė cilėsi mė tė mirė nė dėgjimin me kufje,me aq sa unė kam nė dorė tė kontrolloj, pastaj pėr tė tjerat... Nga tė treja festivalet, ku e keni ndjerė veten mė mirė, flas kėtu pėr interpretimin, kėngėn, performancėn. Nė tė tre festivalet kam patur kėngė komplet ndryshe nga njėra- tjetra. Do thoja qė kam ardhur nė rritje. E kam filluar me Hirushen, qė mė solli shumė fat. Ishte njė kėngė e ėmbėl dhe unė isha 16 vjeē, prandaj mu pėrshtat shumė. Pastaj mora njė duet, kompozuar nga Sh. Saraēi. Ishte njė impenjim shumė i madh, megjithėse nuk u vlerėsua me ēmim si kėngė, por u pėlqye shumė. Unė mendoj se ka dy ēmime: ai i publikut dhe ai qė jep juria. Rėndėsi ka qė ėshtė pėlqyer dhe pėr njė kėngėtar fitorja mė e madhe ėshtė tė futesh nė finale, mes kėngėve mė tė mira dhe jo gjithkush e ka kėtė mundėsi. Sigurisht qė ēmimi tė stimulon shumė, aq mė tepėr kėtė vit, se ishte festivali i 45-tė. Tė ishe aq afėr ēmimit tė parė, ti shkoje aq afėr Frederik Ndocit, pėr mua ishte nder. Ėshtė kėngėtar i madh, njė idhull i fėmijėrisė sime. Kėshtu qė mė shumė se kaq nuk kam ēfarė tė pretendoj. Ku e ndjeve konkurrencėn mė tė madhe mes kėngėtarėve tė tjerė? Mua mė ka pėlqyer jashtė mase kėnga e Arbėr Arapit, jo sepse ne jemi etheistė dhe miq shumė tė ngushtė, po thjesht ishte njė kėngė shumė e mirė. Mė erdhi keq, sepse duhej tė merrte njė ēmim, apo e meritonte njė vend mė tė mirė nė kualifikim se ai qė mori. Ishte njė kėngė shumė cilėsore dhe publiku e pėlqeu, qė ėshtė edhe mė e rėndėsishmja. Njė nga baladat mė tė bukura qė ka kėnduar Arbri dhe kur tė dėgjohet nė radio, se kėngėn sa ėm shumė ta dėgjosh aq mė shumė tė pėlqen. Por kėto janė gjėra qė ndodhin, jo tė gjithė do dalin tė kėnaqur nga festivali. Ėshtė mėse normale. Kėto dy kėngė, tė Frederikut dhe Arbrit, unė i kam lakuar shumė pėr tė fituar. Cila ishte arritja e kėtij festivali? Qė kishte nivel shumė tė mirė. Kishte kėngė shumė tė mira, jo komerciale dhe nėqoftėse kishte ndonjė, nuk dukeshin fare, sepse kėngėt e vėrtetė e mbytė, nė kuptimin figurativ. Prandaj kishte vlerė si festival. Duhet falenderuar E. Zhulali dhe redaktorėt e muzikės qė punuan aty, Gazmend Mullahi, Fred Kaēinari, pra njė njė staf profesionistėsh. Nuk duhen futur nė festival kėngė komerciale, se ėshtė festivali i muzikės sė lehtė shqiptare. Edhe njė festival tė denjė qė kemi, le ta bėjmė ashtu siē duhet. I prekėt pak planet e ardhshme, ta shtellojmė mė tej kėtė temė, pasi lexuesi ėshtė mė i interesuar pėr kėtė tani pas ēmimit? Plani im mė i afėrt ėshtė spektakli qė bėhet nė TVKlan, me ide tė Pandi dhe Bledi Laēos dhe Adi Hilės qė quhet Cest la vie (Kėshtu ėshtė jeta). Jam pjesėtare e njė dhjetėsheje me ēifte. Ėshtė ideja e kėrcimit tė njė balerini jo profesionisst me njė profesionist, muzikant, politikan apo actor qė do kėndojnė, shoqėruar nga njė kėngėtar profesionist. Po mė pėlqen shumė ideja dhe po pėrgatitemi pėr kėtė spektakėl. i falenderoj Pandin dhe Adin pėr ftesėn, i uroj edhe pėr ēmimin e parė, se pak a shumė ai grup jemi Ka pėr tė qenė diēka shumė e veēantė, njė risi pėr publikun. Publiku ka dėshirė pėr risi. Ka ndonjė ide pėr album Rosela? Dua tė them se kėngėt qė keni realizuar deri tani nuk mund tė mbeten pa njė ēati... Ėshtė shumė e vėrtetė, por nėse Rosela ka ndėrmend njė album nė tė nuk do jenė kėto kėngė, por totalisht produksione tė reja. Mendoj se jam akoma shumė herėt dhe jam shumė e re pėr ta bėrė albumin. Duhet tė vė bazat njėherė. Deri tani jam mirė. Kur tė vazhdoj edhe ca vite kėshtu, do filloj tė mendoj pėr njė album. Dėshira ime ėshtė tė kem bashkėpunim me tė gjithė kompozitorėt, tė mos dal gjithmonė me njė emėr dhe tė ketė njė gjė tė bukur. Kjo ėshtė dėshira ime. Unė e kam marrė me hapa shumė tė lehtė, nuk dua tė ngutem dhe ti bėj gjėrat ashtu siē duhen. Njė urim pėr dėgjuesit dhe admiruesit apo ndonjė falenderim tjetėr? Ju falenderoj pėr ftesėn, ėhstė gjithmonė kėnaqėsi tė jap intervistė pėr gazetėn tuaj. U uroj tė gjithėve Gėzuar festat, mbarėsi dhe dashuri nėpėr familjet e tyre. Do doja tė falenderoja familjen time pėr gjithė mbėshtetjen, gjithė ēkanė kaluar bashkė me mua, sepse ėshtė stres dhe punė shuėm intensive festivali, nuk ėshtė diēka e thjeshtė. Falenderoj edhe butik BSB dhe mikeshėn time tė re Emanuela, falė sė cilės arrita tad al aq mirė nė veshjen time skenike. Dua ta falenderoj patjetėr, sepse mė ka ndihmuar nė njė moment shumė tė ėvshtirė, kur ti gjen dikė qė thotė Dale, se do tė ndihmoj unė. Nuk ėshtė pak. Ėshtė njė nga butikėt mė tė mirė nė Tiranė dhe e falenderoj nė veēanti Emanuelėn. Faleminderit dhe gjithė tė mirat! Gazeta SOT
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| o sa mire me ken shkodran |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Rosela Gjylbegu - Jaret shkodrane, endrra ime ne sirtar | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 12:22 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Komandat kryesore ne IRC | Administratori | Networku shqiptar | 2 | 25-08-2002 01:24 |