Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Rosela Gjylbegu - Jaret shkodrane, endrra ime ne sirtar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 12:22
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Rosela Gjylbegu - Jaret shkodrane, endrra ime ne sirtar

Jaret shkodrane, ėndrra ime nė sirtar

Kėngėtarja e njohur Rosela Gjylbegu tregon pėr fillimet e karrierės sė saj. Megjithėse fare e re, kėngėtarja ka arritur tė hyjė menjėherė nė zemrėn e publikut shqiptar. Rosela, tashmė njė studente e psikologjisė, tregon pėr planet e sė ardhmes dhe surprizat qė do tė sjelli ajo pėr publikun shqiptar.
-Kėnga ka nisur pėr Rosela Gjylbegun tek “Ethet” apo mė parė?
Kėnga pėr mua ka nisur nė Shkodėr, nė Festivalin e Fėmijėve, ku kam marrė pjesė vetėm njė ditė. Dėshira ka qenė e madhe nė fakt nė moshė fare tė vogėl. Mė pas erdhėn “Ethet” dhe kėshtu qė ndryshuan shumė gjėra, ato sollėn diēka shumė tė re dhe positive nė jetėn time.
-Tek “Ethet” nė atė periudhė ka qenė njė konkurrencė e madhe tė rinjsh tė cilėt synonin tė ishin pjesė e kėtij spektakli. Sa e vėshtirė ka qenė pėr Rosela Gjylbegun tė “shkonte nė Tiranė”?
Nė fakt ishte shumė e vėshtirė. Ka qenė njė rastėsi pjesėmarrja ime nė atė edicion tė “Etheve”. Njė shoqja ime mė njofton se do tė zhvillohej njė kompeticion i tillė dhe shtėpia ime ėshtė shumė afėr me teatrin “Migjeni”, ku u zhvillua faza e parė e seleksionimit, ishte thjesht fati qė unė mora pjesė tek “Ethet”.

-Mendoni se ky spektakėl ka qenė njė shtysė qė ju tė vazhdonit rrugėn e artit dhe nėse nuk do tė kishin marrė pjesė atje do tė ishte sot kėngėtare Rosela Gjylbegu?
Do tė thosha qė nėqoftėse nuk do tė ishte ky fat unė nuk do tė isha sot kėtu. “Ethet” kanė luajtur njė rol shumė tė madh sepse ėshtė shumė e vėshtirė qė tė promovohesh nė atė mėnyrė. “Ethet” kanė qenė njė promovim shumė i madh pėr ne. Ishte njė staf i mrekullueshėm, i pėrbėrė nga artistėt mė tė mirė shqiptar dhe kėshtu qė ishte njė fat i madh pėr ne.

-Ndėrkohė qė ju keni marrė pjesė nė Festivalin e Fėmijėve nė Shkodėr. Me ēfarė kėnge ėshtė prezantuar Rosela nė kėtė festival?
Jam prezantuar me njė kompozim tė Ilir Barbullushit, ka qenė njė trio mes meje, Dukės dhe Ersi Dadės. Ishte njė trio shumė e lezetshme, ku mė e gjata isha unė. Kam qenė nė klasėn e gjashtė kur ėshtė bėrė ajo kėngė. Atė vit festivali prezantohej nga Roza Anagnosti dhe Ervin Bushati, ishte njė eksperiencė shumė e bukur pėr mua dhe mendova se mbaroj aty gjithēka sepse nė Shkodėr nuk ėshtė se kishte shumė mundėsi dhe Festivali i Fėmijėve dhe aktivitetet pėr tė rinj ishin tė kufizuara. Kur u zhvillua spektakli i “Etheve” unė kam qenė nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme.

-Kush e ka mbėshtetur mė shumė Roselėn nė rrugėn e muzikės?
Nuk do tė veēoja njė person tė vetėm, do tė thosha gjithė familja ime. Tė them tė drejtėn pa ata unė nuk do t’ia dilja mbanė dhe pėr kėtė i falėnderoi. Mė ndenjėn shumė afėr dhe mė dhanė forcė dhe kurajo pėr tė vazhduar pėrpara. Nėse do tė mė duhej tė pėrmendja njė person tė veēantė do tė thosha vėllai sepse ai mė shtynte gjithmonė, i pėlqente dhe merrej me muzikė. Gjithashtu neve nė familje na pėlqen shumė arti dhe kėshtu qė kam pasur mbėshtetje tė fortė nga tė gjithė.

-Ēfarė rryme muzikore pėlqen mė shumė Rosela tė ndjek?
Mė pėlqen muzika e lehtė, do tė mė pėlqente njė bashkėpunim me Bern, por brenda atyre kornizave dhe brenda njė kufiri tė caktuar. Por jam mė tepėr tek muzika e lehtė, aty e gjej veten, tek baladat. Besoj se kėtu jam mė mirė.

-Cilėt kėngėtarė shqiptarw dhe tė huaj janė idhujt e Rosela Gjylbegut?
Nuk mund tė veēoj dot sepse tė them tė drejtėn nė ato vite kanė qenė kėngėtarėt mė tė mėdhenj shqiptar, ata qė kanė krijuar historinė e kėngės shqipe. Unė kam shumė preference, do tė veēoja Eranda Libohovėn, edhe pse nuk kam kėnduar ndonjė kėngė tė saj mė ka pėlqyer jashtėzakonisht. Tjetėr do tė veēoja Ardit Gjebrean, Mira Konēin…. janė shumė dhe nuk i ndan dot. Vaēe Zela ėshtė e paharrueshme, ne kemi kėnduar shumė kėngė tė saj tek “Ethet”. Mund tė them se kėta kėngėtarė pėrbėjnė periudhėn e viteve mė tė arta tė muzikės shqiptare.

-Ju keni interpretuar edhe kėngė popullore shkodrane. Sa e ndjen veten aty Rosela Gjylbegu?
Mė pėlqejnė shumė kėngėt popullore, veēanėrisht jaret shkodrane. Mė thonė se jam mirė tek kjo gjini e kėngės, veēanėrisht tek njė kėngė qė unė e kam kėnduar tė riorkestruar nga Luan Borova. Ėshtė njė kėngė shumė e bukur qė mu pėrshtat. Nė fakt unė kam shumė dėshirė tė bėj njė jare dhe do tė luftoj pėr ta realizuar kėtė dėshirė. Megjithatė nuk ėshtė se e ndjej veten shumė tek ajo rrymė, ka kėngėtarė tė tjerė tė cilėt ia dalin shumė mė mirė se unė nė kėtė gjini.

-Cilin nga kėngėtarėt e muzikės popullore shkodrane do tė veēoje si idhullin tėnd?
Nė Shkodėr janė shumė kėngėtarė, Bujar Qamili, Mukades Ēanka, Violeta Zefi, Myrafete Laze. Nuk mund tė veēoj dikė sepse janė tė gjithė profesionistė dhe kėngėtarė shumė tė mirė.

-Ėshtė Rosela e pranishme nė ēdo aktivitet qė zhvillohet nė Shkodėr?
Tė them tė drejtėn mė bėjnė shumė ftesa dhe pėr kėtė mė vjen shumė mirė. Nuk jam shkėputur realisht me Shkodrėn, do tė thosha qė atje kam mendjen dhe zemrėn. Nėse do tė kasha mundėsi tė shkoja dhe tė shkėputesha nga shkolla do tė shkoja nė Shkodėr me shumė kėnaqėsi.

-Rosela Gjylbegu studion pėr psikologji. Ēfarė lidhje ka psikologjia me muzikėn?
Shumė mė thonė qė ke bėrė njė zgjedhje dhe njė alternim shumė tė bukur, tė tjerė mė thonė se kjo degė nuk ka lidhje me muzikėn. Mua nė fakt mė ka pėlqyer gjithmonė kjo degė, mė pėlqen tė komunikoj dhe tė merrem me njerėzit. Por gjithsesi unė nuk e kam parė nė atė aspekt, thjesht zgjodha njė profesion, muzikėn e kam hobi dhe pėrpiqem t’i alternoj me aq mundėsi sa kam.

-Si arrin Rosela tė alternoj shkollėn me aktivitetet artistike?
Duke marrė ndonjėherė edhe mungesa. Por nė fakt mė kanė ndihmuar shumė, janė shumė tė sjellshėm me mua. Kjo mė ndihmon veēanėrisht kur fillon festivali, ku mua mė pėlqen tė marr pjesė, edhe kėtė vit do tė marr pjesė. Janė treguar shumė tė sjellshėm dhe tė durueshėm.

-Ju keni marrė pjesė nė festivalin e RTSH-sė dy herė, njė herė si soliste dhe njė herė nė duet me Arbėr Arapin. Jeni ndjerė mirė dhe do tė merrni pjesė pėrsėri nė festival?
Sigurisht qė jam ndjerė mirė. Festivali ėshtė njė eksperiencė e bukur, mė pėlqen shumė tė kėndoj “live”. Kam njė bashkėpunim tė lezetshėm, por nuk do tė doja qė ta zbuloja tani sepse jemi ende nė pėrgatitje e sipėr. Shpresoj qė publiku ta pėlqej por edhe unė mendoj se do tė dali diēka e bukur.

-Rosela ju jeni larguar nga Shkodra dhe jetoni nė Tiranė. Sa e ndjeni mungesėn e qytetit tuaj?
Mė mungon jashtėzakonisht shumė qyteti im. Jo vetėm unė por edhe shumė tė tjerė si unė janė detyruar qė tė vijnė nė Tiranė pėr shkak tė mundėsive qė tė jep ky qytet. Shkėputja ishte pak e vėshtirė, por ishte njė vendim i marrė nga e gjithė familja pėr tė mirėn dhe tė ardhmen time. Vitin e parė e kam pasur pak tė vėshtirė, por kėtė vit kam njė shoqėri tė mirė dhe jam ambientuar mė shumė.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
endrra, gjylbegu, ime, jaret, rosela, shkodrane, sirtar

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
kush eshte me e bukur endrra apo jeta dubeb Njohja me anetaret e forumit 19 18-08-2008 14:46
Juventus, ėndrra ėshtė fitorja ndaj Interit informuesi Sporti Shqiptar 0 26-10-2007 15:20
Veli Rada - Te risjellim ne vemendje kengen e vertete Administratori Muzika 0 22-04-2007 17:21
Rosela Gjylbeku - Fitoi Shkodra, kjo ka rendesi Administratori Muzika 1 11-01-2007 20:33


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 00:15.




Parajsa Shqiptare