Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Redon Makashi - Ndihem i zhgenjyer nga festivali i RTSH

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 14:23
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,966
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Redon Makashi - Ndihem i zhgenjyer nga festivali i RTSH

Ndihem i zhgėnjyer nga festivali i RTSH

Kėngėtari i njohur Redon Makashi tregon pėr karrierėn e tij artistike. Sė shpejti kėngėtari “romantik” do tė sjelli nė tregun muzikor njė album tė ri. Redon Makashi do tė paraqesė nė kėtė album natyrėn e tij tė vėrtetė. Kėngėt e reja nė kėtė album do tė mbeten nė stilin e zakonshėm tė “romantikut” i cili kėtė herė “nuk luan mė me ndjenjat e vajzave” por ėshtė mė i qetė me vajzat dhe me jetėn. Kėngėtari i muzikės sė lehtė pohon se dekoltetė dhe minifundet kanė pushtuar tregun muzikor.

Lidhur me kėtė problem i cili ėshtė shndėrruar nė “gangrenėn” e muzikės sė vėrtetė shqiptare, Redon Makashi shprehet se, “Sot nė Shqipėri kush nuk ėshtė bėrė kėngėtar dhe kėngėtare falė dekolteve dhe minifundeve. Unė nuk kam asgjė personale ndaj tyre, por mediat po mbushin ekranet me kėta pseudokėngėtarė dhe mė kėngė tė vjedhura nga Ballkani”. , Redon Makashi shprehet se, “Sot nė Shqipėri kush nuk ėshtė bėrė kėngėtar dhe kėngėtare falė dekolteve dhe minifundeve. Unė nuk kam asgjė personale ndaj tyre, por mediat po mbushin ekranet me kėta pseudokėngėtarė dhe mė kėngė tė vjedhura nga Ballkani”.

-Cilat janė aktivitetet me tė cilat ėshtė angazhuar Redon Makashi aktualisht?
Aktualisht jam nė punė e sipėr dhe po merrem me albumin tim tė ri qė shumė shpejt pritet tė dalė nė tregun muzikor. Ky album do tė ketė njė numėr kėngėsh tė reja tė cilat i pėrshtaten natyrės sė Redonit dhe janė kėngė qė mbeten nė stilin tim. Po punoj pak ngadalė pėr tė realizuar njė album cilėsor, kjo sepse sot nė Shqipėri kush nuk ėshtė bėrė kėngėtar dhe kėngėtare falė dekolteve dhe minifundeve. Unė nuk kam asgjė personale ndaj tyre, por mediat po mbushin ekranet me kėta pseudokėngėtarė dhe mė kėngė tė vjedhura nga Ballkani.

-Sa e ndjen konkurrencėn Redoni nė tregun muzikor?
Absolutisht jo! Kėngėt e mia vazhdojnė tė kėrkohen edhe sot, akoma ėshtė nė shitje albumi im i parė “Dikur”, i publikuar nė 1996. Nuk mund tė konkurrojnė kėngė tė vjedhura nga Ballkani dhe tė pėrkthyera nė shqip me profesionalizmin. Nė kėtė kontekst kėngėtarėt profesionistė nuk kanė frikė nga njė konkurrencė e tillė e cila nuk ka lidhje me artin por ėshtė thjesht njė komercializėm i tepruar. Kėnga ėshtė kėngė dhe ėshtė njė art mė vetė i cili duhet respektuar dhe nuk duhet tepruar me vjedhje qė prezantohen si kėngė dhe si muzikė.

-Keni kohė qė i jeni larguar pak skenės. Pse ka ndodhur kjo?
Nuk ėshtė e vėrtetė, por jam angazhuar me koncerte serioze brenda dhe jashtė vendit. Pastaj duke pasur parasysh edhe mėnyrėn e tė krijuarit muzikė nė Shqipėri tė bėn tė stepesh disi.
-Mendoni se keni humbur nė njė farė mase fansat tuaj?
Kam po ata fansa qė mė kanė ndjekur nė fillimet e mia, ata mė qėndrojnė besnikė, ata qė pėlqejnė muzikėn time. Fansat e mi kanė qenė njė kategori e caktuar dhe janė tė qėndrueshėm duke pasur parasysh origjinalitetin e Redonit nė tė krijuarit muzikė dhe kėngėt qė kanė ruajtur pak a shumė tė njėjtin stil.

-Mendoni se nė Shqipėri ka treg vlerash. Flas gjithmonė pėr muzikėn?
Nuk ekziston tregu i vlerave, duke ditur qė shtėpitė diskografike merren mė shumė me pseudokėngėtarėt, ky ėshtė problemi kryesor i tė gjithė profesionistėve. Natyrisht problemi tjetėr lidhet me tė drejtėn e autorit, ku kėtu tek ne pothuajse nuk ekziston.
-Redon Makashi i kėndon dashurisė. Si janė raportet tuaja me dashurinė?
Pėr sa mė pėrket mua mundohem tė kem raport special me dashurinė, pėrveē rasteve kur ndėrhyn xhelozia, kėtu nuk toleroj.
-Jeni shumė i pėrfolur jo vetėm si njė kantautor profesionist dhe me vlera por edhe nė marrėdhėniet tuaja me femrat. Ku qėndron problemi? Tek unė nuk qėndron as edhe njė lloj problemi, mbase tek vajzat po. Jam kavalier me seksin femėr dhe i pėrkushtohem lidhjeve tė mia, por siē thashė mė lart xhelozinė nuk e pranoj.

-Redon Makashi ka njė karrierė tė gjatė artistike. Keni ndonjė peng gjatė karrierės suaj artistike duke pasur kėtu parasysh dhe festivalet nė tė cilėt keni marrė pjesė?
Festivalet mė kanė dalė qejfit, sidomos i fundit ku kėnga “Ndjej” me tė cilėn u paraqita nuk u vlerėsua nga juria. Kam vendosur tė mos marr pjesė mė nė evenimente tė tilla. Ndėrkohė ka shumė festivale private ku mund tė thuhet se pėrzgjedhja ėshtė mė cilėsore, por gjithsesi privati mbetet privat. Nuk mund tė kėtė subjektivizėm apo vlerėsime tė drejta nė njė kohė qė dikush paguan pėr tė realizuar njė festival dhe duhet tė fitojė ai qė duhet jo ai qė e meriton. Nė kėtė mėnyrė nuk mund tė ketė njė festival tė drejtė pa u vlerėsuar ai qė meriton dhe qė paraqet materialin mė tė mirė pėr dėgjuesin dhe pėr publikun. Nė fund tė fundit ėshtė kritika ajo qė duhet tė vlerėsojė dhe jo ai qė paguan pėr tė realizuar festivalin.

-Sa e sfidon muzika komerciale Redon Makashin dhe a e ndieni konkurrencėn e kėsaj muzike? Nuk mund tė them se e ndiej sepse nuk ka njė nivel muzike tė caktuar nė atė qė quhet komerciale. Muzika ėshtė duke u parė thjesht si mjet pėr tė bėrė ca para dhe kaq, kjo sjell edhe nivelin e shitjeve. Kam parasysh kėtu se muzika popullore ka atė nivel qė ka, dhe ai nivel nuk ka ndikim tek muzika e lehtė. Ajo qė ndryshon ėshtė mėnyra e thithjes nė treg. Njė nga kėta shembuj ėshtė se muzika popullore shitet dhe pėlqehet mė shpejt nė treg. Nė kėtė pikė tė gjithė janė nisur drejt saj, marrin njė dorė para dhe me kaq mbyllet historia. Pėr mua muzika ėshtė e lidhur me njė nivel profesionalizmi qė tė bėnė tė rezistosh edhe nė tregun e ashpėr muzikor.

-Sa ju admirojnė prindėrit tuaj artistė, duke pasur parasysh nėnėn tuaj, kėngėtaren Drita Makashi dhe babain tuaj, aktorin Fitim Makashi?
Ata kanė qenė njė shtysė e madhe pėr mua pėr tė hyrė nė rrugėn e artit, madje duke qenė se unė studioja pėr klarinetė, pedagogėt e mi kėrkonin qė unė tė mos merresha me muzikė tė lehtė por tė qėndroja tek ajo klasike. Mua prindėrit mė kanė ndihmuar pėr tė vazhduar nė rrugėn e artit dhe konkretisht tė muzikės sė lehtė ku unė kam krijuar njė personalitet artistik.

-E kanė prezantuar ndonjėherė Redon Makashin si djali i dy artistėve?
Nė fillimet e mia ka ndodhur shpesh, por tani jo. Pastaj nuk ėshtė normale qė tė kesh fansa pėr shkak tė prindėrve. Unė dua qė fansat tė mė duan si Redoni dhe jo si djali i Dritės apo Fitimit.
-Biznesi tuaj, “PUB Moskėtierėt”, i cili tani nuk ėshtė mė ka dėshtuar. Cila ėshtė arsyeja e kėtij dėshtimi?
Unė nuk do tė thosha qė ka dėshtuar. Lokali vėrtet nuk ėshtė mė, por ai ėshtė bėrė pikė referimi ku njerėzit shpesh lėnė takime mes tyre. Lokali ishte si njė strehėz e artistėve dhe tė tre ne qė e kishim ishim gjithmonė aty.

-Cilat janė marrėdhėniet tuaja me Aleksandėr Gjokėn dhe Elton Dedėn i cili ėshtė larguar pėr nė Amerikė dhe a komunikoni me ta?
Me Sandrin komunikoj shumė shpesh dhe e kam njė mik shumė tė mirė. Pėrveē bashkėpunimeve jemi edhe miq nė jetė dhe flasim apo dalim shpesh. Ndėrsa me Tonin nuk shihem fare, kjo sepse ai ėshtė shumė larg, edhe pėr t’u dėgjuar nuk dėgjohem shumė sepse ai tani ėshtė bėrė baba dhe i ka hyrė jetės familjare, e cila nuk i le shumė kohė pėr tė menduar pėr shokėt. Ndoshta pas disa vitesh do tė kemi njė komunikim mė tė mirė dhe mė tė shpeshtė, por tani ai e ka mendjen tek fėmija i tij.

-Njė nga kėngėt tuaja mė tė njohura ėshtė ajo me titull, “Dikur unė luaja me ndjenjėn e saj”. Vazhdon ende Redoni tė luajė me ndjenjat e vajzave?
Nuk besoj. Tashmė kanė kaluar shumė kohė dhe mosha bėnė tė vetėn. Tani jam mė i rritur dhe nuk jam mė adoleshent pėr tė bėrė njė lojė me vajzat. Nuk jam mė si dikur kur bėnim budallallėqe sa tė duash. Kam qenė aventurier me vajzat, por tani kam ndryshuar, jam shumė ndryshe dhe shumė mė i qetė me vajzat dhe me jetėn.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:48.




Parajsa Shqiptare