Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Poni - I kendova dashurise labe sepse ndihem labe 24 karat

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 15:03
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Poni - I kendova dashurise labe sepse ndihem labe 24 karat

I kėndova dashurisė labe sepse ndihem labe 24 karat

Kėngėtarja e njohur e muzikės popullore tė pėrpunuar Poni tregon pėr fillimet e karrierės sė saj dhe pėr suksesin nė kėtė gjini tė muzikės. Ajo tregon pėr “Dashurinė labe” qė ndjen nė shpirt dhe pėr albumin e saj me tė njėjtin titull. Kėngėtarja shprehet se karakteri i saj 24 karat lab ka bėrė qė ajo tė kėndoj kėngė labe dhe tė zgjedhi kėtė gjini tė muzikės. Kėngėtarja e njohur Poni shprehet se “Dashuria labe ėshtė e egėr por e vėrtetė. Labėt kur tė duan tė duan me tė vėrtetė, kur nuk tė duan nuk dinė tė shtiren, tė paktėn unė mendoj kėshtu”.
-Si e ka nisur Poni karrierėn e saj artistike?
Unė kam njė vit qė kam dalė nė skenė megjithėse kam kėnduar edhe mė herėt. Kam qenė e shkėputur nga Shqipėria pėr dy vjet dhe jam kthyer pėr tė bėrė diēka si albumi im i kaluar me kėngėn “Dale moj dale”.
-Si ndiheni qė megjithėse ka dalė albumi juaj i ri vazhdon tė dėgjohetpėrsėri albumi i kaluar? Normalisht qė ndihem mirė, por jam ndjerė keq kur kam dėgjuar kėtė kėngė e cila ėshtė njė hit i dimrit, njė ditė nė rrugė. U ndjeva edhe mirė por mė erdhi edhe keq nė tė njėjtėn kohė.

-Ju keni sjellė nė tregun muzikor njė rrymė tė re...
Po, sė bashku me Adi Hilėn kemi sjellė diēka tė re. Kemi pėrzgjedhur materialet, dhe kėnga nga e cila ka marrė titullin edhe albumi “Dashuria labe” ėshtė kėnga qė unė kam mė pėrzemėr, dhe mėnyra se si ėshtė trajtuar nė videoklip ka qenė njė ide e imja, megjithėse kanė punuar njerėz tė tjerė, njė staf i madh pėr kėtė videoklip, ideja ka qenė e imja.
-Mendon se e ka kuptuar publiku se ēfarė mesazhi pėrcjell albumi “Dashuria labe”?
Qė nė momentin kur ka dalė kėnga e kanė kuptuar sepse ajo nė refren e thotė shumė mirė “Tė dua pėr kokėn tėnde, do vij t’i them satėme”, aty ėshtė labe 24 karat e gjithė shprehja dhe publiku arrin nė konkluzionin qė kėtė shprehje ia thotė labi labes. Pjesa “u tėrbofsh se na tėrbove” ėshtė njė mallkim?
Nė fakt ai ėshtė njė mallkim me dashuri brenda, i cili thotė se, “nėse ti nuk do tė mė duash aq sa tė dua unė, u tėrbofsh se na ke tėrbuar”.

-Si ėshtė dashuria labe?
Dashuria labe ėshtė e egėr por e vėrtetė. Labėt kur tė duan tė duan me tė vėrtetė, kur nuk tė duan nuk dinė tė shtiren, tė paktėn unė mendoj kėshtu.
-Nė shumė kėngė tuajat nė albumin e ri pėrdoret gajdja. Si e keni pėrshtatur kėtė instrument pėr kėngėt e jugut?
Po, edhe pse gajdja pėrdoret pėr kėngėt veriore ne kemi gjetur njė gajde tė butė sepse nė albumin e parė unė kam patur mjaft shitje edhe nė veri dhe doja qė nė kėtė album tė ndėrthurja. Nė fakt kisha dėshirė tė kisha edhe kėngė polifonike tė shoqėruara me ēifteli, por nė njė album tjetėr ndoshta e realizoj kėtė dėshirė.
-Albumi juaj i parė ka patur mjaft sukses. Po atė sukses ka patur edhe albumi juaj i dytė? Normalisht nė albumet e dyta bie pak kurioziteti, veēanėrisht kur janė shumė pranė njėri tjetrit.
Albumi i dytė ka shkuar mirė dhe ndoshta edhe pak mė mirė se i pari.

-Kur ka dalė albumi juaj i parė?
Albumi i parė ka dalė nė muajin gusht vitin e kaluar, ka pothuajse njė vit.
-Krijimtaria nė kėtė album ėshtė e re apo janė tekste tė pėrpunuara?
Tė gjitha kėngėt popullore janė kėngė tė vjetra, por tė pakėnduara dhe tė pakonsumuara prej vitesh. Janė edhe katėr kėngė tė reja si kėnga “E kam unė e ke ti”, “Thashethemet” apo “Tė kam shpirt” janė kompozime tė pastra dhe tekstet janė tė rinj.
-Si keni mundur qė tė grumbulloni materialet pėrkėtė album?
Ėshtė e vėshtirė. Duhet tė shkosh edhe nė fshatra tė thell, tė takosh njerėz dhe tė mė japin tekstet dhe tė tė tregojnė melodinė e kėtyre kėngėve. Natyrisht qė gjetja e materialeve nuk ėshtė shumė komode, por kur gjen diēka qė ka vlera nuk quhen sakrifica ato.

-Tė gjitha materialet janė nga Vlora apo tė trevės sė jugut?
Jo, nuk janėvetėm nga Vlora. Ky album ka kėngė nga i gjithė jugu, por labėri si, Tepelenė, Gjirokastėr, etj.
-Ju keni dhėnė koncerte edhe nė qytete tė tjera pėrveē Vlorės, si jeni pritur atje?
Nė fakt pritjet kanė qenė tė mira. Nė Gjirokastėr sa herė kam shkuar biletat janė shitur tė gjitha shumė mė pėrpara se tė mbėrrija unė atje. Madje ka patur edhe reagime nga publiku i Tepelenės pasi nuk ka patur bileta pėr tė gjithė.

-Mendoni se jeni prezantuar vonė nė skenėn shqiptare?
Nė atė periudhė ka qenė ėndėrr tė kėndoje nė festivale. Unė jam kthyer me mendimin qė tė shkoj nė njė kompeticion me njė kompozitor tė mirė. Nė momentin qė erdha Adrian Hila, kompozitori me tė cilin bashkėpunoj, dėgjoi zėrin tim mė thė, “Ti je shumė karakter lab” dhe nėse do tė sjellėsh diēka tė bukur futu njėherė me kėtė ēfarė je. Mė pas mendova se bėra shumė mirė qė zgjodha kėtė gjini.
-Nė ato momente kur Adi Hila ju drejtoi nė kėtė rrugė vazhdonit tė kishit pėrsėri dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė njė kompeticion?
Po. Dėshira ishte e madhe, por mendoj se ėshtė mė mirė qė njeriu tė bėj atė qė i pėrshtatet.

-Si mendoni se ėshtė mė mirė, tė kėndoni nė njė kompeticion apo tė bėni njė album dhe tė keni tė gjithė publikun pėr vete?
Festivalet tė ngrenė nė nivel dhe tė japin njė tjetėr status, ėshtė normale. Unė i dua kompeticionet, por duhet qė tė kesh kujdes me ēfarė prezantohesh sepse mund tė jesh shumė kėngėtare e talentuar edhe me cilėsi tė mėdha vokale, por nė momentin qė nuk prezantohesh mirė tė bie tregu.
-Nėse albumi i parė nuk do tė kishte sukses do tė guxonit pėrsėri tė bėnit njė album tė dytė? Jo. Natyrisht qė jo, tė paktėn jo kaq shpejt. Do pėrpiqesha tė bėja diēka mė tė bukur, nuk ėshtė e thėnė se dėshtove nė albumin e parė tė mos bėsh mė albume. Vendosa qė tė bėja albumin e dytė kaq herėt sepse shkoj mirė i pari.

-Si ėshtė e mundur qė tė gjitha kėngėt tuaja ndryshojnė nga njėra-tjetra dhe janė tė gjitha tė bukura?
Faleminderit. Normalisht nja album nuk mund t’i ketė tė gjitha kėngėt tė njė niveli, ėshtė normale, por ne jemi pėrpjekur qė t’i pėrzgjedhim me kujdes matrialet.
-Nė cilėn nga kėngėt e kėtij albumi keni patur mė shumė emocione?
Ėshtė kėnga “Shpirti im” dhe natyrisht “Dashuria labe” ėshtė kėnga nė tė cilėn kam kėnduar me shpirt.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
dashurise, karat, kendova, labe, ndihem, poni, sepse

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Rroftė sėmundja e dashurisė Qershija Dashuria 4 24-12-2007 12:48
Perhapja E Islamit Sabahi Kurani dhe Jeta 0 21-04-2007 17:01
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 12:35.




Parajsa Shqiptare