| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Urime ditėlindjen, Nexhmije Pagarusha! Bilbili i Kosovės dhe zėri mė i veēantė i muzikės kosovare, Nexhmije Pagarusha sot mbush 73 vjet. E lindur me 7 maj tė vitit 1933 nė fshatin Pagarushė tė Malishevės, nė njė moshė mjaft tė njomė (4 vjeēare) mbetet pa nėnė dhe nė vitin 1960, kur Nexhmija ishte 28 vjeēare, i vdes dhe babai. Shkollėn fillore e mbaron nė qytetin e Prizrenit, ku shpėrngulet se bashku me familjen nė vitin 1940. Nė vitin 1947 largohet nga Prizreni nė Prishtinė, kuvijon edhe mėsimet nė Gjimnazin e Prishtinės. Nė kėtė kohė hapet Teatri Krahinor nė Prishtinė, ku Nexhmija se bashku me Katarina Josipin dhe Meribane Shalėn, do tė jenė vajzat e para tė pranuara nė kėtė teatėr. Mė pas fillon tė kėndojė nė Radio Prishtinė, sė bashku me Melihate Asanin dhe Mizerete Ēavollin. Me iniciativė te dashamirėsve tė saj, regjistrohet nė shkollėn e mesme tė muzikės nė Beograd, ku i vazhdon mėsimet deri nė vitin e tretė. Asnjėherė nuk do t'i pėrfundojė mėsimet nė kėtė shkollė, pasi qė nė kėtė qytet ajo do ta gjejė veten tė humbur. Kthehet nė Prishtinė ku gjatė punės nė Radio Prishtinė, Nexhmija takon edhe njeriun, i cili mė vonė do tė bėhet edhe bashkėshorti i saj. Ėshtė ky kompozitori i mirėnjohur Rexho Mulliqi, ai i cili do tė arrijė tė marrė zemrėn e kėngėtares sė famshme. Do tė jetė pikėrishtbashkėshorti i saj, Rexho Mulliqi, ai i cili do tė afirmojė, jo vetėm vlerat e larta artistike dhe shpirtėrore tė bashkėshortes sė tij, por edhe vetė kėngėn origjinale burimore shqipe. Ajo edhe sot e kėsaj ditė nuk ka tė realizuar njė album tė veēantė ku do tė ishin pėrmbledhur tė gjitha kėngėt e saj, gjė qė duhet t'i turpėrojė udhėheqėsit tanė tė kulturės. Nuk dihet sa kėngė ka incizuar, ngase nuk ka mbajtur shėnime. Por pėrafėrsisht Nexhmije Pagarusha ka njė repertor prej 150 kėngėve te interpretuara. Pėrpos muzikės, Nexhmije Pagarusha shquhet edhe si aktore e njohur. Qe nga viti 1967 ka luajtur nė disa filma e shfaqje, si: "Dasma e pėrgjakur", 1967, "Tre vetė kapėrcejnė malin", 1981, "E kafshoja terrin", 1977, "Lepuri me pesė kėmbė", "Fluturimi i Micakut", "Daullet e tė ēmendurve", "I ikuri", 1980, "Vrasėsit bėjnė dasmė natėn",1997 etj.
__________________ Nevoja pėr te folur, hutimi dhe frika qe nuk ke asgjė pėr te thėnė, dhe lakmia qe tė tregohesh hokatar, janė tre gjėrat qe arrijnė ta bėjnė qesharak edhe njeriun me tė madh. (Voltaire) |
|
#2
| ||||
| ||||
| Pak me vones, por gjitheashtu urime.. mbreteresha e muzikes shqiptare |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| nexhmije, pagarusha |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Franz Jozef Shtrausi ne Shqiperi | Administratori | Historia | 0 | 20-04-2006 12:31 |