Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 19 nga 19
  1. #1
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Muzika Shqiptare.


  2. #2
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar

    Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin qe prej viteve 1900 e ketej. Perpara viteve 1940 ato jane realizuar prane shoqerive Odeon, Columbia, Pathe, His master's voice. Regjistrime me te vona takohen edhe ne formen e CD-ve, si CD me muzike te "Familjes Lela", prodhuar ne France me 1992 nga Judigo; dy CD me muzike toske te "Laver Bariut", prodhuar perkatesisht ne Greqi dhe Angli, etj.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare

    Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare jane Festivali Folklorik Kombetar, mbajtur cdo pese vjet, i cili ka filluar ne vitin 1952 ne qytetet Lezhe dhe Tirane, per te vijuar me pas ne dy qytetet muze me arkitekture mesjetare, Gjirokaster dhe Berat; Festivali Kombetar i Kenges Popullore Qytetare ne Elbasan; Takimi i Rapsodeve Lahutare ne Lezhe; Takimi i Sazeve ne Korce; Takimi i Grupeve Polifonike ne Vlore dhe Gjirokaster; Takimi i Grupeve dhe Shoqerive Folklorike (NGO) ne Sarande.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  4. #4
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  5. #5
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Institucioni

    Institucioni i vetem shkencor qe merret me studimin e folklorit eshte Instituti i Kultures Popullore ne Tirane, i perbere nga departamenti i etnomuzikologjise dhe etnokoreologjise dhe nga departamenti i etnografise. IKP boton revisten periodike Kultura popullore. Prane tij gjendet nje arkiv shume i pasur me mbi 60000 ekzemplate te mbledhur ne tere Shqiperine.
    Disa nga librat me te rendesishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar jane: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tirane, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tirane, 1989); Polifonia dyzereshe e Shqiperise se Jugut i Beniamin Krutes (Tirane, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tirane, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tirane, 1997).
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  6. #6
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Muzika profesioniste

    paraqitet si nje nder traditat me te reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i perkasin viteve 1920-1930 te shekullit XX, ndersa zhvillimet me te rendesishme periudhes se mbas Luftes II Boterore e ketej. Sidoqofte, nga te dhenat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, ne librin e tij 16 shekuj (Tirane; Eurorilindja, 1995) argumenton se paku kontributet e dy figurave te shquara shqiptare ne artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre eshte Nikete Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianes, lindur rreth vitit 340 ne Ramesiane te Dardanise. Personalitet poliedrik, teolog, vjershetor, muzikant, mik i afert i Aurel Ambrason, N. Dardani emerohet ne moshen 26 vjecare Ipeshkev i Ramesianes. Vepra e tij me e njohur eshte himni Te Deum Laudamos, i perhapur ne Europe me 525, dhe mbi te cilin kane shkruar muzike kompozitore te tille si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjeter, Jan Kukuzeli, i lindur ne qytetin bregdetar te Durresit rreth viteve 1078-1088, njihet si nje nder figurat me te medha te kishes bizantine Arsimohet dhe afirmohet ne Kostandinopoje, per t'u vendosur me pas ne kishen Laura e madhe ne malin Athos, ku harton edhe vepren madhore te jetes se tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore jane Himnet Aniksandri, Kenga e Kerubineve, Psalmi 107, Polilei 117, te pasqyruara pothuajse ne te gjitha antologjite e muzikes bizantine.
    Ne periudhen e Rilindjes Kombetare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma te reja, te cilat i drejtohen mjediseve te gjera qytetare. Qendra te rendesishme kulturore e muzikore te kohes jane qyteti i Shkodres ne Veri dhe ai i Korces ne Jug te vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqofte, perpjekjet me serioze per krijimin e nje arti muzikor profesionist i gjejme se pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi pergjithesisht prane kishes franceskane te qytetit te Shkodres, ku pervec muzikes fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis te cilave nje sinfoni, pjese korale, pjese per instrumente te ndryshem, etj. Nderkohe, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikes, duke formuar e drejtuar formacione te ndryshme instrumentale e vokale. Brezi i pare i kompozitoreve shqiptare te pas-Luftes II Boterore perbehet nga nje grup muzikantesh, pjesa derrmuese e te cileve u formuan ne Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaikovski) te Moskes, ndersa te te tjeret prane shkollave perendimore. Dy veprat kryesore me te cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare jane Sinfonia (1956) e ceks Zadese (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakoves (1917-1969), qe te dy kompozitore me origjine nga Shkodra, dhe i pari i cilesuar shpesh here si babai i muzikes profesioniste shqiptare. Gjate viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare beri hapa te rendesishem perpara, duke ezauruar ne nje menyre apo nje tjeter vonesen e gjate ne kohe. Repertori muzikor shqiptar plotesohet me te gjitha format e gjinite tradicionale, qe nga ato te muzikes se dhomes e deri tek ato skenike. Nje rol percaktues per kete luajti ngritja per te paren here ne Shqiperi e institucioneve te tilla te rendesishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale ne Tirane dhe ne qytete te tjera te vendit, si Shkoder, Korce, Vlore, Elbasan, Durres, si dhe krijimi i sistemit te plote te edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare te kohes pesuan nje rritje te ndjeshme qe prej gjysmes se dyte te viteve 1960 me Koncertet e Majit te Tiranes, te cilat u mbajten ne menyre periodike nga viti 1967 deri me 1990 duke aktivizuar muzikante e trupa profesioniste dhe amatore. Pergjithesisht muzika e kesaj periudhe ka nje orientim tradicional klasiko-romantik dhe nje mbeshtetje te forte ne folklorin muzikor shqiptar. Pervec Zadese dhe Jakoves, disa nga figurat kryesore te muzikes shqiptare te gjysmes se dyte te shekullit XX jane Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpetim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Ne kushtet e izolimit te vendit, muzika shqiptare e kesaj periudhe, ashtu si te gjitha artet ne pergjithesi, me perjashtim te perpjekjeve te rastit, e pati te pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkekohore perendimore.
    Mbas viteve 1990 situata muzikore ne Shqiperi njohu zhvillime krejtesisht te reja, te cilat synuan integrimin e shpejte ne strukturat artistike europiane. Nje rol te rendesishem per kete luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikes se re Shqiptare (NAM, anetare e Konferences Europiane te Muzikes se Re) dhe Shoqata Mbareshqiptare e Profesionisteve te Muzikes (seksioni shqiptar i ISCM), prane te cilave eshte grumbulluar pjesa derrmuese e kompozitoreve dhe interpretesve te vendit, dhe qe aktualisht sherbejne si tribuna kryesore te krijimtarise se re muzikore te kompozitoreve shqiptare.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  7. #7
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Institucionet muzikore

    Institucionet muzikore me te rendesishme ne Shqiperi jane Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Kengeve dhe Valleve Popullore (qe te dyja ne Tirane), ku jane perqendruar muzikantet e kercimtaret me te mire te vendit. TOB, me seli ne sheshin Skenderbej, ka nje aktivitet permanent sezonal, ku vendin me te redesishem e zene shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndersa AKVP, i perbere nga grupi i valleve, i korit, orkestres dhe solisteve, perfaqeson nje institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i te cilit mbeshtetet kryesisht ne perpunimin artistik te tradites muzikore e koreografike popullore.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  8. #8
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Formacionet orkestrale

    Formacionet orkestrale me te rendesishme te vendit jane Orkestra Sinfonike e Teatrit te Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademise se Arteve dhe Orkestra e Dhomes e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me nje veprimtari te dendur disavjecare brenda dhe jashte Shqiperise, dhe shpesh here laureate ne aktivitete europiane. Nder dirigjentet kryesore jane Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i ketyre formacioneve perfshin muzike qe nga periudha barok e deri ne shekullin XX, por ne pergjithesi ai anon per nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autoreve shqiptare.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  9. #9
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Sistemi i edukimit muzikor ne Shqiperi

    Sistemi i edukimit muzikor ne Shqiperi u themelua me hapjen per te paren here ne vitin 1947 te Shkolles se Mesme Artistike "Jordan Misja", qe me kalimin e kohes u shoqerua me disa shkolla te tjera te llojit ne qytetet kryesore te vendit, si Durres, Shkoder, Elbasan, Korce, Vlore, Fier, Gjirokaster, etj. Me 1962 hapet Koservatori Shteteror i Tiranes, tashme i perfshire si nje Fakultet me vete ne Akademise e Arteve te Tiranes, ku bejne pjese gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Prane shkollave te muzikes dhe Akademise se Arteve ushtrojne aktivitetin e tyre mesimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione te tjera te muzikes se dhomes sebashku me koret. Midis ketyre te fundit, nje aktivitet intensiv, shpesh here te vleresuar me cmime nderkombetare, ka Kori i Vajzave te Akademise se Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po ne Tirane, gjate dekades se fundit te shekullit te kaluar, nen drejtimin e mjeshtres se korit Suzana Turku, eshte krijuar edhe kori tjeter i njohur i vendit, Pax Dei.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  10. #10
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Aktivitetet kryesore

    Aktivitetet kryesore te jetes se sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht ne Tirane dhe pjesa derrmuese e tyre realizohen nepermjet veprimtarise se shoqatave muzikore, permes te cilave jane afirmuar emra te rinj kompozitoresh, si Aleksander Peci, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojne aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara per interpretimin e muzikes se re, SPECTRUM dhe ASMUS. Qe prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e pervitshem te muajit maj, Ditet e Muzikes se Re Shqiptare, ndersa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit te Muzikes Bashkekohore "Nikolla Zoraqi". Me inisiativen e Seksionit shqiptar te ISCM qyteti i Tiranes pret ne cdo sezon vjeshte muzikante dhe artiste te huaj, pjesemarres ne veprimtarine komplekse Vjeshta e Tiranes, inaguruar ne tetor 1994. Veprimtari te tjera permanente te fushes se interpretimit dhe krijimtarise muzikore jane Festivali i Romances Shqiptare (organizuar qe nga viti 1994 nga Shoqata muzikore "Tonin Harapi"), Konkurset e pianisteve te rinj (organizuar qe nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
    Qendrat muzikore koncertale jane te shtrira ne disa prej qyteteve kryesore te vendit; ne Tirane ndodhen midis te tjerash Salla e Koncerteve e Akademise se Arteve, ajo e Qendres Nderkombetare te Kultures, Teatri Rubairat, etj; ne Shkoder salla e Teatrit Migjeni, ne Korce Salla e Koncerteve e Shtepise se Kulture; ne Elbasan salla e Teatrit Skampa; ne Durres, Salla e Koncerteve e Pallatit te Kultures; etj.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  11. #11
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Muzika e lehte shqiptare

    ben pjese edhe ajo ne traditen e re artistike te formuar mbas Luftes II Boterore, pavaresisht disa perpjekjeve te pjeseshme qe zene fill gjate viteve 1920-1930. Kengetaret dhe instrumentistet e muzikes se lehte e zhvillojne veprimtarine e tyre kryesisht prane trupave te Teatrove te Varieteve, pothuajse aktive ne te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise. Sidoqofte, Tirana, si qender kryesore kulturore e vendit, eshte njeheresh edhe qyteti me i pasur i veprimtarive te muzikes se lehte. Ketu zhvillohen ne menyre te rregullt dy aktivitetet kryesore te vitit, Festivali Kombetar i Kenges ne Radio-Televizion (themeluar ne vitin 1962) dhe Festivali i Pranveres - ky i fundit destinuar kryesisht per muzikantet e rinj, ndersa te dy sebashku, te njohur si aktivitete ekskluzive te Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kenga e lehte shqiptare pesoi zhvillime te rendesishme si rrjedhoje e hapjes se pergjitheshme kulturore te vendit ndaj shoqerise perendimore. Me formimin e tradites baze te llojit, te kryesuar nga emra shume popullore per publikun shqiptar, si ai i kengetares se shquar Vace Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, ne Shqiperine e fund-shekullit te njezete, muzika e lehte mund te cilesohet si nje nder fushat e artit, qe njohu ridimensionime nder me te te ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore te njohura perendimore. Aktualisht ajo njeh te gjitha zhvillimet e mundeshme, qe nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njeheresh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrike te folklorit muzikor vendas. Shqiperia ka sot nje numer te madh interpretesh, kompozitoresh, kantautoresh, aranxhuesish te muzikes se lehte, nder me te njohurit e te cileve jane Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (kengetare), Shpetim Saraci (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe nje sere kompleksesh te muzikes alternative.

    ''Prof. Dr. Zana Shuteriqi''
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  12. #12
    Minifotoja e anetarit antigona
    antigona eshte Jashte Linje Supermoderatore
    Reg
    26-06-03
    Lokalizimi
    London
    Postime
    2,580
    Images
    141

    Kryesore

    ore AlbShkodra a ste dhembin
    gishtat duke shkruar kaq shume??
    Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow

  13. #13
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Origjinali i postuar nga antigona
    ore AlbShkodra a ste dhembin
    gishtat duke shkruar kaq shume??
    I kam marre nga Autoret
    Vetem sa i kam kopjuar ''copy & paste''
    Sepse edhe po te doja t'i shkruaja nuk kam aq njohuri.
    Kete teme e kam hapur per ndonje qe eshte i interesuar te dije dicka mbi historine e muzikes sone dhe nuk bazohet nga njohurite e mia por nga autoret qe kane njohuri mbi fushen perkatese.

    Faleminderit........

  14. #14
    Minifotoja e anetarit erNis
    erNis eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    06-03-03
    Lokalizimi
    Itali
    Postime
    498
    Images
    2

    Kryesore

    Me ju thene te drejten s'kam nerva ti lexoj te gjitha ato... Megjithate bravo AlbShkodra duhet te jene interesante ato qe ke shkruar :P
    NDJENJA.CM

  15. #15
    Minifotoja e anetarit unevetvetja
    unevetvetja eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    14-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    1,822

    Kryesore

    bravo alban por mos na deturo ti lexojme te gjitha se na nisi koka
    gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye

  16. #16
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Origjinali i postuar nga unevetvetja
    bravo alban por mos na deturo ti lexojme te gjitha se na nisi koka
    Jo detyrim , sigurisht
    vetem kush eshte i interesuar

    Faleminderit

  17. #17
    Minifotoja e anetarit Horizont
    Horizont eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    14-09-03
    Lokalizimi
    USA
    Postime
    93

    Kryesore

    E din dikush tekstin e kenges A kan uje ato burime?

  18. #18
    Minifotoja e anetarit antigona
    antigona eshte Jashte Linje Supermoderatore
    Reg
    26-06-03
    Lokalizimi
    London
    Postime
    2,580
    Images
    141

    Kryesore

    po une e di
    a kan uje ato burime ti moj buz karajfilja ime
    ti moj buz karajfilja ime oooooooo aman aman aman eee
    per kaken tende aman aman ee


    oopppssss
    e kam harruar
    Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow

  19. #19
    Minifotoja e anetarit Horizont
    Horizont eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    14-09-03
    Lokalizimi
    USA
    Postime
    93

    Kryesore

    Vertete ashtu tingellon Antigone!!! Kontrolloje edhe nje here.

Tema te ngjashme

  1. Efekti i muzikës
    By Administratori in forum Parapsikologji
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-05-2010, 23:08
  2. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 17:03
  3. Te reja nga muzika!
    By Administratori in forum Muzika
    Pergjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-12-2006, 00:37
  4. Muzika popullore.
    By etnikja in forum Muzika
    Pergjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-11-2004, 19:37
  5. Muzika
    By FUC_DA_BIT in forum Muzika
    Pergjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 23:25

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.