| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Misioni i ri i Pirro Ēakos Kantautori po na shfaqet krejt ndryshe kėtė herė. Si njė pedagog paksa i rreptė pėrballė studentėve tė rinj. Njė status ky qė Pirro Cako do ta mbajė vetėm pėr aq kohė sa do tė zgjasė Star Academy. Pastaj do ti kthehet sėrish rrjedhės sė tij tė zakonshme: krijimtarisė. Sepse mendon qė tė vijė sė shpejti nė treg me njė album tė ri Rishfaqja juaj nė njė ekran televiziv ka ndodhur gjithmonė ose pėr ndonjė festival tė muzikės ose pėr promovimin e ndonjė albumi tuaj tė ri. Po kėtė herė? Kėtė herė pėr diēka krejt ndryshe, por qė ka tė bėjė pėrsėri me muzikėn. Kam ardhur pėrsėri nė Tiranė gati dhjetė ditė mė parė pėr Star Academy, ku pas ftesės qė mė bėri producentja Zana Ēela, pranova tė jem pedagogu i kantos pėr tė rinjtė qė janė pranuar nė kėtė akademi e qė do tė hyjnė nė sfidė me njėri-tjetrin. Njė angazhim ky qė ju kėrkon tė jeni i lidhur shumė ngushtė e pėr shumė orė tė ditės me kėtė akademi, apo jo? Sigurisht qė po. Nė ditėt e para e kisha pak tė vėshtirė tė ambientohesha me kėtė lloj angazhimi kaq intensiv, por shpejt kuptova se thjesht mė duhej tė ndryshoja regjimin tim tė zakonshėm tė gjithė kėtyre viteve e ta sistemoja ndryshe ditėn time. Duhet ta mėsoja veten me oraret fikse dhe kaq. Sipas kėsaj qė thua, duket se nuk e pasur tė vėshtirė tė ndryshosh ritmin e ditės tėnde tė zakonshme? E lehtė nuk ishte aspak. Nė fillim orari fiks po mė lodhte. I mėsuar prej shumė kohėsh si njė artisti i lirė nė kohėn time, si njė njeri qė ka komoditetin ti pėrcaktojė vetė oraret e punės sė njė dite, e kisha tė vėshtirė tė disiplinohesha nė oraret fikse e tė mbyllesha me orė tė tėra nė klasat e Akademisė pėr tė punuar me studentėt e kėngės. Ndėrsa tani, pas dhjetė ditėsh, duket se ndjeheni mirė? Tani po. Duke e parė nga njė kėndvėshtrim tjetėr, them se Star Academy ėshtė njė eksperiencė e mirė qė duhej tė prekej. Unė kam thėnė gjithmonė se na mungojnė zėra tė mirė dhe interesant. Dėshira ime ka qenė gjithmonė tė zbuloj talente tė rinj, gjė qė po e bėj tashmė. Dhe ndjehem mirė sepse ėshtė vėrtet bukur tė shikosh se si zbulohet njė talent. Ka zbuluar shumė talente Star Academy? Po, por do tė na duhet tė zgjedhim mė tė mirėt pėr spektaklin e madh. Jemi duke punuar ēdo ditė me studentėt e pranuar, qė nė fund tė zgjedhim prej tyre dhjetė mė tė mirėt. Kaq mendohet tė hyjnė nė sfidė nė natėn e parė tė spektaklit. Ju pėlqen kjo marrėdhėnie e re qė keni krijuar me tė rinjtė, tė cilėt ju i quani studentė? Kjo ėshtė pjesa mė e bukur e gjithė kėtij angazhimi. Gjithmonė tė tjerėt mė kanė njohur dhe mė kanė quajtur kantautori Pirro ēako, ndėrsa pėr kėta studentė unė jam profesori Pirro. Mė pėlqen qė mund tu jap e mėsoj kėtyre tė rinjve gjithēka unė di dhe gjithēka kam akumuluar nė gjithė kėto vite, qė prej kohėve kur isha dhe vetė student. Po ua jepni kėtyre tė rinjve gjiēka keni akumuluar, gjithēka qė ju dini? Absolutisht po. Keni ndėrtuar ndonjė strategji tuajėn tė mėsimdhėnies? Po, e kam njė strategji timen: tu jap studentėve gjithēka kam nė bagazhin tim. Unė ndoshta nuk jam pedagogu perfekt nė metodikėn e mėsimdhėnies, sepse kjo ėshtė ekspereinca ime e pare, por ama nuk po kursej asgjė nga vetja dhe nga gjėrat qė di. Ndryshe nga ēfarė pritej, studentėt kanė filluar tė thonė se ju jeni njė pedagog pak i rreptė? (qesh) I rreptė nuk mund tė them. Por ata mendojnė kėshtu, ndoshta sepse unė ua them vėrejtjet qė kam pėr ta shumė drejpėrdrejtė, qė ata tė reflektojnė po kaq drejpėrdrejtė. Do tė tė pėlqente ta vazhdojė profesionin e pedagogut dhe pas Star Academy-sė? Jo. Mė pėlqen tė vazhdoj tė jem kantautori Pirro Ēako e jo profesori Pirro Ēako e tė kthehem nė regjimin tim tė zakonshėm. Star Academy iu ndėrpreu ndonjė punė tuajėn nė mes? Sapo kisha filluar tė punoja nė Francė pėr albumin tim tė ri kur Zana mė ftoi pėr kėtė projekt, punė tė cilėn duhej ta lija nė mes qė tė vija kėtu. Por nuk mė vjen keq, sepse tani jam dhėnė me mish e me shpirt pas kėtyre tė rinjve. Tė cilėt duket se do tė tė mbajnė gjatė kėtė herė nė Tiranė? Po. Do tė mė duhet tė shkėputem vetėm pėr fare pak ditė, pėr tė shkuar nė Maqedoni, ku do tė realizoj njė klip tė ri pėr kėngėn Mos mė krahaso, tė albumit tė fundit. Pastaj e gjithė koha dhe energjitė e mia do tė jenė pėr Star Academy.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Pirro Mani, regjisori i madh shqiptar | AlbShkodra | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 15-10-2004 23:16 |