Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Mihallaq Andreas - Kantautor i serenatave por edhe shkrimtar

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 13:24
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Mihallaq Andreas - Kantautor i serenatave por edhe shkrimtar

Kantautor i serenatave por edhe shkrimtar
Raimonda Moisiu

Me emrin e Mihallaq Andreas, tashmė njihen gjithė shqiptarėt ngadoqė janė, nė Shqipėri, Kosovė e anembanė botės. Emri i tij lidhet me serenatat korēare, jo vetėm si njė kėngėtar i tyre por edhe si njė kantautor. Emri i tij tashmė ėshtė transformuar nė “Gjeniu i Serenatave”! Emri, vepra, muzika e tij janė nostalgjia e korēarėve, e shqiptarėve. Ai ėshtė nderi dhe krenaria e qytetit juglindor, qytetit tė hershėm tė mbretėrisė sė serenatave....... Me zėrin intim, melodioz, tė mrekullueshėm, brilant, tė dashur e tė ngrohtė qė fal qetėsi e ėmbėlsi, e ndjenjė dashurie e mirėsie, njihemi pothuajse tė gjithė.
Jemi tė mėrzitur, tė lodhur nga streset e ditės, kur dėgjojmė njė serenatė tė kėnduar nga gjeniu i serenatave. Qetėsohemi, i harrojmė hallet e ditės, e “lundrojmė duke kėnduar” serenatėn... Lind njė dashuri e re, dėgjojmė serenatėn e kjo na jep krahė, dritė, jetė e shpresė, pėr ditė mė tė bukura nė jetė, humbim njė dashuri, dėgjojmė njė serenatė e shpirti na qetėsohet se njė tjetėr dashuri e re vjen mė pas, kemi njė mall e njė brengė, dėgjojmė njė serenatė e ē’mallemi e kthehemi prapa nė vitet e bukura tė rinisė, kujtojmė, kėndojmė e buzėqeshim me nostalgji, lidhen dy zemra, dėgjojmė njė serenatė, e zemra vlon, se dashuria lind, rinohet, jeton, ėshtė aty nė ndjenjat e zemrat tona, se dimri e pranvera, vera e vjeshta sjellin mė shumė dashuri, se nė ēdo stinė lind dashuria, mirėsia, ngrohtėsia sinqeriteti.. Ja tek jam, tani me gjeniun e serenatave, po kėrkojmė njė lokal tė rehatshėm, tė rrekėllejmė nga njė gotė, tė bisedojmė e dėgjojmė serenata, tė kompozuar sė fundi nga Mihallaqi ynė... Shumė e lumtur e krenare qė jam nė krah tė tij, nė krah tė kėtij gjeniu fisnik e madhėshtor pėr nga vepra e krijimtaria e tij. Deri aty pėrpara numėroheshin 340 serenata, por ato, tani kanė arritur deri nė 400, serenata... Mundet tė jenė edhe mė shumė, nuk i mbaj mend sa kam krijuar e kompozuar,- shprehet kantautori korēar, Mihallaq Andrea, qė ka njė paraqitje jo vetėm fisnike, por edhe i pashėm. Ai nget makinėn e bisedon, kasetefoni na pėrcjell zėrin e tij melodioz, me njė kėngė tė kompozuar, sė fundi, me vargjet e Omar Khajamit.....U mrekullova... E zėri i Mihallaqit na lumturonte... Zbraz kupa e puth cupa..-ka thėnė Omar Khajami, Zbraz kupa e puth cupa -kėndon, Mihallaqi, qė do tė thotė: -Fal sa mė shumė dashuri e jetė!.. Ulemi nė njė lokal tė bukur, nė anė tė rrugės, nėn aromė mollėsh, kumbullash, e disa lisa tė gjatė, nė periferi tė qytetit. Tė gjithė kemi lexuar rreth kėtij gjeniu, por mua nuk mė durohej, sa t'i merrja njė intervistė.

-Si ka lindur pasioni i muzikės tek Mihallaq Andrea, dhe si lindi pasioni pėr tė kėnduar serenata korēare?
Kam filluar tė kėndoj qė nė moshė tė vogėl. Pėr herė tė parė kam dėgjuar babanė tim, qė kėndonte nė shtėpi nė festa e gėzime familjare apo me shoqėri... E dėgjoja babanė me shumė vėmendje, dhe mundohesha ta imitoja. I kėndonte shumė bukur serenatat. Babai im ka ndikuar shumė nė pasionin tim e nė formimin tim pėr tė kėnduar. Babai i binte edhe kitarės. Po ashtu babai ka ndikuar edhe tek vėllezėrit e mi. Edhe vėllezėrit e mi i kėndojnė serenatat. Ne tė gjithė si familje kėndojmė. Mundohesha tė kėndoja pa i rėnė kitarės, por vija re se diēka stononte, Kėshtu nė moshėn 14 vjeēare, rrėmbeva kitarėn e babait, duke i rėnė kitarės e duke kėnduar. T'i bie kitarės e kam dhunti, talent tė lindur, se nuk kam bėrė ndonjė shkollė apo kurs. Pėr herė tė parė kam kėnduar nė moshėn 14 vjeēare, njė serenatė tė lehtė e dėgjuar shumė, e mė pas u bė njė "hymn" dashurie shumė popullor, edhe kėndohet nga tė gjithė, ėshtė krijimi im i parė, “A tė kujtohet, ajo natė? /Kur dy duart m'i hidhje nė qafė? /E mė puthje, mė puthje si e marrė. / Me ato buzė qė aq shumė tė ishin tharė /Do mė kujtosh, o shpirti im. /Do mė kujtosh e s'do mė gjesh...etj.”. Kur mbarova sė kėnduari serenatėn mendova se, “S'ka serenatė pa kitarė!”

-Pėrveē serenatave, ju kemi dėgjuar tė kėndoni edhe kėngė tė zhanreve tė tjera, kryesisht tė muzikės sė lehtė. Ē'mund tė na thoni pėr muzikėn e lehtė, qė ju kėndoni?
Po ėshtė e vėrtetė, unė nuk jam vetėm kėngėtar i serenatave, por edhe i kėngėve tė ndryshme i rrymave tė ndryshme, si tė muzikės sė lehtė. Gjithashtu kėndoj edhe kėngė nė gjuhė tė huaj, si italisht, greqisht. Jam jo vetėm kėngėtar i serenatave por edhe kantautor, mė shumė jam kantautor se kėngėtar. Kam qenė pjesėtar i Estradės sė Korēės, deri sa Plenumi i 4-tė i K.Q tė Partisė sė Punės, mė largoi nga Lidhja e Shkrimtarėve e Artistėve tė Shqipėrisė, dhe nga aktivitet e tjera me motivacion “Krijim tė muzikės sentimentale dhe dekadente. Qė nga viti 1974 e deri nė vitin 1989, serenata pati njė zbehje, por unė prapė kam krijuar e kompozuar nė fshehtėsi 30 deri nė 40 serenata si, “A e mban mend kitarė e dashur /...apo, -Jo jo, nė botė s'ka si Birra Korēa jonė ..etj. Mė pas kam marrė pjesė nė Kėnga Magjike, Kėngėt e Stinės, kryesisht jam prezantuar me muzikė tė lehtė, kam krijuar e kompozuar 20 kėngė pėr fėmijė, ku kam marrė pjesė nė festivalet e fėmijėve, duke fituar ēmime tė para e tė dytė, dhe kam nxjerrė albumin e parė nė Shqipėri, nė Televizionin Shqiptar, nė vitin 1991. Kam dhėnė tre koncerte recitalė, nė Tiranė, Vlorė, Berat, Pogradec, nė Athinė, nė SHBA, kam dhėnė disa koncerte ku publiku mė ka pritur me shumė ngrohtėsi, me shumė dashuri, njė ndjesi qė e kanė vetėm shqiptarėt..

-Ē'mund tė na thoni, pėr pėrpjekjet tuaja, pėr ta pėrjetėsuar serenatėn korēare, pėr vazhdimėsinė e kėsaj rryme muzikore, pėr ta transmetuar nė brezat qė vijnė, si njė kulturė e vlerė qytetare tejet e spikatur e qytetit tonė tė mrekullueshėm?
Me interesimin dhe inisiativėn time, duke pasur mbėshtetjen e frytėshme edhe tė kėngėtarėve tė hershėm tė serenatave korēare si, Nasi Kondili, Gjergji Peleshi, Ritvan Shėllira, Ilke Vinjahu e tė tjerė, dhe tė Bashkisė sė Qytetit tė Korēės, nė vitin 1998, formuam Shoqatėn Kulturore tė Serenatave Korēare, qė sigurisht paraprihet nga grupi "Lira" qė po bėn dekada e dekada qė ėshtė krijuar. Shoqata kulturore e serenatave korēare, megjithėse pa tė ardhura financiare, ka dhėnė njė kontribut e aktivitet tė larmishėm pėr qytetarėt korēarė, pėr nostalgjikėt dhe adhuruesit e serenatave korēare. Nė aktivitetin e kėsaj Shoqate kemi pasur edhe mbėshtetjen e Kryetarit tė Bashkisė, Robert Damo. Kjo Shoqatė, ka organizuar tre festivale, koncerte pėr Krishtlindjet, pėr Vitin e Ri, qė janė transmetuar nga TVSH dhe TV KLAN. Nė kėtė vit, nė muajin shtator, organizuam “Javėn e serenatės korēare”, ku sollėm njė eksperiencė tė rė, njė freski, nė sinkronizim me nostalgjinė e viteve tė shkuara. Dhamė koncert dhe kėnduam nė rrugicat mondane e tė pastra, me kalldrėm tė lagjeve tė qytetit tonė pėr njė javė rresht, mbrėmjeve tė freskėta tė shtatorit, poshtė dritareve tė shtėpive karakteristike korēare, nė rrugicėn e njohur, si rruga ku ėshtė shtėpia e piktorit tė shquar korēar Vangjush Mio, apo shtėpia e rilindasit tė nderuar e tė ndritur, nderi i Korēės, Mihal Gramenos, ku njė vjershėrim tė tij e kam kompozuar serenatė. Populli kultur-dashės i Korēės, adhuruesit e shumtė tė serenatave na pritėn me ngrohtėsi, gėzim e dashuri, e dolėn me ne, apo nėpėr dritaret e ballkoneve tė shtėpive, na pėrshėndesnin, duartrokisnin e kėndonin me ne. Ishte njė mrekulli, njė magji e vėrtetė, freskia e shtatorit, serenata, kitara, dhe populli, i kulturuar i Korēės sonė.

-Nga sa po bisedojmė, vėrej me kėnaqėsi se ju i doni shumė serenatat, kitarėn, Korēėn dhe bashkėqytetarėt e tu....
Kam lindur pėr tė kėnduar e krijuar serenatat, u rrita e u edukova me to. Me atė pasion e shpirt qė kėndoj e dua serenatėn, qė ėshtė “fėmija” im mė i shtrenjtė, po me atė pasion e shpirt dua Korēėn time, bashkėqytetarėt e mi, gjithė shqiptarėt, adhuruesit e mi kudo ku janė, qė mė kanė mbėshtetur dhe inkurajuar moralisht, mė kanė dhėnė jetė e frymėzim, dritė e jetė pėr tė kėnduar dhe krijuar serenatat. Nė to i kėndoj, mallit, dashurisė, bukurisė dhe sensualitetit tė femrės, zjarrit shpirtėror tė saj, i kėndoj “rebelimit” e pasionit shpirtėror e dashuror tė mashkullit, ndershmėrisė, sinqeritetit, mirėsisė, ngrohtėsisė, respektit reciprok, qė fal ndjenja e bukur e dashurisė, kurrė jo mashtrimit.

-Si nje kengetar por edhe krijues ,jeni edhe Ju adhurues i kengetareve shqiptare apo te huaj,c'mund te na thoni per ndonje prej tyre..
Artistja e vertete shqiptare qe gezon gjithe vlerat me te mira e te shquara te nje kengetareje eshte Artistja e popullit Vace Zela ,ku perfitoj nga rasti e i uroj :Shendet e jete te gjate !..Gjithashtu do te permendja Frederik Ndocin ,mikun tim , per zerin e tij brilant. Jam i lumtur pėr sukseset qė ai ka arritur nė tokėn amerikane. Pėr muzikėn popullore tė zonės se Korces ,Eli Fara njė perlė e muzikės popullore tė jugut. Po ashtu edhe Lazarela Detin, njė kėngėtare qė e'qan, muzikėn popullore korēare. Nga kėngėtarėt e huaj Rohan Tajnen, njė kėngėtar i shquar Irlandes, impulsiv dhe i ėmbėl nė muzikė...
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
andreas, kantautor, mihallaq, por, serenatave, shkrimtar

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
what is the code for grand theft auto for xbox to make everyone naked? san andreas Alonzo H Sports 2 23-06-2007 11:15
where can I find the burglary car on grand theft auto San Andreas? johncenaschick Sports 1 23-06-2007 11:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:15.




Parajsa Shqiptare