| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Mehdi Zena, njė jetė me kėngėn qytetare elbasanase Vėllezėrit Zena, tė cilėt pėr vite tė tėra i kanė dhėnė shpirtin kėngės popullore elbasanase apo asaj qė ėshtė quajtur kėnga popullore e Shqipėrisė sė Mesme, kanė qenė protagonistė tė saj pėr dekada tė tėra. Sot, nga tė dy vėllezėrit e famshėm nė gjithė vendin e vazhdon ende aktivitetin artistik nė Shqipėri vetėm Mehdi Zena, i cili jeton ende nė qytetin e Elbasanit. Nė kėtė intervistė pėr gazetėn Sot, ai ėshtė shprehur rreth traditės sė familjes Zena nė kėngėn popullore, pėr shndėrrimin qė kėnga popullore ka pėsuar sot dhe vlerat qė kėnga elbasanase mbart ende sot e kėsaj dite. Sa e lidhur ka qenė familja Zena me kėngėn popullore qytetare elbasanase? Familja ime ka lidhje tė hershme me kėngėn popullore qytetare, pėr arsye se babai im ka qenė kėngėtar dhe instrumentist me orkestrinėn e Usta Isufit, kėshtu qė ēdo kėngė qė ishte dhe ēdo kėngė qė dilte fillimisht e kėndonte babai im. Nga kjo morėm edhe ne, unė dhe mė vonė vėllai im, Demiri dhe qysh tė vegjėl kemi filluar tė kėndojmė nė shtėpinė e pionierit, nė koncertet me rininė. Qė nė moshėn 12- vjeēare unė i jam bashkangjitur skenės nė njė koncert tė rinisė nė Durrės. Fillimet e mia dhe njohja nė publik ka qenė nė vitet 1974, falė suksesit qė kishim me koncertet e grupeve amatore tė ndėrmarrjeve, ku unė me Demirin merrnim pjesė nė Estradėn e ndėrmarrjes riparim shėrbimeve. Aty na shikon dhe na dėgjon Mithat Stringa, i cili thėrret Alfons Balliēit e i thotė Mbrėmė kam dėgjuar njė duet. Ma i pėrsosuri qė kam dėgjuar!. Ne kemi qenė duke kėnduar Iku nata, agun malet e qė nga ai moment u bėmė pjesė e jetės artistike tė Shtėpisė sė Kulturės dhe Estradės. Nė Festivalin e parė tė Kėngės Popullore Qytetare, nė fund tė viteve 74, ku ishin pjesėmarrės artistė tė njohur tė skenės si: Bik Ndoja, Hafza Zyberi, Zan Zyberi, Zeliha Sina etj, pata debutimin tim nė kėtė festival me njė duet me kėngėtarin e njohur shkodran Bik Ndoja me kėngėn Del njė vajzė prej Hamami, tė pėrpunuar nga Alfons Balliēi. Nga viti 1976 ne filluam rregullisht nė Estradėn e Teatrit Skampa dhe gjatė gjithė kėtyre viteve, ku pėrveē punėve tė tjera qė na shoqėronin nė jetėn e pėrditshme, ne nuk i jemi shkėputur skenės. Edhe sot unė vazhdoj tė kontribuoj nė kėtė skenė si profesionist. Sa i ėshtė bashkangjitur zėri juaj kėngės popullore qytetare elbasanase? Nuk ėshtė mirė tė flasėsh pėr veten, mė mirė ėshtė tė flasin tė tjerėt. Ne kėtė e ndjejmė tek njerėzit, jo vetėm nga elbasanasit, por edhe nga njerėzit nė rrethe tė tjera, qė na simbolizojnė mė kėngėn qytetare elbasanase, duke na quajtur adapt pėr atė punė. Jo vetėm tė kėngės sė Usta Isufit, por edhe tė Mustafa Bodinit dhe Leksi Vinit, falė edhe prej disa artistėve tė tjerė, si Alfons Balliēi, Rustem Serica, Has Topalli, Sopot Serica. Gjithmonė na e pėrshtatnin kėngėn me zėrin, por nė shumė raste edhe i kemi zgjedhur vetė. Kėngėt e atyre viteve janė pėrcjellė mirė nga unė dhe vėllai im Demiri, por edhe kėngėtarėve tė tjerė si B. Tafani, M. Mehja, Z. Zdrava etj, sepse kėnga elbasanase ėshtė njė kėngė e shtruar dhe kjo ka bėrė pėrshtatjen e saj nga ne. Edhe mė parė kėnga popullore ka qenė kėnduar nėpėr odat e shtėpive elbasanase, kur burrat ulur nėpėr postiqe i kėndonin dashurisė, natyrės dhe bukurisė shpirtėrore. Edhe sot njerėzit nuk e dinė qė usta Isuf Myzyri ka qenė njė bektashi dhe njė pjesė e mirė teksteve iu kushtohet figurave tė teqeve, por qė tingėllojnė sikur ky i kėndon ndonjė tė dashure. Kjo ka qenė mjeshtėria qė u ofron kėnga qytetare elbasanase kėtyre ustallarėve tė mėdhenj tė kėngės popullore qytetare elbasanase. Dikur Vėllezėri Zena, sot Mehdi Zena... Po, ėshtė e vėrtetė. Demiri ka vite qė ka ikur nga Shqipėria pėr nė Amerikė. Tė gjithė na simbolizonin si Vėllezėrit Zena dhe unė gjithmonė e kam ndjerė mungesėn nė kėto vite tė vėllait tim, Demirit. Artdashėsit e kėngės popullore nuk na njihnin me emrat tona, por i kishin shkrirė nė njė, Vėllezėrit Zena. Me Demirin unė mė shumė kam qenė shok sesa vėlla, sepse nuk jemi ndarė as kėtu nė Elbasan, as nė turne jashtė shtetit. Gjithmonė kemi qenė bashkė dhe kjo qenė arsyeja pse e kam konsideruar mė shumė shok se vėlla. Ikja e Demirit domosdo ka bėrė punėn e vet, megjithatė unė jam munduar si ai tė mbijetoj edhe vetėm. Duke qenė njė familje me tradita nė drejtim tė kėngės popullore, si jeni ndjerė kur kėto kėngė i keni kėnduar tė deformuara? Ajo kohė mos ardhtė mė pėr disa gjėra, sidomos prej cungimit dhe deformimit qė ju bė teksteve. Edhe ne ēuditeshim se ku figura e Usta Isufit nderohej me titull Artist i Popullit dhe nė tė njėjtėn kohė deformoheshin tekstet. Madje, njėri tekst ka qenė kėnga Iku nata, agun malet, qė ata e bėnė Mi gėzofsh tė gjitha oxhaqet qė nga Krasta nė Bradashesh. Thua se e dinte i madhi Usta Isufi qė do tė ndėrtoheshin konservimi bashkė me metalurgjinė! Kjo tregon qė ne kemi hasur nė shumė vėshtirėsi. Flitet shumė pėr dhunėn e diktaturės, por pėr ne artistėt dhuna ėshtė pėrdorur nė ndryshimin e tė kėnduarit tė teksteve origjinale, pėr njė fjalė dyqan ato thoshin do tė heqim krejt kėngėn se ėshtė fjalė turke. Duke qenė se kėngėt i kishim mėsuar qė nė fėmijėri, nė shumė raste harronim tekstet e reja, se ishim mėsuar me ato tė vjetrat, gjė qė pėr ne krijonte problem kur ngjiteshim nė skenė. A mendoni se kėnga popullore qytetare elbasanase e ka kaluar Shqipėrinė e mesme? Ne kemi zhvilluar shumė turne nė tė gjithė Shqipėrinė. Ėshtė e vėrtetė qė kėnaqėsinė mė shumė e kemi ndjerė nė Veri, pikėrisht nė qytetin e Shkodrės, nė djepin e kulturės dhe tė dashurisė pėr kėngėn popullore. Kjo pėr arsyen se kėnga e Shqipėrisė sė mesme pėlqehet nė kėtė qytet dhe unė kujtoj me nostalgji koncertet qė ne jepnim nė Shkodėr. Linin mbresa tė mėdha: nga 7 ditė qė ishte shfaqja, ne qėndronim 17 ditė dhe biletat shiteshin dyfish. Duhet ta theksoj, se ne jemi pritur mirė edhe nė Jug tė Shqipėrisė, ku ruajmė kujtime tė mira qė na ka afruar publiku i artdashėsve tė qytetit tė Gjirokastrės, Vlorės etj. Por mė shumė kėngėn tonė e kėndojnė zona e Gjakovės dhe nė biseda me kėngėtarėt e dėgjuar kosovarė, ata shprehen se Elbasani, Shkodra dhe Gjakova kanė ditur ta ruajnė kėngėn popullore dhe kėngėt e kėtyre rretheve pėrcillen mirė nė kėto qytete. Prandaj ne pėlqehemi shumė edhe sot. Unė jam i ftuar nė gėzimet familjare tė qytetarėve shkodranė, por edhe atyre Gjakovarė dhe ky ėshtė njė vlerėsim qė mė bėhet mua, si pėrēues i trashėgimisė sė kėngės popullore qytetare elbasanase. Si ndiheni qė kėnga popullore ka marrė njė drejtim tjetėr? Jua shpreh me sinqeritet se mė vjen keq, qė kėnga popullore shqiptare huazohet nga disa kompozitorė dhe kėngėtarė tė rinj dhe mė vjen ēudi. E kam shprehur edhe mė parė, se ku kanė qenė gjithė kėta kėngėtarė? Unė jam qė tė evoluojė zhanri i muzikės dhe pikėrisht ai kėngės popullore, sepse kėnga popullore tregon identitetin e njė kombi. Po ashtu, dėnoj ato qė huazojnė kėngėn popullore qytetare me ato greke, turke apo edhe arabe, gjė qė nuk i bėnė mirė trashėgimisė kulturore tė vendit tonė. Me probleme tė tilla jemi ndeshur edhe ne nė shtėpitė diskografike, ku na ėshtė imponuar futja edhe e ndonjė kėnge, qė sipas atyre pėlqehet nė treg. Ēfarė mendimi keni pėr punėn e institucioneve kulturore artistike, nė pėrgatitjen e kėngėtarėve tė rinj nė zhanrin e kėngės popullore? Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq qė kėto institucione, qė stimulojnė brezin e ri pėr tė kėnduar kėngėn popullore, nuk punojnė aq sa duhet nė kėtė drejtim. Nė shumė institucione kulturore tė qytetit, si nė atė tė kulturės ashtu edhe nė estradė, nuk afrohen kėngėtarė tė rinj, qė ne mė tė vjetrit tua lėmė plejadėn tonė disavjeēare brezave tė ardhshėm, qė kėnga popullore qytetare tė bėhet e dashur pėr ēdo familje elbasanase. Largimi i shumė krijuesve elbasanas e ka lėnė tė fjetur kėngėn popullore. Sot ndihet vlera e madhe qė ka dhėnė Balliēi, Has Topalli pėr zhvillimin e jetės kulturore nė kėtė qytet dhe disa pseudo- artistė e kanė kthyer jetėn kulturore nė varėsi tė preferencave tė tyre, gjė qė nuk i sjell mirė as zhvillimit tė jetės kulturore tė kėtij qyteti, por as artdashėsve elbasanas, qė dita nga ditė i largohen skenės. Kjo pėr mua ėshtė timpan pėr ata qė kanė vesh ta dėgjojnė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani | basi | Muzika | 0 | 28-12-2007 10:26 |
| Aforizma | suzi00 | Letersia | 4 | 21-10-2007 15:42 |
| Horoskopi vjetor 2007 | keeper | Chit-Chat | 0 | 15-12-2006 13:28 |
| Grimca humoristike | kureshtari | Qeshni dhe ju | 3 | 28-02-2003 05:09 |