| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kėnga mė del nga shpirti Mefarete Laze, kėngėtarja e njohur e muzikės sė lehtė vjen pranė publikut me njė album tė ri. Ky album ėshtė njė pėrmbledhje e cila pėrmban perlat e karrierės sė saj. Mefarete Laze shprehet se nė kėtė album ka mbėshtjellė gjithė kėngėt mė tė mira tė karrierės sė saj. Kėto kėngė janė kėngė tė dala nga shpirti tė cilat mbartin gėzimet dhe hidhėrimet e jetės sonė shprehet e mirėnjohura Mefarete Laze. Kėngėtarja e njohur flet edhe pėr jetėm dhe dashurinė temė e cila ėshtė prezente nė disa nga kėngėt e saj. ajo shpreh se Ka disa lloj dashurish dhe zemra rreh pėr tė gjitha njėlloj. Tė rreh zemra kur bėhesh nėnė pėr herė tė parė,etj. Dashuria ėshtė e ėmbėl shumė, pastaj ti kėput kėmbėt, ti merr tė gjitha mend e kokės dhe tė gjitha i ka. Vendin e dashurisė e zė respekti, e zė mirėnjohja tė cilat bėjnė qė ajo tė jetojė sa mė gjatė.. Mefarete Laze rikthehet me njė jehonė tė madhe artistike tė cilėn e paraqet fare mirė nė albumin e saj. -Ju po vini me njė album tė ri pėr publikun shqiptar. Ēfarė sjell ky album tė re? Ky album ka punimet mė tė mira tė kėtyre 4-5 viteve tė fundit dhe sigurisht qė jam shumė e kėnaqur pėr kėtė. Erdha kaq vonė me kėtė album sepse doja qė tė vija me shijet e kohės dhe tė isha ajo Mefarete qė doja unė tė isha para publikut. -Si ėshtė Mefarete Laze me shijen e kohės nė kėtė album? Shijet janė nga mėtė ndryshmet pėr kohėn por ēdokush zgjedh atė qė pėlqen. Ata kompozitorė dhe ata poetė qė i pėrgjigjen shijes time dhe nė qoftėse mė pėlqejnė mua atėherė e pranoj atė bashkėpunim. -Kėnga juaj qė i kushtohet Shkodrės? Veēantia e kėsaj kėnge ėshtė se ajo me tė vėrtetė i kushtohet Shkodrės, qytetit tim qė e dua shumė. Kjo kėngė ėshtė e kompozitorit Edmond Zhulali qė nuk ėshtė shkodran dhe e poetit Gjok Deci qė nuk ėshtė shkodran dhe e kėngėtares Mefarete Laze e cila ėshtė me origjinė nga Saranda por e lindur dhe e rritur nė qytetin e Shkodrės, tė cilit i ėshtė shumė mirėnjohėse. -Mefarete Laze njihet si kėngėtarja e kėngėve shkodrane, por ajo dy herė ka kėnduar kėngė Ēame... Ka qenė njė bashkėpunim mė Adi Hilėn. Ai punoi diēka qė mua mė ka mbetur njė mrekulli pėr albumin tim. Ėshtė njė kėngė ēame por e kėnuar ashtu si e kėndon Mefarete, njė shkodrane. Kėnga ēame ėshtė e kėnduar nė tė gjithė Shqipėrinė dhe ėshtė e orkestruar me lahutė dhe ēifteli, me fyell, me daulle dhe me tė gjithė veglat qė mund tė kėndohej njė orkestrues siē ėshtė Mark Luli. Pėr tė punuar kėtė kėngė mua mė ėshtė dashur njė muaj. -Ju keni qėnė njė nga kėngėtaret e vetme tė cilat keni qėnė shumė aktive dhe pjesėmarrėse nė pothuaj tė gjithė feėstivalet e RTSH-sė... Isha shkėputur pėr 10 vjet nga publiku deri sa erdhi ftesa e Ardit Gjebreas pėr nė Kėngėn Magjike. Ky ishte zgjimi im. Mė pas ka qėnė kompozitori Ardian Hila qė mė dhuroi njė kėngė tė mrekulueshme. Ai ka qėnė kompozitori i kėngėve mė tė bukura qė ka albumi im. -Ju ka ndihmuar profesioni juaj si mėsuese e gjuhės dhe e letėrsisė? Unė kam mbaruar edhe kanton njėkohėsisht, liceun Prenk Jakova nė Shkodėr. -Mefatrete Laze dallohet edhe si kėngėtare e muzikės shkodrane. Unė nuk jam kėngėtare popullore por jam kėngėtare e kėngės qytetare tė stilizuar. Kėngėn qytetare e kam sjellė tė stilizuar. Kėndoj edhe kėngė popullore por natyrisht duke i pėrshtatur sipas stilit tim dhe me njė orkestracion mė nė kohė. -Cila ėshtė kėnga e muzikės sė lehtė mė e dashur pėr ju? Kam njė bashkėpunim tė mrekullueshėm edhe kėtė mė Adi Hilėn. Kam qėnė pjesėmarrėse nė Maratonėn e Kėngės Popullore. Ėshtė njė kėngė e Shqipėrisė sė Mesme tė cilėn e kam kėnduar me Silva Gunbardhin. Kam dashur qė kėtė kėnga ta vendosja nė albumin tim dhe e arrita kėtė gjė. -Ju keni bashkėpunėtorė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė dhe e pėrcjellin shumė bukur muzikėn shqiptare. Nuk ėshtė se unė nuk kam patur bashkėpunime me kompozitorė shkodranė por Edmond Zhulalin unė e kam patur shokė klase dhe miqėsia jonė ėshtė shumė e hershme. Ndėrsa me Adi Hilėn bashkėpunoj sepse vlerėsoj shumė punėn e tij. -Albumi juaj ka vetėm krijime tė reja apo edhe pėrpunime? Janė tė gjitha kėngė, pėrpunime tė 10 viteve tė fundit. Janė 15 punimet mė tė mira nė kėto 7 vjetė. Unė kam gati 22 punime nė karrierėn time dhe prej tyre kam zgjedhur ato mė tė mirat. Ato janė kėngė tė dala nga shpirti tė cilat mbartin gėzimet dhe hidhėrimet e jetės sonė. -Kėnga juaj ēame nuk ka ardhur ashtu si zakonisht... po. Ėshtė e vėrtetė. unė kisha si qėllim qė ta sillja kėngėn ēame ashtu si e kėndon njė shkodrane. Kėnga ēame ėshtė kėngė e gjithė Shqipėrisė. nė festivalin e Gjirokastrės kėnga vinte nė njė forėm tė mrekullueshme. Gjatė punės sonė nė studio vinim re se kėnga ēalonte diku. Meqėnėse ne ishim nga vende tė ndryshme e kėndonim ndryshe kėngėn dhe prej disa trevave tėndryshme morrėm mė tė mirėn deri sa krijuam njė kėngė sa mė afėr rinisė dhe sa mė argėtuese. -Ju Mefarete nė albumin tuaj keni tė pėrfshira kėngė nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė, nga jugu, nga veriu e nga Shqipėria e mesme... Po. Kam kėngė nga tė gjitha trevat por tė gjitha kėto kėngė qytetare. -Sa krijime tė muzikės sė lehtė keni tė pėrfshira nė albumin tuaj? Nė kėtė album kam kėngėn Tė ndizja njė shpresė e cila ka ardhur ashtu si e kam kėnduar pėr herė tė parė. Kam njė kėngė tjetėr kushtuar Alfred Kaēinarit e titulluar Njė grua ėshtė pėr njė mesogrua. Kėnga tjetėr titullohet Lamtumirė flet pėr njė vajzė e cila ka dashur njė vajzė e cila pėr shumė arsye apo edhe pėr kapriēo u nda me tė. Vajza e sheh pas disa kohėsh kėtė djalė dhe i hidhet nė qafė pastaj thotė oh harrova dhe nė fund i thotė Lamtumirė. Kjo kėngė ėshtė njė revoltė e shpirtit. Lamtumira ėshtė njė kėngė shumė e ndier. Kam kėnduar edhe njė kėngė pėr taksistin dhe kėtė e kam bėrė sepse kanė treguar shumė respekt pėr mua dhe kėrkoja njė mėnyrė pėr tu treguar mirėnjohėse. -Ēfarė ėshtė dashuria pėr Mefarete Lazen? Ka disa lloj dashurish dhe zemra rreh pėr tė gjitha njėlloj. Tė rreh zemra kur bėhesh nėnė pėr herė tė parė,etj. Dashuria ėshtė e ėmbėl shumė, pastaj ti kėput kėmbėt, ti merr tė gjitha mend e kokės dhe tė gjitha i ka. Vendin e dashurisė e zė respekti, e zė mirėnjohja tė cilat bėjnė qė ajo tė jetojė sa mė gjatė. -Ēfarė ėshtė familja pėr ju? Nuk ka gjė mė tė shenjtė se familja nė jetė. Tė gjithė e duan sipas mėnyrės sė tyre familjen. Edhe kur divorcohet njė ēift mbetet gjithmonė diēka nga ajo familje, njė pjesė e dashurisė e cila pasqyrohet te njė fėmijė apo ke kaluar dy vite apo dhjetė vite tė bukura etj. -Ēfarė mendoni pėr artistėt e vetshpallur tė tillė? Tė bėhesh artistė dhe kėngėtarė tani ėshtė gjaja mė e thjeshtė nė botė. Qė tė punosh nė njė bankė duhet qė tė kesh njė diplomė, tė paraqitėsh njė CV tė jetės dhe tė kesh edhe njė Master dhe pas kėsaj hyn nė konkurim. Por artistė dhe politikan mund tė bėhesh kur tė duash edhe pa patur asgjė nga kėto. -Jemi nė kohėn mė tė nxehtė tė vitit. Ju keni bėrė apo do tė bėni pushime? Nuk e di kush thotė pėr ne artistėt qė nė verė nuk punojmė. Mė fakt nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Artistėt me zor e presin verėn qė tė punojnė sadopak. Ne punojmė sa herė qė kemi punė pavarėsisht nėse ėshtė verė apo dimėr. Kėtė verė kam qenė pesė ditė nė Ulqin. Mė pas nė Malin e Zi dhe pas kėsaj nė Ksamil tek njerėzit e mi. tani kam ardhur nė Tiranė. -Ju jeni larguar nga Shkodra dhe keni ardhur nė Tiranė. E ndieni mungesėn e Shkodrės? Mua mė mungon shumė Shkodra por pėr tė mirėn e fėmijėve tė mi mu desh qė tė largohesha.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit | Sabahi | Teologjia | 0 | 05-01-2008 11:26 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |