| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| ka lindur me 12 Maj 1983 ne Tirane. Eshte 20 vjeē dhe ka perfunduar studimet ne liceun artistik ''Jordan Misja'''. TAni ka filluar studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures se femijeve e qe aty duke marre pjese ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeē. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Franēesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi ēmimin e telespektatorit qe per ate vit ishte nje ēmim mjaft i rendesishem. Me pas ēmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori ēmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri ēmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte.Ne Maqedoni, Mariza fitoi ēmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere' ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeē por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget 'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor' ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme 'S'do qaj'.
__________________ Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow |
|
#2
| ||||
| ||||
| Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua me ēmimin interpretuesja me e mire 'Mikrofoni i Arte' dhe tek Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e di'. Kenga e ketij festivali titullohet 'Tregome' dhe eshte nje kenge e rrymes alternative Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te kendoje ēdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriēoza dhe patatet e skuqura edhe pse eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves.
__________________ Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow |
|
#3
| ||||
| ||||
| kam pasur rastin te ndegjoj ne Tetove(pasi aty studijoi) Marizen dhe me pelqeu shume. me erdhi shume mire kur lexova me lart se do ta provonte veten edhe ne alternative music, pasi kete zhanr e pelqej mjaft. pershendetje |
|
#4
| ||||
| ||||
| Mariza, kjo mysafirja e mallkuar ! Nuk e ka mallkuar askush Mariza Ikonomin, perkundrazi, ka marre bekimin e gjithe shenjteve perderisa ka arritur te realizoje nje nga deshirat e saj me te medha, te nxjerre ne treg albumin e saj te pare. Mysafirja e mallkuar, quhet albumi qe vec kengeve te reja do te kete edhe pese nga hitet e saj te te njohura. ''Revista KLAN'' |
|
#5
| ||||
| ||||
| Kėngėtarja Mariza Ikonomi hedh nė treg albumin e saj tė parė javėn nė vazhdim. Janė 12 kėngė kompozuar nga vetė ajo. Pas daljes sė albumit, Mariza nis turneun nga Gjermania nė Kosovė Njė mysafire e mallkuar nga vargjet e Ēajupit Edhe pse ende e vogėl, sapo vuri kėmbėn nė skenėn e festivaleve, nuk ishin tė paktė ata qė e kuptuan se ajo nuk dilte mė prej andej. Qė nga koha e festivaleve tė Shkodrės, kanė kaluar shumė vite dhe Mariza nuk ėshtė mė e vogėl. Ka marrė pjesė nė sa e sa festivale dhe koncerte, ka fituar edhe shumė ēmime dhe tani do tė hedhė nė treg albumin e saj tė parė. Ajo sapo ėshtė kthyer nga Maqedonia ku ka realizuar njė videoklip pėr albumin dhe gjatė kėsaj jave, emri i saj do tė jetė nė stendat e pikave tė shitjes sė disqeve muzikore. Janė 12 kėngė nėn titullin Mysafirja e mallkuar, njė titull disi i trishtė, por qė kėngėtarja e re Mariza Ikonomi, shpreson ti sjellė fat. Pėrveē disa kėngėve qė tashmė janė bėrė tė dashura pėr publikun shqiptar, si Piano e vjetėr, Nuk dua tė jem, Kur mi zbrisje shkallėt, me tė cilėn ka fituar ēmimin e parė nė garėn muzikore Maratona e kėngės popullore, nė albumin e ri pėrfshihen edhe shumė krijime tė reja, kompozuar nga vetė Mariza. E veēanta e kėtij albumi ėshtė se nė tė nuk dėgjohet vetėm njė stil muzikor. Nė tė do tė ketė ritme soul, alternative, dance, popullore e pėrpunuar, etj, pėr tė ardhur sa mė pranė shijeve tė publikut, - thotė Mariza, e cila tanimė ka zbuluar se veēse tė kėndojė, i pėlqen edhe tė krijojė muzikė, madje ka treguar se ėshtė e zonja po aq. Ashtu si edhe shumė herė tė tjera, bashkėpunėtorėt e saj tė ngushtė kanė qenė orkestruesi Dorian Gjoni dhe motra e saj Ledia, e cila ėshtė autorja e shumicės sė teksteve tė kėngėve tė saj. Pėrsa i pėrket kėngės, titullin e sė cilės mban albumi, Mariza tregon se teksti i saj ėshtė njė poezi e Andon Zako Ēajupit. Eshtė njė ngjarje e trishtuar, qė flet pėr ndarjen nga jeta tė njė njeriu tė dashur dhe vdekja ėshtė personifikuar me njė mysafire, e cila gjithmonė vjen pa ftuar. E kam dėgjuar atė pėr herė tė parė nė njė dramė tė vėnė nė skenė nga Ilir Bezhani dhe qė atėherė vendosa ta pėrfshij nė albumin tim, - thotė ajo, pa harruar tė falenderojė Shtėpinė Diskografike Super Sonic, e cila ka ekskluzivitetin e shpėrndarjes sė albumit tė saj. Ka qenė fat pėr mua tė punoja me stafin e kėsaj shtėpie diskografike, nė veēanti me Riza dhe Diana Cerovėn, tė cilėt mė kanė ndihmuar dhe mbėshtetur financiarisht pėr realizimin e albumit. Ndonėse tradita e do qė kur del njė album, tė shoqėrohet me njė koncert recital, ku tė prezantohen krijimet e reja, kėngėtarja nuk ėshtė e sigurtė se do tė mund ta realizojė njė gjė tė tillė. Kam vėnė re qė publiku ynė ėshtė i ftohtė ndaj muzikės sonė tė lehtė dhe kam frikė se nuk do tė gjej dot mbėshtetje tek ata. Tani ėshtė koha e muzikės komerciale. Ndryshe qėndron puna nė Kosovė, apo Maqedoni, ku kam dhėnė sa e sa koncerte recitale. Ata janė shumė mė tė ndieshėm ndaj muzikės sonė dhe sa herė qė kam shkuar mė kanė pritur me tė vėrtetė shumė ngrohtė. Madje mund tė them se atje ndihem si nė shtėpinė time, - thotė 22- vjeēarja, e cila ndonėse ėshtė njė nga emrat mė tė mirė tė muzikės sė lehtė shqiptare, ėshtė nė ankth, pėr pritjen qė publiku do ti bėjė albumit tė saj tė parė, prej tė cilit do tė varet dhe ardhmėria e atyre pasardhės. Njė ditė me Marizėn Pėr Marizėn nuk ėshtė aq e thjeshtė tė dalė nė rrugė. Tashmė ėshtė njė person publik dhe tė gjithė e njohin. Sa herė qė i duhet tė pėrshkojė nė kėmbė rrugėn nga shtėpia pranė Zogut tė Zi deri tek Akademia e Arteve, do tė jenė tė shumtė ata qė do ta ndalin, do ta takojnė, pėr tė mos folur pėr komentet qė ndonjėherė janė edhe bezdisėse. Harxhoj shumė para pėr taksi. Komentet e njerėzve rrugės mė shqetėsojnė, por mbi tė gjitha mundohem tė ruaj imazhin tim pėr publikun. Nuk do tė kisha dėshirė tė mė shikonin me humor tė keq, apo tė pakrehur, - tregon Mariza, duke qeshur, e cila duket se u druhet gojėve tė liga, tė cilat nuk lenė rast pa shfrytėzuar, pėr tė folur, apo pėr tu marrė me thashetheme. Pėrveē shėtitjeve me taksi dhe pėrgatitjeve pėr albumin, tė cilat e kanė shkėputur nga rutina e pėrditshme, njė ditė e zakonshme e Mariza Ikonomit ėshtė si e ēdo njeriu tė thjeshtė. Si ēdo student zgjohet nė mėngjes, shkon nė shkollė, ndonjė kafe me miqtė, tė cilėt thotė se i ka tė paktė, mė pas i pėlqen tė kalojė kohė pranė familjes sė saj, qė duket se e pėrkėdhel jo pak, vajzėn lozonjare, e cila shpesh herė tė jep pėrshtypjen e njė fėmije gazmor dhe shumė tė sinqertė. Madje asaj i pėlqen tė shėtisė edhe qenin e saj tė zi, me sytė e mbuluar nga qimet e dendura, me emrin Kiti, i cili ėshtė shumė xheloz pėr tė zonjėn dhe i leh ēdo njeriu qė i afrohet. Marizės i pėlqen gjithashtu edhe tė shpenzojė para pėr veshje, gjė qė e tregon me lukun e saj tė veēantė nė ēdo paraqitje nė aktivitetet dhe spektaklet e ndryshme. Gjithashtu shpenzon edhe pėr dhurata pėr njerėzit e dashur, por nė veēanti pėr disqe dhe CD me muzikė tė tė gjitha llojeve. Nuk ka shumė rėndėsi se ēfarė rryme, apo stili i pėrket. Mė pėlqen tė dėgjoj sa mė shumė muzikė dhe tė jem e informuar pėr risitė muzikore, - thotė ajo. Turne i gjatė pėr fundvitin Por Mariza di tė shohė edhe larg. Ajo ėshtė e ndėrgjegjshme qė nuk mund tė jetė gjithmonė kėngėtare, edhe pse ėshtė tepėr e re pėr ta menduar njė gjė tė tillė, ndaj ka filluar tė thurė plane pėr tė ardhmen e saj jo tė afėrt. Do tė mė pėlqente tė kisha njė studion time muzikore. Eshtė e vėrtetė qė mė pėlqen tė kėndoj, por kjo nuk mund tė vazhdojė pėrgjithmonė, kėshtu qė mė duhet tė mendoj diēka mė tė qėndrueshme, - thotė vajza, e cila duket se e di mirė se ēfarė kėrkon prej vetes. Pėrsa i pėrket tė ardhmes sė afėrt, ėshtė me tė vėrtetė e mbingarkuar. Menjėherė pas daljes nė treg tė albumit tė saj Mysafirja e mallkuar, ajo do tė nisė njė turne tė gjatė qė do tė mbyllet natėn e Vitit tė Ri. Pas daljes sė albumit, nė datėn 21 mė duhet tė nisem pėr njė turne tė gjatė koncertor, nė disa vende tė Evropės. Fillimisht do tė shkoj nė Gjermani, pastaj do tė jem nė Norvegji, pėr tė shkuar mė pas nė Itali, Maqedoni dhe sė fundi nė Kosovė, - tregon ajo, e sigurtė se do tė kalojė njė kohė shumė tė mirė mes bashkatdhetarėsh, tė cilėt e presin gjithmonė me gėzim. Pėrsa i pėrket festivaleve tė fundvitit, ajo ngre supet. Ende nuk ėshtė e sigurtė nė duhet tė marrė pjesė nė kėto aktivitete. Puna pėr albumin e ri, i ka marrė shumė kohė, duke i lėnė disi pas dore festivalet e dimrit. Megjithatė ajo nuk mund ta fshehė qė ka shumė oferta, nga kompozitorė tė ndryshėm, tė cilėt do tė donin ti besonin asaj krijimet e tyre e pse jo, tė rrėmbenin dhe ndonjė ēmim. Ende nuk e di, por ndoshta do tė ishte mė mirė tė bėja njė vit pushim, ndoshta kjo do ti bėnte mirė dhe imazhit tim, - thotė Mariza, e cila nė tė vėrtetė i vlerėson shumė kėto aktivitete, tė cilat e kanė ndihmuar tė afirmohet nė publik. Ndėrsa pėr festėn e Vitit tė Ri, me keqardhje thotė se edhe kėtė vit do ta kalojė jashtė, larg familjes. U bėnė disa vjet rresht qė ajo e kalon natėn e ndėrrimit tė viteve mes njerėzve qė festojnė nė ndonjė lokal tė kryeqytetit, apo gjetkė, por jo me familjen e saj. Edhe kėtė vit nė punė, - thotė ajo me sy tė pikėlluar. Megjithatė, siē ndodh gjithmonė, ēdo e keqe ka nga njė tė mirė. Mariza Ikonomi, pavarėsisht moshės sė saj tė re, ėshtė njė nga kėngėtaret mė tė kėrkuara nėpėr koncerte dhe spektakle tė mėdha, si dhe njė nga mė tė paguarat. Ndonėse ende nuk mund tė thotė me saktėsi se nė ēvend do tė jetė kur akrepat tė puthen nė orėn 24.00, ėshtė e sigurtė qė jo nė Shqipėri. Mundėsia mė e madhe ėshtė nė Kosovė ose Maqedoni, nga ku ruan kujtime mjaft tė mira. Pak kohė mė parė kam qenė nė Maqedoni ku u organizua njė koncert i madh rinor. Ka qenė njė pėrjetim i jashtėzakonshėm, - pėrfundon kėngėtarja. Alma Mile ''Shekulli'' |
|
#7
| ||||
| ||||
| Mariza Ikonomi: Mariza Ikonomi: 2004 dua tė zhdukem Njė ditė pas Festivalit tė RTSH-sė, Mariza Ikonomi merr njė telefonatė anonime, ku i kėrkohet tė mbyllė gojėn dhe tė mos japė asnjė koment nė media pėr ēmimin; ajo tregon gjithēka ndodhi pas kuintave nė natėn finale tė festivalit, si u ndanė ēmimet para pėrfundimit tė festivalit. Ishte njė ftesė gati nė lutje qė i ktheu mendjen kėngėtares Mariza Ikonomi pėr tė qenė sėrish pjesėmarrėse nė Festivalin e 42-tė tė Kėngės nė RTSH. Ajo kish vendosur tė mos i hynte mė konkurimeve nėpėr festivale, por kėtė herė u josh nga premtimi se fituesja do tė shkojė nė Festivalin Evropian. U pėrgatit totalisht, madje dhe kompozoi enkas pėr ēmimin e parė. Ndėrsa erdhi prapė zhgėnjimi pėr Marizėn qė bashkė me shumė arsye tė tjera, e detyruan tė linte skenėn edhe pse kėnga e saj u vlerėsua me ēmimin e dytė. E bindur ajo thotė se nuk do tė jetė nėpėr festivale, derisa tė rregullohen problemet e ndarjes sė ēmimeve. Ėshtė shprehur ashpėr nė shtyp dhe reagimi ka qenė njė telefonatė anonime, njė ditė fill pas festivalit. Mariza e ka njohur zėrin, por nuk mund tė thotė tė vėrtetėn. Ndėrkaq e ka garantuar anonimatin e telefonatės se kėnga ėshtė tėrėsisht kompozim i saj dhe jo krijim i Adrian Hilės, siē e akuzonte zėri pas telefonit. Mariza Ikonomi tregon ekskluzivisht pėr Spekter, procesin e ndarjes sė parakohshėm tė ēmimeve dhe arsyet e braktisjes sė skenės. Pse braktisėt skenėn kur u ndanė ēmimet? Unė nuk e braktisa skenėn dhe mė vjen keq qė ėshtė komentuar aq shumė ky moment nė shtyp, madje ėshtė shkruar dhe pa mė pyetur fare. Dua tė jem e qartė pėr njė gjė. Nė ēastin kur janė ndarė ēmimet nuk ndodhesha fare aty. U largova, sepse e kuptova qė nuk do tė merrja ēmimin e parė. Nga ana tjetėr pretendoja, por dihet si bėhen vlerėsimet kėtu, unė skisha asnjė mbėshtetje pėr tė shpresuar. Kjo do tė thotė se keni marrė vesh ēmimet pėrpara ndarjes? Pak a shumė Madje kisha marrė vesh edhe se kush do ta fitonte. Prandaj mendova se do tė ishte mė mirė tė ikja. Ėshtė mė mirė tė zhdukem, kjo ka mbetur nė kėtė natė, e thotė dhe vetė kėnga. Sa kohė para ndarjes janė pėrfolur ēmimet? Nuk dua tė flas pėr kėtė, por dukej shumė qartė se kush do ta merrte ēmimin e parė. Kaq mund tė them. Gjithmonė ēmimet janė ndarė mė pėrpara. Ju hytė nė festival me pretendimin absolut pėr ēmimin e parė, apo e shtyrė mė shumė nga premtimi i Festivalit Europian? Nuk ushqeva ndonjė iluzion tė madh pėr ēmimin e parė, por, sigurisht, edhe mė tundonte shumė premtimi i Festivalit Evropian. Ndėrsa mora njė vlerėsim si pėr festival. Kjo nuk do tė thotė se unė nuk pretendoja, por duke ditur se si ėshtė bėrė ndėr vite me vendet e para tė festivalit, isha e bindur se dhe kėtė herė e njėjta gjė do tė ndodhte me ēmimin. Pastaj nga njėra anė, bėra mirė qė se mora ēmimin. Kėtė e them nga fakti se nė konkurim mungonin emrat Big tė muzikės sonė. Po tė kishte marrė ēmimin Rovena Dilo ose kėngėtarė tė shquar tė muzikės shqiptare, do ta kisha pranuar me mjaft urtėsi ēmimin e dytė. Por, aty u bė njė bashkim i Etheve tė sė premtes, saqė unė u ndjeva dhe pak e zhgėnjyer nga kjo anė. Pjesėmarrja e kėngėtarėve tė Etheve u bė shkak i zhgėnjimit tėnd ? Nuk kam asnjė gjė kundėr kėtyre kėngėtarėve. Ato nė tė ardhmen mund tė bėhen kėngėtare shumė tė mira, por ēdo gjė e kam me organizatorėt e festivalit qė sollėn organizimin qė thashė mė lart. Ke rezerva pėr organizatorėt? Unė kisha rezerva pėr ēmimet qė u dhanė nė festivale, sepse u dallua qartė se nuk vlerėson juria, por organizatorėt e festivalit. Nė pėrgjithėsi kjo ėshtė bėrė. Ishe pėrgatitur para festivalit psikologjikisht, shpirtėrisht pėr tė marrė ēmimin e parė? Ishte njė periudhė shumė e shkurtėr gjatė sė cilės punova pėr kėngėn, por u lodha shumė dhe duke qenė se ishte njė krijim i imi, u pėrpoqa nė maksimum tė bėja diēka tė bukur. Po ta kishte bėrė kėngėn ndonjė kompozitor tjetėr, sdo tė isha mėrzitur, por duke qėnė se ishte krijimi im, me tekst tė motrės sime, njė bashkėpunim familjar pak a shumė, duke i shtuar gjithė kapacitetin tim, mendova se mund tė arrija diēka. Por, njė gjė ishte e qartė, publiku nuk e kuptoi kėngėn. Dhe kjo ishte pjesė e zhgėnjimit tim, ndoshta publiku ynė ėshtė mėsuar me ritme mė gazmore, mė popullore. Megjithatė, nuk e shmang dot atė emocionin kur ēdo gjė mbaron sė krijuari, ankthin se si do ta presė publiku muzikėn tėnde. Ndėrsa, vargjet e kėngės qė pėrjetonin dilemat shekspiriane, ishin keqkuptuar duke e cilėsuar kėngėn nė tėrėsi si vajtimtare. Ajo nuk ėshtė e tillė, ėshtė e kundėrta, ajo ėshtė njė kėngė plot shpresė. Pėrtej personales, kėnga pėrfaqėson faktikisht atė qė po ndodh tek ne dhe qė mbyllej me njė shpresė tė madhe. Teksti i pėrmbahej mesazhit tė sė ardhmes. Kjo ėshtė e vėrteta, se njeriu ka batica dhe zbatica. Kėtė kisha shprehur dhe nė tė njėjtėn kohė e kam pėrjetuar dhe personalisht. Pse ke zgjedhur ta krijosh vetė kėngėn, nuk kishe besim tek kompozitorėt e njohur? Ndjehem mė mirė kur i bėj kėngėt vetė, sepse gjithmonė kur mė kanė bėrė kėngė tė tjerėt, ata qė mė kanė dėgjuar mė kanė thėnė: Ke zė tė bukur, por vuan pėr kėngė. Ky ka qenė opionioni i tė gjithėve dhe kur kam filluar tė kompozoj, kam vėnė re se publiku i ka pritur mė mirė kėngėt qė kam bėrė. Ashtu siē e njoh unė veten, nuk mė njeh asnjė kompozitor. Kjo ishte dhe njė nga arsyet pse nuk pretendoja pėr ēmim, sepse nuk kisha mbėshtetje, nuk kisha asnjė kompozitor tė njohur. Si e more ftesėn pėr nė festival? Unė nuk kisha ndėr mend tė merrja pjesė nė festival. Kisha vendosur qė nuk do tė shkelja mė nėpėr festivale. Organizatorėt e tij erdhėn vetė duke mu lutur por nė fakt mė thanė ndryshe, mė thanė se kishin shumė nevojė qė unė tė merrja pjesė. Ishte insistimi i tyre, nuk ėshtė se kisha ndonjė dėshirė tė madhe. Joshja pėr Festivalin Evropian vėrtet ėshtė diēka pėr Shqipėrinė. Pėr ne shqiptarėt ėshtė mirė, nė pėrgjithėsi qė tė pėrfaqėsohemi, por nuk ėshtė ndonjė gjė e madhe. U duk se festivali u mbajt nė kėmbė vetėm nga tė rinjtė e Etheve , duket sikur keni rezerva pėr kėtė nivel konkurimi, pse? Kam shumė rezerva. Fakti qė u gjenda mes dy kėngėtareve qė vinin nga ai spektakėl, ishte dhe njė minus pėr festivalin, pasi dukej qartė mungesa e emrave tė muzikės. Nė kėtė festival nuk morėn pjesė shumė emra tė njohur, pėr tė cilėt unė kam shumė simpati, si Alma Bektashi, Eranda dhe Irma Libohova etj., kishte shumė mangėsira dhe meqė u lanēua qė nė fillim se ai qė do tė fitonte do tė shkonte nė Festivalin Evropian, nuk pashė ndonjė lloj interesimi nga kėngėtarėt e njohur. Jo se ata nuk janė tė interesuar tė marrin pjesė, por e dijnė se ēfarė lojėrash bėhen. Ata njė herė e njė kohė kanė qenė viktima tė kėsaj loje, nė tė cilėn rashė unė. Mua mė erdhi keq vėrtetė pėr kėtė. Nuk ėshtė e thėnė, pėr mendimin tim, qė fituesi i Festivalit tė RTSH-sė tė shkojė nė atė Evropian, duhet gjetur njė mėnyrė tjetėr, sepse ka shumė kėngėtarė tė mirė kėtu qė mund tė shkojnė. Ke deklaruar se nuk do tė marrėsh mė pjesė nė Festivalin e RTSH-sė, pse? Unė kam thėnė se nuk do tė marr mė pjesė derisa tė gjendet njė rrugėzgjidhje pėr ēmimet. Kjo nuk dihet se kur mund tė gjendet nė Shqipėri. Ose organizimet e festivalit, tė marrim pėr shembull foninė, e cila kishte shumė probleme, saqė shumė kėngėtarė nuk e dėgjonin veten mirė. Atėherė si mund tė bėhet njė festival qė kėndohet live, kur nuk janė marrė masat e duhura. Mariza: Mė kėrcėnuan nė telefon e njoha zėrin Komentet tuaja pėr zhgėnjimin e ēmimit kanė qenė mjaft tė ashpra. Keni pritur reagime? Po, ka pasur reagime. Njė ditė pas festivalit mora njė telefonatė misterioze. Ishte mėngjes herėt kur dikush mė thotė: Dėgjo kėtu , ishte zė i ashpėr, por mu duk i njohur. Unė i thashė qė tė mė prezantohej se kush ishte. Por, ai mė kėrcėnoi duke mė thėnė qė unė tė mos prononcohesha mė nėpėr gazeta pėr punėn e ēmimit, si dhe pėr punė teksti mė tha: Mos u merr me tekstet e gocėrinave. Gjėja qė mė shqetėsoi mė shumė ishte fakti qė mė tha nga telefoni: Unė jam shumė i sigurt se ajo kėnga qė ke bėrė nuk ėshtė e jotja, por ia ke marrė Adrian Hilės, dhe e mbylli telefonin pa treguar emrin. Unė u tregova shumė e qetė nė ato momente, duke qenė se isha dhe nė gjumė. Iu pėrgjigja duke e siguruar se kėnga ishte e imja, i thashė se mund tė bėnte ēfarė tė donte, madje do tė mė bėnte njė nder shumė tė madh nėse mė nxirrte nėpėr gazeta, sepse si pėr mirė dhe pėr keq gazetat do tė flasin pėr mua. Ku do ti kalojė festat e fundvitit Mariza? Ku ishit pėr Krishtlindje dhe vitin e ri ku do ta kaloni? Nuk u largova nga shtėpia, sepse ēdo vit i kam festuar kėshtu dhe ia kam kaluar shumė mirė. Kurse Vitin e Ri nuk e kam festuar asnjėherė nė shtėpi, sepse kam qenė nė punė. Kėtė vit jam e ftuar nė njė shfaqje me KFOR-in dhe besoj se edhe aty do tja kaloj mjaft mirė. Ēfarė dhurate prisni pėr Vitin e Ri? Vjet mė erdhi njė shtėpi e madhe e Zotit. Unė, nė fakt, prisja ndonjė gjė tjetėr mė femėrore, ndonjė bizhuteri. Megjithatė, edhe ajo dhuratė mė pėlqeu shumė, duke qenė se edhe besoj tek Zoti. Nė tė vėrtetė nga viti 2004 kėrkoj vetėm qetėsi dhe tė mos kem mė zhgėnjime. Ju jeni besimtare e krishterė, a luteni dhe sa besoni nė fe? Unė gjithmonė lutem. Ēdo darkė e kam tė nevojshme tė lutem dhe kjo ėshtė ajo qė mė mban nė formė, mė bėn tė jem optimiste dhe tė mos mėrzitem. Ėshtė ripėrtėritje e shpirtit. Por, nuk e shmang dot momentin kur vjen i hidhur. Dhe kaq shumė zhgėnjime nuk duhen. Ėshtė shumė e thjeshtė tė fitosh gjithmonė, por disfatat mua mė kanė mėsuar. (Nga Violeta Murati ''Spekter'') |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| ikonomi, mariza |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Tekste te ndryshme kengesh shqiptare! | Qershija | Muzika | 391 | 29-09-2008 12:35 |
| Intervista! | AlbShkodra | Muzika | 95 | 14-05-2008 03:31 |
| Kristi i xhindosur nga realiteti ne muziken shqiptare | Administratori | Muzika | 0 | 08-05-2007 17:36 |
| Mariza Ikononmi | Poseidoni | Muzika | 5 | 25-07-2006 20:22 |
| Unė apo ajo!? | Qershija | Muzika | 0 | 20-04-2006 23:53 |