Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Luan Zhegu - Nje brez i arte qe nuk vdes

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 15-02-2007, 17:10
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Luan Zhegu - Nje brez i arte qe nuk vdes

Luan Zhegu: "Njė brez i artė qė nuk vdes"

"Melodi ka patur dhe madje, unė do tė pėrdorja njė shprehje qė gjithė artistėt qė kanė mbijetuar nė ato kohėra dhe janė vlerėsuar edhe me ēmime, ata janė pėr t’u vlerėsuar. Sepse nėn njė trysni, nėn diktaturė, tė mbijetojė arti nė atė mėnyrė, kjo unė them qė ėshtė vlerė e artistėve shqiptarė. Qė tė prodhoje melodi edhe me ato pak mundėsi qė kishe, me atė sy qė shiheshe nė atė kohė, ky mund tė cilėsohet si brez i artė i kėngėtarėve, qė nuk vdes kurrė. Dhe them qė ėshtė pėr tu pėrgėzuar..."

Ju gjejmė nė ambjentet e Varietesė sė Tiranės mbi piano. Cilat nota po luani?

E kam thėnė edhe nė intervista tė tjera, qė jam duke pėrgatitur njė recital timin. Jam nė pėrfundim, madje, por punėt e tepėrta qė kam, tė thuash atė qė ėshtė, se ėshtė edhe fushatė zgjedhore, e kanė shtyrė pak punėn me albumin. Unė jam aktualisht kryetar i njėsisė vendore nr 9 kėtu nė Tiranė, e keni dėgjuar edhe nėpėrmjet medias se ēfarė pune titanike po bėhet me nxjerrjen e listave etj, kėshtu qė nuk kam patur shumė kohė. Por mund tė them kėtė, se unė albumin e kam gati. Ju tani mė gjetėt duke luajtur nota tė kėngės qė unė po bėj pėr vendlindjen time. Jam menduar shumė pėr kėtė, se tė bėsh kėngė pėr Tiranėn ėshtė pak e zorshme, pėr qytetin tim tė lindjes do ta kisha shumė tė lehtė, por Tirana, duke qenė njė metropol, e bėn mė tė vėshtirė. Prandaj, jam duke punuar me kėtė kėngė, hedh disa nota, fshij ato qė s’mė pėlqejnė, konsultohem edhe me miqtė e mi muzikantė…

Jeni kapriēioz me muzikėn, kur kompozoni?

Kėtė mund ta thoni ju, nėse ju duket se muzika ime ka edhe kapriēio… Kapriēioz me notat e mia jam shumė, kjo tė lodh nė fakt, por e rėndėsishme ėshtė qė tė dalė mirė, tė jesh kapriēioz pėr mirė dhe jo tė prishėsh atė qė ėshtė bėrė. Thjesht, unė pėrpiqem pėr tė hequr atė pjesė mė tė dobėt dhe tė bėj mė tė mirėn. Po bashkėpunoj me Jorgo Papingjin pėr kėtė kėngė tė Tiranės. Kėngėt e tjera tė albumit i kam me autorė tekstesh nga mė tė njohurit, siē janė Arben Duka, Agim Doēi, Gjok Beci, J. Papingji, se kam njė pjesė tė konsiderueshme tė kėngėve tė mia me tė.

Si doli ideja e njė albumi?

Kėtu nuk kam qejf tė paragjykoj, se nganjėherė s’ishte puna se kėrkonte Luani njė emėr, siē bėjnė disa kėngėtarė, qė sapo marrin atė qė e quajnė ‘emėr’ patjetėr e nxjerrin njė album. Nuk diskutohet kjo, sepse albumi ėshtė si njė trampolinė, qė e hedh atė kudo dhe tė bėn qė ta njohin tė gjithė. Ideja ėshtė qė nuk bėj album pėr pėrfitime ekonomike, por pėr pėrjetėsinė e krijimtarisė sime. Albumi ėshtė ndarė nė dy CD: njėra me nostalgjinė, hitet mė tė mira nė vite qė kam kėnduar, megjithėse unė kam kėnduar shumė dhe nuk di ēfarė tė marr e ēfarė tė lė. Dihet, tashmė, krijimtaria ime. Dhe tjetra do jetė me kėngė tė reja, sipas kėrkesės bashkėkohore. Rryma do jetė po ajo, se unė kėndoj dhe krijoj vetėm muzikė tė lehtė dhe pop. E rėndėsishme ėshtė qė unė jam i kėnaqur me atė qė kam bėrė dhe tani, po i pėlqeu spektatorit dhe telespektatorit... Ia lė atij nė dorė ta vendosė: jo ta vlerėsojė nėpėrmjet emrit qė unė kam krijuar, por nėpėrmjet asaj qė do tė dėgjojnė dhe shikojnė.

Kur pritet tė dalė albumi? A keni menduar pėr ndonjė turne?

Ėshtė shpejt tė themi pėr turne, sepse ėshtė kjo periudha e mbingarkuar e punės sime, siē ju thashė. Albumin pres ta publikoj albumin nė mars. Nuk diskutohet qė edhe koncerti recital do vijė shumė shpejt, pastaj.

Si e vlerėsoni karrierėn tuaj para dhe pas viteve ‘90, shihni njė ndryshim tek vetja?

Artistėt zakonisht, zėri ose krijimtaria e tyre, ndoshta mund tė ndryshojė me ndryshimin e regjimeve, sepse artisti ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj ngjarjeve qė ndodhin nė komb. Biles, aty ai merr edhe spunton pėr tė krijuar, sepse nėse ka njė ndrydhje tė shpirtit, edhe krijimtaria del pak me dhimbje. Krijimtaria del edhe e bukur, por nė tė ndikon shumė ndryshimi i sistemeve. Nėse e keni vėnė re, edhe Top Show ka bėrė disa emisione pėr muzikėn, ku i rreh kėto tema shumė, si problemin e teksteve, melodive etj. Melodi ka patur dhe madje, unė do tė pėrdorja njė shprehje qė gjithė ata artistė qė kanė mbijetuar nė ato kohėra dhe janė vlerėsuar edhe me ēmime, ata janė pėr tė vlerėsuar. Qė tė prodhoje melodi edhe me ato pak mundėsi qė kishe, me atė sy qė shiheshe nė atė kohė, ky mund tė cilėsohet si brez i artė i kėngėtarėve, qė nuk vdes kurrė. Dhe them qė ėshtė pėr tu pėrgėzuar.

Ju i pėrkisni pikėrisht atij brezi tė merituar tė kėngės. Si e shihni tashmė veten?

Tė mohosh atė periudhė, do tė thotė tė mohosh rininė tėnde. Nė atė kohė, me tė mirat dhe tė kėqijat e saj, ne jetuam…

Flas pėr ndryshimin mes kėngėtarėve tė brezit tuaj dhe tė sotmit…

Vetėm nė kėtė pikė unė nuk mund tė them gjė, qė tė bėj rolin e atij kritikut, tė them qė ne ishim shumė mirė dhe kėta janė keq, apo kėta mirė dhe ne jo. Le tė themi, qė unė kam njė besim tė madh nė vetveten time, se nė ēdo kohė dalin artistė, artistė tė mirė. Nuk ka artistė tė kėqinj, absolutisht nuk mund tė thuhet kurrė. Ai qė del nė skenė duhet respektuar, se ka dalė pėr tė treguar diēka, pėr ta kėnaqur spektatorin. Ėshtė tjetėr gjė se sa ai do i rezistojė skenės. Ka njė kohė qė artisti del nė skenė dhe bėn njė ‘bum’, bėn pėrzgjedhjen nė krijimtarinė e tij. Nėse njė kėngėtar del dhe qė nė fillim i hipėn vetja nė qejf, siē i themi ne, ai nuk ka karrierė tė gjatė artistike. Nėse ul kokėn dhe tė punojė sa mė shumė, sepse tė hipėsh nė skenė njė ditė ėshtė mjaft e lehtė, por tė mbajturit e emrit artist bėhet njė barazim vetėm me punėn. Atė talent qė ka duhet ta pėrpunojė ēdo ditė. Artisti ėshtė si puna e njė kudhre, sa mė mirė ta rrahė, aq mė mirė del edhe metali. Kjo ėshtė puna e njė artisti dhe kėtu flas jo vetėm nga eksperienca ime, por edhe e shokėve tė mi, qė sot janė artistė tepėr tė nderuar dhe kanė lėnė gjurmė. Paēka se ėshtė pėr tė ardhur keq qė nuk vlerėsohen edhe aq vlerat. Vlerat i vlerėsojnė ata qė kanė vlerė; vlerat nuk i vlerėsojnė ata qė nuk kanė vlera. Kjo ėshtė domethėnia. S’e ka thėnė Luani kėtė, por e kanė thėnė filozofė. Fatkeqėsisht tek ne ndodh, s’ke ē’bėn.

Nė cilėn pikė tė karrierės jeni: shfaqjet, koncertet nė vitet e fundit?

Duke qenė i azhornuar nė politikė, detyrimisht se nuk mund tė mbahen ‘dy kunguj nė njė sqetull’. Kam patur pak kohė qė tė merrem me art, tė them tė vėrtetėn, por edhe ajo pak ka qenė e lodhshme, sepse kam punuar edhe jashtė orarit. Mė shumė i jam kushtuar kompozimit, kam marrė ēmime, kjo ėshtė gjė e mirė dhe i jam borxhli shumė spektatorit tim, qė mė ka dashur dhe mė do. Jam pak lokalist. Unė jam nga Tirana dhe mbi publikun tim, Tiranėn time, unė nuk vė asnjė.

Si e ndjetė veten nė politikė? Ka kėtu ndonjė kontradiktė, tė qėnit artist dhe politikan njėherėsh?

Unė kam qenė kandidat i dalė nga Partia Socialiste. Subjekti im kishte propozuar qė nė njėsinė bashkiake nr 9, aty ku unė kam lindur, tė isha kandidat qė nė vitin 2000. E kam fituar mandatin dy herė: nė vitin 2000 dhe 2003. Ē’ėshtė e vėrteta, karriera ime si artist kishte njė lidhje mė tepėr me publikun. Nėse unė kisha spektatorin tim, qė mė duartrokisnin pėr atė ēka unė mendoja t’i jepja atij, tashmė nė kėtė zyrė unė u kam hapur atyre zemrėn dhe derėn. Varet sesa e ngrohtė ka qenė zemra ime dhe si ia kam hapur derėn atij komuniteti, sepse janė njerėzit qė i dua, banorė tė lagjes sime. Kjo ėshtė ajo pėrafėrsia, qė kam patur pėrsėri tė bėj me njerėz. Jam munduar tė bėj mė tė mirėn, pavarėsisht se unė edhe shumė mundėsi nuk kisha, por e rėndėsishme ėshtė qė i kam qarė hallet bashkė me ta, nė tė gjitha format dhe mėnyrat qė mė kishte falur Zoti mua.

Po tė ktheheshit mbrapa, do tė ishit pėrfshirė sėrish nė politikė? Ndoshta jo nė vendoret, por edhe mė gjerė?

Kjo ka tė bėjė me karakterin e njeriut, qė nuk mund tė ndryshojė, mbetesh ai qė ke qenė. Varet, kjo ėshtė nė dorėn e subjektit politik qė tė propozon. Nė rastet kur ėshtė njė zgjedhje qė bėhet pėr tė mirėn e pėrgjithshme, vetėm pėr tė mirėn e pėrgjithshme, atėherė kjo duhet bėrė dhe them se duhet ta ketė ēdo njeri.

Si ju shihte familja tė ndarė nė dy profesione: mes politikanit dhe artistit?

Familja ime mė ka parė gjithmonė si njė bashkėshort dhe njė baba. Do ishte mirė qė tė pyesnit nusen time dhe fėmijėt, sesi unė ndoshta mund tė kem ndryshuar, por s’e besoj. Unė edhe shoqėrisė sime, me tė cilėn unė kam lindur dhe jam rritur, nė atė lagje dhe fatmirėsisht, shokėt e mi vazhdoj t’i mbaj prapė, pavarėsisht se nuk kanė profesionin tim. Fjalėn e parė qė u kam thėnė, kur u zgjodha kryetar i njėsisė sime, ishte: "Nėse shikoni njė devijim tė shokut tuaj, atėherė jo vetėm do vini tė ma thoni, por unė jam absolutisht gati tė jap edhe dorėheqjen".

Po familjes ia keni bėrė tė ditur njė gjė tė tillė, apo aty i vutė ju kushtet?

Ē’ėshtė e vėrteta, familja ime ishte mėsuar me mua. Si artisti, ashtu edhe politikani kanė shumė defiēenca nė familje, nė orarin e zgjatur tė punės. Ia kemi bėrė tė qartė gjithmonė edhe fėmijėve kėtė, se shyqyr qė kemi gratė e mira dhe merren ato me edukimin e fėmijėve... Kam njė familje nė harmoni: djalin tim, qė ėshtė nė Institut tė Lartė tė Arteve pėr kitarė, vajzėn e kam juriste dhe gruan nėpunėse.

Kalojmė tek bashkėpunimi me artistėt, duetet, kompozimet qė keni bėrė pėr disa nga emrat mė tė mirė tė skenės sonė. Kė mund tė veēoni?

Kam frikė se do tu ngelė hatri disave, se ne po bėjmė njė intervistė qė s’mė keni pėrgatitur dhe unė s’i dija pyetjet. Bashkėpunėtorėt e mi pak a shumė i di edhe spektatori. Kėngėtarėt e mi mė tė hershėm, duke nisur me tė madhen Vaēe Zela, me kėngėn "Nusja e lirisė", qė ia kam dedikuar Margarita Tutulanit. Pastaj, me gjithė artistėt e mėdhenj, si Sherif Merdanin, Tonin Tėrshanėn, Ema Qazimin, Liljana Kondakēi, Irma Libohovėn, Kozma Dushin, Gjergj Suliotin, Albėrie Hadėrgjonaj, Ledina Ēelo, Manjola Nallbani, Artjola Toska (kam bėrė edhe kėngė popullore), Klajdi Musabelliu, Genta Xhaferri, Aleksandėr Gjoka, Ilir Shaqiri nė Kosovė, Leonora Jakupi, Arif Vladi...

Cili i pėrshtatet mė shumė muzikės qė ju kompozoni?

Ja, kėtė s’mund ta them dot unė! Megjithatė, mė shumė kėngė tė miat kanė kėnduar Ledina dhe Albėria.

Ju preferoni mė shumė rolin e kėngėtarit apo tė kompozitorit?

Nėse Luani do dilte gjithnjė si kantautor, do kishte njėfarė pėrsėritje nė vetvete, por duke ia dhėnė kėngėn, e zėmė Aleksandėr Gjokės, ai ma sillte atė krijimtari edhe nė kohė. Pra, atė notė Sandri e jepte tamam nė kėrkesat bashkėkohore tė asaj periudhe. Ata tek unė marrin eksperiencėn time dhe unė tek ata freskinė e moshės. Ėshtė shumė frytdhėnės ky bashkėpunim dhe kjo mė ka dhėnė edhe shumė ēmime me ta. Luani ka marrė edhe kėngė tė kompozitorėve tė tjerė, si Aleksandėr Lalos, Agim Krajkės, Aleksandėr Peēit, Hajk Zaharias, Ferdinand Dedės, Agim Prodanit, Kastriot Gjinit etj. Bashkėpunimi me ta krijon larminė muzikore dhe unė nuk kam dalė asnjėherė njėsoj.

Cilėn nga kompozimet tuaja keni mė tė preferuarėn?

Kjo ėshtė shumė e vėshtirė. Kam disa, fjala vjen "Mėsuesit tim tė parė", kėngė e bėrė shumė vite mė parė dhe kur e dėgjon edhe sot tė krijon njėfarė nostalgjie dhe mbushje. "Vajzat e detit", "S’e fal rininė", "Mirėsia dhe e vėrteta", "San Valentino", "Twist again", "Fal", "Po ku ishe ti o Zot"…

Nga frymėzoheni nė krijimtarinė tuaj?

Qė kur kam qenė djalė i ri, ka qenė fat i madh qė kam ndenjur pranė dhe e kam patur pedagog dhe mik atė, qė ka zbuluar edhe talentin tim: dirigjenti Alqi Kareco. Alqi ėshtė shtatėmbėdhjetė vjet mė i madh se unė. Prej tij mora shumė mėsime, jo vetėm tė edukatės artistike, qė ėshtė shumė e rėndėsishme, por edhe tė ashtuquajturėn edukatėn e muzės kreative, qė ėshtė tepėr, tepėr e rėndėsishme. Duke qenė djalė i ri, shpesh kaloje edhe nė huazime, sepse muzika jonė, e Ballkanit, ka njėfarė pėrafėrsie. Ai gjithmonė mė thoshte tė kapja njė bulėz tė traditės sonė, kėngėve popullore, perlave tona. Biles, po tė ishim nė njė intervistė televizive bashkė unė do t’jua interpretoja me piano notat ku jam bazuar nė kėto kėngė. Duke u bazuar mbi motivin tonė shqiptar, ti detyrimisht do tė krijosh oxhakun tėnd, qė sapo ta dėgjojnė kėngėn, ta kuptojnė qė ėshtė e Luanit. Kjo ishte kėshilla e tij. Siē kam krijuar unė atė pamjen vizive, qė Luani nuk lėviz nė skenė, qėndron drejt nė mikrofon, ėshtė diēka qė nuk mund tė ndryshojė, se e kam krijuar unė atė. Kjo ėshtė gjė shumė e rėndėsishme, pra pėrmbajtja, se nė pamje Luani edhe mund tė ndryshojė. Por kjo nuk do tė thotė tė mos ndryshoj kompozimin, tė shtoj mbi atė vijėn e thjeshtė melodike orkestracionin, me elemente tė tjera, bashkėkohore, pse jo edhe hip- hop. Do ishte diēka shumė e mirė. Kėngėn unė dua ta bėj pėr tė gjithė tavolinėn e shtėpisė, ku tė jetė edhe gjyshi i shtėpisė, edhe djali, edhe nipi, edhe adoleshenti. Po tė jetė se pėlqehet, atėherė unė e kam fituar davanė.

Keni ndonjė karakteristikė tjetėr si artist, pėrveē qėndrimit skenik, qė miqtė jua vėnė nė pah?

Kur jam nė punė jam jashtėzakonisht serioz, por kur jam nė shoqėri jam, madje, jashtėzakonisht sanguin. Tė gjithė habiten me kėtė, por ndodh kur ndihem mirė.

Ēfarė bėni me miqtė, jeni njeri me humor?

Do tė jem ai dominanti nė tavolinė, gjithmonė. Biles, Luani tregon shumė bukur edhe historitė.

Nga e keni marrė kėtė tipar?

Nga puna nė Variete, se kam 30 vjet punė kėtu dhe kam gjithė jetėn me artistė tė mėdhenj tė humorit. Kam marrė shumė nga ata.

Nga shfaqjet brenda varietesė, ka ndonjė qė ju ka mbetur nė mendje?

Ishte shfaqja e Vitit tė Ri, ku ishin shumė kėngėtarė tė brezit tim. Pastaj "Njė piano qė nuk hesht", koncerti recital i Alqi Karecit, qė doli shumė bukur dhe me shumė vlerė. Spektatori doli shumė i kėnaqur, dolėn nė pah tamam vlerat e kėtyre artistėve tepėr tė mėdhenjė tė skenės, qė akoma vazhdojnė tė kenė vend edhe sot. Kemi dėgjuar nė Variete tė kėndojė Gaqo Ēakon dhe jo vetėm e befasoi auditorin, por edhe ne. Kisha kohė qė nuk e dėgjoja tė kėndonte Gaqon. Ky ėshtė talenti dhe i mbajtur vetėm me punė, qė ai asnjėherė nuk rreshti sė shkuari nė Opera e kudo. Kėto janė vlera dhe duhen vlerėsuar.

Mendoni tė kompozoni gjithnjė mbi piano, me metodėn klasike, apo do provoni edhe me programe nė kompjuter?

Absolutisht. Programin me kompjuter ia kam lėnė djalit. Metoda mė e mirė e tė kompozuarit ėshtė ajo ku ti e dėgjon tingullin, qoftė piano apo tastierė. Edhe me kitarė, e ēdo instrument tjetėr qė mund tė kompozohet, por ama ta dėgjosh me vesh tingullin.

Kohėn e lirė, me se e mbushni?

Zakonish unė rri me shokėt e mi, i kushtoj ndonjė weekend edhe familjes sime. Zakonisht preferojmė tė shkojmė nė Durrės, nė ato lokalet buzė detit. Aty krijoj njėfarė relaksi. Darkave rri me shokėt e mi: Jorgo Papingjin, Osman Mulėn, Ben Dukėn, Arjan Sukniqin, padiskutim. Ndėrsa pushimet me miqtė e mi tė fėmijėrisė, kam Bujarin, me tė cilin jemi rritur.

Jeni gjithnjė i veshur nė kostum. Keni provuar ndonjėherė tė jeni sportiv?

Unė qė i ri e kam vėnė kollaren, se mė ka detyruar skena dhe do ti qė nuk e hoqa dot! Ma kanė vėnė nė dukje edhe miqtė, por e dinė tani qė unė kėshtu vishem. Vetėm nė verė, kur detyrohem nga vapa, rri me kėmishė thjesht. Nė shtėpi rri sportiv, por jashtė jo, se tė shohin njerėzit dhe thonė pastaj "Po ky, ēka kėshtu?"... (qesh)

Keni ndonjė mani pėr tė blerė shtrenjtė apo tė shpenzoni me tepri?

Jo, jam i lirė nė kėtė drejtim. Nuk shpenzoj shumė.

Nėse do ktheheshit pas, do bėnit njė profesion tjetėr?

Nuk e di se ēfarė mund tė bėhesha. Hobi kam mjekėsinė dhe do ishte gjė e mirė tė bėhesha mjek. Kjo mė lindi nga kushėriri im, qė ėshtė kirurg, nga bisedat qė bėj me tė. Plus edhe pedagogu im e kishte shumė hobi mjekėsinė. Kam edhe shumė literarģturė dhe lexoj materiale mjekėsore. Biles, edhe ilaēet i shoh me shumė kujdes, efektet anėsore tė tyre.

Pas shumė vitesh merrni njė ēmim, akorduar nga presidenti. Ē’do tė thotė kjo pėr ju?

Kjo ėshtė ajo qė ne biseduam qė nė fillim, ėshtė vetėm puna qė unė kam bėrė. Nuk kam qėjf qė tė rreshtoj kėto tani, debutimet e mia nė kėto 30 vite nė skenė, qė nuk janė pak. Pėrjashto vitet qė nga mosha 12 vjeēare, kur kam qenė pėr njė kohė prej tre vitesh nė pallatin Ali Klmendi si solist, ku unė kam kėnduar tre opereta. Ēmimi ishte njė vlerėsim shumė i madh. Kėtu kam rastin tė falenderoj spektatorin shqiptar, qė mė ka duartrokitur gjithėn jetėn time dhe do vazhdojnė, sepse unė do pėrpiqem tė krijoj gjėra sa mė tė bukura, qė atyre t’u hyjė nė shpirt muzika ime, qė sadopak t’i gėzoj, nė kėto periudha mjaft tė vėshtira qė po pėrjetojnė. Jam pak i emocionuar nė kėto momente... Falenderoj gjithashtu Ministrinė e Kulturės dhe vetė ministrin, si dhe presidentin e republikės Moisiu pėr kėtė titull kaq tė madhe qė mė dhanė. E lashė pėr nė fund, por dua tė falenderoj shumė kolektivin tim tė Varietesė, qė mė kanė ndenjur shumė afėr. Familjen time, veēoj nėnėn time, qė e kam shumė tė mirė dhe nusen time me dy fėmijėt e mi. Ata kanė kontribuar shumė, qoftė nė forma e mėnyra tė ndryshme, qė unė tė nderohem me kėtė ēmim kaq tė madh.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Grimca humoristike kureshtari Qeshni dhe ju 3 28-02-2003 05:09


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 02:03.




Parajsa Shqiptare