| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Unė linda me kėngėn lirike Sopranoja e njohur lirike, Loreta Kosho tregon pėr fillimet e karrierės sė saj. Kėngėtarja e njohur ka filluar tė kėndoj shumė bukur kėngėn popullore kolonjare qė nė moshėn pesė vjeēare. Megjithėse Loreta Kosho mban mbi shpinė shumė vite karrierė ajo vazhdon tė jetė njė kėngėtare e madhe lirike dhe e kėngės qytetare popullore. -Si ka nisur karriera e Loreta Koshos me muzikėn? Unė jam nga Kolonja dhe kam kėnduar nė moshė fare tė vogėl kėngėn kolonjare. Nė familjen timė ėshtė kėnduar shumė kėnga kolonjare, babai im ka kėnduar shumė dhe mė ka ndjekur hap pas hapi me kėngėn. Nėna ime mė mėsonte tė kėndoja dhe unė ndihesha shumė mirė me zėrin e impostuar qė ma kishte dhuruar nėna. Gjithmonė kam kėnduar kėngėn kolonjare tė impostuar dhe pėr kėtė ndihesha shumė mirė. -Tė kėndosh kėngėn popullore me njėzė tė impostuar nė moshėn pesė vjeēare, moshė kur keni filluar ju tė kėndoni ėshtė e diēka e rrallė... Deri kur kam ardhur me inēizim nėpėr rrethe sepse Kolonja kishte njė aktivitet tė jashtėzakonshėm, me njė Estradė me kėngėtarė dhe profesionistė shumė tė mirė ndihej zėri im i impostuar, vokali im shumė i bukur, qė nė vitet e para tė karrierės sime. Pėr kėtė arsye unė vendosa tė kėndoja gjatė gjithė viteve, ndėrsa vazhdoja tė rritesha, derisa vendosa qė tė bėhesha njė kėngėtare lirike, sepse mė pėlqente shumė, por mbi tė gjitha kam kėnduar shumė edhe kėngėn popullore dhe e adhuroj. -Ēfarė kujton Loreta Kosho nga vitet kur studionte nė Akademinė e Arteve? Studimet nė Akademinė e Arteve kanė qenė vitet mė tė bukura tė jetės sime. Jam shumė krenare tė pėrmend kėtu profesorin tim Ramiz Kovaēin, i cili me njė pėrkushtim dhe pasion tė jashtėzakonshėm punonte me ne studentėt, me njė teknikė, njė ndjeshmėri dhe ēdo gjė tė bukur qė kishte muzika lirike ai na i transmetonte ne studentėve. Unė i jam shumė mirėnjohėse pėr kėtė dhe ndihem shumė krenare qė kam qenė studentja e tij. Mbi tė gjitha ato vite kanė qenė vite tė arta tė muzikės popullore, tė muzikės klasike, tė atij brezi tė artė qė kemi qenė neve, qė shumė rrallė mund tė vijnė nė Akademinė e Arteve. Unė si studente kujtoj nga ato vite njė koncert i Tefta Tashkos, njė konkurs nė Korēė dhe unė vlerėsohem si njė nga studentet mė tė mira tė Akademisė sė Arteve, tė kėndoja nė Korēė me kėngėtaret e Teatrit tė Operas dhe Baletit. Ky ishte njė vlerėsim i madh pėr mua dhe nė kėtė konkurs unė fitoj njė ēmim tė tretė me njė serenatė dhe njė kėngė popullore qė ka kėnduar kėngėtarja e madhe e Tefta Tashkos. -Loreta Kosho ka punuar disa vite mėsuese nė qytetin e Beratit... Pasi mbarova Akademinė e Arteve unė u martova nė Berat dhe u bėra mėsuese e kantos nė Shkollėn e Muzikės atje. Kam punuar shumė me studentet e mia pėr dymbėdhjet vjet dhe jam krenare pėr to. -Jeni aktivizuar pėrveēse nė Shkollėn e Muzikės dhe me Estradėn e Beratit? Nė atė periudhė edhe Berati ishte njė qytet me traditė dhe me kulturė tė jashtėzakonshme, njė qytet me vlera 2400 vjeēare. Nė Berat ndihej kėnga, ndihej dashuria, ndihej respekti, ndiheshin vlerat e kėngės qytetare popullore beratase. Unė mendoj se nė atė vend ku i ėshtė kėnduar dashurisė ka qytetėrim. Jam e mendimit se kėnga qytetare popullore beratase kishte vlera tė jashtėzakonshme dhe unė ndihesha mirė me atė grup tė muzikės popullore qytetare beratase, ndihesha mirė edhe recitalet qė kam dhėnė, kam dhėnė dy recitale dhe tė gjitha pjesėt qė kam kėnduar kanė qenė njė mrekulli, kanė qenė edhe turistė tė ftuar nė ato vite nė Berat dhe u ndjenė shumė mirė. Berati ėshtė njė qytet me vlera, me kulturė, me njerėz tė kulturuar qė tė kuptonin tė vlerėsonin, ndėrsa tani ndjej shumė boshllėqė jo vetėm nė Berat por edhe nė vende tė tjera. -Loreta Kosho tashmė punon nė Teatrin e Operas dhe Baletit. Prej sa vjetėsh jeni pjesė e kėtij institucioni? Kam shumė vite, ndihem mirė dhe jam e kėnaqur pėrpara trupės sė Teatrit tė Operas dhe Baletit. Pėrpara tre muajsh dhashė njė koncert recital me vepra me tė vėrtetė shumė tė mira, kaloj shumė mire dhe u prit mjaft mirė nė publik. Kėndova pjesė nga Pu[ini, Preng Jakova, kėngė popullore etj. Them se kėtė koncert, meqėnėse u vlerėsua shumė do ta pėrsėris nė Akademinė e Arteve. Dėshira ime mė e madhe do tė ishte qė tė organizoja njė kuartet me njė violinė, violinēel, piano dhe njė violė dhe tė kėndoja kėngė tė tė madhes Tefta Tashko qė unė e kam shumė pėrzemėr. Kėto kėngė nuk janė shumė tė lėvruara. -Keni ndėrmend qė tė realizoni njė album me kėngėt e Tefta Tashkos? Si fillim kam dėshirė tė realizoj njė koncert dhe natyrisht qė edhe albumin mė vonė, sepse kėto kėngė nuk i kanė prekur shumė kėngėtare. Tė paktėn nuk kanė shpalosur ato vlera qė kanė patur kėngėt e Tefta Tashkos, unė mendoj se diēka do tė arrij. Pėrveē se ėshtė kėngėtarja ime e preferuar zėri im pėrshtatet shumė me kėngėt popullore tė Tefta Tashkos sepse unė jam njė soprano lirike dhe me tė vėrtetė ato kėngė i pėrshtaten shumė vokalit tim. -Ka pasur Loreta Kosho kėngėtarė tė ftuar nė recitalin e saj? Unė kam pasur tė ftuar gjithė shoqėrinė time, kam pasur tė ftuar nga Berati shokėt e mi. Kam pasur tė ftuar edhe artistė tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, profesor Zhani Cikon, Edit Mihalin qė me tė vėrtetė publiku u mrekullua. -Ju keni njė vajzė 20 vjeē. E ndjek ajo rrugėn e muzikės? Vajza ime ka studiuar pėr piano nė Liceun Artistik, por unė vendosa qė meqėnėse ajo kishte njė dhunti pėr lėndėt shoqėrore tė studionte nė Angli pėr Jurisprudencė. Tani ajo ėshtė studente e vitit tė parė nė Oxford. -E ndjeni mungesėn e vajzės? Jashtėzakonisht shumė. Unė jam lidhur shumė me vajzėn dhe mė mungon shumė, por kur mendoj se ajo duhet tė ketė njė tė ardhme tė mirė dhe tė punoj shumė ashtu si do edhe vetė ajo them se do tė bėj mirė dhe largėsia e vajzės pėr mua. -Keni pasur nė repertorin tuaj gjatė kėrrierės nė vazhdim kėngė kolonjare? Unė nė vitin e parė nė shkollėn e mesme kam qenė e ftuar kėtu nė Tiranė, nė Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve, kam kėnduar njė kėngė tė Bajram Lapit, me Fiqirete Kapon. Kam kėnduar njė kėngė tė Pavllo Shollės dhe kam fituar edheaty ēmim tė dytė dhe tė tretė. Mė pas nė Festivalin e Gjirokastrės unė kam marrė njė Medalje Ari, kam kėnduar dhe kėrcyer njė valle. Ishte njė valle kolonjare, tė cilėn ma kishte mėsuar gjyshja ime. Jam pritur mjaft mirė dhe nė moshėn shtatėmbėdhjet vjeēe me Ansamblin e Kėngėve dhe Valleve kam shkuar nė njė turne nė Greqi. Unė jam prezantuar vetėm me kėtė valle tė kėnduar.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| kengen, kosho, linda, lirike, loreta, une |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Erjona Gjyzeli - Unė, Mikaela dhe skena lirike | informuesi | Personazhe te njohura | 0 | 06-07-2007 23:27 |
| Mehdi Zena - Nje jete me kengen qytetare elbasanase | Administratori | Muzika | 0 | 22-04-2007 17:53 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 02:51 |
| Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij | AlbShkodra | Politika shqiptare | 7 | 26-12-2004 20:18 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |