Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Limos Dizdari - Me muzike dua te laj shpirtin nga balta e politikes

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 13:46
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Limos Dizdari - Me muzike dua te laj shpirtin nga balta e politikes

Me muzikė dua tė laj shpirtin nga balta e politikės

Pas 40 vjet me pentagramet dhe tetė vjet me politikė, kompozitori dhe politikani Limos Dizdari ėshtė rikthyer nė dashurinė e tij tė parė, tek notat e muzikės dhe kultura. Ai ka lėnė luksin dhe parfumin e kryeqytetit, sallat mondane dhe diskotekat e “Pab-et”, klubet dhe teatrot apo mjediset e filmit ku ka qenė i pranishėm pėrmes muzikės dhe ka ardhur si njė Robinson Kruzo nė qytezėn e Ksamilit. Limos Dizdari, njeriu qė nuk ka moshė, personaliteti i muzikės sė lehtė, autori himnit tė kėngės “Kėputa njė gjethe dafine” tė famshmes kėngė qė e zbriti si nga qiejt pėr ta bėrė tokėsore dhe mbar popullore, ka filluar njė ndėrmarrje tė madhe.

Ai ka filluar tė ringrej nga hiēi njė nga kinoteatrot mė pikante, atė tė Ksamilit e cila pėr shumė vite ishte shndėrruar nė njė gėrmadhė tek e cila flinin ditėn kafshėt dhe natėn sundonin klandestinėt nė pritje tė zbarkimit matanė detit nė ishujt jonian. Ka mė shumė se gjashtė muaj qė ai ka nisur njė ndėrmarrje e cila tė ngjanė si t’i futesh detit nė kėmbė. Po pretendimet e Dizdarit i kapėrcejnė tė zakonshmet. Ai ėshtė personi qė di tė nxjerrė si nga fundi i detit koralet dhe smeraldet e fshehura nė mijėra vjet.

Pėr sarandiotėt Limosi ėshtė personi i njohur pasi nė dekadat e vitet e shkuara ai ngriti artin e kėngės dhe muzikės nė njė piedestal tė rėndėsishėm. Ai arriti tė krijoj njė korr me 1200 kėngėtarė nė tė cilin gjeje tėrė moshat dhe profesionet e qytetit tė Sarandės. Dhe tėrė kėtė, fal pasionit dhe talentit i cili i ka mbajtur zgjuar ndjenjat e kėngės dhe muzikės ndėr vite. Po pėr tė mėsuar mbi iniciativėn mė tė re tė tij le t’ia lemė atij fjalėn pėr tė njohur tėrė lexuesit e gazetės tonė pėr tė mėsuar se si ende ka njerėz qė pasionin e vendosin nė themel tė punės dhe e bėjnė motiv tė jetės sė tyre edhe kur gjykohet se i kanė pėrmbushur ambiciet.

Mė poshtė vet ai le tė flas pėr veten, muzikantin, politikanin, mėsuesin, bashkimet e ndarjet me tė parėt e politikės, le tė na thotė se si iku kur ishte vetėm 7 vjeē nė konkursin e muzikės, le tė tregoj nė se ėshtė i penduari politikės, i dashuruari i partive qė zgjodhi se ėshtė miku apo “armiku” i Nanos dhe i qejfmbetur nga **** apo mbetet po ai rebeli me shpirtin vetėm te kėnga.

- Jeni larguar nga Tirana dhe u gjejmė sot nė njė objekt qė do tė ndikojė pozitivisht jo vetėm pėr Ksamilin, por pėr gjithė zonėn e jugut, cila ėshtė ideja juaj pėr kėtė Pallat Kulture, si e keni gjykuar dhe ēfarė ju ngacmoi pėr tė ardhur deri nė Ksamil?
Nė fillim dhe jo nė fund dėshiroj tė bėj njė komplimet pėr gazetėn “Sot”. Ėshtė fjala pėr vendin qė i lihet artistit dhe kulturės. Unė dėshiroj qė edhe pjesa e shtypit tjetėr tė jetė e hapur dhe e dashur me artistėt si dhe gazeta juaj, tani le tė vazhdojmė. Unė kam qenė dėshmitar kur ndėrtohej ky kompleks kulturor, kėshtu qė Ksamili, atėherė kur hidhte shtat kjo qendėr kulturore hidhte shtat edhe vetė qyteza.

Dhe aty nga vitet 1980 pamė se Ksamili qe bėrė njė Shqipėrizė e vogėl, ku kishte banorė tė mbledhur nga gjithė vendi dhe Qendra Kulturore ėshtė shumė e domosdoshme, bėhet njė element vėrtet me efikasitet tė lartė pėr afrimin dhe mirėkuptimin mes njerėzve. Unė pashė atėherė nė vitet 1980 se si ngrihej kjo qendėr, si rritej, si hidhte shtat, por pashė edhe atė se si filloi tė denigrojė kjo godinė madhėshtore mbas viteve 1990, ku filloi tė shkatėrrohej dhe tė humbiste ēdo vlerė. Kam tentuar qė tė gjeja mėnyrėn e komunikimit me Sarandėn dhe hodha vėshtrimin kėtu nė Ksamil tamam edhe pėr tė ndėrtuar njė institucion shumė kompleks kulturor por jo me konceptin siē e kemi pasur nė kohėn e realizmit socialist, por njė Qendėr Kulturore qė do t’i shėrbejė jo vetėm komunitetit qytezės kėtu por do t’i shėrbejė edhe mė shumė sidomos sezonit turistik, pra atij qė e quajmė turizmit kulturor.

Njerėzit vijnė kėtu, dhe kėtu ka njė det shumė tė pastėr, ka njė popull shumė praktik, ka njė dashuri shumė tė veēantė pėr njerėzit, por mbaron dita me rrobat e banjės, me plazhin dhe vjen mbrėmja dhe njerėzit diku duhet tė shkojnė tė argėtohen, tė marrin kulture. Njerėzit janė me shije tė ndryshme dhe me kėrkesa nga mė tė ndryshmet atėherė ėshtė e domosdoshme qė kjo qendėr tė mund tė funksionojė si e tillė, kėtu tė jetė edhe qendėr argėtuese, por edhe qendėr edukuese, por diku tė jepet njė koncert i gjallė, por diku tjetėr mund tė zhvillohet edhe njė koncert vokali, por edhe operetė apo balet, pra gjithēka plus qė duhet tė jenė prezente edhe kėto veprimtaritė e ndryshme “show“. Vėrtet qė nė ambjentet verore koncertet funksionojnė jashtė por nė kohėn dimėrore apo edhe nė vende tė caktuara janė tė domosdoshme sallat enkas pėr tė tilla veprimtari. Nga kjo pikėpamje ky vend kėtu ėshtė i plotėsuar.

Gjė tjetėr ėshtė qė ky kompleks kulturor mund dhe duhet tė shėrbejė edhe pėr shumė elementė tė tjerė si pėr shembull pėr organizimin e takimeve tė ndryshme tė tė gjitha llojeve, si takime kombėtare, por edhe mė gjerė nga vendet e Europės. Pra mund tė jenė takime zyrtare nga mė tė ndryshmet. Njė gjė e tillė do tė krijonte njė mundėsi shumė tė mirė edhe pėr tė dhėnė impulse mė tė mėdha zhvillimit turistik dhe pėr tė ndėrgjegjėsuar njerėzit dhe pushtetin vendor pėr tė pasur njė vizion mė tė qartė dhe mė ambicioz pėr vetveten pėr kėtė gjė. Madje njė kolegu juaj e quajti kėtė iniciativė timen pėr tė transferuar njė lloj mėnyre tė Kras Montanės edhe pse jo edhe kėshtu mund tė ishte. Pra ideja ėshtė qė a ka mundėsi tė bėjmė sa mė shumė takime, sa mė shumė prezantime, por edhe konkurse tė ndryshme.

Pėrshembull nė Sarandė ėshtė bėrė vite mė parė njė konkurs i matematikės me shumė vlera dhe arritje dhe nė kėtė fushė kish se ēfarė tė thoshte Saranda dhe natyrisht kėto vlera dhe tradita tė mira nuk duhen lenė nė heshtje, por duhen inkurajuar dhe tė rikthehen. Unė shoh qė duhen bėrė festivale tė muzikės popullore, tė zėrave tė rinj, tė ketė takime tė kėngėtarėve, tė grupeve tė ndryshme etj. Dhe unė me kėrkesa tė shumta ndaj vetes pėr ta bėrė tamam kėtė Qendėr Kulturore qė tė rrezatojė kulturė kam dėrguar projekte pranė Drejtorisė Arsimore, pranė Qendrės Kulturore, por edhe gjetkė tamam pėr tė realizuar tamam funksionin shumėplanėsh tė kėsaj Qendre Kulturore. Dhe kjo ėshtė edhe pėr njė arsye tjetėr se rreth kėtij kompleksi kulturor do tė grumbullohen shumė njerėz, shumė artistė tė pėrmasave kombėtare me vlera shumė tė spikatura, shumė tė veēanta.

Kėta do tė vijnė jo vetėm tė ekzekutojnė vetė por do tė vijnė tė marrin pjesė edhe me procesin e mėsimdhėnies dhe njė arsye tjetėr ėshtė ajo qė kėtu tė ketė sa mė shumė takime tė natyrės sė shkollave tė verės, pra “Summer School”. Dhe pėr kėtė unė erdha kėtu bashkė me time shoqe, qė ėshtė njė pedagoge pianoje shumė e mirė bashkė me pianon qė natyrisht do tė ngrihen edhe grupet pėr ta mėsuar atė.

Por nė tė njėjtėn kohė nė 2 tetor fillojnė kėtu kurset e anglishtes qė do tė realizohen me njė angazhim tepėr, tepėr korrekte. Siē e shikoni bashkė me ju kanė ardhur edhe kėta miqtė e mi qė tė montojnė kompjuterat, qė do tė shėrbejnė pėr mėsimin e kompjuterit edhe kėtu nė qytezėn e Ksamilit. E shoh qė kanė interes dhe shoh qė duan ta mėsojnė kompjuterin nxėnės shkollash por edhe tė rritur. Pra kjo tregon se edhe kėtu kanė etje pėr t’u njohur me kėrkesat bashkėkohore.

- Futja e kurseve tė ndryshme edhe kėtu tregon se qendra do tė jetė shumė funksionale?
Shumė funksionale, multifunksionale. Kurset e hapura kėtu do tė funksionojnė me njė shkallė tė lartė pėrgjegjshmėrie nga ana e jonė. Sė shpejti do tė hapim edhe kurse pėr violinė, violonēel, pėr flaut, obojė, klarinetė, fagotė dhe ajo qė do tė them tani dhe qė natyrisht ėshtė befasuese se unė i kam vėnė qėllim vetes, kjo natyrisht edhe me dėshirėn e bashkėshortes sime, Adrianės qė brenda pesė vjetėsh Ksamili tė ketė orkestrėn e vetė simfonike.

- Jeni i sigurt dhe e besoni qė mund tė arrihet njė gjė e tillė nė Ksamil?
Pyetja ėshtė jashtėzakonisht me vend nga ana e juaj dhe ju duhet ta besoni kėtė gjė. Unė kam njė dėshirė dhe njė vullnet tė hekurt pėr ta besuar kėtė dhe jam i bindur se do ta realizoj, po, po do ta realizoj. Sigurisht qė pėr kėtė kėrkohen dy elementė: mirėkuptimi qė do tė vijė nga prindėrit dhe komuniteti kėtu dhe s’ka arsye qė tė mungojė, sepse cili ėshtė ai prind qė nuk do qė fėmija i tij tė ketė sy dhe mendje sa mė tė bukur, por tė jetė ėshtė edhe gjetja e mirėkuptimit me shtetin, se shteti duhet ta kuptojė qė ėshtė i pėrgjegjshėm ai qė ka ndėrmarrė gjithė kėtė veprimtari tė kėsaj qendre kolosale.

- Si bėri Limosi qė iku nga Tirana? Mos vallė kėrkoni njė aventurė apo doni tė thoni se mbeteni ende njė njeri qė mundet tė rikthej vlerat e dikurshme tė artit, muzikės tė gjallėroj njė qendėr e cila deri tani ishte njė gėrmadhė?
Unė kam ikur nga Tirana duke mos u shqetėsuar qė e kam lenė atė. Jam i kėnaqur dhe i lumtur qė jam kėtu. Unė e kam gjetur zgjidhjen nė tre mėnyra pėr tė mbushur jetėn time kėtu: E para merrem me njė punė konkrete qė ėshtė nė favor tė interesave tė njė komuniteti, e dyta me vete kam njė piano dhe unė po i rikthehem pėrsėri procesit tim krijues. Dhe ajo qė konstatoj ėshtė se pianoja nuk mė paska marrė inat, akoma vazhdon tė mė dashurojė dhe e treta kam njė shok shumė tė mirė qė ėshtė libri dhe qė nuk e shkėput asnjėherė dhe natyrisht jeta me tė mė mbushet kėndshėm. Unė e ndjej qė ashtu si unė, si Adriana, fėmijėt e mi, por edhe gjithė tė tjerėt qė vijnė kėtu janė qė tė gjithė miq tė librit, miq tė interesave tė kulturės, artit, pėr tė bukurėn. Kjo do tė jetė njė shembull konkret pėr ēdo gjė.

- Sa kohė keni qė keni ardhur e jetoni nė Ksamil?
Po bėhen gati 8 muaj.
- Janė tė afėrt ksamiljotėt me ty?
Shumė.
- Mos vallė ndjehesh i tepėrt kėtu?
Jo, pėrkundrazi, jam jashtėzakonisht miqėsor me ta.
- Godina qė ju rikonstruktoni ka ngelur ajo qė ka qenė dikur apo mos janė bėrė edhe ndryshime?
Unė nuk kam prekur anėn arkitektonike tė godinės, sepse arkitektura e saj ėshtė shumė e mirė dhe shumė e saktė. Por kam bėrė punime tė rehabilitimit pothuajse nė shkallėn gati 100 pėr qind sepse godina ka qenė pothuajse shumė e rrėnuar dhe shpenzimi pėr rehabilitimin e saj ka qenė shumė mė i madh se sa i pritshmi.

- Po tė bėhet njė llogari sa kanė qenė shpenzimet tuaja deri tani pėr rehabilitimin e godinės. Ka vallė kooperim nė kėtė mes me shtetin, apo kemi tė bėjmė me njė kredi tė marrė nga ana e juaj?
Shpenzimet deri tani e kanė kaluar 250 milionė lekė tė vjetra. Tė gjitha kėto i kam nga njė kredi qė kam marrė nga Banka Kombėtare Tregtare, por duke lenė garant edhe shtėpinė time nė Tiranė. Pėr tė realizuar gjithė kėtė ndėrmarrje timen kam gjetur mbėshtetje dhe mirėkuptim nga drejtori i Bankės Kombėtare Tregtare qė ėshtė njė shtetas turk, por edhe nga drejtori i degės rajonale tė kėsaj Banke kėtu nė Sarandė, Dhimitėr Gjoni. Tė dy kėta njerėz mė kanė ndihmuar nė njė mėnyrė tepėr tė posaēme dhe korrekte, duke qenė shumė tė preokupuar se si e si tė mė ndihmonin nė mėnyrė sa mė tė shpejtė pa mė krijuar asnjė vėshtirėsi. Por e shoh qė mund tė duhen edhe tė tjera lekė pėr ta pėrfunduar gjithė objektin. Se deri tani ėshtė mbyllur vetėm faza e parė e rikonstruksionit tė godinės.

- E shohim qė juve konkretisht jeni nė njė ndėrmarrje tė jashtėzakonshme, cili ėshtė raporti i pjesės komerciale, i pjesės artistike i pjesės ideale dhe i pjesės interferuese tė kolegėve tuaj tė vendit, tė jashtėm qė do tė jenė faktor ndihmues pėr veprėn tuaj nė Ksamil.
Ardhja ime kėtu ka lidhje me interesa artistike dhe intelektuale dhe absolutisht jam i bindur qė kėshtu siē mendoj unė mendojnė edhe kolegėt e mi. Deri tani kanė ardhur kėtu shumė njerėz tė njohur tė fushės sė artit, tė cilėt mė kanė vlerėsuar ka vizioni i kėndvėshtrimit tim tė kėtij objekti dhe nga forca e kėmbėnguljes si pėrshembull ka ardhur, poeti Betim Muēo qė nga Amerika, Enver Isufi skenarist e libretist i shquar i estradės sė Sarandės, Kiēo Blushi, por edhe Artur Zonja, Gjergj Zheji, Nasho Jorgaqi, Robert Radoja, Ibrahim Madhi, Margarita Kristidhi.

-Ju latė vite mė parė muzikėn, u bėtė politikan. Mė pas Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. U ndatė me Nanon u “dashuruat” me Metėn. Tani ndiheni i braktisur, i sakrifikuar, i anatemuar, i mėrzitur apo i lodhur nga grindjet politike?
Unė u futa nė politikė dhe mendoj se dhashė atje diēka nga shpirti dhe personaliteti im. Ju e dini qė pas 1990-ės mund tė zije radhėn nė PD. Unė edhe pse nga shtresė e pasur u futa me tė majtėn. Mė pas u bėra deputet. Isha nė PS dhe u zgjodha dy herė deputet. Sė fundi deputet i Delvinės. Pėr shumė vite kam qenė nė radhėt e para tė atyre qė mbėshtetnin Nanon. Unė kam shkelur mbi personalitetin tim. Po kėtė e bėja se shihja tė mirat e tij. Gjatė shumė kthesave tė mėdha se periudha e drejtimit nga socialistėt ka qenė e trazuar unė kam qenė nė krah tė Nanos jo pėr konformizėm. Po sa ashtu gjykoja. Nė kėtė rreshtim tė vullnetshėm unė mbroja anėt e mira tė tij tė cilat nuk i kanė munguar. Po erdhi njė ditė qė unė u trondita shumė me tėrė atė kosto politike qė solli drejtimi i PS. Dhe u rreshtova nė grupin e politikanėve qė themeluan LSI. Unė nuk u largova nga PS se desha tė bėja mė shumė karrierė nė parti tė tjera qoftė edhe LSI. Po atje shkova pėrsėri me idealizmin tim.

Mė pas unė pashė se edhe atje nuk ishte ndryshe jo nė kuptimin politikė as tė mjedisit, por atė tė bėrrylave. Nė njė moment kur kisha ikur nga PS dhe i isha bashkuar LSI-sė mė pyet Hetem Ruka dhe mė tha, “Limos, eja atje ku ke qenė se nuk shkon tė ikėsh. Pastaj mė pyeti. Hė si thua? Je mė mirė me LSI-nė apo me PS-ėn?”. Si pėrgjigje i tregova historinė e gjyshes time. Ajo mė tregonte se ishte martuar tri herė. Jo nga malli, por nga halli. Burri i parė i kishte vdekur. Punonte doganier para 1940-sė nė Igumenicė. Mė pas u martua nė Tepelenė. Dhe atje burri i vdiq. Sė treti nė Golem tė Gjirokastrės. Pra jeta e bėri tė martohej tre herė. Dhe kur e pyesja se cili nga burrat ishte mė i miri, njeri prej tyre, i treti gjyshi im ajo mė tregonte, “I pari ishte “qejfli”, i dyti ishte “edhe edhe”, dhe i treti. “Pirdh nė te”. Po duke qenė se i treti ishte gjyshi im i cili ishte fisnikė unė i thosha gjyshes po si flet kėshtu!?.

Dhe ajo qeshte. Kėshtu edhe partitė, Unė nuk do shkoja nga partia nė parti se siē thoshte gjyshja ime tė gjithė ishin njėlloj. Dhe ndryshimi ishte siē e pėrcaktonte gjyshja. Kėshtu edhe me partitė. Ato janė atje -atje. Dhe unė nuk mund tė lija njėrėn e tė zaptoja tjetrėn. Dhe dua tė nėnvizoj se me politikėn i kam mbyllur kapitujt. Tani i jam dorėzuar artit. Unė ndihem mirė nė prehrin e muzikės para pianos, i lodhur dhe demoralizuar nga politika, por shumė i dashuruar me dashuritė e para, muzikėn, librin, artin. Kėtu jam tek vetvetja. Zot dhe mbret i dėshirave tė mia qė janė tė pandara nga muzika dhe arti. Nuk ndihem i braktisur nga askush. Nuk jam i anatemuar nga askush. Sa pėr Lidhjen e Shkrimtarėve, atje isha si artist dhe nė emėr tė artistėve. Vetėm puna ishte lidhja ime me Lidhjen.
-Tani ju jeni nė njė rifillim ku mendoni se do mbėrrini?
Kam shumė plane. Shumė vullnet. Shumė forca. Dhe patjetėr do arrij larg. Bashkė me ksamiliotėt do ta bėjmė Shtėpinė e Kulturės “Dea” njė pallat ku do tė ziej muzika, arti, kultura, piktura, talentet e reja, dashuritė dhe kėnaqėsitė shpirtėrore qė sjell muzika dhe kėnga. Atė qė tė jep muzika dhe arti zor ta arrish me politikė aq mė tėpėr nė “shqiptarosherrpolitikėn”.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:38.




Parajsa Shqiptare