| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Dėshira ime, kthimi nė identitet i muzikės popullore Kėngėtarja e muzikės popullore Ledia Halili tregon pėr fillimet e karrierės sė saj. Ajo ėshtė trashėgimtarja mė e re, pėr interpretimin e muzikės popullore tė Shqipėrisė sė Mesme, nga familja Halili. Ledia, lidhur me muzikėn dhe kėngėn qė sjell pėr publikun shqiptar shprehet se, Unė pėrfaqėsoj gjithmonė traditėn e familjes sime dhe pėrpiqem ta sjellė atė sa mė afėr, ashtu si ka qenė dikur. Sot janė bėrė shumė pėrpunime me kėngėt dhe muzika popullore ėshtė devijuar shumė dhe kėshtu qė nuk e ndjej konkurrencėn. Unė nxjerr muzikėn e pastėr popullore, gjė shumė e vėshtirė pėr tu bėrė nga kėngėtarėt e tjerė. -Si ka nisur karriera juaj muzikore? Kam nisur tė kėndoj nė shkollė, si ēdo fėmijė. Mė pas u realizua konkursi 13 pėr 3 pėr zėrat e rinj nė televizionin Klan, atje ishte fillimi im me muzikėn. Nė kėtė konkurs mėsova se dija tė kėndoja dhe shkova tek njė orkestrues. Petrit Tėrkuci ka qenė kompozitori i parė i kėngėve tė mia. -Ledia ka filluar tė kėndoj kėngė tė lehta apo popullore? Kam filluar me kėngė popullore pėr fėmijė. -Ndėrkohė qė ju jeni trashėgimtare e njė familjeje me kėngėtarė shumė tė mirė tė muzikės popullore. Ndiheni mirė pėr kėtė? Patjetėr qė ndihem mirė. I pari nga familja jonė ka kėnduar babai im, Gėzim Halili, mė pas halla ime, Merita Halili dhe mė pas vėllai im, Ergys Halili qė ka marrė pjesė nė albumin tim dhe nė fund unė. -Ledia Halili ka nxjerrė njė album nė tregun muzikor. Cilėt kanė qenė bashkėpunėtorėt tuaj pėr realizimin e tij dhe si ėshtė bėrė pėrzgjedhja e kėngėve? Babai im ka qenė pėr pesė vjet nė Amerikė dhe kur ėshtė kthyer nė Shqipėri unė kisha pėrzgjedhur shumė materiale. Nė kėto materiale babai im zgjodhi ato qė i pėrshtateshin zėrit tim. Pėr realizimin e kėtij albumi janė zgjedhur kėngėt mė tė mira. -Ka pasur kėngė tė cilat ju pėlqenin ndėrsa babai juaj mendonte se nuk ju pėrshtateshin? Jo. Unė me babin i kemi pėrzgjedhur bashkė materialet e albumit dhe jemi kuptuar shumė mirė. Kėshtu po veprojmė edhe pėr materialet e albumit tė dytė. -Sa kėngė ka albumi juaj i parė dhe janė vetėm kėngė popullore tė Tiranės apo edhe tė vendeve tė tjera tė Shqipėrisė sė Mesme? Albumi ka 11 kėngė. Janė kėngė tė Elbasanit, Tiranės, kėngė qė i ka kėnduar Muharrem Gura, Isit Mizyri, dhe kėngė qė i ka kėnduar vetėm Fitnete Rexha. -Cilėt janė bashkėpunėtorėt pėr realizimin e albumit tuaj? Njė nga bashkėpunėtorėt ėshtė babai im Gėzim Halili, orkestruesi i kėngėve tė mia ka qenė Olti Struga. Kėngėt e albumit janė regjistruar nė studion e Dorian Gjonit. Ndėrsa tekstet e kėngėve janė tė njohura, kėngė tė vjetra tė Shqipėrisė sė Mesme. -Ledia Halili ėshtė njė nga interpretueset e kėngės sė mirėfilltė popullore tė Shqipėrisė sė Mesme Po, unė qė nė fillim, kur nisa tė kėndoj kisha dėshirė qė tė kėndoja kėngėn origjinale dhe tė pastėr popullore. Duke qenė se jam rritur me frymėn e kėngės sė mirėfilltė popullore nuk kam dashur ta devijoj apo tė marrė ornamente tė huaja. -Ka qenė njė mbėshtetje pėr ju nė muzikė, babai juaj Gėzim Halili, i cili ėshtė njė klarinetist i njohur? Nuk mund tė them qė ka qenė njė mbėshtetje qė nė fillim sepse kėngėn e kam nisur vetė dhe e kam zbuluar vetė veten, por mė ka ndihmuar shumė pikėrisht atėherė kur duhej, kur nisa tė pėrgatitesha pėr albumin dhe kur fillova tė kėndoja nėpėr lokale. -Mendoni se do tju mungonte ndihma e babait tuaj nė muzikė? Shumė. Nuk besoj se do tė arrija deri kėtu ku jam pa mbėshtetjen e babait tim. -Nga cili person merr mė tepėr kritika Ledia Halili? Kritikohem gjithmonė nga babai im. Kritikat e tij nuk janė vetėm nė lidhje me muzikėn por mė mėson edhe hilet e zanatit. Ai ėshtė mė mėson edhe se si duhet tė jetė njė njeri i pėrgatitur nė jetėn e pėrditshme. -Ledia kėndon edhe live. Si ėshtė mė e lehtė pėr ju tė kėndoni live apo nė playback? Pėr mua ėshtė mė mirė tė kėndoj live. Unė di shumė kėngėtare, madje edhe tė njohura tė cilat vijnė nė Diasporė dhe kėndojnė nė playback por unė ndihem shumė mirė kur kėndoj live dhe kėndoj gjithmonė live, ndoshta edhe tre-katėr orė pa pushim. -Ju ka ndodhur tė ndiheni e lodhur duke kėnduar dhe tė mos mund tė vazhdoni mė? Po, ka ndodhur tė jem e lodhur, por duke parė reagimin e publikut, unė gjithmonė jam ndjerė e kėnaqur dhe gjithmonė kam vazhduar tė kėndoj me njė eufori tė madhe. -Cili ka qenė angazhimi juaj muzikor kohėt e fundit? Unė sapo kam ardhur nga Zvicra, kam vetėm njė javė qė jam kthyer. Kam qėndruar andej pėr katėr muaj. Atje kam kėnduar pėr bashkatdhetarėt. -Si ndiheni ju dhe si ju mirėpresin bashkatdhetarėt nė Diasporė? Personalisht unė ndihem shumė mirė kur kėndoj nė Zvicėr. Atje nuk kėndoj vetėm unė, janė edhe shumė kėngėtarė tė tjerė tė Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Kosovės. Ėshtė shumė mirė sepse, sa vjen edhe njeh mė shumė kėngėtarė dhe njerėz tė rinj. Ndėrsa njerėzit atje janė shumė mikpritės dhe pėr kėtė ndihem shumė mirė. -Nė aktivitetet qė zhvillohen nė Diasporė Ledia Halili kėndon vetėm kėngė tė Shqipėrisė sė Mesme apo edhe tė trevave tė tjera? Nė kėto aktivitete unė kėndoj kėngė tė Jugut, tė Veriut, tė Kosovės, kėngė patriotike, melankolike, argėtuese, etj. Tė gjitha llojet e kėngėve unė i kėndoj nė Diasporė dhe nė lokale. -Ēfarė rryme ėshtė mė e pėlqyer nė Diasporė? Mė e pėlqyera ėshtė njė rrymė e re qė quhet Tallava, kėrkojnė kėngė tė Kosovės, tė shqiptarėve tė Maqedonisė, kėndohen kėngė qė janė vėrtetė me taban kėngė popullore tė Shqipėrisė dhe unė e gjej veten shumė mirė aty. -Ledia Halili, megjithėse kėndon shumė bukur kėngėn popullore shqiptare ėshtė fare e re Po, nė datėn dy tetor unė mbusha 20 vjeē. E festova me familjen time dhe babi mė ka bėrė njė dhuratė shumė tė bukur, njė makinė. -Bėni prova me zėrin tuaj gjatė ditės pėr ta mbajtur atė nė formė? Kur jam pushim dhe jam nė shtėpi bėj prova gjatė gjithė ditės, vokalica, pėr tė mbajtur zėrin tim nė formė. Bėj prova dhe mėsoj ndonjė kėngė tė re sepse kur jam nė aktivitet asnjėherė nuk mund tė mėsoj kėngė tė reja sepse lodhem dhe nuk e gjej kohėn pėr tė mėsuar. -E ndjen Ledia konkurrencėn nė tregun muzikor? Ėshtė njė pyetje e vėshtirė. Megjithatė po pėrpiqem tė pėrgjigjem. Mendoj se unė meqenėse jam edhe brezi i ri nuk e ndjej shumė konkurrencėn nė tregun muzikor. Unė pėrfaqėsoj gjithmonė traditėn e familjes sime dhe pėrpiqem ta sjellė atė sa mė afėr, ashtu si ka qenė dikur. Sot janė bėrė shumė pėrpunime me kėngėt dhe muzika popullore ėshtė devijuar shumė dhe kėshtu qė nuk e ndjej konkurrencėn. Unė nxjerr muzikėn e pastėr popullore, gjė shumė e vėshtirė pėr tu bėrė nga kėngėtarėt e tjerė. -Ēfarė mendimi ka Ledia Halili pėr nivelin aktual tė muzikės popullore nė Shqipėri? Pasi u ktheva nga Zvicra vura re se pjesa mė e madhe e kėngėve ishin pėrkthime nga kėngėt bullgare apo rumune dhe kėngėtarė tė tjerė qė e sjellin kėngėn popullore shqiptare tė pėrpunuar dhe me ritme moderne. Kjo ėshtė diēka qė mua nuk mė pėlqen dhe u ndjeva keq pėr kėtė. -Mendoni se qė tė kėndosh kėngėn popullore duhet njė veshje serioze? Normalisht, qė veshja ėshtė njė nga faktorėt tregues. Unė kam njė parim, kudo qė shkoj kam njė veshje serioze sepse edhe nėse kėndoj njė kėngė tė rrymave moderne, veshja tė ngre shumė vlera, si me kėngėn ashtu edhe me personalitetin tėnd. -Sa vėmendje i kushtoni veshjes suaj? Kur duhet tė paraqitem nė publik, nė njė koncert apo nė lokal i kushtoj shumė vėmendje, ėshtė pak tė thuash tre orė. Ndėrsa gjatė ditės shumė pak.
__________________ Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| deshira, halili, identitet, ime, kthimi, ledia, muzikes, popullore |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Mehdi Zena - Nje jete me kengen qytetare elbasanase | Administratori | Muzika | 0 | 22-04-2007 17:53 |
| Sulejman Balza - Elbasani, vater e kompozitoreve te shquar | Administratori | Muzika | 0 | 22-04-2007 17:23 |
| Edi Balili - E drejta e autorit, kura e muzikes shqipe | Administratori | Muzika | 1 | 26-02-2007 01:16 |
| Ermira Bodinaku - Muziken popullore e kendoj me dashuri | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 15:56 |
| Bujar Cici - Une, trashegimtari i muzikes origjinale popullore | Administratori | Kinemaja dhe Televizioni | 0 | 21-12-2006 14:38 |