Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Kujtim Shehu - Muzika e lehte eshte dashuria ime e pare

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 14:53
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kujtim Shehu - Muzika e lehte eshte dashuria ime e pare

Muzika e lehtė ėshtė dashuria ime e parė

Kėngėtari i muzikės popullore Kujtim Shehu tregon pėr karrierėn e tij. Profesori i matematikės Kujtim Shehu ka nxjerrė nė tregun muzikor albumin e tij tė ri me titull “Ka dalė qejfi ashiqare”. Megjithėse albumi i tij i fundit ėshtė mjaft i realizuar ai tregon se ėshtė kėrkues ndaj vetes dhe se kėrkon gjithmonė mė tė mirėn. Lidhur me fillimet e karrierės sė tij Kujtim Shehu shprehet se, “Fillimet e mia kanė qenė me muzikėn e lehtė. Ajo ka qenė dėshira ime. Nė fillim mė ka pėlqyer vetėm muzika e lehtė dhe nuk kam dashur tė kėndoja kėngė popullore. Kam filluar tė kėndoj nė Pallatin e Kulturės Studenti me kompozitorin Kujtim Allia.Ai ka qenė shtysa kryesore qė mė ka detyruar qė tė kėndoj kėngė popullore pasi unė nuk kam patur asnjėherė dėshirė tė kėndoj kėngė popullore”.

-Titulli i albumit tuaj ėshtė “Ka dalė qejfi ashiqare”. Pse keni zgjedhur kėtė titull?
E zgjodha kėtė kėngė pėr titullin e albumit tim sepse mendova se ishte mė interesantja. Kjo kėngė trajton temėn mė tė pėrshtatshme pėr kohėn.
-Kush ishte ideatori i kėsaj kėnge?
Ideja pėr tė realizuar njė kėngė tė tillė ka qenė e imja, megjithėse teksti ėshtė i Jorgo Papingjit. Unė gjeta fabulėn dhe Jorgo Papingji punoi tekstin.
-Albumi juaj ka tetė kėngė. Sa ndryshojnė ato nga kėngėt tuaja nė albumet e mėparshme?
Tek ky album unė shpresoja. Albumi i ri ėshtė njė bashkėpunim me Adrian Hilėn. Ai ka qenė kompozitori i gjashtė kėngėve. Dy kėngėt e tjera janė tė orkestruara nga Petrit Tėrkuēi dhe Saimir Ēili, i cili ėshtė kompozitori i duetit “Dashnia ėshtė gjė e madhe”. Kjo kėngė ėshtė realizuar sė bashku me kėngėtaren Flora Shabani.

-Origjina juaj ėshtė nga Dibra, ndėrkohė qė ju kėndoni kėngė tė Shqipėrisė sė mesme. Pse?
Nė fakt ėshtė e vėrtetė. pjesa mė e madhe e publikut nuk e di qė jam nga Dibra. Megjithėse nė Dibėr kam kaluar 20 vite tė jetės time pjesa mė e madhe e publikut kujton se jam nga Tirana. Nuk kam kėnduar kėngė tė veriut sepse si kėngėtar jam kultivuar nė Tiranė.

-Nė kėtė album ju keni njė kėngė pėr Dibrėn. Ėshtė kėnga e parė qė ia kushtoni qytetit tuaj?
Po, ėshtė kėnga e parė qė ia kushtoj qytetit tim dhe pėr kėtė ndihem shumė mirė. Ajo ėshtė kompozuar nga Haxhi Maqellara ndėrsa orkestrimi ėshtė bėrė nga Adrian Hila.
-Ju keni realizuar tre albume. Kush ėshtė mė profesional?
Albumi i fundit ėshtė mė profesional dhe mė kontemporan. Ēdo njeri ka kėrkesa tė veēanta ndaj vetes. Kėshtu edhe unė kam kėrkesat e mia dhe megjithėse ky ėshtė njė album i realizuar nuk jam shumė i kėnaqur sepse unė nuk kėnaqem asnjėherė me veten time.

-Adi Hila ėshtė njė kompozitor shumė i suksesshėm. Sa nga suksesi i kėtij album ii takon atij?
Mund tė them me bindje se suksesi ėshtė i Adi Hilės sepse nėse kėnga nuk ka njė orkestracion tė mirė kėngėtari nuk mund tė bėj asgjė. Kėngėn e ngre edhe orkestracioni.
-Sa ka ndikuar Jorgo Papingji, autori i teksteve nė kėtė sukses?
Jorgo Papingji ėshtė autori i tekstit “Ka dalė qejfi ashiqare” dhe “Jeta ėshtė llotari”. Nė kėtė album kėto dy kėngė mbajnė firmėn e Jorgo Papingjit.
-Muzika e kėngės “Ka dalė qejfi ashiqare” ėshtė krijuar nga ju?
Ideja ka qenė e imja por pėrpunimi ėshtė bėrė nga Adi Hila.

-Nė albumin tuaj ėshtė edhe kėnga me titull “Goc Tirone”, njė kėngė e kėnduar edhe nga kėngėtarė tė tjerė…
Po. Kėnga “Goc Tirone” ėshtė kėnduar edhe nga kėngėtarė tė tjerė. Origjinali i kėsaj kėnge ėshtė “Goc Pejane” e kompozuar nga Xhevdet Gashi tė cilit ne i kemi marrė tė drejtėn pėr ta realizuar edhe ne nė Shqipėri kėtė kėngė.

-Ndėrkohė nė Shqipėri shumė rrallė kėngėtarėt blejnė tė drejtėn e autorit…
Po, ėshtė e vėrtetė. Por ne pėr tė qenė korrekt i morėm leje kompozitorit Xhevdet Gashi, madje na ėshtė dashur 30 minuta nė telefon pėr ta bindur.
-Si ka filluar karriera juaj nė muzikė?
Fillimet e mia kanė qenė me muzikėn e lehtė. Ajo ka qenė dėshira ime. Nė fillim mė ka pėlqyer vetėm muzika e lehtė dhe nuk kam dashur tė kėndoja kėngė popullore. Kam filluar tė kėndoj nė Pallatin e Kulturės Studenti me kompozitorin Kujtim Allia. Ai ka qenė shtysa kryesore qė mė ka detyruar qė tė kėndoj kėngė popullore pasi unė nuk kam patur asnjėherė dėshirė tė kėndoj kėngė popullore.

-Keni qenė pjesėmarrės nė ndonjė aktivitet tė muzikės sė lehtė?
Po. Kam qenė pjesėmarrės tek Netėt e Klipit Shqiptar nė edicionin e tij tė parė. Aty jam vlerėsuar me ēmimin e publikut. Kam konkurruar me kėngėn “Kėnga e dashurisė”. Kjo kėngė ka qenė njė ndėr videoklipet e para qė ka bėrė TVSH-ja. Kam marrė pjesė edhe tek Top Fest-i. Kam qenė pjesėmarrės edhe nė Kėngėt e Stinės. Kėngė tė lehta unė kėndoj edhe nė Bar-e ku jam i ftuar, kėngė italiane, greke etj.
-Ju jeni edhe profesor i matematikės. Ēfarė lidhje kanė kėto tė dyja?
Nė fakt kėshtu thonė tė gjithė, qė nuk ka lidhje por unė mendoj se ka lidhje muzika me matematikėn. Profesionistėt e Solfezhit tregojnė se muzika me matematikėn kanė shumė lidhje me njėra-tjetrėn.

-Si janė marrėdhėniet tuaja me nxėnėsit?
Unė jam mėsues nė njė shkollė profesionale, tek “Asim Vokshi”. Profili qė kanė kėta nxėnės nuk ka shumė lidhje me matematikėn, megjithatė unė pėrpiqem qė t’ua bėj tė kėnaqshme dhe tė dashur matematikėn.
-Merrni komplimente nga nxėnėsit pėr muzikėn qė ju bėni?
Po tė them tė drejtėn marrė por jo nė orėn e mėsimit sepse unė jam profesor dhe kam distancat e mia me nxėnėsit. Nxėnėsit kanė dėshirė tė mė urojnė dhe tė mė pėrshėndesin.

-Kėnga juaj “Ka dalė qejfi ashiqare” ėshtė e realizuar edhe nė videoklip. Ka qenė ide e juaja?
Klipi ėshtė realizuar nė studiot e BBF televizion. Ky videoklip ėshtė bėrė me regji sepse duhet qė tė trajtonim fabulėn e kėsaj kėnge. Regjisori i kėsaj kėnge ėshtė Arian Ēuliqi i cili e pėlqeu shumė pėrmbajtjen e kėsaj kėnge. Aktori i njohur Behar Mera ka qenė pjesė e kėtij videoklipi.

-Shumė kėngėtarė tė tjerė tani i realizojnė videoklipet me aktorė. Pse ndodh kjo?
Aktorėt nė videoklip janė tė domosdoshėm sepse kur kėnga ka njė fabul kėngėtari nuk mund ta realizoj ashtu si duhet njė videoklip. Kėngėtari asnjėherė nuk mund ta luaj njė rol ashtu si e bėn njė profesionist.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! Muslimani Teologjia 12 25-05-2008 20:39
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Kur'ani Fisnik ne Shqip Administratori Kurani dhe Jeta 5 04-09-2003 16:15


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:56.




Parajsa Shqiptare