| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Kristi i xhindosur nga realiteti nė muzikėn shqiptare Ervis MAJA Albanian Mail UK Kristi Popa: Konflikti me Sabjanin dhe hakmarrja e Kristit. Pėr tė, huazimi i kėngėve tė tė tjerėve nuk ka tė ardhme. Tė gjithė e mbajnė mend djaloshin energjik, dikur me njė stil ndryshe nė Shqipėri, me veshje qė ngjasonin me ato tė burrave skocezė dhe me syzet e errėta qė nuk i hiqte nė asnjė moment, si nė skenė ashtu edhe nė jetėn e pėrditshme. Me flokėt e lyera nė tė verdhė e here tė qethura zero, ai do tė krijonte njė personalitet tė veēantė nė morinė e kėngėtareve tė atyre viteve. Rryma e flokut alternativ ishte mė e pėrshtatshmja pėr tė, si pėr tė treguar edhe temperamentin e tij plot ritėm e gjallėri. I pėlqente tė krijonte muzikė dhe tė eksperimentonte nė gjithēka qė sillte pėr publikun dhe kėngėt e tij do tė bėheshin kolona zanore nė dokumentare e programe tė shumta. Tashmė vitet kaluan dhe Kristi ka ndryshuar, po ashtu edhe rryma muzikore me tė cilėn po punon. Takimi i fundit me skenėn ishte nė Festivalin e Kėngės tė vitit tė kaluar, nė njė bashkėpunimin me Mariza Ikonomin pėr kėngėn, Ku ėshtė dashuria. Ajo kėngė zuri vendin e tretė, qė pėr Kristin do tė thotė shumė por edhe pak. Shpresonte qė ai rikthim tė vlerėsohej mė tepėr pėr vetė motivet e asaj balade dashurie, por ambiciet e tij vijojnė dhe njė ndėr surprizat e fundit do tė jetė albumi i ri nė treg, nė fillim tė muajit qershor. Nga folku alternativ, albumi do tė shndėrrohet nė ritme melankolike, tė preferuarat e Kristit. Informacionet pėr albumin i mban tė rezervuara ,veēanėrisht nė kėto momente ku e gjithė vėmendja e gazetarėve tė kronikave rozė ėshtė e pėrqendruar nė njė debat tė lindur mes Kristit dhe ish- bashkėpunėtorit tė tij Sabjanit. Nuk dėshiron ta pėrmend nė asnjė mėnyrė emrin e tij, por as nuk i shmanget pyetjeve qė kanė tė bėjnė pikėrisht me ēėshtjen nė fjalė. Ishte vetė Kristi ai qė e bėri publike njė histori tė tillė, sepse donte qė gjithkush ta mėsonte tė vėrtetėn e hidhur qė ndodh nė vendin tonė, ku kėngėt vidhen pa kriter edhe nga personat e tu mė tė besueshėm. Por ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė mes tij dhe Sabjanit? Njė mungesė e gjatė nė publik. Pėrse? Ėshtė e vėrtetė qė kam munguar pėr njė kohė tė gjatė, ndoshta sepse nuk kam atė ndjenjėn e protagonizmit tė pėrhershėm, por do tė shfaqen vetėm atėherė kur kam diēka pėr tė ndarė me publikun pėrsa i pėrket artit tim. Kjo do tė shpjegohet mė shprehjen Mė mirė pak dhe saktė ? Po dhe pak do tė thotė tė jesh i vėrtetė dhe i saktė dhe jo pėr protagonizėm vetėm pėr tė konsumuar kohėn e tepėrt nė ekran. Dua tė tė rikthej disa vite prapa nė kohėn kur muzika qė prezantoje, folku alternativ mbizotėronte kudo. Ne jemi njohur vite mė parė bashkė dhe e mbajmė mend tė dy atė epokė dhe atė sukses qė pėr mua ka qenė njė kapitull mė vete, sepse gjatė atyre viteve pata mundėsinė qė me shumė guxim,vendosmėri dhe bindje tė bėja muzikė ashtu siē unė e ndjeja. Ishte njė stil ndryshe nė atė kohė, Kristi me fantazitė e tija dhe pa limite tė tė krijuarit. Po, kėshtu ka qenė sepse unė kam qenė i vėrtetė dhe kam qenė i bindur sesi ēdo artist edhe unė kam patur njerėz qė nuk mė kanė pranuar por edhe tė tjerė qė mė kanė mbėshtetur dhe dėshiroj t`i falėnderoj tė gjithė ata qė mė kanė duartrokitur. Ēfarė e bėn Kristin tė vėrtetė nė ekran? Tė jesh i vėrtetė do tė thotė tė jesh edhe i hidhur. Shpeshherė mund tė jem i atillė. E vėrteta jo gjithmonė ėshtė e ėmbėl dhe ta reklamosh artin tėnd pa censura duke menduar; ēfarė do tė thonė tė tjerėt?! Ēfarė tė ka mbetur pa realizuar?? Nuk jam penduar pėr ēfarė kam kaluar dhe them se kam realizuar aq sa kam kėrkuar dhe tani po akumuloj njė pjesė tjetėr tė kėngėve tė mia, qė do ti hedh sė shpejti nė treg. Kam fatin qė jetoj nė njė vend si Shqipėria ku mund tė jesh edhe eksperimental dhe je i mirėpritur dhe ky ėshtė njė hap pozitiv pasi publiku ėshtė i durueshėm dhe tė dėgjon e tė duartroket. Dalja juaj e fundit nė skenė ishte nė festivalin e RTSH-sė, nė bashkėpunim me Mariza Ikonomin. Kėnga ėshtė pritur shumė mirė dhe si unė ashtu edhe Mariza mendonim se ishte njė kėngė cilėsore por nuk i pritnim aq shumė duartrokitje sa arritėm. Megjithatė vlerėsimi me ēmim tė tretė mė nervozoi shumė, pasi tė paktėn prisja qė para kėngės time tė ishte njė kėngė mė cilėsore dhe jo ajo qė u shpall fituese e vendit tė dytė. (I referohet kėngės sė Rosela Gjylbegut) Pse vendose qė ta kėndonte Mariza atė kėngė dhe jo vetėm ti? Mariza ėshtė njė kėngėtare me diapazon dhe finesė. Nuk kam qenė kurrė i mendimit qė duhet ti kėndoj vetėm unė kėngėt qė realizoj. Kam menduar tė jem racional dhe marr pėrsipėr tė kėndoj diēka pėr tė cilėn jam i sigurt qė e interpretoj ashtu si duhet dhe ndonjėherė mund tė jem nė plan sekondar dhe kam kėnaqėsi qė ndodhem nė skenė me emra tė afirmuar tė skenės. Mbi ēfarė kriteresh bazohet pėrzgjedhja e bashkėpunėtorėve tė tu? Njė kompozitor qė ka nė dorė kėngėn e tij duhet tė ketė aftėsinė e tė nuhaturit se cili kėngėtar mund ta kėndonte mė mirė atė kėngė pasi ndodh shpesh diskordanca kur njė kėngė e mirė fle nė zėrin e njė kėngėtari jo tė duhur ndaj duhet tė dish ta zgjedhėsh interpretuesin e asaj kėnge. Pritet tė dalė nė treg albumi juaj i fundit. Ēfarė pėrbėn risi nė albumin tuaj tė ri? Nė fakt dėshiroj tė mbetet surprizė por me pak fjalė po ju them se ky album do tė pėrmbajė 10 kėngė. Do tė jetė njė album me balada, kjo do tė jetė edhe risia e kėtij albumi dhe mendoj se do tė jenė kėngė me njė cilėsi dhe veēanėrisht tekstet do tė godasin mė tepėr. Mund tė sjell edhe njė bonus track pėr tė kujtuar me nostalgji vitet e rrymės sė flokut alternativ. Shpresoj qė albumi tė hidhet nė treg nė muajin qershor. Sė fundmi po pėrfliteni nė media pėr debatin qė ndodhi mes jush dhe Sabjanit. Po ishte njė veprim shumė i ulėt nga ana e njė personi, emrin e tė cilit nuk do tė kisha dėshirė ta pėrmendja. Unė realizova njė kėngė qė e kisha shumė pėrzemėrt dhe krejt papritur shikoj njė album nė treg ku mes tė tjerash gjej edhe kėngėn time pėr tė cilėn kam punuar shumė. Ajo kėngė u vodh nė njė mėnyrė shumė tė pahijshme nga ai dhe kam mbetur tepėr i befasuar pasi vetėm pas pak kohėsh do tė prezantoja edhe videoklipin e asaj kėnge. Unė e kam ftuar nė debat televiziv atė person i cili nguron tė shfaqet sepse e di se nuk ka asgjė pėr tė thėnė. Mė duket shumė e pėshtirė kur e shoh nė ekran atė kėngė. Nuk firmose njė kontratė pėr t`u bėrė ballė veprimeve tė tilla? Ky ishte gabimi im mė i madh dhe tani po filloj tė frikėsohem por duhet tė ndodhė diēka pėr tė mėsuar ndaj dhe jeta do mė pėrballė me shumė tė papritura dhe ėshtė e vėshtirė t`i njohėsh njerėzit. Pse vendose ta bėsh publike kėtė histori ? Sepse unė jam tip i hapur dhe mundohem t`i ndihmoj tė tjerėt dhe kėtė nuk e bėj nė mėnyrė naive, por thjesht pėr tė krijuar marrėdhėnie tė mira me kėdo. Nė kėtė moment, jam i ndėrgjegjshėm pėr ndihmėn qė jap. Unė kam shumė miq tė cilėve u jap e u marr mirėbesim dhe nuk mendoj se kam nevojė tė firmos kontrata. Unė nuk mund tė toleroj njė njeri qė e kam ndihmuar jo vetėm profesionalisht por edhe nė aspektet sociale dhe kur bėn diēka tė tillė nuk kisha mėnyrė tjetėr reagimi. Sikurse e di, unė isha gati pėr tė hedhur nė treg atė kėngė dhe Sabjani u tregua shumė dinak duke e vjedhur dhe pėr mė tepėr duke hequr tėrėsisht autorėsinė e kėngės. Ishte shumė e rėndė pėr mua tė shikoja punėn time tė katandisur nė atė mėnyrė. Mė vjen keq me veten sepse duhet tė isha treguar zemėrgur e tė mos toleroja njė veprim tė atillė. E njėjta kėngė do tė prezantohet nė ekranet televizive, tashmė e kėnduar nga ti. Pėrse e more kėtė vendim? Ajo ishte kėnga ime dhe siē dihet unė isha bėrė gati pėr ta lanēuar dhe nuk kam pse tė mos e prezantoj, sepse nė fund tė fundit ėshtė kėnga ime dhe atij duhet ti vijė turp e jo mua. Nuk do ta ndryshoj atė kėngė sepse ashtu ishte dhe nuk mė intereson fare tė luftoj atė person. Mė intereson qė publiku tė dėgjojė versionin e vėrtetė dhe ėshtė publiku ai qė zgjedh se cila ėshtė mė e mira nga kėto dy versione tė njė kėnge. Sipas mendimit tėnd, pse ndodhin fenomenet e huazimit tė muzikės ballkanike dhe jo kompozime tė mirėfillta? Ėshtė pjesė e shpejtėsisė me tė cilin krijohen, konsumohen dhe them se me kalimin e kohės do tė zhduken praktika tė tilla. Unė nga natyra jam krijues dhe jo adaptues ndaj nuk do ta praktikoja kėtė stil. Sot, shumė artistė kanė gjetur mėnyrėn mė tė thjeshtė pėr tė qenė nė ekran, por jo atė tė duhurėn. Shpresoj qė ky fenomen tė zhduket sa mė parė dhe ti krijojė mundėsinė kompozitorėve tė prodhojnė muzikė dhe jot a huazojnė atė. Njė mesazh pėr tė gjithė ata qė po lexojnė intervistėn tėnde? U jam shumė mirėnjohės tė gjithė atyre qė mė kanė dėgjuar dhe vlerėsuar. Faleminderit! Nga Kristi.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| kristi, muziken, realiteti, shqiptare, xhindosur |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |