Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Muzika

Klajdi Musabelliu - Deshira per kengen me beri te njohur

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 13:19
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Klajdi Musabelliu - Deshira per kengen me beri te njohur

Dėshira pėr kėngėn mė bėri tė njohur

Kėngėtari i njohur Klajdi Musabelliu tregon pėr fillimet e karrierės sė tij. Megjithėse kam punuar prej kohėsh nė muzikė kompozitorėt nuk kishin besim tek unė, shprehet ai. “ ‘Ethet’ kanė qenė fillimi i karrierės sime dhe ai program ka qenė njė publicitet i mirė pėr mua”, shprehet Klajdi Musabelli. Kėngėtari i dashurisė tregon se sot do tė vij pėr herė tė parė nė skenėn shqiptare si kantautor, nė festivalin “Mikrofoni i artė”.

-Klajdi Musabelli e nis karrierėn tek spektakli “Ethet e sė premtes”, ndėrkohė qė ka kėnduar edhe mė herėt…
Nuk diskutohet qė dėshira ka qenė e hershme, qė kur kam qenė nė shkollė tė mesme kam marrė pjesė nė festivale dhe konkurse midis adoleshentėsh, ka qenė edhe njė eksperiencė nė Festivalin Kombėtar ku kam qenė shoqėrues i kėngėtares Juliana Pasha dhe tek Rovena Stefa dhe Mirian Gjata. Skena e FestivalitKombėtar e shtoi dėshirėn dhe egon time personale si solist. Meqėnėse nuk m’u dha mundėsia me kompozitorėt e asaj kohe me tė cilėt unė punoja, ishte publiku ai qė ma krijoi kėtė mundėsi.

-Nėse nuk do tė kishit marrė pjesė tek “Ethet” do e kishit patur tė vėshtirė tė futeshit nė mesin e kėngėtarėve nėpėr konkurse dhe festivale?
Po. Ka qenė shumėe vėshtirė pėr mua sepse tek unė dėshira ka qenė mė e madhe se talenti sepse nuk mund tė tregoj nėse disponoj talent apo jo sepse kėtė gjė e vlerėson publiku. Dėshira ka qenė e madhe dhe ka filluar qė nė moshėn 18 vjeēare, kisha dėshirė tė dilja nė skenat shqiptare dhe tė isha edhe unė si kėngėtarėt qė unė i kisha idhuj dhe vazhdoj t’i kem ende megjithėse tani jemi kolegė. Nė mėnyrėn time jam pėrpjekur tė investoj pėr veten time por nuk mė ėshtė dhėnė asnjėherė rasti tė kėndoj si solist, nuk mė kanė besuar asnjėherė. Ndoshta ishte kjo mė e mira sepse tani ka shumė kėngėtarė qė megjithėse marrin pjesė nė festivale nuk njihen sepse nuk gjejnė mėnyrėn e duhur pėr t’u paraqitur nė publik. Falė “Etheve” jam kėtu ku jam sot.

-Cila mendoni se ka qenė arsyeja qė kompozitorėt nuk kishin besim tek ju?
Nuk e di ndoshta arsyeja kryesore ka qenė emocioni sepse unė jam tip shumė impulsive dhe shumė i ndjeshėm nė skenė dhe nė kėtė profesion ndjeshmėria ėshtė aspekti kryesor, pa dashur tė pėrmend emra pėr kritika por Luan bakiu ka qenė njė nga profesorėt e mi qė unė punoja dhe mė ka “mbėshtetur” sepse nuk kam marrė ndonjė mbėshtetje tė madhe nga ai, kurrė nuk ma dha mundėsinė qė unė tė dilja si kėngėtar solist dhe pėr kėtė e falenderoi sepse nėse do tė kisha dalė nė publik me njė kėngė tė tij ndoshta nuk do tė isha afirmuar kaq mirė sa tek “Ethet”.

-Mė pas ishin kompozitorėt ata qė ju kėrkuan apo pėrsėri Klajdi ishte nė kėrkim tė kompozitorėve?
Mė pas ishte publiku ai qė donte qė unė tė isha i pranishėm nė skenė, dhe kjo dėshirė nxiti kompozitorėt qė tė mė kėrkonin. Mendoj se falė publikut unė jam sot njė person publik.
-Ka marrė pjesė Klajdi Musabelliu nė Festivalet e Fėmijėve?
Kur kam qenė i vogėl kam qenė tip futbollisti dhe nuk kam patur ndonjė dėshirė tė madhe pėr muzikėn. Meqėnėse pata njė incident tė vogėl dhashė dorėheqjen nga futbolli sepse kam qenė nė njė klasė sportive nė Berat, sepse jetoja atje nė atė periudhė. Nė atė periudhė ndiqej shumė Michaell Jakson dhe Jon Bon Jovi dhe kėshtu qėduke i parė gjithmonė mė hyri nė zemėr muzika. Mendova pse jo tė mos kaloj nga futbolli tek muzika.

-Po tani merreni me sport?
Nuk luaj mė fizikisht por moralisht merrem ende me futboll. Pėr mė tepėr unė luaj shumė “Playstation”, jam i ēmendur pas tyre. Luaj edhe kalēeto ndonjėherė me shokėt e mi.
-Merreni mė shumė me “Playstation” dhe futboll apo me muzikė?
Jo, kur jam nė shtėpi po por zakonisht nuk mė ha shumė kohė.
-Muzika ėshtė hobi apo profesioni juaj sepse ju studioni pėr gazetari?
Po. Unė kėtė vit jam nė vitin e parė pėr gazetari nė njė universitet privat nė Tiranė. Zgjodha kėtė degė pasi dua tė jem edhe mė brenda medias sepse mendova sepse kam arritur tė kem njė lloj suksesi nė muzikė dhe do ishte mirė qė unė tė isha pjesė e medias nė njė formė tjetėr.
-Pse zgjodhėt njė universitet privat ndėrkohė qė kemi gazetari nė universitetin shtetėror?
Unė i kam shumė frikė provimet dhe meqėnėse shkollat private nuk e kanė provimin pranues nė shkollė mendova tė shkoja atje. Realisht e kam shumė fruikė kėtė provimin e pranimit nė shkollė. Njė tjetėr arsye ėshtė se unė kam disa vite qė nuk e kam vazhduar shkollėn dhe ndjej se kam disa boshllėqe qė nuk arrija ti plotėsoja pėr kėtė provim. Nuk jam shumė i sigurtė tek njohuritė e mia pėr tė menduar se do tė fitoj nė njė konkurs pranimi.

-Mendon se gazetaria tė ndihmon pėr muzikėn dhe muzika pėr gazetarinė?
Pėrderi sa janė tė dyja pjesė e medias mendoj se do tė mė ndihmojė. E ardhmja do e vėrtetojė atė.
-Ju keni pasur edhe eksperienca nė radio pėrpara se tė fillonit gazetarinė…
Vėrtetė kam qenė spiker nė njė radio por ka qenė njė eksperiencė kalimtare dhe nuk ėshtė se kam patur ndonjė dėshirė tė madhe tė isha spiker nė radio. Dhe kėshtu e lashė pak pas dore.
-Tekstet e kėngėve i bėn vetė apo bashkėpunime me autorė tė njohur tekstesh?
Vetėm kėnga “A mė do a mė gėnjen” ėshtė njė krijimi i mi. Kjo kėngė mban firmėn time si nė tekst ashtu edhe nė muzikė. Kjo kėngė ėshtė pjesėmarrėse nė festivalin “Mikrofoni i artė”. Ėshtė e para herė qė vij nė publik si kantautor dhe mendoj se do tė jetė edhe hera e fundit sepse tė jesh kantautor ėshtė njė punė e lodhshme. Ėshtė mė e thjeshtė vetėm tė kėndosh.

-Pse kėtė herė keni punuar vetėm apo nuk kishit besim tek bashkėpunėtorėt?
Absolutisht jo. Por meqėnėse m’u dha rasti tė punoj nė njė studio regjistrimi mendova qė tė bėj diēka pėr veten time.
-Ē’janė festivalet pėr Klajdi Musabelliu meqėnėse ju keni marrė shumė herė pjesė nė festivale dhe keni fituar edhe njė cmim?
Festivalet janė njė ankth pėr njė kėngėtar dhe pėr mė tepėr kur je njė kėngėtar i ri. Tė paktėn mua mė japin kėtė efekt. Kam marrė pjesė nė shumė festivale nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, jam vlerėsuar gjithsej me tre ēmime dhe pres tė marr pjesė nė festivale sepse ky ėshtė pasioni im dhe mendoj ta ndjek deri nė fund.
-Klajdi ėshtė njė kėngėtar qė i kėndon dashurisė. Vetė jeni i dashuruar?
Po. Jam i dashuruar dhe pėr ēudi ēdo tekst kėnge ka qėlluar nė momentin e duhur. Kjo rastėsi mė ka bėrė qė tė jem edhe mė shumė i dhėnė pas kėngės dhe tė jem edhe mė i ndjeshėm nė interpretim.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Toto Cutugno leopardi Muzika 0 18-08-2007 16:02
Mehdi Zena - Nje jete me kengen qytetare elbasanase Administratori Muzika 0 22-04-2007 17:53
Mariola - Albumi me beri te njohur Administratori Muzika 0 21-12-2006 14:52
Loreta Kosho - Une linda me kengen lirike Administratori Muzika 0 21-12-2006 12:32
Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. Muslimani Kurani dhe Jeta 3 31-10-2006 20:22


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:39.




Parajsa Shqiptare